Category: Lajme

  • “Natën që kishte gruan në morg, ai fjeti në hotel” – Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet: S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin (Video)

    “Natën që kishte gruan në morg, ai fjeti në hotel” – Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet: S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin (Video)

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar dinamiken e vrasjes makabre të Liridona Ademajt, krim i paguar nga bashkëshorti i saj.

    Lala ngre dyshime, duke thënë se kjo nuk është një histori parash, por diçka më e errët, ndërsa thekson se Liridona ka ditur një sekret për burrin e vet.

    E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala thotë se “Naimi natën që kishte në morg nënën e dy fëmijëve të tij ka shkuar të flejë në hotel dhe nuk ka shkuar as në familjen e tij dhe as në familjen e gruas”.

    “Unë mendoj që kjo ngjarja ka motiv krejt tjetër. Kam aq shumë dyshime për këtë por nuk dua të jem e nxituar. Mendoj se mes çiftit ka patur një konflikt shumë të fortë. Pavarësisht se familja nuk ka ditur asgjë marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë normale. Kjo do të thotë se Liridona diçka ka ditur. Di të garantoj diçka, përveçse ajo ishte një grua e përkushtua, gjithë problemi është te Naimi. Të vërtetën Liridona e ka marrë me vete. Por prokuroria e Kosovës ka detyrimin të japë një ndëshkim shembullor për këtë ngjarje. Kjo histori është më e errët sesa histori parash. Naim Murseli duhet të hetohet për gjithçka, si aktivitetin financiar, problemet bashkëshortore apo çështje me tradhtinë. Nuk është çështje parash.

    Prokuroria më ka konfirmuar se ka disa dyshime të tjera. Uroj që provat të jenë në celularët e personave të arrestuar.

    Naim Murseli natën që kishte në morg nënën e dy fëmijëve të tij ka shkuar të flejë në hotel dhe nuk ka shkuar as në familjen e tij dhe as në familjen e gruas.

    Ai ka tentuar të ngrejë një alibi, një alibi që të mos zbulohej. Krimi i Liridona Ademajt nuk është një krim i mirëmenduar, por është një krim i nxituar për ti mbyllur gojën për një sekret që ajo dinte për Naim Murselin. Liridona Ademaj ka ditur diçka shumë të errët dhe Naimi ka tentuar ti mbyllë gojën”, ka deklaruar Klodiana Lala.

  • “Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës”, babai i Naim Murselit flet për fëmijërinë e të birit: Pati një problem që në…

    “Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës”, babai i Naim Murselit flet për fëmijërinë e të birit: Pati një problem që në…

    Babai i Naim Murselit ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh, ku i dyshuar është edhe bashkëshorti i saj. Në një lidhje në RTV Dukagjini, ai ka thënë se tashmë është prishur miqësia me familjen e Liridonës.

    “Kam shkruar me babën e Liridonës, kam pasur dëshirë të marrë pjesë në rivarrim sepse e konsideroja atë si vajzën time. Përgjigja ka qenë negative. Më kanë thënë se miqësia jonë ka përfunduar dhe se unë nuk mund të marrë pjesë në varrim”, ka deklaruar Murseli.

    Shaban Murseli ka thënë se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të. Babai i Naim Murselit ka folur edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar se Naimi ka pasur probleme psikike. Këtë ai e mohon duke thënë se Naimi ka pasur një defekt në zemër dhe jo diçka të atillë.

    “Gjendja jonë emocionale edhe fizike është e mjerueshme. E ndjera ka dy fëmijë që po përkujdesemi ne për ta, është shumë e rëndë. Ende po presim që në prani të psikologëve kur kthehen në Suedi t’u tregojmë për vdekjen. Naimi ka lindur me një defekt në zemër, vetëm dy muajsh në Zagreb e ka bërë një operacion dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në Suedi”. Naimin, babai i tij e përshkruan si një fëmijë të hareshëm dhe të buzëqeshur..

    “Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që ka pasur problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë”.

