Category: Lajme

  • Ekzekutimi i Liridona Ademajt, flet nëna e vrasësit: S’kemi ça me fol, ai mos paftë dritë me sy

    Ekzekutimi i Liridona Ademajt, flet nëna e vrasësit: S’kemi ça me fol, ai mos paftë dritë me sy

    Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për të tre të pandehurit.

    IndeksOnline ka qëndruar sot te familja e Kushtrimit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, ku nëna e tij tejet në gjendje të rëndë ka thënë se veq shpirti sa nuk u ka dalë.

    “S’kemi çka me folë. Veç sa s’na ka dalë shpirti. Jem pa hak as pa hile. Naimin e kam djalë të vëllait. Unë trauma kom. S’kemi hak as hile me askënd. Ai (Graniti) mos paftë dritë, dritë mos paftë. Pse na e banë këtahen kështu”, ka thënë nëna e Kushtrimit në gjendje të rënduar.

    Sipas gjykatës, Naim Murseli dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje‘, Granit Plava për veprën penale ‘Vrasje e rëndë‘ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘ dhe i pandehuri Kushtrim Kokolla për shkak të veprës penale ‘Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë‘.

  • Reshje shiu dhe dëbore në vend, parashikimi i motit për sot

    Reshje shiu dhe dëbore në vend, parashikimi i motit për sot

    Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore.

    Parashikohet që reshjet të jenë në sasi të pakta por ngricat në akset rrugore mbeten problematike në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë me vranësira, shira dhe dëborë të izoluar.

    Gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C.

    Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

  • Detaje nga vrasja e paguar e Liridonës, autori darkoi në të njëjtin restorant ku ndodhej 30-vjeçarja me burrin dhe fëmijët! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

    Detaje nga vrasja e paguar e Liridonës, autori darkoi në të njëjtin restorant ku ndodhej 30-vjeçarja me burrin dhe fëmijët! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, krim i paguar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Sipas mediave në Kosovë, Granit Plava, personi që dyshohet se vrau Liridonën ishte në të njëjtin restorant ku ndodhej edhe çifti Naim-Liridona.

    Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e restorantit në Graçanicë, ku ndodhej edhe natën e krimit.

    Aty, ajo shkoi aty në mbrëmjen e 29 nëntorit, bashkë me burrin Naim Murseli dhe dy djemtë e saj.

    Por 30 vjeçarja nuk ishte në dijeni se vetëm pak tavolina më tutje, po hante darkë Granit Plava, personi që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për ta vrarë Liridonën.

    Ai kishte porositur “pleskavicë” dhe ndërkohë që hante e vëzhgonte tavolinën ku Naim Murseli ishte bashkë më familjen.

    Siç raporton T7, Plava është ngritur pak minuta më herët sesa familja Murseli të largohet nga restoranti.

    Largimin e tij pas dy orë qëndrimi në restorant e kanë filmuar edhe kamerat e sigurisë që tashmë janë në duar të policisë.

    Përmes këtyre kamerave Policia e Kosovës identifikoi se Plava u largua me makinën e njëjte që ishte parë edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit.

    Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme të cilët banorët e quajnë Sinidoll që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi.

  • Vrasja e Liridonës, avokati për Naim Murselin: Për çfarë dyshohet se mund të jetë i përfshirë në Suedi

    Vrasja e Liridonës, avokati për Naim Murselin: Për çfarë dyshohet se mund të jetë i përfshirë në Suedi

    Për vrasjen makabre të Liridona Ademajt në Kosovë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti si organizator, kanë qarkulluar disa teori në media, por zyrtarisht nuk ka asnjë pistë nga Prokuroria e Prishtinës.

    Avokati nga Kosova, Skënder Musa, tha sonte se dy motivet që qarkullojnë, ai i një marrëdhënie homoseksuale dhe i siguracionit të jetës në Suedi, nuk qëndrojnë.

