Category: Lajme

  • Ekstradohen nga shtetet europiane dy të shumëkërkuar, ja për çfarë akuzohen

    Ekstradohen nga shtetet europiane dy të shumëkërkuar, ja për çfarë akuzohen

    Ekstradohen nga Gjermania dhe nga Spanja, 2 shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GjKKO-ja, për veprimtari kriminale, të kryera në kuadër të 2 grupeve kriminale.

    Nga Frankfurti u ekstradua një 33-vjeçar i lindur në Palestinë, i akuzuar si organizator i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim ilegal në shtetet e BE-së, nga deti dhe nga toka.

    Nga Barcelona u ekstradua një 31-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët gjermanë dhe me ata spanjollë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

    -u ekstradua nga Frankfurti, shtetasi i lindur në Palestinë A. S., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se është organizator i një grupi kriminal, i cili nga viti 2020, ka kryer disa raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga Lindja e Mesme, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim të kundërligjshëm në shtetet e BE-së, përmes rrugëve detare dhe atyre tokësore;

    -u ekstradua nga Barcelona, shtetasi Gj. Z., 31 vjeç, lindur në Sukth. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Gj. Z. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike.

    Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme.

  • Si nisën dyshimet për vrasjen? Vëllai i Liridonës: Naimi ra në kontradiktë, kur ishim në morg…

    Si nisën dyshimet për vrasjen? Vëllai i Liridonës: Naimi ra në kontradiktë, kur ishim në morg…

    Vëllai i Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra me armë zjarri para disa ditësh në Prishtinë ka rrëfyer për News24 gjithçka lidhur me ngjarjen e rëndë, duke treguar se si nisën dyshimet te Naim Murseli, bashkëshorti i motrës së tij.

    Ai u shpreh se ditën pas vrasjes ai e kishte takuar Naimin së bashku me dy të afërmit e tij, aty ku edhe bashkëshorti i Liridonës kishte nisur të jepte disa deklarata kontradiktore

    Ai zbuloi më tej se kur të gjithë ishin nisur drejt morgut për të parë trupin e Liridonës, Naimi kishte refuzuar duke thënë se nuk mund ta shihte të shoqen e pajetë.

    Si e mësuat se Liridona vdiq?

    Vëllai: Isha në punë, më telefonoi gruaja rreth darkës dhe më tha se Liridona ishte vrarë pas një konfrontimi me hajdutët. Kur e pashë m’u duk e vërtetë në bazë të lajmeve. Erdha në shtëpi dhe u mundova të afroj prindërit dhe i kam dërguar në spital për t’u bër qetësues.

    Pasi u dhashë qetësues u nisëm për në Prishtinë. Shkuam në QKUK dhe na thanë që Liridona nuk ishte aty. Shkuam në Dragodan në stacionin policor, aty ishte edhe burri i Liridonës, Naimi duke dhënë deklaratë bashkë me fëmijët.

    Njëherë folëm me fëmijët, folëm me ta dhe i pyeta. Ata thanë që e harruan mamin dhe kishin ikur pasi dikush u kërkoi paratë. Kur i pyesja se si ikën nuk më kthenin përgjigje. Atë natë biseda me Naimin ishte shumë e shkurtër. Ai më tha që dolën grabitësit dhe kërkuan para.

    Por tha se arriti që t’i thoshte fëmijëve suedisht të ikin dhe u hapi dyert fëmijëve dhe iku me ta. Kur ktheu kokën pas nuk ishte Liridona. Pas 4-5 metrave kishte dëgjuar një krismë. Desha të siguroj fëmijët dhe më pas të kthehem te gruaja më tha. Më pas erdhi policia dhe e njoftuan në stacion që ajo kishte ndërruar jetë.

    A kishit dyshime te Naimi?

    Vëllai: Nuk na shkonte mendja aspak, nuk kishim dyshime. Mendonim vetëm se si i ndodhi Liridonës. Atë natë nuk kishim dyshime. Dyshimet nisën të nesërmen. Ishte ora rreth 11 të nesërmen dhe prisnim të na thërriste. Djali i xhaxhait më tha se duhet të takonim Naimin, e telefononim dhe nuk i bënte telefoni. Ishte gjithë kohën me një shofer personal dhe ai më tha se ishin në një hotel.

