Category: Lajme

  • Naim Murseli lidhje me një mashkull? Gazetari i njohur zbardh detaje nga hetimi

    Naim Murseli lidhje me një mashkull? Gazetari i njohur zbardh detaje nga hetimi

    Gazetari Sokol Bregu komentoi në një intervistë televizive arsyet e vrasjes së Liridona Ademajt, një vrasje e porositur nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

    Gjerësisht është diskutuar nëse Murseli mund të kishte një lidhje me një person të gjinisë së njejtë, arsye kjo që sipas gazetarit nuk mund të qëndronte në një shoqëri moderne ku ata jetonin, siç është Suedia.

    “Ata kanë pasur probleme në çift, por të sjellësh sot se këto probleme rridhkan nga një sekret kaq i madh, unë s’i besoj këto sekrete. I kam dëgjuar të gjitha fjalitë, nëse ka të bëjë me homoseksualitetin e personit, nëse është e mundur të jetë kjo, atëherë ata jetojnë në një shoqëri moderne siç është Suedia. Akoma më mirë do ta kishte ai nëse do të ishte i tillë. Bënte një divorc dhe do të kishte një promovim akoma më të madh në një shoqëri si Suedia, ku gjatë gjithë kohës këta persona marrin një ndihmë. Suedia është një ndër shtetet më moderne dhe më sociale në botë, kështu që nuk do të kishte probleme. Edhe nëse do të kishte probleme me krushqit e tij për një marrëdhënie homoseksuale, nuk më rezulton të jetë kaq problematike,” – u shpreh Bregu.

    Gazetari theksoi se e rrëzon këtë tezë dhe vrasja mund të jetë inskenuar për një sekret shumë të madh që e di vetëm Naim Murseli, mbase mund të bëhet fjalë edhe për një histori tjetër dashurie.

    “Po them unë kot, por nuk mundet kurrsesi të fshihet një sekret kaq i madh. Nëse njeriu nuk i ndan sekretet me bashkëshorten me kë i ndan?! Pra, a mundet një bashkëshorte të shesë sekretin tend?! Me kujtohet gjithmonë një histori e Benjamin Franklin që thotë se sekretet ruhen atëherë kur nga 3 veta, 2 kanë vdekur. Vetëm kështu,” – u shpreh Bregu.

  • Tre shqiptarë zhdëpin në dajak biznesmenin italian: Duam lekët tona!

    Tre shqiptarë zhdëpin në dajak biznesmenin italian: Duam lekët tona!

    Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për dhunë dhe kërcënime, shkruan Ansa.

    Të tre, u identifikuan pas ankesës së një kontraktori ndërtimi nga zona Basso Chiese.

    Rreth një muaj më parë, të tre shqiptarë kërcënuan sipërmarrësin pasi pretendonin se kishin për të marrë 8000 euro për punën që kishin kryer.

    Të tre sulmuan biznesmenin fillimisht me kërcënime dhe më pas me grushte. Në momentin që mbërriti policia të tre u larguan.

    Megjithatë, policia arriti t’i gjurmojnë në provincën e Brescias ku dhe u arrestuan.

    /5pyetjet.al

  • ‘Çmendet’ moti/ Acari dhe bora ‘bëjnë namin’ në Europë, ky vend përfshihet nga vala e madhe e nxehtësisë në mes të dimrit

    ‘Çmendet’ moti/ Acari dhe bora ‘bëjnë namin’ në Europë, ky vend përfshihet nga vala e madhe e nxehtësisë në mes të dimrit

    Paralajmërimet për valët e të nxehtit po përfshijnë pothuajse gjysmën e Australisë këtë javë, duke shënuar valën e parë të madhe të të nxehtit të verës.

    Paralajmërimi tre-ditor i valës së të nxehtit nga Byroja e Meteorologjisë nga e mërkura e tutje tregon kushte të rënda të valëve të të nxehtit të pranishme nga qyteti i Broome në veri-perëndim përmes qendrës dhe në Queensland perëndimor dhe Uellsin e Ri Jugor.

    Këto kushte po zhvendosen gradualisht në drejtim të jug-lindjes gjatë ditëve në vijim, duke u përqendruar Australinë Jugore deri në fund të javës.

    Të martën, termometri kaloi mbi 45 gradë Celsius në Tarcoola, Roxby Downs dhe Woomera në , sipas meteorologut të lartë të Byrosë së Meteorologjisë, Dean Narramore.

    Narramore tha se kjo ishte “vetëm një shije” e asaj që do të vinte për pjesën e mbetur të javës përpara se të vinte një ndryshim i lezetshëm.