    “Pyeta se ku është Naimi, më thanë e kanë thirr prokuroria në pyetje. Naimi erdhi 30 minuta pas kufomës. Është vonuar në prokurori deri i kanë pyetur fëmijët. Kur na kanë thirr ta bëjmë përshëndetjen e fundit me Liridonën, e kam takuar Naimin por vetëm i kam shprehur ngushëllime. U bë varrimi. Pasi e varrosëm e kam dhënë një intervistë që më është keqpërdorur shumë, sepse s’kisha asnjë informacion vetëm ato që i kisha dëgjuar. “Unë ika, Liridonën e vranë”, më kishte thënë Naimi”, tha Shaban Murseli.

  • “Vrasjen e dua sot”, gazetari i njohur zbardh dosjen e Naim Murselit: Si e planifikoi krimin javë më parë

    “Vrasjen e dua sot”, gazetari i njohur zbardh dosjen e Naim Murselit: Si e planifikoi krimin javë më parë

    Gazetari Laurent Berisha, i ftuar në një emision televiziv, zbardhi dosjen e Prokurorisë për Naim Murselin, i cili vrau gruan e tij, Liridona Ademajt, në një plan të inskenuar.

    “I tërë plani ka filluar javë më parë. Momentin kur Naim Murseli ka kontaktuar Kushtrim Kokollën dhe i ka kërkuar ndihmë. Kushtrim Kokolla i ka premtuar Naimit që do ta ndjekë çështjen. Më pas i ka kërkuar një takim, gjatë bisedës së sipër, takimi zhvillohet dhe një javë para se të ndodhte akti makabër, sipas dosjes së Prokurorisë ka ndodhur ky takim. Në ditën kritike Naimi telefonin Kokollën dhe i thotë së duhet të kryer patjetër kjo punë. Naimi kërkon numrin e telefonit të Dorosit nga familjari i tij Kokolla. Vazhdon rasti tutje, duke inskenuar një lloj grabitje”, tha gazetari.

    Pse insistonte ta kryente këtë vrasje?

    “Nuk janë specifikuar këto në dosjen në Prokurori. Gjatë një bisede e sipër, Naimi i tregon që ka mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, dhe Kokolla i ofron zgjidhje”, tha Berisha.

    A është bërë bisedë tjetër?

    “Nuk kemi informacione të tjera, këto kemi të vetmet që kemi.Shifra 30 mijë euro është përmendur nga Dorasi. Granit Plava e ka pranuar që Naimi i ka premtuar këtë shumë që do jepej në dy pjesë”, tregon ai.

    A ka pasur grindje mes tyre dhe si ishte gjendja ekonomike?

    “Çifti thuhet se ishte në proces divorci, gjithashtu thuhet se Naimi ka blerë një vilë tjetër për të jetuar, që mund të jetë rreth 150 mijë euro-200 mijë euro”, shton gazetari.

    Gazetari tregon që fëmijët janë duke qëndruar tek prindërit e Naimit, pasi sipas vëllait të viktimës, e kanë pranuar që të rrinë tek prindërit e Naimit, për t’i ruajtur ata pasi fëmijët ende nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur. Sipas familjarëve viktima nuk ka thënë asnjëherë që ka pas probleme me Naimin, pra nuk ka pasur njohuri se çfarë e ka pritur.

  • Nga A-ja të ZH-ja, si u organizua vrasja e Liridonës: Tre burra i bënë bashkë…

    Nga A-ja të ZH-ja, si u organizua vrasja e Liridonës: Tre burra i bënë bashkë…

    Drizan Shala, njohës i sigurisë, tregoi detaje për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai tha se në natën kritike fëmijët kanë qenë të ulur prapa në veturë, ndërsa Liridona në pjesën përpara – në anën e djathtë.

    Shala pohoi se Liridona u vra në një terren i cili njihej mirë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Ai tha se Liridona u godit me plumb në drejtim të qafës, nga distanca afër 2-3 metra.

    “Vendi ku është kryer atentati është në dalje të Prishtinës, 2km afër Prishtinës, në Bërnicë të Epërme. Ndaj Liridonës është bë atentati me një goditje në drejtim të qafës”, tha Shala në Pressing, transmeton Express.

    “Sipas informacioneve që po trajtohen nga prokuroria, konstatohet se lëvizja ka qenë nga pjesa e qytetit, pra ka lëvizë me makinë dhe e ka parë të arsyshme atentatori që pjesa e veprës penale të kryhet në afërsi të një shtëpie që e ka ble para disa kohe, kur ka lëvizë nga Suedia kur është shpërngulur”.

    “Organizatori e ka analizuar gjithë rrugën ku mund të bëhet vepra e caktuar penale, duke pas përbazë edhe hapësirën ku është kryer vrasja nuk ka kamera të incizimit dhe e ka pa në vetëvete duke e frekuentuar këtë rrugë te shtëpia e tij, e ka njoftë terrenin dhe e ka njoftë që është optimale që vepra penale të kryhet në relievin e thyshëm”, u shpreh Shala.

    Ai tha se pasi ndodhi atentati ndaj të ndjerës, Naimi thirri policinë kinse ka ndodhur grabitje. /GazetaExpress

  • “E njihja Liridonën”/ Zeka mes lotësh tregon zbulon detajet: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je vrasësi’, ai u tërbua

    “E njihja Liridonën”/ Zeka mes lotësh tregon zbulon detajet: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je vrasësi’, ai u tërbua

    Mes lotësh dhe hidhërimit, gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se e njihte Liridona Ademajn dhe Naim Murselin, prandaj e dinte që në momentin e parë se ai ishte vrasësi i gruas së tij.

    Në “Top Story”, Zeka tha se edhe policia e Kosovës e ka ditur që në fillim se porositësi i vrasjes ishte Naimi, por nuk donte që të prishej varrimi, prandaj e arrestoi pas ceremonisë.

    Ai tha se gjatë ceremonisë së varrimit, një gazetar i ka thënë ‘ti je vrasësi’, dhe pas kësaj ai ka reaguar brutalisht.

    “Unë dhe familja ime e kemi njohur Liridonën dhe bashkëshortin e saj. Shkurt po e them, kur e takuam, e kam një intuitë të tmerrshme një nuhatje të qenit. U takuam në një hotel në Prishtinë dhe u ngrit burri i saj, thash nuk e duroj dot. Ishte një grua e mrekullueshme dhe kur e morëm lajmin, ne dyshuam se ai e ka kryer veprën. Dhe në orën 10:00 policia e konstatoi që ai ishte planifikuesi i vrasësit, por por të mos e prishte varrimin… se e konstatori para varrimit. Nëse e shihni reagimin brutal të Naimit kundër gazetarëve, një koleg i i mi i ka thënë ti je i vrasësi. Desha me përgëzu policinë e Kosovës për këtë vrasje që u tronditëm të gjithë. Liridonën e kam taku në lindjen e parë, ky njeri ka qenë super mashtruese, një super abuzues dhe me vra gruan me aq gjakftohtësi në prezencën un nuk di… çfarë stati i çmendurisë duhet të jetë ky i panjeri.”- u shpreh Zeka.

  • Deklarata ‘bombë’: Naim Murseli mund të ketë një marrëdhënie jashtë martesore me një …

    Deklarata ‘bombë’: Naim Murseli mund të ketë një marrëdhënie jashtë martesore me një …

    Analisti Arjan Curri ka deklaruar sot në Top Story se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet e vrasjes së Liridona Ademaj nga bashkëshorti Naimi.

    Sipas Currit, arsyeja e fortë se pse një burrë mund të vrasë një grua është edhe orientimi seksual dhe dyshohet se Liridona e dinte për lidhjen e Naimit me një burrë. Arsyeja e dytë sipas tij është se viktima mund të kishte informacione për pastrimin e parave me të cilat dyshohet se merrej Naimi.

    “Mua më ndihmon kriminologjia. Pse behët vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi edhe i gjinisë. Ai ishte i paburrë nga sfida që mund t’i ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon edhe një trekëndësh dashurie. Gruaja dinte një lidhje biseksualizmi. Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Një burrë që vret një grua është i sfiduar.

