Category: Lajme

  • Nuk ndalet dhuna në Kosovë, burri rreh barbarisht gruan shtatzënë, fëmija lind para kohe

    Nuk ndalet dhuna në Kosovë, burri rreh barbarisht gruan shtatzënë, fëmija lind para kohe

    Një tjetër raste dhune është regjistruar në Kosovë, ku një grua shtatëzënë është dhunuar nga bashkëshorti. Mediat në Kosovë shkruajnë se dhuna e ushtruar është bërë shkak edhe për lindjen e parakohshme. E dhunuara është vetëm 22-vjeç, ndërsa raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

    Në një reagim për mediat, Qendra Klinike Universitare e Kosovës shprehet se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

    “Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhu si pasojë e dhunës”, shkruajnë mediat.

    Aktualisht 22-vjeçarja është rehabilituar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

    Ky rast vjen në sagën e shumë të tjerëve, ku dhuna në familje, sidomos ndaj grave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri dhe Kosovë.

  • Gjykata greke dënon me 20 vite burg shqiptarin, qëlloi me thikë dy fëmijët e tij

    Gjykata greke dënon me 20 vite burg shqiptarin, qëlloi me thikë dy fëmijët e tij

    Gjykata e Apelit në Larisa të Greqisë ka caktuar një dënim me 20 vite burg për një 40-vjeçar shqiptar.

    Ky individ, i cili ishte shpallur fajtor në vitin 2021 për plagosjen me thikë të tre personave, një burri dhe djalit e vajzës së tij, është dënuar në mungesë, pasi ka deklaruar se tashmë banon në Shqipëri.

    Prokurori i çështjes argumentoi se plagosja e tre personave ishte një veprim i qëllimshëm dhe me synim për të lënduar viktimat, duke rrëzuar pretendimet e mbrojtjes se 40-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje.

  • U vra nga bashkëshorti i saj/ Liridona Ademaj rivarroset në fshatin e lindjes (FOTO)

    U vra nga bashkëshorti i saj/ Liridona Ademaj rivarroset në fshatin e lindjes (FOTO)

    30-vjeçarja u zhvarros nga fshati Cërmjan, ku u varros fillimisht para zbardhjes së ngjarjes së rëndë

    Pasditen e sotme është mbajtur ceremonia e rivarrimit të Liridiona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Mirseli.

    30-vjeçarja u zhvaros nga fshati Cërmjan, ku u varros fillimisht para zbardhjes së ngjarjes së rëndë dhe, me kërkesë të familjarëve të saj ajo do të prehet në Rracaj të Gjakovës.
    Në rivarrimin e të ndjerës është parë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari-Lila, Hajdar Beqa dhe Saranda Bogujevci.

    Trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cërmjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.
    Liridona u vra në një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, mbrëmjen e 29 nëntorit.

  • Vendet në Evropë që do të “pushtohen” nga dimri i acartë

    Vendet në Evropë që do të “pushtohen” nga dimri i acartë

    Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përkeqësohet në ditët në vijim, pasi vende si Moldavia dhe Ukraina kanë përjetuar reshje të dendura bore, të cilat kanë rezultuar me viktima. Ndërsa Bullgaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi stuhitë kanë lënë më shumë se 1000 fshatra pa energji elektrike.

    Nga ana tjetër, javën e kaluar Shërbimi Meteorologjik Irlandez (Met Éireann) lëshoi ??një paralajmërim për temperaturë të ulët dhe akull, i cili vlen për të gjithë vendin e Irlandës, transmeton SchengenVisaInfo.com.

    Sipas një faqe interneti të analizës së motit, dimri i këtij viti do të zhvillohet ndryshe çdo muaj, por kontinenti evropian dhe Shtetet e Bashkuara lindore duhet të presin disa nga temperaturat më të ulëta.

    Dhjetori ka nisur me reshje bore, të cilat do të vazhdojnë të bien borë në shumë pjesë të kontinentit, veçanërisht në Norvegji, Danimarkë, Holandë, Belgjikë, Francë, disa pjesë të Italisë dhe akoma më pak pjesë të Spanjës.