    “Nuk është shumë e pazakontë për këto zona valë tëtë mëdha të nxehtësisë, dhe nëse shikoni në fakt numrat, nuk ka shumë rekorde që janë thyer,” tha ai.

  • “Ishte një vrasje e menduar keq”/ Gazetari i njohur zbardh detajet nga ngjarja e rëndë dhe ngre dyshime të FORTA: Liridona u vra për…

    “Ishte një vrasje e menduar keq”/ Gazetari i njohur zbardh detajet nga ngjarja e rëndë dhe ngre dyshime të FORTA: Liridona u vra për…

    Gazetari Sokol Bregu tha në një intervistë televizive se shkaku i vrasjes së Liridona Murselit me shumë mundësi ka qenë për paratë.

    Sipas tij, nëse do të ishte një histori tradhtie reagimi do të ishte momental, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje të menduar keq, ku u lanë shumë gjurmë.

    Një histori tradhtie do ishte një reagim momental. Xhelozia lind aty për aty dhe krijohet një agravim menjëherë. A është historia e një siguracioni? Është më tepër e mundshme në një rast konkret, duke ditur jetesën e pasur dhe mungesën së fundmi.

    Por ishte një vrasje e menduar keq, se nëse do ishte një histori e menduar gjatë do gjente një ekzekutor profesionist, nuk do fuste shokun që nuk ishte ekspert dhe që la gjurmë pa fund. Kodi i Kosovës e ka dënimin 10 vjet deri në burgim të përjetshëm, Shqipëria e ka nga 35 vjet deri burgim i përjetshëm, pra Kosova ka një kod penal më të lehtë.

    Pse unë bindem që gjithçka është për para? Se në këtë moment Naimi nuk po mundej të militonte politikisht, kërkonte gjithmonë të binte në sy duke u shoqëruar me personazhe të njohura. Nëse paska të bëjë me homoseksualitetin e tij, ai do e kishte më të lehtë të bënte një divorc në një shtete si Suedia që është shtet modern dhe social dhe ku do të mund të përfitonte, tha gazetari.

  • “U shqepën tegelat”! Sociologu Gëzim Tushi: Arsyet që vranë Liridonën (Video)

    “U shqepën tegelat”! Sociologu Gëzim Tushi: Arsyet që vranë Liridonën (Video)

    Ekzekutimi i Liridona Ademajt tronditi opinionin në Kosovë dhe Shqipëri.

    Mes tre të arrestuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili akuzohet se ishte njeriu që porositi vrasjen e gruas.

    Prej vitit 2010 në Kosovë janë vrarë 53 gra dhe vajza.

    Por çfarë po ndodh me shoqërinë tonë në dy anët e kufirit dhe cilat janë problemet sociale, i ftuar në “5Pyetjet.al” ishte sociologu Gëzim Tushi, i cili bëri një skaner të plotë.

    Më poshtë intervista e plotë me zotin Gëzim Tushi./5pyetjet.al

  • Plas sherri në ‘BBVK’? Mbyllet transmetimi live për disa orë

    Plas sherri në ‘BBVK’? Mbyllet transmetimi live për disa orë

    Tensionet në ‘Big Brother Vip Kosova’ nuk paskan të sosur. Thuhet se mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros situata e debatit ka dalë jashtë kontrollit.

    Në faqen zyrtare të formatit në Instagram por edhe kudo në rrjet po qarkullojnë komente se Ganiu ka goditur me gotë Bleron dhe produksioni ka ndërprerë pamjet në kanalet e transmetimit live për disa orë, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

    Disa prej komentuesve kritikojnë produksionin e formatit për mos transparencë.

    Nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur mes banorëve, ndërsa e vërteta pritet të zbulohet spektaklin e së premtes.

  • Euro 2024/ “Çmenden” çmimet e fluturimeve nga Shqipëria në qytetet gjermane, ja shifrat marrëmanedëse për të ndjekur nga live kuqezinjtë

    Euro 2024/ “Çmenden” çmimet e fluturimeve nga Shqipëria në qytetet gjermane, ja shifrat marrëmanedëse për të ndjekur nga live kuqezinjtë

    Interesi për të ndjekur Kombëtaren por dhe ndeshjet e tjera të Europianit natyrshëm që është i madh, por kjo ka një kosto të lartë. Udhëtimi drejt qyteteve gjermane duket tepër i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.

    Shtrenjtimi i biletave duket se është i lidhur me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi është specifik vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre (më pas mund të udhëtohet me tren në destinacionin e kërkuar), për të udhëtuar p.sh. drejt Italisë në qershor është shumë më lirë, me bileta vajtje-ardhje që mund t’i gjesh edhe me 50 euro.