    Sipas tij, autori i dyshuar Naim Murseli mund ta ketë porositur krimin për të fshehur një tjetër krim të rëndë.

    Avokati dyshon që Murseli mund të jetë i përfshirë në një ngjarje kriminale në Suedi, e për këtë, autoritetet kosovare do të duhet të bashkëpunojnë me autoritetet në Suedi.

    “Motivi, nuk qëndrojnë këto. Sa i përket motivit seksual apo moral, në mënyrë absolute nuk qëndron. Motivi i xhelozisë nuk lejon përgatitje, është motiv në gjaknxehtësi e sipër. Nuk qëndron dhe motivi i siguracionit. Vepra penale e vrasjes së rëndë kryehet edhe me qëllim të fshehjes së një vepre penale.

    Duke analizuar personalitetin e të dyshuarit, dëshirën e flaktë të tij për t’u shoqëruar me njerëz të famshëm, është një personalitet që ka pasur dëshirë të ketë famë. Në rrugën e tij ky person ka mundur të jetë i përfshirë në ndonjë krim të rëndë, në Suedi dyshoj. Krim që e ka ditur bashkëshortja.

    Prokuroria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë edhe nga institucionet e Suedisë. Suedia është një shtet që shumë e ka rrugën e rëndë të bashkëpunimit ndërkombëtar të veprave penale. Mirëpo duke pasur parasysh që gjithë bizneset e tij kanë qenë të orientuara në Suedi, të vinte të jetonte në Prishtinë kur Kosova është në krizë ekonomike, le të dyshojë që ky person ka një të kaluar kriminale atje. Prokuroria duhet të orientohet edhe në atë drejtim. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë të kaluar kriminale edhe në Kosovë”, u shpreh avokati Musa nw “Opinion”.

  • Publikohet fotografia e Liridona Ademajt që u bë disa orë para vrasjes

    Publikohet fotografia e Liridona Ademajt që u bë disa orë para vrasjes

    Në emisionin “Opinion” në Tv Klan të Shqipërisë është publikuar fotografia e fundit e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra më 29 nëntor e që i dyshuar kryesor për porositjen e krimit është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Siç thuhet në emision, fotografia e Liridonës është bërë bashkë me motrën e saj disa orë para se të ndodhte krimi makabër.

    Ky krim ka shokuar shoqërinë shqiptare, për të pos në Kosovës është folur edhe në shumë emisione në Shqipëri.

    Hetimet e Policisë po vazhdojnë, ndërkohë arrestimet kanë ndodhur ku i dyshuari është Naim Murseli.

  • Ekzekutimi i Liridona Ademajt, flet nëna e vrasësit: S’kemi ça me fol, ai mos …

    Ekzekutimi i Liridona Ademajt, flet nëna e vrasësit: S’kemi ça me fol, ai mos …

    Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për të tre të pandehurit.

    IndeksOnline ka qëndruar sot te familja e Kushtrimit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, ku nëna e tij tejet në gjendje të rëndë ka thënë se veq shpirti sa nuk u ka dalë.

    “S’kemi çka me folë. Veç sa s’na ka dalë shpirti. Jem pa hak as pa hile. Naimin e kam djalë të vëllait. Unë trauma kom. S’kemi hak as hile me askënd. Ai (Graniti) mos paftë dritë, dritë mos paftë. Pse na e banë këtahen kështu”, ka thënë nëna e Kushtrimit në gjendje të rënduar.

    Sipas gjykatës, Naim Murseli dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje‘, Granit Plava për veprën penale ‘Vrasje e rëndë‘ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘ dhe i pandehuri Kushtrim Kokolla për shkak të veprës penale ‘Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë‘.

  • Babai i Murselit: Arsyeja e vrasjes mund të jetë ndonjë …

    Babai i Murselit: Arsyeja e vrasjes mund të jetë ndonjë …

    Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka folur për krimin e rëndë që bëri i biri i tij, i cili akuzohet se ka organizuar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

    Në një intervistë për gazetaren e Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha, dhënë për emisionin Opinion, thotë se nuk beson që krimi i rëndë të ketë ndodhur për çështje borxhi.

    Ai dyshon që Liridona mund të ketë ditur ndonjë sekret.

    Pyetje: Sa i përket financave është në borxhe?

    Shaban Murseli: Unë nuk e di të ketë borxhe, e ka patur një presion por prej kujt nuk e di.

    Pyetje: Mund të jetë ndonjë sekret?

    Shaban Murseli: Mund të jetë ndonjë sekret dhe është dasht me e eleminu.

    Pyetje: Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka patur informacion Liridona.

    Shaban Murseli: Sa i përket gjinisë mashkullore, tregoj të vërtetën, është ndoshta keq me thënë, i ka urrejt.

    /tvklan.al

  • “Po gënjen, nuk lëvize të ndihmosh Liridonën”, gazetari zbulon përplasjen në gjykatë mes autorit të vrasjes dhe Naim Murselit

    “Po gënjen, nuk lëvize të ndihmosh Liridonën”, gazetari zbulon përplasjen në gjykatë mes autorit të vrasjes dhe Naim Murselit

    Gazetari Behar Beha nga “Gazeta Nacionale” thotë se një nga pistat që po heton Prokuroria ka të bëjë me dyshimet nëse Naim Murseli ka kryer ndonjë veprimtari të dyshimtë për të cilën ka pasur dijeni Liridona Ademi.

    Beha thotë se Granit Plava, i cili akuzohet se ka vrarë Liridona Ademin, ka darkuar në të njëjtin restorant me familjen, por larg tyre, pak para se të kryente krimin.

    Përse një person duhet të vriste bashkëshorten e tij?

    Besian Beha: Ndërlidhej fillimisht me çështjen e sigurimit shëndetësor. Për momentin duket që nuk është një rrugë që mund të çonte tek e vërteta. Një version tjetër ka qenë edhe ai i thënë nga gazetarët në Shqipëri që lidhet me një lidhje jashtëmartesore që mund të ketë pasur Naim Murseli. Në bazë të burimeve që unë kam, nuk është një pistë që po përmendet në vrasjen e Liridonës. Një lajm tjetër, lidhet me një kërkesë për divorc, e cila fillimisht u mohua që ka ekzistuar.

    Mediat në Kosovë e kanë publikuar dokumentin që tregon se Naim Murseli dhe Liridona në vitin 2019 kishin kërkuar divorc në institucionet e drejtësisë, por pasi nuk ishin paraqitur në gjykatë për t’i dhënë fund martesës së tyre, çështja është pushuar dhe ata kanë vazhduar si çift i martuar. Policia dhe Prokuroria kanë pasur dyshime që në momentet e para se Naim Murseli qëndron prapa vrasjes. Qëllimshëm nuk kanë reaguar për të konfirmuar. E kanë lejuar dhe në varrim për t’i parë sjelljet e tij dhe kjo të përdoret si masë rënduese.

    Në rrugën ku ka ndodhur krimi ka qenë një kamerë, e cila e ka xhiruar veturën e grabitësve. E njëjta veturë më pas është xhiruar nga kamerat e restorantit në Graçanicë. Policia ka mësuar se bëhet fjalë për të njëjtën veturë. Granit Plava ka qenë në të njëjtën vend ku ka ngrënë darkë Naim Murseli me familjen. Ka qenë në një tavolinë tjetër dhe më pas ka lëvizuar për ta kryer krimin siç ishin pajtuar me Naim Murselin në takimin në ka pasur.

    Nuk bëhet fjalë për një plan një apo dy ditor, por javësh, muajsh. Prokuroria ka dyshime se ai ka pasur për ta kryer krimin. Në seancën dëgjimore që është mbajtur të dielën, ka pasur përplasje mes Naim Murselit dhe 2 personave të akuzuar. Naim Murseli ka thënë që jam kthyer që ta ndihmoj bashkëshorten, në këtë moment, Granit Plava është ngritur në këmbë dhe i ka thënë që po gënjen sepse nuk je ngritur asnjëherë. Ka pasur një mospërputhshmëri mes personave.