    Shkuam atje për ta takuar në Prishtinë. Hymë në dhomë, ishte atje duke qëndruar. Pas pak çastesh i erdhi edhe mëngjesi në dhomë, ne ishim pa gjumë pa ushqim prej natës së kaluar. Ne nuk ishim as në gjendje të afronim dorën për të ngrënë.

    Djali i xhaxhait nisi ta pyesë. Përgjigjet e tij ishin habitëse, nuk dinte çfarë thoshte. Binte në kontradiktë me fjalët e veta. Aty lindën dyshime, por sërish nuk e mendoja. Ai thoshte që ishte në telefon dhe pastaj nuk e ka parë hajdutin, e ka parë Liridona. Ai po i jepte makinës, ndërsa djali i xhaxhait i tha po si po i jepje makinës kur ishe në telefon. Aty i tha se jo kështu po ashtu.

    Pjesë nga intervista:

  • E zhukur prej 7 ditësh, gjendet e vrarë 14-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut!

    E zhukur prej 7 ditësh, gjendet e vrarë 14-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut!

    Vajza 14 vjeçare nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, e cila ishte zhdukur nga e hëna (27.11.2023) është gjetur e vrarë.

    Trupi i pajetë i 14 vjeçares, e identifikuar si Vanja Gjorçevska, u gjet në rrethinën e Shkupit. Ndërsa në afërsi të Velesit, ( qytet që ndodhet afër Shkupit) është gjetur i vrarë 74 vjeçari Pançe Zhezhovski i cili ishte raportuar i zhdukur më 24 nëntor 2023.

    Me bagazhin e makinës mbushur marijuanë, pranga shqiptarit në Maqedoninë e Veriut! Sekuestrohet 32 kg drogë

    Vajza 14 vjeçare dyshohet se është vrarë ditën dhe kur është zhdukur pra më 27 nëntor, teksa po shkonte në shkollë.

    Gjithashtu është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00, informon Prokuroria.

    Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonië së Veriut shpërndau një deklaratë mbrëmjen e sotme (03.12.2023) mbi dy vrasjet për të cilat dyshohen se janë kryer nga personat e njëjtë.

    Nga hetimet u konstatua se dy vrasjet janë kryer nga i njëjti person, motivi i të cilit ishte “përfitim interesi” (lakmi materiale)” informon Prokuroria.

    Në lidhje me të dyja vrasjet dyshohen 5 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe janë në paraburgim e priten të dalin para gjykatës, një ndodhet jashtë vendit dhe një tjetër i dyshuar është ndaluar dhe ndodhet në stacionin policor.

    Prokuroria sqaron se të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase

    “Në të njëjtën kohë, përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka përkatësi etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”, informon Prokuroria Publike.

    Vanja Gorçevska, u zhduk të hënën në Shkup teksa po shkonte në shkollë. Menjëherë pas marrjes së raportimeve për personat e zhdukur policia ndërmori një sërë operacionesh për gjetjen e tyre. U krye bastijes në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e Shkup, Veles dhe Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj, janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë u vunë në dispozicion të kërkimeve

    Prokuroria ka dhënë urdhra për tu kryer autopsia në trupat e viktimave si dhe po kryhen kontrolle në dy lokacionet ku u gjetën viktimat.

    “Prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe nga Prokuroria Themelore Publike Veles kanë kryer kontrolle në dy lokacionet ku janë gjetur trupat e të zhdukurve. Janë dhënë urdhra për autopsi në trupat e viktimave dhe për identifikimin e duhur. Gjithashtu janë lëshuar urdhra për mbledhjen dhe ekspertizën e të gjitha gjurmëve dhe provave nga të dyja lokacionet.”

    Eshtë gjetur e djegur dhe një makinë tip Citroen

    Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal, në koordinim me Prokurorin Publik

    Në ditët pas zhdukjes së dy personave, prokurorët publik lëshuan urdhra për kontrolle në vende të shumta, sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video, vendndodhjen bazuar në stacionet bazë, analizat ligjore të pajisjeve elektronike, mjekësinë ligjore të gjurmëve materiale dhe provave, duke përfshirë makinën e lidhur me ngjarjen.

    Janë intervistuar persona të cilët kanë mundur të kenë njohuri të caktuara për ngjarjen dhe në bazë të të gjitha provave të grumbulluara është zbardhur ngjarja për autorët e dyshuar dhe motivet e tyre. Pas kompletimit të provave dhe aktekspertimit të urdhëruar, prokuroria do të fillojë procedurat përkatëse ndaj të gjithë të dyshuarve, informon Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

    Tre nga pesë të dyshuarit për vrasjen pritet të sillen në Gjykatën Penale në orët e vona të natës.

  • Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura

    Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura

    Motra e të ndjerës Liridona Ademaj, vrasja e së cilës trondit mbarë opinionin publik shqiptar, pasi bashkëshorti i saj, Naim Murseli kishte paguar vrasës me pagesë për eliminimin e saj, ka reaguar në rrjetet sociale.

    Motra e Liridonës, ka publikuar një pjesë të bisedës së kaluar me të, në të cilën viktima shpreh mbështetjen e saj për gratë dhe dhimbjen në të njëjtën kohë për gratë e trajtuara në mënyrë të padrejtë.

    Vdekja e Liridona Ademajt ka pikëlluar shumë familjen, kolegët dhe mbarë opinionin publik.

  • Tërmeti i fuqishëm në ishull, ky shtet lëshon alarmin për cunami

    Tërmeti i fuqishëm në ishull, ky shtet lëshon alarmin për cunami

    Një alarm për cunami është lëshuar në bregun perëndimor të Japonisë në Paqësor pas një tërmeti të madh në Filipine.

    Kështu u shpreh Agjencia Meteorologjike e Japonisë, shkruan Reuters.

    Tsunami, i cili vlerësohet të jetë 1 metër i lartë, ka të ngjarë të arrijë në Japoni që në orën 1:30 të mëngjesit të së dielës (1630 GMT të shtunën), njoftoi transmetuesi publik NHK.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Dashi

    Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do flisni hapur me njeri-tjetrin dhe do bini ne mirëkuptim për gjithçka. Do jeni me te qarte edhe për vendimet qe do iu duhet te merrni. Për beqaret do jete Venusi planeti me i favorshëm dhe qe do i nxite te joshin pa fund. Ne planin financiar tregohuni me te kujdesshëm dhe menaxhojini me maturi ato te ardhura qe keni.

    Demi

    Dite paksa e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do hapni rruge aspak. Beqaret do njihen me persona shume interesante dhe me shume gjasa do fillojnë një histori te bukur dashurie. Financat do jene me te mira sesa mendoheshin dhe do i zgjidhni edhe problemet qe keni pasur para disa kohesh.

    Binjaket

    Do jeni shume xheloze sot për ata qe keni ne krah dhe marrëdhënia midis jush do jete goxha e tensionuar. Kujdes mos e prekni atë ne thembrën e Akilit sepse do keni probleme te mëdha. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do filloje te përmirësohet ndjeshëm.

    Gaforrja

    Marrëdhënia ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe here pas here mund te keni mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Mundohuni te mos abuzoni me durimin e partnerit sepse gjerat mund te marrin tatëpjetën. Beqaret ka shume gjasa te rifillojnë te pëlqejnë një person qe kane pasur ne kreh kohe me pare. Financat do jene delikate, prandaj kujdes me shpenzimet.

    Luani

    Jeta juaj sentimentale do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do kaloni momente pasionante me partnerin dhe here pas here do iu duket vetja sikur jeni ne një ëndërr. Edhe beqaret do jene me fat dhe do mund ta bëjnë për vete atë qe do pëlqejnë. Ne planin financiar duhet te reflektoni shume here para se te bëni një investim te madh.

    Virgjeresha

    Për pjesën me te madhe te të dashuruarve dita do jete shume e qete dhe pa probleme. Ai qe keni ne krah do i kuptoje te gjitha prioritetet tuaja dhe do iu mbështetëse ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te mendojnë për aventura, por te presin edhe pak për te nisur një histori serioze. Ne planin financiar do bëni një riorganizim te situatës dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.

    Peshorja

    Do ia shprehni partnerit tuaja si gëzimin ashtu edhe mërzitjen dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Edhe ata qe kane pasur probleme do i sqarojnë. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe serish nuk do e gjejnë personin qe kane kërkuar. Financat do jene goxha me te mira sesa kohet e fundit dhe do mund te shpenzoni pak me tepër sesa zakonisht.

    Akrepi

    Do keni te njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Do i harroni mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret do jene te privilegjuarit e kësaj dite dhe do përjetojnë emocione pa fund. Ne planin financiar nuk duhet te bëni shpenzime marramendëse sepse do përballeni me vështirësi te mëdha me pas.