    Nuk e kupton, thotë ç’është kjo. Në raste të tjera e kanë vrarë nga frika se do u dilte nami. Këto i çojnë burrat në akte dhune se nuk janë meshkuj. Feminicidit këtë ka. Një rast tjetër është kërcënimi që mund t’i ketë bërë Liridona për çështjen e pastrimit të parave. Mos ndoshta e shoqja dinte ndonjë gjë që i zbulohej dhe e vrau. Mendoj të besoj të parën, por edhe dyta…

    Edhe nga bota e kafshëve agresiviteti është mes gjinive të njëjta. Bexhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund tja ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë. Pse kumbari nuk shkon në të dy varrimet e liridonës, Kam një arsye pse por nuk e them dot live se kam hall se prish pistat e hetimit.”– u shpreh Curri në Top Story.

  • Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor. Ja çfarë vendosi gjykata për babain e saj

    Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor. Ja çfarë vendosi gjykata për babain e saj

    Prokuroria ka lëshuar zyrtarisht urdhër-arrest ndërkombëtar për Lupço Palevski – Palço, i cili është i dyshuari kryesor si organizator dhe autor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

    “Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964. në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit XV KO nr. 3047/23 të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

    Nga ana tjetër, babai i 14-vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet i përfshirë në ngjarje, do të dërgohet sonte në burgun hetimor në Shuto Orizarë, pasi Gjykata Penale ka pranuar kërkesën e prokurorisë për 48 orë paraburgim.

    Sipas deklaratave të tre bashkëpunëtorëve të Ljupço Palevskit, Aleksandar Gjorçevski i ka njoftuar për rutinën e saj të përditshme, për orën kur ajo do të shkonte në shkollë në mëngjes kur e kishin rrëmbyer dhe se do të ishte vetëm pa motrën e saj.

  • “Naimi i ka futur plumbat vetë tek arma”/ Karamuço për vrasjen e Liridona Ademajt: Ja si ndodhi ngjarja

    “Naimi i ka futur plumbat vetë tek arma”/ Karamuço për vrasjen e Liridona Ademajt: Ja si ndodhi ngjarja

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi me detaje në “Top Story” të gjithë pistën e vrasjes së Liridona Ademajt, ekzekutim që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

    Ai tregoi se skena në të cilën ndodhi është një zonë ku nuk ka kamera, pak më larg rezidencës ku jetonte viktima së bashku Naim Murselin dhe dy djemtë e saj. Ndërkohë që në atë zonë ka pasur një kamera të vendosur nga policia, që pas një grabitjeje të ndodhur më parë.

    Sipas Karamuços, duke qenë një zonë me vila, ku jetonin njerëz me kushte shumë të mira financiare, uniformat blu kanë dashur të kenë në kontroll situatën. Eksperti i kriminalistikës tregoi se autorët kanë shkruar direkt në anën e pasagjerit, gjë që nuk ndodh nëpër grabitje, fillimisht autorët shkojnë në anën e shoferit.

    Ervin Karamuço: Një skenë krimi e zgjedhur në një rrugë që s’kishte as ndërtesa, as kamera. Diku më parë ka pasur një tentativë vjedhje, për këtë arsye policia ka vendosur kamera. Është një zonë që qëndrojnë njerëz që janë me status të mirë ekonomik. Për fat të mirë aty ka pasur një kamer që ka filmuar makinën. Në të gjithë dinamikën e ngjarjes makina ka ardhur në krahun e pasagjeres.

    Ka ndaluar makinën, gjithmonë autori vjen nga ana e makinës shoferit jo e pasagjeres. Më pas shoferi ka dalë nga makina dhe ka marrë fëmijën. Ndërohë grabitësit nuk marrin telefon me vete, u bë kohë që nuk përdoret kjo metodë. Këto deklarata kanë vënë në dyshim policinë… Ndërkohë të nesërmen ai (Naim Murselin) hante i qetë në një hotel në Prishtinë. Një person i tronditur nuk mund të jetë në gjendje të vijojë rutinën.