  • E torturoi deri në vdekje/ Dardan Krivaça kërcënon nga burgu motrën e Marigonës: Kështu do të ta bëj dhe ty…

    E torturoi deri në vdekje/ Dardan Krivaça kërcënon nga burgu motrën e Marigonës: Kështu do të ta bëj dhe ty…

    Dardan Krivaça u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares Marigona

    Marigona Osmani është një ndër gratë shqiptare që ka mbetur viktimë e dhunës së partnerit të saj, Dardan Krivaça.

    Ajo vdiq në gusht të vitit 2021, pasi Krivaça e troturoi për disa ditë duke e përdhunuar e dhunuar barbarisht. Pas dy vitesh, plagët e fëmiljes janë hapur sërish nga vrasësi i të bijës, pasi ai vijon t’i kërcënojë.

    Dardan Krivaça, i cili në muajin gusht u dënua me burgim të përjetshëm, ka kërcënuar nga burgu motrën e të ndjerës.

    Kjo është bërë me dije nga babai i dy motrave Muhabi Osmani, i cili ka rrëfyer se pjesëtarë të familjes kanë marrë mesazhe të ndryshme, në rrjete sociale, nga profile në emër të Krivaqës.

    “Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që: ‘Edhe këtë vajzën e madhën që e keni do t’ia bëj njësoj’. E kemi raportu në Polici, tani janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaroi babai i 18-vjeçares së ndjerë.

    Ata shprehen se organet ligjzbatuese ende nuk e kanë gjetur se nga i ka ardhur ai mesazh.

    “Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthyer përgjigje që kur ka ardhur ai mesazh dhe nga ka ardhur. Ai ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij në rrjete sociale në telefonin e bashkëshortes. Kur kemi shkuar në polici, ai i hetuesisë ka pyetur prokurorin që të na e bënte intervistën apo jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”,shtoi ai.

  • Bashkëshortë dhe prindër që çojnë drejt vdekjes gratë dhe fëmijët e tyre

    Bashkëshortë dhe prindër që çojnë drejt vdekjes gratë dhe fëmijët e tyre

    Dy vajza u vranë brutalisht gjatë ditëve të fundit. Ngjarjet kanë tronditur opinionin publik, pasi vrasjen e tyre e kanë organizuar vetë familjarët, për përfitime monetare.

    Rasti i parë u shënua më 29 nëntor në Prishtinë, ku Liridona Ademaj Murseli u vra me një plumb në qafë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashëkshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët panë t’i ekzekutohej e ëma para syve.

    Bashkëshorti Naim Murseli, raporti në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje dhe Liridona kishte bërë rezistencë ndaj grabitësit.

    Për këtë arsye, sipas Naimit, gabitësi i mori jetën Liridonës 30 vjeçare.

    Por, policia e Kosovës nuk u mjaftua me këtë version.

    Sipas medieve në Kosovë, hetuesit kishin instaluar kamera në vendin e krimit. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, pas ceremonisë mortore, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu në pranga, pasi dyshohet se është ai organizatori i vrasjes së nënës së fëmijëve të tij.

    Në pranga ra edhe “grabitësi” Granit Plava si dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Granit Pllava deklaroi para hetuesve se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për vrajsen e gruas.

    Sipas tij, 15 mijë ia kishte dhënë para krimit dhe 15 mijë pasi të “kishte mbaruar punën”.

    Kamerat në vendin e ngjarjes kishin filmuar Naimin, i cili kishte zhvilluar takime me Plavën. Kjo ishte dhe arsyeja që policia e Kosovës i vuri prangat.

    Nga ana tjetër, familja e Liridonës zhvarroi trupin e së ndjerës nga varrezat e familjes Murseli dhe ditën e sotme, 4 dhjetor, u bë varrimi në fshatin e saj të lindjes.

    Të dikën e 3 dhjetorit, autorët e dyshuar të ngjarjes, Plava, Naim Murseli dhe Kokalla dolën para Gjykatës ku u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Murseli ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës. Sipas medieve në Kosovë, shkak dyshohet se është bërë një sugrim jete që Liridona kishte paguar në Suedi dhe në raste fatekqësish, parashikonte një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

    Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, pasi një 14-vjeçare nga Maqedonia e Veriut u gjet e vrarë më datë 3 dhjetor.

    Trupi i pajetë i Vanja Gjorçevskas u gjet pranë trupit të një të moshuari.

    Pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dyshohen se janë pas ngjarjes së rëndë.

    Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, dha detaje tronditëse për ngjarjen gjatë një konference me gazetarët. Dyshohet se babai shiti vajzën e tij të mitur për para.

    “Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi vetjak, tha minsitri dhe siç raportojnë mediet maqedonase, rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babanë e vazjës, i cili është marrë vesh me organizatorin e grupit dhe të dyshuarin kryesor, biznesmenin Palevski”, raportoi më herët vitionplus.tv.

    Babai i tregoi orën që vazja kthehej nga shkolla dhe qëllimi ishte zhvatja e parave nga nëna e së miturës.

    Grupi e njihte familjen dhe sipas minsitrit bëhet fjalë për një grup kriminelësh.

    Sakaq, biznesmeni Ljupço Palevski-Palco dyshohet se është larguar drejt Turqisë.

    Mësohet se kanë qenë të arrestuarit të cilët kanë përmendur emrin e Palcos një sipërmarrës ndërtimi i njohur sidomos në Shkup, shkruan focus.mk.

    Tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje e pritet të dalin nesër në gjykatë.

    Afër 45 mijë gra dhe vajza u vranë në mbarë botën gjatë vitit 2021 nga pertnerët e tyre, sipas Un Women.

    Në Kosovë, sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e grave, nga viti 2010 janë vrarë 50 gra nga burrat, teksa dhuna në familje po ashtu ka shënuar rritje në vitet e fundit.

    Vrasjet e lidhura me gjininë, femicid apo feminicide, përkufizohen si manifestimi më brutal dhe ekstrem i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

  • Tragjedia në familjen Gjelaj! Del foto e babait dhe djalit 6-vjeçar që humbën jetën në Mal të Zi

    Tragjedia në familjen Gjelaj! Del foto e babait dhe djalit 6-vjeçar që humbën jetën në Mal të Zi

    Për nxjerrjen e trupave nga lumi është dashur ndërhyrja e një ekipi zhytjeje.

    Anton Gjelaj dhe Kristian Gjelaj, babë e bir humbën jetën në një aksident tragjik mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.

    Ata po udhëtonin me një mjet tip “Golf” kur papritur u përplasën në Urën e Shtrembër dhe ranë në lumin Moraça. Për nxjerrjen e trupave nga lumi është dashur ndërhyrja e një ekipi zhytjeje.

    Babë e bir, njëri 37-vjeç dhe tjetri 6-vjeç janë përcjellë për në banesën e fundit në Malësi të Madhe.

    Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

    Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.

  • “…Po vijnë 100 gomat sot…”. Si e bleu drejtësinë në 2009 Bujar Ajeti, për 100 pistoleta “MiniBlow”, u dënua me vetëm 2 vite burg

    “…Po vijnë 100 gomat sot…”. Si e bleu drejtësinë në 2009 Bujar Ajeti, për 100 pistoleta “MiniBlow”, u dënua me vetëm 2 vite burg

    Bujar Gërmizi alias Ajeti, kuksiani i arrestuar së fundmi nga SPAK për sigurimin e kushteve të vrasjes së dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, nuk përballet për herë të parë me akuza të rënda në godinën e qelqit të SPAK.

    Njeriu që konsiderohet si i “forti” i Kukësit dhe me lidhje të forta politike-kriminale, mik i ngushtë dhe strehues i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, në vitin 2008-2009 ka pasur një eksperiencë të sukseshme me prokurorinë e Krimeve të Rënda.

    Sipas “Ora News” Ajeti në mujin Qershor 2008 është arrestua nga Krimet e Rënda, së bashku me bashkëpuntorët e tij në trafikun e 100 pistoletave “Mini Blow” Alfred Qafa, Baftjar Halilaj dhe Fiqiret Onuzi.

    Të katër personat akuzoheshin nga prokurori i asaj kohe Gentian Trenova për akuzën e “Trafikut të armëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbjatjes pa lejë të armëve të zjarit”.

    Por ndryshe nga tre trafikantët e tjerë që u dënuan me 10 dhe 11 vite burgim për “Trafik Armësh”, Bujar Ajeti u deklarua i pafajshëm për trafikun e 100 pistoletave.