    Shigjetari

    Do diskutoni hapur për gjithçka me partnerin dhe marrëdhënia mes jush do jete akoma me e ngrohte. Disa mund te mendojnë te krijojnë se shpejti një familje. Beqaret do kenë disa takime interesante, por nuk do dine ke te zgjedhin. Reflektoni sa kohe qe te doni. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do kryeni disa shpenzime dhe situata serish do jete e qëndrueshme.

    Bricjapi

    Ndikimi i yjeve ne planin sentimental do jete shume i madh gjate kësaj dite. Ata do iu shtyjnë te tregoheni me te hapur dhe te mos keni komplekse. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë edhe sakrifica vetëm për te gjetur personin e duhur. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër dhe situata do jete përsëri e qëndrueshme.

    Ujori

    Çdo dëshirë qe te keni gjate kësaj dite duhet t’ia shprehni atij qe keni ne krah. Vetëm ne këtë mënyrë ai mund t’iu kuptoje dhe mund t’iu beje te ndiheni sa me mire. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm një person. Ne planin financiar mund te përballeni me surpriza te këqija nëse nuk tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

    Peshqit
    Dite harmonike dhe e mbushur me surpriza te këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak kohe te mërziteni sepse partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kenë mundësi te takojnë personin e tyre te ëndrrave. Për financat dita do jete e paqëndrueshme. Mos prisni qe gjendja te stabilizohet nëse nuk merrni sa me shpejt masa strikte.

  • “Vrasësit i njohim, një prej tyre ka ngrënë bukë në familjen tonë”, vëllai i Liridonës: Mendojmë se Naimi e vrau motrën për…

    “Vrasësit i njohim, një prej tyre ka ngrënë bukë në familjen tonë”, vëllai i Liridonës: Mendojmë se Naimi e vrau motrën për…

    “Vrasësit i njohim, një prej tyre ka ngrënë bukë në familjen tonë”, vëllai i Liridonës: Mendojmë se Naimi e vrau motrën për…
    Dec 3, 2023 | 22:23

    Vëllai i Liridona Ademajt, ka folur për News24, në lidhje me vrasjen mizore të motrës së tij, nisjen e dyshimeve tek Naim Murseli dhe arsyen se pse ky i fundit bëri një gjë të tillë, duke lënë dhe dy fëmijët jetimë.

    Sipas Leonard Ademajt, edhe pse ende nuk e kanë të sigurtë, dyshimet kryesore qëndrojnë tek sigurimi i majmë financiar që kishte Liridona në Suedi, aty ku edhe jetonte prej shumë vitesh me familjen.

    Ai po ashtu ka rrëfyer, se vrasës i Liridonës dhe personi që e ka ndihmuar vrasësin, nuk janë persona të panjohur për familjen e tij, madje Kushtrim Kokalla, pjesëtari i FSK-së, sipas tyij ka ngrënë bukë dhe ka qëndruar në banesën e familjes Ademaj.

    Pjesë nga intervista:

    Leonard Ademaj: Pasi mbërritëm në shtëpinë tonë këtu, babai tha se nuk duhet të shkojmë atje. Babai tha se nëse Naimi do ishte burrë do e kishte mbrojtur Liridonën. Pas pak minutash doli në lajme se Naim Murseli ishte arrestuar.

    Kishin 13 vjet martesë. Në Suedi Liridona ka kryer një shkollë, më pas ka punuar me të moshuarit deri sa hapën biznesin e tyre të pastrimit. Liridona ka qenë shumë e lumtur, nuk ka pasur diçka në këto vite martesë. Nuk kemi dijeni që ka pasur një proces divorci mes tyre, nuk është e vërtetë.

    Cili mendoni se ka qenë motivi i Naimit për këtë akt të rëndë?

    Leonard Ademaj: Tani mund të kemi shumë mendime se përse e ka bërë atë akt Naimi. Mendimet tona janë se Naimi që kur është kthyer ka pasur shpenzime dhe motra jonë kishte një siguracion të madh në Suedi dhe mos ndoshta ai ka menduar ta vriste dhe të merrte një shumë të konsiderueshme të parave. Mendojmë se ai ka qenë qëllimi kryesor dhe pse mund të ketë pasur qëllime të tjera.

    A i njihni vrasësit e Liridonës?