    Milaim Zeka: Në hotel të Pacollit ka qëndruar. Edhe vila ku qëndronteë është rezidencë që e ndërton Behgjet Pacolli.

    Ervin Karamuço: Ai e quan sulm, rezistencën. Nëse i zbulohen identiteti, këto të dyja nuk kanë ndodhur Ai maskën e ka pasir dhe s’ka pasur arsye për të qëlluar sepse me sa kanë deklaruar fëmijët mamaja e tyre nuk ka bërë rezistencë.

    Milaim Zeka: Është goditur në qafë, ndërkohë xhami ka qenë i hapur pak. Vetëm një goditje ka marrë. Me sa duket ai ka hapur derën dhe e ka konstatuar se ishte e vdekur

    Ervin Karamuço: Nuk ka pasur kamera për ta filmuar. Nga ana e policisë shumë profesionale . Ka parë të gjithë trafikun e telefonatave që ka bërë. Ky kishte telefon të dytë që e mbante. E thonte që nuk e kam sepse e ka grabitur autori. Ndërkohë ai ka pasur të hapur telefonin. Celulari Naim Murselit ka qenë tek makina e ekzekutorit dhe ka qenë i hapur deri në mëngjes. E gjithë kjo ngjarje ka pasur aq gabime saqë… Edhe në varrim është mbajtur nën kontroll ngaqë i frikësoheshin mos iknin. Janë kapur gjurmët e gishtave tek fishekët. Bashkëshorti i ka furur vetë fishekët tek arma.

  • Vrasja e Liridona Ademajt / Klodiana Lala zbulon detaje nga krimi makabër në Kosovë: Liridona dinte diçka të errët për Naimin, nuk është histori parash

    Vrasja e Liridona Ademajt / Klodiana Lala zbulon detaje nga krimi makabër në Kosovë: Liridona dinte diçka të errët për Naimin, nuk është histori parash

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

    Lala u shpreh se Naim Murseli ka dhënë fillimisht deklarata kontradiktore në polici, por edhe te familjarët e Liridonës me të cilët ka komunikuar pas ngjarjes së rëndë.

    Ajo shtoi se aludimet se ngjarja ndodhi sepse Naim Murseli kërkonte të përfitonte prej një siguracioni jete me vlerë miliona euro në Suedi janë të rreme, pasi siguracioni më i lartë i mundshëm në shtetin skandinav për jetën është rreth 1 milion euro.

    Sipas saj vrasja ka ndodhur për t’i mbyllur gojën Liridona Ademajt për një sekret që ajo dinte dhe nuk ka qenë e planifikuar mirë, por ka qenë një plan i nxituar.

    “Naim Murseli ishte duke drejtuar makinën, kishte hequr rripin e sigurimit, mori fëmijët, u largua, ndërsa gruaja u qëllua për vdekje. Nuk bënte sens. Që në momentet e para që u pyet Naimi fillimisht tha se ishte gruaja, më pas ai. Gjatë marrjes në pyetje ai ishte kontradiktor, ndaj edhe policia e futi në rrethin e të dyshuarve. Policia mori më pas informata për lëvizjet e tij para krimit dhe më pas dhe ka instaluar kamera në vendet ku mendohej se do të shkonte.

    Liridona Ademaj me familjen darkuan në një restorant, dhe një prej personave prezentë në restorant ishte edhe vrasësi Granit Plava. Një person nga i njëjti fshat me Naimin. E dyta, personat e përfshirë, Kushtrim Kokalla, kushëriri i Nurselit, janë takuar pas ngjarjes dhe kjo është provuar përmes disa kamerave sekrete të vendosura nga policia.

    Fillimisht u shoqërua Granit Plava dhe kur ai u vendos para fakteve, ai pranoi që ishte ekzekutori dhe ka dhënë informacion për mënyrën se si kreu krimin dhe zbuloi se Murseli i premtoi 30 mijë euro për kryerjen e vrasjes. Më pas është shoqëruar Naim Murseli që fillimisht ka pranuar ngjarjen dhe më pas e ka mohuar përmes avokatit.