    Prokuroria e Prishtinës nuk ka njoftuar asnjëherë zyrtarisht se e ka kryer krimin. Në seancë ai ka thënë që jam kthyer ta ndihmoj. Prokuroria është tepër e mbyllur të japë detaje se cilën pistë kryesore po shkojnë hetimet. Naim Murseli ka qenë person i fuqishëm. Po hetohet edhe nëse ndërlidhet me ndonjë veprimtari të dyshimtë që gruaja ka qenë në dijeni. Të gjitha pistat po hetohen.

  • Gazetari Spartak Koka: Babai i Naim Murselit më mirë të heshtë, nuk po i tregon disa të vërteta

    Gazetari Spartak Koka: Babai i Naim Murselit më mirë të heshtë, nuk po i tregon disa të vërteta

    Gazetari Spartak Koka thotë se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit që akuzohet si organizator i vrasjes së gruas së tij Liridona Ademaj, nuk po tregon të vërtetën për djalin e tij.

    I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Koka theksoi që deklaratat që jep në media Shaban Murseli nuk duhet të merren në konsideratë.

    Sipas gazetarit, babai i Naim Murselit nuk po i tregon anët e errëta të të birit.

    “Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, me gjithë respektin për fisin Murseli, nuk duhet marrë në konsideratë dëshmitë e tij. Sepse ditën kur u varros Liridona, ishte personi i cili hodhi poshtë kategorikisht se djali i tij, madje i përmendi shpenzimet e makinës vëllait të Liridonës, dhe ky person tani po mbron të birin, ka të drejtën ta mbrojë të birin, por nuk po na i thotë disa të vërteta.

    Kemi një problematikë në familje që nuk po na i tregon Shaban Murseli të vërtetën.

    Pyetja që s’kemi marrë sot përgjigje, me çfarë të ardhurash e bleu atë vile që mund të shkojë 500 mijë Euro atje në atë zonë? Është një nga zonat më të shtrenjta atje. Këtë përgjigje s’na e ka dhënë Shaban Murseli. Më mirë të heshtë se sa të na thotë të pavërteta. Ai nuk po na i thotë të vërtetat për djalin e tij. Ka disa anë të errëta djali i tij që ai po tenton ta mbrojë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

    Liridona Ademaj u vra në periferi të Prishtinës në një ngjarje të organizuar si grabitje. Por Prokuroria e Kosovës akuzon bashkëshortin e saj, Naim Murseli, si organizator të krimit. Motivet mbeten ende të panjohura./tvklan.al

  • E RËNDË/ Përplasje e dhunshme mes bandave, vritet me thikë 15-vjeçari

    E RËNDË/ Përplasje e dhunshme mes bandave, vritet me thikë 15-vjeçari

    Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 15-vjeçar është vrarë.

    Ngjarja ka ndodhur në Ézanville, në Val-d’Oise, gjatë një përplasjeje mes dy bandave rivale. Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht, raportojnë mediat e huaja.

    Autoritetet lokale thonë se është hapur një hetim për vrasje me dashje dhe hetimet iu besuan brigadës së xhandarmërisë Montmorency. Asnjë arrestim nuk ka ndodhur në këtë moment.

    Sipas kryebashkiakut të Ézanville, dy bandat rivale u takuan jashtë shkollës së mesme George Sand në Domont. Më pas sherri ka ndodhur në parkingun e një dyqani Picard. Këtu u godit me thikë i mituri.

    “Kshte një sherr mes këtij të riu dhe të rinjve nga Domont, që daton javën e kaluar për një çështje të parëndësishme atletesh. Ata kishin premtuar se do të takoheshin përsëri dhe ai do të vritej,” tregoi një zyrtar i zgjedhur në lidhje me origjinën e sherrit.