    Prokurori që përfaqësonte çështjen në këtë gjykim, kërkoi në pretencën e tij, dënimin e Bujar Gërmizit alias Ajeti me 13 vite burgim.

    Ndërsa Ajeti u dënua me vetëm 2 vite burgim për “Mbajtje pa lejë të armëve”.

    Ky dënim i solli atij lirimin e menjëhershëm nga burgu vetëm 1 vit e 3 muaj pasi ishte arrestuar. Ndërsa 3 bashkëpuntorët mbetën në burg duke vuajtur dënim më të rëndë.

    Tashmë drejtësia e re vihet sërisht në provë përballë aktivitetit kriminal të Bujar Ajetit, në “Sigurimin e kushteve për të vrarë” dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

    Vendimi për këtë dënim qesharak është marë në shtator 2009 nga gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Marsela Balili, Flora Hajredinaj, Bardhyl Dhama, Ardit Mustafaj dhe Klodian Kurushi.

    Në dosje thuhet se grupi i trafikut të armëve kishin lidhur një marëveshje me dy persona të tjerë, “Labi” dhe “Tani”, të cilët ishin agjentët e policisë kriminale dhe se prej tyre kishinn marë një kapar prej 2 mijë euro, me qëllimin e vetëm që grupi të sillte nga Prishtina në Shqipëri 100 pistoleta “Minibloë”.

    Nga përgjimet e kryera në komunikimet telefonike mes Bujar Ajetit Alfred Qafa, Baftjar Halilaj, Fiqiret Onuzi dhe dy agjentëve të policisë “Labi” dhe “Tani”, pistoletat etiketohet në mënyrë të kodduar si “goma”.

    “…Janë duke ardhur 100 goma njëqind e pezjeçe…. Bëje 150, çfarë me ju thënë…? “…Ashtu e lamë për 100 goma sot me kismet zotit,tha Bujari vinë…”-është kjo një tjetër bisedë kompromentuese.

    Pasi sasia e armëve ka ardhur nga Kosova në Kukës, grupi e ka lënë që të takohen me “Labin” dhe “Tanin”. Teksa janë takuar së bashku me për të kryer shkembimin e armëve me pjesën tjetër të eurove, ka ndërhyrë policia kriminale duke arrestuar në flagrancë Bujar Ajetit, Alfred Qafën, Baftjar Halilaj, Fiqiret Onuzi.

    Brenda një periudhe 1 vjeçare të katër personat kanë dalë para gjyqit dhe në muajin shtator 2009, Gjykata e Krimeve të Rënda deklaroi të pafajshëm Bujar Ajetin për akuzën e “Trafikut të armëve”, duke e dënuar atë vetëm për “Mbajtje pa lejë të armëve”.

    Ndërsa Alfred Qafa u dënua me 11 vjet burgim. Kurse dy bashkëpuntorët e tjerë Baftjar Halilaj dhe Fiqiret Onuzi u dënuar me nga 10 vjet burgim secili.

  • Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, eksperti zbulon sa mund të dënohet Naim Murseli

    Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, eksperti zbulon sa mund të dënohet Naim Murseli

    Eksperti për çështjet e sigurisë Bedri Elezi, foli në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, trupi i së cilës u rivarros ditën e sotme.

    Në një intervistë televizive, ai theksoi se deklarata që ka bërë bashkëshorti i Ademajt, Naim Murseli i cili dyshohet si porositës i vrasjes së gruas së tij nuk ishte fare bindëse.

    Mes të tjerash ai tha se ka qenë vetë Naimi që bëri denoncimin se i është vrarë gruaja, ndërsa tregoi se ky i fundit sapo ka dëgjuar krisma ka shkuar duke kërkuar ndihmë tek të tjerët.

    “Naim Murseli ka thënë se derisa kanë qenë duke lëvizur me bashkëshorten e tij për të darkuar, një person i maskuar ka dalë para veturës së tyre dhe u ka kërkuar që të ndalojnë dhe ka kërkuar para e sende të tilla si ari. Murseli ka dalë nga makina por bashkëshortja ka mbetur brenda në makinë. Sipas Murselit nuk ka shikuar më nga mbrapa por është fomkusuar te mbrojtja e fëmijëve. Pasi është larguar rreth 500 metra ka dëgjuar krisma, dhe më pas është drejtuar drejt shtëpisë për të kërkuar ndihmën e njerëzve. Kjo është deklarata e tij që në fakt nuk ishte fare bindëse. Fëmijët nuk e kanë parë momentin kur është qëlluar për vdekje nëna e tyre. Ka qenë vetë Naimi që e ka bërë denoncimin për vrasjen e bashkëshortes së tij”- u shpreh Elezi.

