Category: Lajme

  • E RËNDË/ Përplasje e dhunshme mes bandave, vritet me thikë 15-vjeçari

    E RËNDË/ Përplasje e dhunshme mes bandave, vritet me thikë 15-vjeçari

    Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 15-vjeçar është vrarë.

    Ngjarja ka ndodhur në Ézanville, në Val-d’Oise, gjatë një përplasjeje mes dy bandave rivale. Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht, raportojnë mediat e huaja.

    Autoritetet lokale thonë se është hapur një hetim për vrasje me dashje dhe hetimet iu besuan brigadës së xhandarmërisë Montmorency. Asnjë arrestim nuk ka ndodhur në këtë moment.

    Sipas kryebashkiakut të Ézanville, dy bandat rivale u takuan jashtë shkollës së mesme George Sand në Domont. Më pas sherri ka ndodhur në parkingun e një dyqani Picard. Këtu u godit me thikë i mituri.

    “Kshte një sherr mes këtij të riu dhe të rinjve nga Domont, që daton javën e kaluar për një çështje të parëndësishme atletesh. Ata kishin premtuar se do të takoheshin përsëri dhe ai do të vritej,” tregoi një zyrtar i zgjedhur në lidhje me origjinën e sherrit.

  • SKANDALI/ Farmacistja në Tiranë i jep foshnjës hollues gjaku në vend të antibiotikut, infermierja ja injekton

    SKANDALI/ Farmacistja në Tiranë i jep foshnjës hollues gjaku në vend të antibiotikut, infermierja ja injekton

    Fëmija 9 muajsh rrezikon jetën për shkak të mjekimit të gabuar

    Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 9 muajsh, të cilit i është injektuar hollues gjaku për të rritur në vend të antibiotikut për fëmijë.

    Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë.

    Mario Ndregjoni, babai i djalit 9 muajsh tregoi për gazetarët e Fiksit se mjekja pediatre i dha një recetë për djalin, në të cilën përshkruhej antibiotik Claxon 40 mg, ndërkohë tek farmaci “Rubini” në Laprakë, farmacistja i dha CLEXAN 4000 unite, një hollues gjaku për të rritur.

    “Pasi na e dha farmacistja, djalit ja injektoi infermierja, djali ka 10 ditë i shtruar në pediatri, nuk po di çfarë po ndodh”, thotë Mario.

    Ndërkohë, ai është i shqetësuar se çfarë mund t’i ndodhë më vonë pasi nga askush nuk merr një përgjigje përfundimtare. Kjo vjen sipas tij pasi burri i farmacistet është mjek i njohur dhe mjekët e kanë koleg.

    “Kërkoj të dalë e vërteta, sepse farmacistja ka futur seksera për të na ofruar para që të mos denoncojmë”, thotë Mario

    Fiksi solli bisedën e prindit të të miturit me nje zotëri të prezantuar si daja i infermieres i cili thotë se mbesa e tij ka gabuar, madje ajo është interesuar të mjekët dhe i kanë thënë se fëmija mund të kishte vdekur. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Laprakë ka dhënë vërejtje për injeksionin e gabuar që i bëri fëmijës dhe e ka hequr nga ai pozicion pune infermieren. Madje ajo thotë për qytetarin se e pranojnë gabimin e bërë dhe ai si prind ka të drejtë.

    Ndërsa infermierja thotë se ka menduar që djali 9 muajsh mund të ketë pasur Covid-19 dhe i është trashur gjaku. Për gazetarët e Fiksit, pronarja e farmacisë Besa Dogjani, pranoi se farmacistja ka gabuar, dhe falenderon Zotin që fëmija nuk kishte hemorragji.

    Prindi shkoi edhe në një farmaci rastësore për të pyetur për injeksionin e dhënë dhe atë të përshkruar. Farmacistja e përlotur vendos duart në kokë dhe thotë ky është gabim fatal.

  • Tërmet në jug të vendit, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

    Tërmet në jug të vendit, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

    Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në jug të vendit.

    Sipas Qendrës Sizmiologjike Euorpiane-Mesdhetare lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.1 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në veriperëndim të Përmetit dhe ka patur një thellësi fokale prej 6 km.

    Më konkretisht, qendra e tërmetit ka qenë në fshatin Limar të Këlcyrës, teksa mësohet se lëkundjet janë nsdjerë dhe në Gjirokastër dhe Tepelenë. Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 19:22.

  • Moti i keq/ Balluku në terren: Lëvizni vetëm në raste emergjencash deri në përmirësimin e motit

    Moti i keq/ Balluku në terren: Lëvizni vetëm në raste emergjencash deri në përmirësimin e motit

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar nga afër situatën në rrugët e Dibrës.

    Ajo po inspekton në rrugët kombëtare, ndërkohë që vendi është përfshirë nga një stuhi me reshje shiu, dëbore e temperatura të ulëta.

    Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se stuhia do të vijojë dhe duhet që shoferët të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë emergjenca.

    Ndodhemi në Xibër dhe për të thënë të drejtën në këto momente është e pamundur që të hapet rruga. Kemi 110 borëpastruese në të gjithë vendin që operojnë. Kemi mbi 1100 punonjës. Kjo stuhi do të vijojë deri në orën 19:00 pasdite dhe më pas ne do të kemi mundësi për pastrimin e rrugëve. Policia ka dalë për të stopuar trafikun. Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente. Do të punohet gjatë gjithë natës për të rikthyer energjinë në të gjitha zonat ku ka patur shkëputje. Drejt jug-lindjes akset janë të ngarkuara, por duhet të tregoni kujdes. Në të gjitha rrugët duhen përdorur zinxhirët. Ne insistojmë që duhen kufizuar lëvizjet me automjete, deri në përmirësimin e motit, të paktën deri në përfundimin e stuhisë. Në bëjmë thirrje që të shmangni lëvizjet jo të domosdoshme. Vetëm në raste emergjencash mund të lëvizni. Duhen kufizuar lëvizjet me automjete deri në përmirësimin e motit. Nëse nuk keni emergjenca qëndroni në shtëpi. Kemi të gjitha skuadrat e mobilizuara por situate është e tillë. Duhet kujdes dhe durim.”, është shprehur Balluku.

  • Ndizen dritat e pemës te sheshi ‘Skënderbej’

    Ndizen dritat e pemës te sheshi ‘Skënderbej’

    Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

    Këtë vit dritat janë ndezur më 5 Dhjetor.

    Ceremonia nisi me këngë festive ku fëmijë të shumtë performuan në skenë.

    Tirana ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

    Këtë vit dritat janë ndezur më 5 Dhjetor.

    Ceremonia nisi me këngë festive ku fëmijë të shumtë performuan në skenë.

  • “Drejtësi për gratë e vrara”: Në Prishtinë protestohet pas vrasjes së Liridonës

    “Drejtësi për gratë e vrara”: Në Prishtinë protestohet pas vrasjes së Liridonës

    Qytetarë të Kosovës kanë protestuar të martën pasdite në Prishtinë kundër dhunës dhe vrasjes së grave, rreth një javë pas vrasjes së një gruaje 30-vjeçare në kryeqytet – një rast që e tronditi vendin.

    Liridona Murseli u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në fshatin Bërnicë, disa kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

    Vrasja e saj tronditi vendin, sepse bashkëshorti i saj, Naim Murseli, u arrestua si i dyshuar për organizimin e vrasjes së saj.Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.

    Liridona është gruaja e katërt që u vra sivjet në Kosovë.

    Të dyshuar për vrasjen e Liridonës janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy persona të tjerë me inicialet G.P, dhe K.K, sipas Policisë së Kosovës. Gjykata u ka caktuar atyre një muaj paraburgim.

    Fillimisht, u raportua se Liridona u vra gjatë një grabitjeje, por prokuroria dyshon se bashkëshorti i saj, Naimi, e organizoi vrasjen, siguroi armën për dorasin dhe premtoi 30 mijë euro shpërblim.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në periudhën janar-tetor të këtij viti, në Kosovë u raportuan tri gra të vrara brenda familjes.

    Po sipas policisë, në dhjetë muajt e parë të vitit u evidentuan 2.186 raste të dhunës në familje – prej të cilave viktima ishin mbi 1.700 gra.

    Gjatë gjithë vitit 2022, ndërkaq, ishin 2.765 raste të dhunës në familje, me mbi 2.200 viktima gra – katër prej tyre të vrara.

    Në bazë të raportimeve të Policisë së Kosovës dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, numri i përgjithshëm i grave të vrara në Kosovë nga viti 2010 deri në nëntor të këtij viti është 55.

  • “Shtrenjtohen” bashkimet familjare! Anglia rrit në 38 mijë e 700 sterlina të ardhurat që duhet të ketë pritësi

    “Shtrenjtohen” bashkimet familjare! Anglia rrit në 38 mijë e 700 sterlina të ardhurat që duhet të ketë pritësi

    Qeveria angleze paraqiti disa ndryshime drastike në ligjin e emigracionit me ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek emigrantët shqiptarët të cilët duan të realizojnë bashkimet familjare.

    Nëse një emigrant shqiptarë sponsor i vizës së martesës apo bashkimit familjarë me ligjin aktual duhet të vërtetonte se kishte të ardhura vjetore 18.600 stërlina, me ndryshimet ligjore duhet të dëshmojë se të ardhurat vjetore i ka 38.700 stërlina.
    Ndryshimet ligjore që hynë në fuqi më 1 Prill 2024 u paraqitën në parlament nga sekretari shtetit për çështjet e brendshme James Cleverly. Ai deklaroi se është koha të themi “boll është boll” kur flasim për emigracionin në Angli. Sipas qeverisë angleze ndryshimi ligjit synon uljen e numrit të emigrantëve në 300.000 në vit.

  • 22 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

    22 të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

    22 të vdekur janë regjistruar deri tani nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi. Grupet e kërkim-shpëtimit gjetën së fundmi 9 trupa të tjerë të pajetë.

    Kërkimet kanë qenë të vështira për shkak të shpërthimeve të shpeshta vullkanike.

    Vetëm gjatë ditës së sotme, janë regjistruar 5 shpërthime vullkanike në Marapi.

    Ekipet e kërkimit vepronin në zonë në intervale të caktuara kohore kur qetësohej aktiviteti vullkanik.

    Gjatë shpërthimit të vullkanit ditën e dielë në Malin Arapi, në zonë ndodheshin 75 alpinistë.

    Shumica e tyre janë të plagosur dhe po mjekohen për djegiet që kanë pësuar.

    Nga shpërthimi u përhap një re hiri në një rreze prej 3 kilometrash, duke mbuluar fshatrat përreth.

  • I biri kishte një lidhje homose*suale? Flet babai i Naim Murselit

    I biri kishte një lidhje homose*suale? Flet babai i Naim Murselit

    Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij

    Babai i Naim Murselit, Shabani ka komentuar aludimet se i biri mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë, çka mund të ketë bërë që ai të urdhërojë vrasjen e gruas.

    Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Shaban Murseli mohoi këto spekulime, ku tha se kjo gjë është e tmerrshme.

    “Kam dëgjuar se ka pasur spekulime kinse ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli.

    Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në një ngjarje që tentoi ta maskojë si grabitje me armë.

  • Tentativa për rrëmbimin e një fëmije në Shkodër/ Policia tregon si qëndron e vërteta

    Tentativa për rrëmbimin e një fëmije në Shkodër/ Policia tregon si qëndron e vërteta

    Policia ka dhënë detaje lidhur me lajmin që qarkulloi në mediat sociale lidhur me tentativën për rrëmbim të një fëmije në qytetin e Shkodrës.

    Sipas lajmeve pretendohej se me një automjet furgon do të rrëmbehej një fëmijë.

    Policia bën me dije se ky lajm është i pavërtetë

    “Pasi kanë marrë dijeni për këtë lajm, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë kryer të gjitha veprimet hetimore nga të cilat ka rezultuar se automjeti në fjalë shërben për transportimin e nxënësve dhe se drejtuesi i automjetit është i punësuar nga institucioni përgjegjës.”, thuhet në njoftimin e policisë.