Category: Lajme

  • Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut/ Gazetarja: Nuk ka një opinion të mirë për babain, mamaja ka kërkuar…

    Vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut/ Gazetarja: Nuk ka një opinion të mirë për babain, mamaja ka kërkuar…

    “Babai nuk u paraqit në asnjë medium pasi doli lajmi i zhdukjes së vajzës”

    Ngjarja makabre e humbjes së jetës së 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut është trajtuar ditën e djeshme dhe përgjatë minutave të ‘Ftesë në 5’.

    Në një lidhje direkte në emision, gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Elida Zylbeari ka treguar se si një prej autorëve të kapur pas ngjarjes, ka pohuar se babai i vajzës i ka referuar ata për vendndodhjet e saj.

    “Nuk ka një opinion të mirë për babain, përflitet se ka pasur probleme financiare. c. Mamaja ka qenë shumë e rezervuar, ka kërkuar të mos ketë dezinformim”, është shprehur gazetarja në studion e “Ftesë në 5”.

    Ajo ka shtuar se autorët e ngjarjes kanë kryer një tjetër vrasje për një borxh prej 500 eurosh dhe se pas këtij momenti kanë përdorur makinën e viktimës për të kryer krimin e radhës.

    Qëndrimet e të ftuarve kanë qenë “bërtitëse” duke theksuar se njerëzimit tashmë i ka mbetur të veshë lëkurën e ariut dhe të hyjë për të jetuar në shpellë.

  • Porositi vrasjen e saj, veprimi që tradhtoi Naim Murselin në varrimin e Liridona Ademajt

    Porositi vrasjen e saj, veprimi që tradhtoi Naim Murselin në varrimin e Liridona Ademajt

    Historia e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti Naim Murseli si organizator, tronditi mbarë opinionin publik.

    Vrasja ishte organizuar si grabitje e shkuar keq, por Policia e Kosovës mundi ta zbardhë brenda pak orësh ngjarjen. E megjithatë, Naim Murselin e arrestoi si organizator të vrasjes pas varrimit të Liridona Ademit.

    Por gjatë ceremonisë mortore, ku i pranishëm ishte edhe vetë Naim Murseli që përcillte për në banesën e fundit bashkëshorten të cilës ia kishte marrë jetën vetë, e tradhtoi një veprim i tij që kaloi pa u vënë re mirë.

    Ky moment, që është transmetuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, është mos falja e xhenazes Liridonës nga Naimi.

    Të gjithë burrat e pranishëm në varrim marrin pjesë në faljen e xhenazes, ndërsa Naim Murseli nuk merr pjesë.

    Bashkëshorti i Liridonës u arrestua pas ceremonisë mortore nga Policia e Kosovës, të cilët prisnin të përfundonte ky moment i vështirë për familjen e të ndjerës.

    Bashkë me të u arrestuan edhe 2 persona të tjerë; njëri prej të cilëve vrasësi direkt dhe tjetri bashkëpunëtor. Autori ishte paguar 30 mijë Euro nga Naim Murseli që të vriste bashkëshorten e tij, Liridonën, dhe ngjarja të inskenohej si grabitje./tvklan.al

  • “Jo 20 milionë euro”/ Avokatja tregon shumën që mund të merrte Naim Murseli nga siguracioni

    “Jo 20 milionë euro”/ Avokatja tregon shumën që mund të merrte Naim Murseli nga siguracioni

    Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë e Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj – Murseli. Duke iu referuar mediave suedeze, Loncari ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”.

    Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një polisë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes. Ajo tregoi se polisa më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë kronave suedeze, që korrespondon me afërsisht 850 mijë euro. Këto para, nëse vrasja e Liridonës nuk do të zbulohet, do të shkonin drejtë bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, me bashkëshortin si përfituesin e parë në bazë të dokumenteve të policës.

    “Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, varet se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha për ATV, Loncari.

    Ajo thekson pasojat në rast se përfundimi i hetimit do të ishte në favor të bashkëshortit nën dyshim, duke e bërë këtë çështje edhe më të ndërlikuar dhe duke shtuar një motiv të mundshëm financiar pas vrasjes së Liridonës. Avokatja Loncari ka folur edhe për fëmijët e Liridonës. Sipas saj, në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale në Suedi.

    “Domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijë në Suedi do të merren menjëherë nga qendra social dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha Loncari.

  • Reagon Behgjet Pacolli: Pse nuk isha në varrimin e Liridonës

    Reagon Behgjet Pacolli: Pse nuk isha në varrimin e Liridonës

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt për shkak se ndodhet në vizitë në Kinë.

    Por ai ka shprehur sërish ngushëllime për familjen e së ndjerës, duke thënë se familja e tij ka pasur miqësi të mirë me Liridonën.Përndyrshe, Pacolli gjatë kohës sa ishte në Qeveri e kishte këshilltar të jashtëm, Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

    ”Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”.

    “Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë ( familjardt e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”.

    “Unë xhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, ka shkruar Pacolli në Facebook, të hënën.

  • “Vrasjen e dua sot”, gazetari zbardh dosjen Prokurorisë për Naim Murselin: Kam mosmarrëveshje me Liridonën…

    “Vrasjen e dua sot”, gazetari zbardh dosjen Prokurorisë për Naim Murselin: Kam mosmarrëveshje me Liridonën…

    Gazetari Laurent Berisha, i ftuar në “Top Story”, zbardhi dosjen e Prokurorisë për Naim Murselin, i cili vrau gruan e tij, Liridona Ademajt, në një plan të inskenuar.

    “I tërë plani ka filluar javë më parë. Momentin kur Naim Murseli ka kontaktuar Kushtrim Kokollën dhe i ka kërkuar ndihmë. Kushtrim Kokolla i ka premtuar Naimit që do ta ndjekë çështjen. Më pas i ka kërkuar një takim, gjatë bisedës së sipër, takimi zhvillohet dhe një javë para se të ndodhte akti makabër, sipas dosjes së Prokurorisë ka ndodhur ky takim. Në ditën kritike Naimi telefonin Kokollën dhe i thotë së duhet të kryer patjetër kjo punë. Naimi kërkon numrin e telefonit të Dorosit nga familjari i tij Kokolla. Vazhdon rasti tutje, duke inskenuar një lloj grabitje”, tha gazetari.

    Pse insistonte ta kryente këtë vrasje?

    “Nuk janë specifikuar këto në dosjen në Prokurori. Gjatë një bisede e sipër, Naimi i tregon Kokollës që ka mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, dhe Kokolla i ofron zgjidhje”, tha Berisha.

    A është bërë bisedë tjetër?

    “Nuk kemi informacione të tjera, këto kemi të vetmet që kemi. Shifra 30 mijë euro është përmendur nga Dorasi. Granit Plava e ka pranuar që Naimi i ka premtuar këtë shumë që do jepej në dy pjesë”, tregon ai.

    A ka pasur grindje mes tyre dhe si ishte gjendja ekonomike?

    “Çifti thuhet se ishte në proces divorci, gjithashtu thuhet se Naimi ka blerë një vilë tjetër për të jetuar, që mund të jetë rreth 150 mijë euro-200 mijë euro”, shton gazetari.

    Gazetari tregon që fëmijët janë duke qëndruar tek prindërit e Naimit, pasi sipas vëllait të viktimës, ”e kanë pranuar që të rrinë tek prindërit e Naimit, për t’i ruajtur ata pasi fëmijët ende nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur.”

    Sipas familjarëve viktima nuk ka thënë asnjëherë që ka pas probleme me Naimin, pra nuk ka pasur njohuri se çfarë e ka pritur.

  • Kur e planifikoi vrasjen e Liridonës? Foto e Naim Murselit në Facebook ngre dyshime

    Kur e planifikoi vrasjen e Liridonës? Foto e Naim Murselit në Facebook ngre dyshime

    Makabër dhe tronditëse është vrasja e Liridona Ademit në Prishtinë, organizator i të cilës akuzohet se është pikërisht bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili inskenoi ngjarjen si grabitje.

    Vrasësi dhe një bashkëpunëtor në krim janë arrestuar gjithashtu nga Policia e Kosovës së bashku me Murselin për vrasjen e Liridonës.

    Por prej sa kohësh e kishte organizuar Naim Murseli vrasjen e gruas së tij në sytë e fëmijëve të tyre?

    Sa gjakftohtë ishte ai që të planifikonte vrasjen e gruas me të cilën ndante shtratin dhe kishte sjellë në jetë dy fëmijë?

    Një postim i tij në Facebook tregon se deri sa larg arrin qenia njerëzore të shkojë, teksa kishte postuar një foto me familjen në rrjetet vetëm pak ditë përpara se të ndodhte vrasja.

    Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus e ka trajtuar me detaje këtë krim mabakër që shokoi mbarë opinionin publik shqiptar.

    Naim Murseli tregohej i kujdesshëm me postimet në Facebook, për të shfaqur se ishte i lumtur me Liridonën dhe fëmijët. Fotoja e fundit e publikuar së bashku me Liridonën nga Naimi në Facebook, është 13 ditë para krimit.

    “Një mbrëmje e bukur me familjen në Budva”, shkruante ai.

    Në foto, të vetmit që duken të lumtur janë Liridona dhe i biri. A ishte kjo foto një mënyrë për të manipuluar opinionin pas vrasjes?

  • Trondit Karamuço: Burri harroi të mbyll telefonin, vrasësi i futi pistoletën nga …

    Trondit Karamuço: Burri harroi të mbyll telefonin, vrasësi i futi pistoletën nga …

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi me detaje në “Top Story” të gjithë pistën e vrasjes së Liridona Ademajt, ekzekutim që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

    Ai tregoi se skena në të cilën ndodhi është një zonë ku nuk ka kamera, pak më larg rezidencës ku jetonte viktima së bashku Naim Murselin dhe dy djemtë e tyre. Ndërkohë që në atë zonë ka pasur një kamera të vendosur nga policia, që pas një grabitjeje të ndodhur më parë.

    Sipas Karamuços, duke qenë një zonë me vila, ku jetonin njerëz me kushte shumë të mira financiare, uniformat blu kanë dashur të kenë në kontroll situatën. Eksperti i kriminalistikës tregoi se autorët kanë shkruar direkt në anën e pasagjerit, gjë që nuk ndodh nëpër grabitje, fillimisht autorët shkojnë në anën e shoferit.

    Ndër të tjera ai shpjegoi se fëmijët e viktimës kanë deklaruar se mamaja e tyre nuk ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, gjë që nuk i shtyn grabitësit të kryejnë vrasje.

    Shpjegohet më tej se telefoni i dytë që Murseli ka pasur me vete, për të cilin pretendoi se ia kishin grabitur, ka qëndruar i hapur deri në mëngjes. Detajin tjetër të rëndësishëm që eksperti i kriminalistikës shpjegoi janë shenjat e gishtërinjve tek fishekët, pra Naim Murseli i ka futur fishekët tek arma vetë.

    /5pyetjet.al

  • ‘Vrite se të mbrojmë ne’/ Analistët: Naimi mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër për krimin

    ‘Vrite se të mbrojmë ne’/ Analistët: Naimi mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër për krimin

    Për analistët në “Top Story”, Naim Murseli mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër për të kryer vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

    Sipas ekspertit Ervin Karamuço, pas gjithë ngjarjes fshihet një sekret i madh, pasi vrasja ishte e ‘rrëmbyer’

    “Mund të ishte shtyre nga një person tjetër. Këtu është një sekret i madh. Ai mund të kishte planifikuar në një ditë tjetër, pse kaq i rrëmbyer. Unë kam qenë skeptik. Ka diçka tjetër shumë herë më të rëndë sesa kaq.”-tha Karamuço.

    Sipas analistit Arjan Curri, Naimi mund të ketë mbështetur nga njerëz të pushtetshëm të cilët mund të kenë thënë “vrite se të mbrojmë ne”.

    “O ka qenë i errur nga urrejtje e një gruaje nga një grua, ose ka qenë i mbrojtur nga njerëz shumë të pushtetshëm që vrite se do të mbrojmë ne. Ky ka shumë personalitete dhe paranoja si skizofren. Ne kemi pasur raste të tjera që njerëzit qanin, si piloti në Greqi. Në këto çregullime të personalitetit, këto priten. Këta janë autorë të paparë. Nuk ka vrasje perfekte, por ka edhe një Zot. Ajo që unë bëj thirrje është të na e shpjegojë prokuroria ‘Cilin sekret ka marrë me vete Lirirdona. Një rast të shkeljes se ligjit të pastrimit së parave, apo krimit të pasionit.” -tha Curri.

  • “Dy fise të fuqishme dhe me lidhje politike”, Artan Hoxha flet për ekzekutimin e Entjan Nikulajt: Është kaluar vija e kuqe

    “Dy fise të fuqishme dhe me lidhje politike”, Artan Hoxha flet për ekzekutimin e Entjan Nikulajt: Është kaluar vija e kuqe

    Gazetari Artan Hoxha ka folur për ekzekutimin e Entjan Nikulajt, kushëri i Ardjan Nikulajt, i ekzekutuar disa muaj më parë.

    Hoxha tha se pista që dyshohet në këtë rast është konflikti i hershëm, mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, të cilat gazetari i përshkroi si dy fise të fuqishme, me lidhje politike dhe me fuqi ekonomike të konsiderueshme.

    Hoxha tha se deri tani janë tetë të vrarë dhe ekziston frika se konflikti do të vijojë të prodhojë viktima.

    “Është një ngjarje, kronikë e paralajmëruar. Nëse do ti rikthehesh emisionit që kemi bërë për Ardjan Nikulaj, kemi paralajmëruar këtë fakt, pasojat nga ajo ngjarje. Ajo ngjarje u zbulua shumë shpejt edhe pse kishte skuadër vrasësish ndërkombëtarë. Pati arrestime në Marok, Turqi dhe Britani. Edhe pse ishte organizim i sofistikuar, u duk sikur reagimi ishte i shpejt, u zbuluan autorë.

