Category: Lajme

  • E RËNDË në Elbasan/ Po punonte në firmën e hidrokarbureve, 45-vjeçari rrëzohet nga lartësia

    E RËNDË në Elbasan/ Po punonte në firmën e hidrokarbureve, 45-vjeçari rrëzohet nga lartësia

    45-vjeçari është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një 45-vjeçar është plagosur gjatë punës.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldren, ku 45-vjeçari është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve. Ngjarja është zbuluar, pasi punëtori ka shkuar në spital, teksa unk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

    Njoftimi i policisë:

    Elbasan/Informacion paraprak

    Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Petresh.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar.

    Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • I përlotur, i ati i Naim Murselit thotë se do të kishtë “mbaruar vetë” punë me të birin nëse do ta dinte…

    I përlotur, i ati i Naim Murselit thotë se do të kishtë “mbaruar vetë” punë me të birin nëse do ta dinte…

    Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi, në të cilën ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

    Ai ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai rrëfeu se sapo ka hyrë në shtëpi në Suedi, djali i tij i dytë e ka thirrur për t’ia dhënë lajmin e vrasjes së Liridonës.

    “Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

    pyetur nga gazetari Krasniqi për momentin kur ka kuptuar se djali i tij akuzohet se ka porositur vrasjen, ai tha se ka qenë në një moment të vështirë dhe nuk ka pasur mundësi të përcjellë media ose të marrë informacione të tjera rreth ngjarjes.

    “Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”

    Ai ka mohuar të ketë komunikim me Naimin pas arrestimit derisa ka treguar se si është tronditur kur është njoftuar nga Policia se Naim Mureseli dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridona Ademajt.

    “Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha ‘Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës’. Aty unë jam trondit sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bënë atë.”

  • Nuk u mbijetoi dot plagëve, humb jetën tragjikisht punëtori shqiptar në vendin fqinj

    Nuk u mbijetoi dot plagëve, humb jetën tragjikisht punëtori shqiptar në vendin fqinj

    Një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, mbrëmjen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit.

    Lajmi është dhënë nga Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, ku iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.

  • “Diamantët janë miqtë e ngushtë të një vajze”, këngëtarja shqiptare vendos aksesorin në dhëmbë…

    “Diamantët janë miqtë e ngushtë të një vajze”, këngëtarja shqiptare vendos aksesorin në dhëmbë…

    Shprehja “Diamantët janë miqtë e ngushtë të një vajze” duket se i shkon më së miri Rina Balaj, e cila së fundmi ka vendosur diamantë në dhëmbët e saj.

    Shprehja “Diamantët janë miqtë e ngushtë të një vajze” duket se i shkon më së miri Rina Balaj, e cila së fundmi ka vendosur diamantë në dhëmbët e saj.

    Këngëtarja e njohur ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka treguar se tashmë në dhëmbët e saj gjenden dy gurë diamanti.“Shtova dy gurë diamanti në dhëmbët e mi”, ka shkruar artistja bashkangjitur postimit të saj, teksa i tregon përpara kamerës.

    https://gsh.top-media.al/media10/WhatsApp-Video-2023-12-04-at-19.02.07.mp4#t=0.2

  • Shiti të bijën te vrasësit, del para Gjykatës babai i 14-vjeçares nga Shkupi, veprimi para kamerave

    Shiti të bijën te vrasësit, del para Gjykatës babai i 14-vjeçares nga Shkupi, veprimi para kamerave

    Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë sjellë pamje nga momenti kur Aleksandar Gjorçevski babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe më pas u vra, del para Gjykatës Penale në Shkup.

    Siç shihetnga foto, Gjorçevski i cili dyshohet se është personi i cili raportoi për lëvizjet e së bijës te rrëmbyesit, sapo ka parë kamerat është drejtuar drejt tyre dhe ka bërë dy gishtat e mëdhenj me shenjën “OK”.

    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, kryeprokurori Gavril Bubevksi, duke folur para mediave deklaroi se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.

    “Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në konferencën e paradites së sotme, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

    Gjithashtu në konferencë u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është dhënë masa e paraburgimimit prej 48-orësh.

    Kujtojmë se bashkë me adoleshenten është gjetur i vrarë dhe një 74-vjeçar, të cilët nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas i është vendosur flaka.

    14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.

    Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

  • Shpërthen në flakë një apartament në Tiranë, zbardhen detajet e para

    Shpërthen në flakë një apartament në Tiranë, zbardhen detajet e para

    Një apartament në një pallat në zonën e Xhamllikut në Tiranë raportohet të jetë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

    Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa është e paqarta nëse ka persona të lënduar.

    Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

  • “Të darkosh me gruan duke e ditur se pas gjysmë ore do të vdesë”/ Si e shpjegon neoropsikiatri rastin e Naim Murselit

    “Të darkosh me gruan duke e ditur se pas gjysmë ore do të vdesë”/ Si e shpjegon neoropsikiatri rastin e Naim Murselit

    Neuropsikiatri Ferid Agani tregoi disa indikatorë që tregojnë se disa individë kanë probleme serioze. Në rastin e Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, Agani tha në T7 se “këtu kemi të bëjmë me disocim”.