    Sipas tij nëse vërtetohen akuzat, të dyshuarit për vrasje mund të dënohen nga 25 vite e deri në burgim të përjetshëm.

    “Është një ngjarje mjaft komplekse. Dëshmitari i vetëm që mund të dëshmonte për vrasjen e Liridonës është vetë Naimi. Për këtë ngjarje, minimalisht duhet të sigurohen dy dëshmitarë. Në rastin konkret vrasja me paramendim dhe përfshirja në tre vepra, organizim, vrasje dhe sajesë mund të ketë një dënim mbi 25 vite burg deri në burg të përjetshëm”-tha ai.

    Sipas tij nëse vërtetohen akuzat, të dyshuarit për vrasje mund të dënohen nga 25 vite e deri në burgim të përjetshëm.

    “Është një ngjarje mjaft komplekse. Dëshmitari i vetëm që mund të dëshmonte për vrasjen e Liridonës është vetë Naimi. Për këtë ngjarje, minimalisht duhet të sigurohen dy dëshmitarë. Në rastin konkret vrasja me paramendim dhe përfshirja në tre vepra, organizim, vrasje dhe sajesë mund të ketë një dënim mbi 25 vite burg deri në burg të përjetshëm”-tha ai.

  • Rrëmbimi u organizua nga i ati për para, kush e njoftoi mamanë e 14-vjeçares për zhdukjen e saj

    Rrëmbimi u organizua nga i ati për para, kush e njoftoi mamanë e 14-vjeçares për zhdukjen e saj

    Rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares Vanja Gjorqevska në Shkup ka tronditur mbarë opinionin publik. Rasti bëhet edhe më i rëndë pasi në këtë krim dyshohet se është përfshirë babai i saj.

    Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut doli sot në një konferencë për median ku tha se rrëmbimi ishte kryer me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës.

    “Një nga personat, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas informatave të para, të një anëtari të familjes, e ka kryer e ka organizuar kryerjen e veprës penale, me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës, nga çka të gjithë të përfshirët do të kishin përfitime të parave, respektivisht përfitime materiale”, tha ministri Oliver Spasovski.

    Gazetari i Rtv21 në Maqedoninë e Veriut Mevludin Imeri zbuloi për Report Tv detaje të reja lidhur me rrëmbimin më 27 nëntor 2023.

    Gazetari i Rtv21 në Maqedoninë e Veriut Mevludin Imeri zbuloi për Report Tv detaje të reja lidhur me rrëmbimin më 27 nëntor 2023.

    Vajza pasi është rrëmbyer është nxjerrë jashtë Shkupit dhe ku është vrarë, dhe u gjet trupi i pajetë, disa ditë më pas më 3 dhjetor

    “Ka qenë kujdestarja e klasës së Vanjës e cila ka marrë në telefon mamanë e adoleshentës për ti treguar se e mitura nuk ishte paraqitur në shkollë” zbulon gazetari Nga Maqedonia e Veriut, Imeri për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv

    Menjëherë më pas e ëma ka bërë denoncimin dhe ka nisur operacioni i kërkimit deri më 3 dhjetor kur policia zbuloi trupin a pajetë të viktimës dhe ka arrestuar 5 persona si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë

    Organizatori kryesor dhe personi që dyshohet se me pistoletë në ora 10:00 të datës 27 nëntor, kreu vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorqevska në Shkup , është Lupço Palevski i cili është në arrati. Sipas të gjitha gjasave ai e ka vrarë edhe 74-vjecarin nga Velesi I cili u zhduk më 24 nëntor.

    Mevludin Imeri thotë se ndaj tij është firmosur urdhërarresti

    Palevski është arratisur nga Maqedonia e Veriut përmes Beogradit ka shkuar në Bullgari ku i humben gjurmët.