    Tre muaj pas vrasjes së Nikulajt, u vra Nikolin Lekstakaj, u tha se është kundërpërgjigje për vrasjen e Ardjan Nikulajt. Vrasja e fundit që ka ndodhur, Entjan Nikulaj, është kryer ditën e shtunë në mbrëmje. Skena është e njohur. Duket se pas çdo atentati, reagimi i parë është të vijë zjarrfikësja për shkak se digjen automjetet. Makina është parë një ditë para ngjarjes, e kanë ndjekur viktimën. Viktima i fundit është kushëriri i parë i Ardjan Nikulajt.

    Hakmarrja i ka kaluar përmasat dhe është zgjeruar në të gjithë rrethin e fisit.

    Mbi 90% e reporterëve sot janë të rinj, në atë kohë nuk ka patur as google dhe yahoo. Për të dhënat e kësaj kohe, duhet të shkosh ose të Instituti i Medias, ose ne Bibliotekë. Nuk ka lidhje vrasja për pesë mijë leksh. Konflikti mes dy familjeve dhe prandaj nuk mbaron, janë familje të fuqishme. Përveçse merren me aktivitete, kanë rreth të madh fisnor, burime financiare. Të bësh një vrasje dhe të djegësh BMË, ka një kosto.

    Për rastin e Ardjan Nikulajt ishin paguar gjysmë milionë euro. Ishin hedhur në Shqipëri dhe nuk e kishin marrë përsipër grupe kriminale në Shqipëri, erdhën ata nga Britania.

    Kemi të bëjmë me këto dy familje, me rreth të madh fisnor, lidhje të forta, njohje dhe lidhje politike. Kanë fuqi ekonomike dhe burime financiare, brenda kësaj fakti që duhet të marrësh masa për t’u mbrojtur duhen njerëz të armatosur, etj. Pra këta duhen financuar, nuk financohen me burime legale. Konflikti është shumë më i vjetër sesa të dilte droga në skenë.

    Një nga konfliktet, pjesëtar të Lekstakajve ka qenë për një grabitje.

    Ndërprerja është, njërës palë ose ti mbarojnë paratë ose ti mbarojnë burrat.

    Viktima e fundit nuk ishte person me ngarkesë kriminale. Këta që kanë ngarkesa ruhen, jo si ky që dilte në pazar. Është kaluar vija e kuqe, nuk do të vriten vetëm ata që shihen si rrezik, por çdo njeri i afërt i tyre. Deri tani kanë vajtur tetë të vrarë, të shohësh sa fëmijë kanë lënë jetimë dhe ushqehen me urrejtje.

    Vitet e fundit, 2-3 vitet e fundit, qarku i Lezhës është bërë shumë problematik. Me këto ngjarjet e fundit, ka kaluar Shkodrën, Vlorën. Janë ngjarje të cilat, jo vetëm shkaktojnë traumë në shoqëri dhe demonstrojnë problem të rendit dhe sigurisë, por autorët nuk kapen dhe pritet ngjarja e rradhës. Kemi patur vrasje në Rrëshen. Ngjarje në Mamurras dhe Laç. Është kthyer në qark shumë problematik.

    Pse u bë kaq problematik në këtë moment? Sepse nga ky qark ka eksponentë të krimit të organizuar që kanë kaluar përmasat e kanabisit. Janë ngjarjet e Mirditës, Mamurrasit, që kanë të bëjnë me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

    Të bësh vrasje me një skuadër, ka kosto”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

  • Dimri ‘mbërthen’ Evropën. Ngrica dhe dëborë në disa shtete

    Dimri ‘mbërthen’ Evropën. Ngrica dhe dëborë në disa shtete

    Moti i keq ka mbërthyer Evropën këtë fundjavë. Gjermania, Austria dhe Zvicra janë shtetet më të prekura. Mynihu u bllokua pas reshjeve rekord të borës për muajin dhjetor, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor.

    Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin absolutisht udhëtimet e panevojshme dhe të ngasin makinën vetëm nëse e kanë të domsdoshme.

    Në Bavari, shumë akse rrugore janë të bllokura për shkkak pemëve të rrëzuara nga pesha e dëborës. Situata kaotike e transportit nuk pritet të normalizohet deri para pasdites së së hënës. Në Austri dhe Zvicër, reshjet e borës bënë që zyrtarët të ngrenë alarmin për rrezikun e ortekëve.

    Provinat në Tiroli dhe Vorarlberg në Austrinë perëndimore janë më të rrezikuara pasi ka rënë deri në 50 centimetra borë gjatë natës.

    Në Austri në shumë se 20,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa janë kostatuar probleme edhe në funksionimin e rrjeteve celulare.

    Në Republikën Çeke, disa akse rrugore u bllokuan për orë të tëra ndërsa transporti publik u paralizua. Si pasojë e motit të keq, mbi 15,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Moti i keq ka goditur edhe jugun e Polonisë.