    “Të ulesh në tavolinë me gruan dhe fëmijët dhe e di se pas gjysmë ore gruaja nuk do të ekzistojë… këtu kemi të bëjmë me një disocim, një çarje, një largim të mendimeve dhe emocioneve, pra mungesë të empatisë, një ftohtësi ekstreme. Këto janë veçori të vrasësve”, tha ai.

    Vrasësve të tillë, Agani tha se krimi iu ngjallë kënaqësi.

    “Këto veprime të zbrazjes së pakontrolluar të agrtesivitetit, në individin që e bën vrasjen ngjallë kënaqësi, ngjallë emocione të shkarkimit dhe të kontrollit të plotë të situatës… Këto janë përshkrime të autopsive psikologjike të këtyre rasteve”, tha ai.

    Agani tha se nga veprimet e Naim Murselit në varrimin e Liridona Ademajt profesionistët mund të këshin vërejtur ndonjë gjë të pazakontë.

    “Komunikimi joverbalë që këta individë e bëjnë ngannjëherë flet shumë më tepër se fjalët e tyre”, tha ai.

    “Prej fotografive mund të vërehet një ftohësi emocionale e çuditshme, posaçërisht në disa video”, tha Agani.

  • TRAGJIKE/ U aksidentua me makinën e punës dhe i prenë këmbën, ndërron jetë shqiptari në Itali

    TRAGJIKE/ U aksidentua me makinën e punës dhe i prenë këmbën, ndërron jetë shqiptari në Itali

    Pas ngjarjes, 43-vjeçari iu nënshtrua operacionit, madje mjekët i prenë dhe një këmbë

    Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pas një aksidenti të rëndë.

    Sipas mediave në shtetin fqinj, 43-vjeçari mbeti i plagosur në një aksident, teksa po udhëtonte me makinë ne punës. Punëtori shqiptar ishte pasagjeri në një furgon të drejtuar nga një sipërmarrës në zonën e Nebroidit, me të cilin po kthehej në shtëpi. Por furgoni u përplas, duke bërë që shqiptari të merrte plagë të rënda.

    Pas ngjarjes, 43-vjeçari iu nënshtrua operacionit, madje mjekët i prenë dhe një këmbë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që i mori jetën, e as identieti i punëtorit shqiptar.

  • “U vra një përbindësh”/ Mësuesja e Liridona Ademajt: Ishte bijë e dashur dhe nxënëse e shkëlqyer

    “U vra një përbindësh”/ Mësuesja e Liridona Ademajt: Ishte bijë e dashur dhe nxënëse e shkëlqyer

    “Nuk do të ndalemi prej asnjë pengese tjetër për ta çuar në vend drejtësinë, mbase edhe si ngushëllim”

    Sot iu dha lamtumira e fundit Liridona Admeajt, e cila u rivaros në fshati ne saj të lidnjes, në Rracaj të Gjakovës.

    Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë familjarë e të njohur të 33-vjeçares së ndjerë, mes të cilëve dhe një nga mësueset e saj që i kishte dhënë mësim gjatë viteve të shkollës.Teuta Haxhiu mbajti një fjalim, teksa tha se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për të. Ajo ishte e vetmja që iu drejtua të mijëra të pranishmëve që morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës në fshatin Rracaj të Gjakovës.

    “Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuare më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të. Liridon e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe që na gërryen, e gërryen edhe gurin. Jemi krenar që të patëm bijë kaq të dashur, nxënëse të shkëlqyer, vajzë të devotshme dhe nënë kaq të përkushtuar siç ishe ti, por njëkohësisht shprehim vendosmërinë tonë që të shprehim drejtësi për ty Liridon dhe për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat tona të bekuara që në një formë apo tjetër u bën formë e dhunës së egër duke humbur jetën tragjikisht. Nuk do të ndalemi prej asnjë pengese tjetër për ta çuar në vend drejtësinë, mbase edhe si ngushëllim për humbjen e pakombensueshme dhe mesazhin që kjo shoqëri ka nevojë“, tha ajo.

  • Përplasi me makinë policin që po kalonte në vijat e bardha/ Merret vendimi për Antonio Frrokun

    Përplasi me makinë policin që po kalonte në vijat e bardha/ Merret vendimi për Antonio Frrokun

    Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar rrugën kur u aksidentua

    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për Antonio Frrokun, personi që përplasi punonjësin e policisë Mariglen.

    Ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor përpara godinës së komisiariatit të Durrësit. Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar rrugën kur pas disa sekondash automjeti me shpejtësi që drejtohej nga Antonio Frroku e ka përplasur.Frroku dyshohet për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Nëse ai gjendet fajtor për këtë akuzë që konsiston në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, rrezikon të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.