    Kokalla rezulton si ndihmës dhe ndërmjetës mes Naim Murselit dhe Granit Plavës.

    Vrasja ndodhi në një zonë pa kamera sigurie dhe ka një rrugë qorre pa dalje. Nga aty, Naim Murseli po drejtonte automjetin dhe Granit Plava, i maskuar i është drejtuar automjetit dhe ka shkuar te ana e gruas, ku ka qenë xhami i makinës i hapur rreth 10 centimentra. Mendohet se ajo mund të ketë reaguar. Naim Murseli ka marrë fëmijët dhe ka tentuar të largohet, ndërsa gruaja u vra me një plumb.

    Fëmijët janë 4 dhe 6 vjeç. Po të shikoje, daja i tyre dhe gjyshi thanë se fëmijët rrëfyen që e kanë harruar prapa mamin. Djali i madh ka dhënë disa detaje.

    Dyshimin për vrasjen për siguracionin e ngritën edhe familjarët e Liridonës. Naim Murseli kishte probleme financiare dhe jetë të shfrenuar sipas tyre, por siguracioni më i lartë në Suedi është 1 milionë euro. Mendoj se kjo ngjarje ka një motiv krejt tjetër.

    Kam shumë dyshime, por nuk dua të nxitohem. Liridona Ademaj nuk jeton më, por besoj se mes çiftit ka pasur një konflikt shumë të fortë. Familjet nuk kanë ditur gjë, por Liridona ka ditur diçka që ka shkaktuar dhe konflikt mes tyre.

    Naim Murseli ka fjetur natën që kishte në morg gruan, në një hotel, nuk ishte as në familjen e tij, as të gruas. Një njeri që ka humbur nënën e fëmijëve të tij. Vrasja ndodhi për t’i mbyllur gojën për një sekret që Liridona dinte dhe nuk ishte e menduar mirë, ka ndodhur me nxitim. Prokuroria po ashtu po heton për mundësinë e një piste tjetër, jo asaj të siguracionit. Është një pistë e hapur lidhur me motivin e pasionit, pra lidhjes së Naim Murselit me persona të tretë”, u shpreh ajo.

  • Gazetari tregon arsyen e e pazakontë pse Naimi mohoi në gjykatë vrasjen e Liridonës

    Gazetari tregon arsyen e e pazakontë pse Naimi mohoi në gjykatë vrasjen e Liridonës

    Tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt dolën një ditë më parë në gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Gjatë kësaj seance, bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, mësohet se u tërhoq nga deklarata fillestare, ku kishte pranuar se kishte qenë ai porositësi i vrasjes së 30-vjeçares.

    Gazetari Vullnet Krasniqi tha se ky veprim vjen pasi 33-vjeçari kërkon të shmangë dënimin maksimal.

    “Ajo që dihet deri më tani është që Naim Murseli e ka ndryshuar deklaratën, nga pranimi kur është arrestuar tashmë ai në gjykatë ka thënë që nuk ka marrë pjesë në organizimin e vrasjes. Ky është një hap i ri, që sipas të gjitha gjasave ka ardhur nga ideja që nëse prokuroria e akuzon atë vetëm për shtytje drejt vrasjes, ai nuk mund të dënohet aq shumë, me dënim maksimal, sikurse dënohet nëse e ka organizuar e porositur. Të gjitha faktet deri më tani tregojnë për një organizim të mirë”, tha ai.

    Liridona Ademaj, nënë e dy djemve të vegjël u vra mbrëmjen 29 nëntorit në rrethinat e Prishtinës.

    3 persona u vunë në pranga për ngjarjen e rëndë. Bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili akuzohet se e porositi vrasjen e gruas, ekzekutori Granit Plava dhe nipi i Murselit, Kreshnik Kokalla, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë krim. Për 3 të arrestuarit gjykata caktoi një ditë më parë 30 ditë paraburgim.