    P.sh., për të shkuar në Dortmund në datën 14 qershor, një ditë përpara se të zhvillohet ndeshja e parë e Kombëtares me Italinë, bileta në vajtje kushton 309 euro dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro.

    Në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, p.sh., bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.

    Dortmundi mbetet i shtrenjtë gjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje.

    Në 18 qershor, Kombëtarja ka ndeshjen e dytë të fazës së grupeve me Kroacinë, që do të zhvillohet në Hamburg. Vajtja në 17 qershor kushton 255 euro dhe kthimi në 19 qershor është rreth 190 euro. Ndërsa në 30 qershor, p.sh. vajtja për në Hamburg kushton 550 euro.

    Për ndeshjen e 24 qershorit, “Shqipëri- Spanjë” në Dusseldorf, nuk ka linjë direkte drejt këtij qyteti. Dy alternativat më të afërta janë Dortmundi, vajtja drejt të cilit në 23 qershor kushton 230 euro dhe kthimi në 25 kushton deri në 254 euro.

    Biletat janë shtrenjtuar dhe në shtete që janë afër Gjermanisë dhe janë të arritshme me tren. P.sh., në 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes me Italinë vajtja nga Tirana në Einthoven (që është një orë e 50 minuta me tren deri në nga Dusseldorf) është 205 euro.

    Në fillim të muajit biletat drejt Einthoven luhaten mes 30-60 euro një drejtim. E njëjta tendencë edhe për biletat drejt Brukselit, që është rreth 3 orë larg me tren.

    Vitet e fundit, biletat e avionëve janë ulur ndjeshëm si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve loë cost, por për pikun e sezonit si në gusht apo në dhjetor, biletat gjithmonë kërcejnë, duke arritur rekordin për ndeshjet e Europianit.

    Aktorët e tregut pohojnë se një nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhet edhe me faktin se agjencitë e udhëtimeve kanë parablerë shumë bileta për periudhën e kampionatit, duke i paraprirë kërkesës së lartë që do të ketë për bileta në muajin e europianit.

  • Rritje alarmante e rasteve në të gjithë vendin, një tjetër sëmundje kërcënon fëmijët

    Rritje alarmante e rasteve në të gjithë vendin, një tjetër sëmundje kërcënon fëmijët

    Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.

    “Ministria shpall një epidemi kombëtare për të lehtësuar vaksinimin e fëmijëve mes 9 dhe 11 muajsh dhe të fëmijëve më të rritur që nuk janë vaksinuar ende”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë rumune të Shëndetësisë më 5 dhjetor.

    Ndër tjerash, aty shtohet se ishin afër 2.000 raste të reja në 29 nga 41 qarqet e Rumanisë.

    Rumania është përballur me rënie të vazhdueshme të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit, që është nxitur nga fushatat kundër vaksinimit të fëmijëve nëpër mediat sociale./REL

  • Behgjet Pacolli reagon sërish, sqaron përse nuk mundi të ishte në varrimin e Liridona Ademajt

    Behgjet Pacolli reagon sërish, sqaron përse nuk mundi të ishte në varrimin e Liridona Ademajt

    Në një reagim në rrjetet sociale, Behgjet Pacolli ka sqaruar edhe një herë përse nuk mundi të ishte i pranishëm në varrimin e 30-vjeçares Liridona Ademaj.

    Ai po ashtu ka hedhur poshtë çdo aludim të bërë në bërë në media të ndryshme, që sipas Pacollit “shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen” e “që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike”.

    “Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”. Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave. Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, shkruan Pacolli.

    Në një reagim që bëri mbrëmjen e së martës, Pacolli shpjegoi se nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, pasi ndodhej në një vizitë në Lindjen e largët (Lexo më shumë).

    “Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot. Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët, familjarët e bashkëpunëtorët e mi vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua. Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”.

    Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 Nëntorit me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. Çifti kishte njohje me familjen Pacolli, ndërsa Murseli kishte punuar edhe si këshilltar për politikanin. Vetë ky i fundit, po në rrjetet sociale sqaroi se këtë pozicion 33-vjeçari e kishte mbajtur gjatë kohës që Pacolli ishte në krye të Ministrisë së Jashtme.

    “Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundjeje që kishte përjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019. Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedia), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpunëtor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri. Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, unë dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time”, shprehej Pacolli./tvklan.al

  • E rëndë/ Po çonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë, zbardhen dyshimet e para

    E rëndë/ Po çonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë, zbardhen dyshimet e para

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë teksa çonte në çerdhe fëmijën.

    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. S.

    NGJARJA

    Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.