    Leonard Ademaj: Vrasësin e njohim pak, nuk kemi pasur biseda me të, ndërsa personin bashkëpunëtor e njohim personalisht. Ka qenë tek ne disa herë, ka ngrënë bukë në shtëpinë tonë dhe ka fjetur në shtëpinë tonë. E njohim shumë mirë.

    Ku ndodhen fëmijët e Liridonës në këto momente?

    Leonard Ademaj:Fëmijët e Liridonës janë në shtëpinë e gjyshërve të tyre, prindërve të Naimit. Atje po kujdesen për ta.

  • Vrasja e Nikulajt/ Eksperti i sigurisë zbardh detaje të reja: Ishte e paralajmëruar, autorët ishin…

    Vrasja e Nikulajt/ Eksperti i sigurisë zbardh detaje të reja: Ishte e paralajmëruar, autorët ishin…

    I ftuar në një emision televiziv, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh se në rastin e Nikulajve kjo është një ngjarje e paralajmëruar sepse këto konflikte vazhdojnë për sa kohë kemi vrasje dhe hakmarrje me pagesë.

    Ai shtoi se kishim një paralajmërim për një hakmarrje dhe personat duhet të mbaheshin në vëzhgim nga autoritetet, ndoshta për të shmangur ngjarje të tilla.

    Softa: Kjo është një ngjarje e paralajmëruar sepse këto konflikte vazhdojnë për sa kohë kemi vrasje dhe hakmarrje me pagesë. Vrasja e Ardian Nikulajt ku u përfshinë 4 persona edhe të huajt, e tregon një gjë të tillë. Është një përsëritje e skemave të atentateve me makina të vjedhura dhe targa të vjedhura, ndërsa personat janë profesionistë.

    Kishim një paralajmërim për një hakmarrje dhe personat duhet të mbaheshin në vëzhgim. Duhet parë edhe aktiviteti i të ndjerit për të parë nëse ka pasur një të tillë. Duhet parë aktiviteti i tij, nëse ka pasur konflikte, sepse mund të përdoret alibia e hakmarrjes, ndërsa mund të kemi një pistë tjetër.

  • Prej 7 ditësh rezultonte e zhdukur, gjendet e pajetë 14-vjeçarja

    Prej 7 ditësh rezultonte e zhdukur, gjendet e pajetë 14-vjeçarja

    Është gjetur i pajetë trupi i një 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut, e cila ishte e zhdukur që prej datës 27 nëntor të këtij viti.

    Gjeorgjievska është gjetur e vdekur në rajonin e Shkupit, ndërsa prokuroria ka njoftuar se për vdekjen e saj janë të dyshuar pesë persona.

    Ndërkaq, në rajonin e Velesit u gjet trupi i pajetë i një 74-vjeçari, i cili ishte raportuar i humbur që prej datës 24 nëntor.

    “Prokuroria Publike ka njoftuar se pas aktiviteteve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor të SBP Shkup, në rrethinën e Shkupit është gjetur i pajetë trupi i të miturës Vanja Gjorgjievska, e cila ishte denoncuar si e zhdukur më 27.11.2023, ndërsa në rrethinën e Velesit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur trupi i P.ZH (74) nga Velesi, i cili më 24.11.2023 ishte denoncuar si i zhdukur. Në lidhje me të dyja rastet nga prokuroria thonë se janë të dyshuar pesë persona, tre prej të cilëve kërkohet paraburgim, një është jashtë shtetit, dhe një për momentin është në stacion policor.

    Më parë, në lidhje me veprat penale është gjetur i djegur një makinë “Citroen” dhe pas ekspertizave janë siguruar materiale për përfshirjen e personave dhe pas dokumentimit të plotë kundër tyre do të ketë kallëzime penale adekuate”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

  • Inskenoi vrasjen e gruas, fjalët e para të Naim Murselit në gjykatë pas ngjarjes

    Inskenoi vrasjen e gruas, fjalët e para të Naim Murselit në gjykatë pas ngjarjes

    Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj.

    Seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për paraburgim u mbajt sot ku u deklarua edhe i dyshuari Murseli dhe avokati i tij Ahmet Ahmeti. Murseli tha se ai nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë vetë i rrezikuar.

    “Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, tha ai.

    Avokati Ahmet Ahmeti tha se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

    “I mbrojturi im nuk është fare i perfshire në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsye të përsërise veprën penale se nuk e ka bërë”, ka thënë avokati Ahmeti.

    30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur. Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij.