Category: Lajme

  • ‘Zemër firmosa kontratën për në BBV3 unë’! Këngëtari i njohur telefonon ‘live’ bashkëshorten, ajo i ‘pret’ shpresat (Video)

    ‘Zemër firmosa kontratën për në BBV3 unë’! Këngëtari i njohur telefonon ‘live’ bashkëshorten, ajo i ‘pret’ shpresat (Video)

    Erik Lloshi është padiskutim një ndër këngëtarët mjaft të dashur të publikut shqiptar dhe ditën e sotme, ai ka qenë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, drejtuar nga Erjola Doci dhe Ronaldo Sharka.

    Në intervistën e tij, artisti ka folur më shumë për karrierën e tij dhe planet për të ardhmen. Erikut nuk i ka shpëtuar gjithashtu edhe pyetja, nëse do dëshironte të ishte pjesë e “Big Brother Vip 3”.

    “Nuk do ta mohoja që do më pëlqente ta provoja si eksperiencë por njëkohësisht kam edhe frikë. Kam frikë ta provoj si eksperiencë nga vetja ime. Pra e kam me qejf por e kam edhe frikë njëkohësisht. Një ftesë akoma nuk më ka ardhur por edhe nëse do më vijë…”

    I pyetur nga Erjola nëse do jepte 100% të vetes së tij nëse do ishte pjeseë e këtij programi, Eriku është shprehur:

    “Nuk e di por unë me natyrën që kam, nuk di të gënjej dhe jam shumë i drejtpërdrejtë. Zakonisht njerëzit e drejtpërdrejtë nuk janë aq të pëlqyer mendoj unë”.

    Ai më vonë ka vendosur që të vërë në lojë bashkëshorten e tij, duke i telefonuar për t’i thënë se sapo ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e “reality show” dhe mesa duket artisti e paska një pengesë të madhe.

    Bashkëshortja e tij e ka thënë hapur që nuk e ka aspak me qejf që ai te jetë pjesë e këtij formati.

    Ndiqni videon:

  • Përgjimet e SKY/ Zbardhen detaje të reja nga dosja, si u ekzekutua vëllai i Talo Çelës nga Nuredin Dumani

    Përgjimet e SKY/ Zbardhen detaje të reja nga dosja, si u ekzekutua vëllai i Talo Çelës nga Nuredin Dumani

    Vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës është kryer teksa, ai fliste përmes aplikacionit “SKY” me Nuredin Dumanin. Kapllani po priste dy miqtë e Dumanit, Besian Xhixhën dhe Enver Divën, t’i çonin një makinë tip “Benz”, që do përdorej për goditjen e Dine Çamit dhe Elton Kilës në Elbasan.

    Por pasi ka marë lajmin e vrasjes së Kapllanit, Dumani ka udhëtuar urgjentisht nga Elbasani në drejtim të Sinaballaj, duke parë nga distanca vdekjen e mikut të tij, të cilin ai e kishte përdorur për të vendosur armën tip “TT” në servisin e Seit Manahasës në Peqin. Kjo armë ishte përdorur nga Skerdi Tase në vrasjen e Emiljano Ramazanit në muajin korrik 2020.

    I tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe që kishte parë, Dumani kthehet në Elbasan, duke marë takim me financuesin e tij, Erjon Alibej dhe së bashku bien dakord që të kundërpërgjigjen shumë shpejt ndaj grupit rival. Ata hetojnë në mënyrë të ftohtë dhe të shpejtë duke dalë në konkluzjonin se vrasjen e Klevis Kapllanit e ka kryer Seit Manahasa dhe Talo Çela.

    Sipas gazetarit Elton Qyno, në pamundësi për të kapur dhe goditur Manahasën, i cili në muajin shtator 2020 ndodhej në burg për shkak të grackës që i kishin ngritur me pistoletën “TT” Dumani dhe Erjon Alibej dhe pamundësi për të gjetur Talo Çelën, të bien dakord që kundërsulmin e tyre ta përqëndronin pikërisht tek Bujar Çela, vëllai i Talos, që punonte si taksist dhe në jetën e tij s’kishte kryer asnjë krim.

    Mobilizimi i grupit është kryer në një kohë rekord, ku brenda 24 orëve, janë gjendur 60 mijë euro për pagesë, armët dhe një automjet tip “Renault” të vjedhur, të cilin grupi ja mori Ervis Martinajt. Më 15 shtator 2020 u vra Klevis Kapllani, ndërsa një ditë më pas në datën 16 shtator 2020, Nuredini u takua me Enver Divën e Besmir Xhixhën në fshatin Pajovë.

    Për vrasjen e Bujar Çelës, ata i kishin siguruar Dumanit një automjet tip “Renault”, të cilën ja kishte lënë në mbajtje Ervis Martinaj. Sipas Dumanit, Martinaj ka dashur ta përdorë këtë mjet në një ngjarje kriminale, por për shkak të zbulimit ai ishte tërhequr, duke e lënë në mbajtje makinën në zonën e Fushë-Krujës, tek Enver Diva dhe Besian Xhixha.

    Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se automjeti tip “Renault” ishte futur në territorin shqiptar nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë nga Gëzim Haziri, i cili është nga qyteti i Kukësit. Sipas dosjes së prokurorisë Haziri ka mjaft hyrje-dalje në kufi me shtetasin Bujar Hasani alias Lika, person me precedent kriminal i vrarë më datë 30 maj 2020 dhe lidhje e afërt e Ervis Martinaj, dhe Alket Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar në flagrancë disa vite më parë për “Vrasje të mbetur në tentative” në dëm të shtetasit Bujar Kullaj, ngjarje e ndodhur në kryqëzimin e rrugës së fshatit Larushk dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

    Këto fakte mbi automjetin “Renault” të përdorur në ekzekutimin e Bujar Çelës, mbështesin deklarimin e Nuredin Dumani i cili ka pohuar se: “…çunat (fjala për Besmir Xhixhën e Enver Divën) më thanë që kishin një “Renault” që ja kishin marrë Ervis Martinaj dhe se kjo makinë ishte planifikuar për tu përdorur në një ngjarje tjetër, por ishte parë shumë herë në atë zonë dhe nuk mund të përdorej, prandaj ja dhanë çunave…”.

    Dumani tregon se një ditë pasi ishte vrarë Klevis Kapllani, në 16 shtator 2020 takohet me Xhixhën dhe Divën në Pajovë dhe këtë natë së bashku ndenjtën deri rreth orës 04:00 të mëngjesit të datës 17 Shtator, në mbikqyrje dhe pritje të Bujar Çelës të dilte nga banesa.

    Rreth kësaj orëve të mëngjesit, kur dhe shkonte të pinte kafenë e mëngjesit tek një bar kafe,të cilën Nuredinit ia kishte pas treguar më parë Eljo Bitri. Gjatë kësaj periudhe Bitri ishte një person që luante me dy krahët,pasi ishte njeri i afërt me Talo Çelën, por njëherazi informonte dhe Nuredinin për gjithçka.

    Bujar Çela, është qëlluar me 15 plumba në ambjenet e kafes tek rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan duke mbetur i vdekur në vend. Dy vite nga kjo vrasje, Dumani ka çuar prokurorët e SPAK në vendin e kanalit të ujrave të zeza, ku kishte hedhur armët e vrasjes së Çelës, por ato nuk u gjendën.

    “…pistoleta që më kishte falur Talo Çela, mu bllokua teksa po qëlloja vëllain e tij, Bujar Çela”. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash: “…hajde më sill armën…”.

    Më tha: “…ça të bëj…?” Unë i thashë: “…godite në kokë…?. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend llojin e armës. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinën e vet në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me “Renault”.

    Kur i pashë ja bëra me shenjë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën te tuneli, nën urën e shinave të trenit dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë-Krujë me benzin. I kemi renë nga Peqini në Rrogozhinë më pas në Durrës – Vorë me destinacion Fushë-Krujën.

    Benzin e lash në parkimin e një pallati përballë Komisariatit të policisë në Fushë-Krujë dhe i thash çunave çojani benzin Soni Rreçit, se nuk na bën punë, në kuptimin që nuk do ta blija. Armën pistoletë 9 mm dhe një Uzi Pistol 7.65 mm i kemi hedhur në kanalin që ndohet tek rruga dytësore në Plepa, tek kanali rruga dytësore kur vjen nga Shkëmbi i Kavajës për në Plepa, mbi rrugën kryesore. Ndërsa, pistoletën që mu bllokua dhe që ma kishte falur Talo Çela, ia fala Enver Divës pasi ai ma kërkoi.

    Ishte pistoletë “Zastava” me silenciator. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë, ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje…” – ka treguar Dumani.

  • Lufta në Ukrainë/ Paralajmërimi i frikshëm i Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për…

    Lufta në Ukrainë/ Paralajmërimi i frikshëm i Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për…

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se aleanca ushtarake perëndimore duhet të përgatitet për lajme të këqija nga fronti ukrainas, pasi Kievi vazhdon të mbrohet kundër një pushtimi gjithëpërfshirës rus.

    “Luftërat zhvillohen në faza. Ne duhet të mbështesim Ukrainën në kohë të mira dhe të këqija,” tha Stoltenberg në një intervistë për televizionin gjerman ARD.

    “Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për lajme të këqija”, shtoi Stoltenberg, por nuk ishte më konkret.

    Komentet e tij vijnë ndërsa aleatët perëndimorë debatojnë për municionet dhe ndihmën financiare për Ukrainën dhe ndërsa Moska rrit numrin e trupave të saj.

    Të premten, presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të ushtarëve me rreth 170.000, në një total prej 1.3 milion.

    Linjat e betejës kanë lëvizur pak në muajt e fundit, pavarësisht kundërsulmimit të Kievit gjatë verës. Por ukrainasit përdorën raketa lundrimi për të shtyrë flotën ruse në Detin e Zi dhe për të shkaktuar dëme thellë brenda territorit rus.

    “Këto janë fitore të mëdha edhe pse ata nuk arritën të lëvizin vijën e parë”, tha Stoltenberg në intervistë.

    Ai u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s të rrisin prodhimin e municioneve, duke u ankuar për gjendjen e fragmentuar të industrisë evropiane të mbrojtjes.

    “Ne nuk mund të punojmë së bashku aq ngushtë sa duhet,” tha Stoltenberg, duke u kërkuar qeverive që të shikojnë përtej interesave të tyre kombëtare në pamjen më të gjerë.

    “Fitorja e Putin nuk do të ishte vetëm një tragjedi për Ukrainën, por edhe një rrezik për aleatët e tjerë. Sa më shumë ta mbështesim Ukrainën, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, tha ai.

  • Incidenti gjatë shortit të Euro 2024, dëgjohet audio si ajo e filmave për të rritur (Video)

    Incidenti gjatë shortit të Euro 2024, dëgjohet audio si ajo e filmave për të rritur (Video)

    Zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti, u ndie pak në siklet në skenën e sallës së Hamburgut, ku u hodh shorti i Euro 2024. Të pranishëm ishin edhe Xhixhi Bufon, Uesli Shnajder dhe David Silva.

    Zvicra sapo ishte përzgjedhur në Grupin A me Skocinë dhe Gjermaninë si mikpritëse, por audioja e njëjtë me ato të filmave për të rritur, krijoi siklet në një nga ceremonitë më të ndjekura të vitit.

    UEFA ka vendosur që të hapë një hetim, ndërsa fajin e ka marrë përsipër Daniel Jarvis, një youtuber i famshëm për shakatë e tij. Ai kishte zgjedhur që t’i jepte një ngjyrim erotik futbollit.

    Daniel tregoi se kishte arritur që të vendoste një celular në sallë. I kishte rënë numrit dhe nga aparati kishte ardhur audioja e sikletshme.

    Një veprim i tillë nuk u mirëprit nga institucioni europian i futbollit, ndërsa disa prej figurave të njohura të sportit e shumë tifozë, e morën atë me sportivitet./Klan News

    Inappropriate audio playing during Euro 2024 Draw
    byu/Kyrosses insoccer

  • Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, ja zonat dhe oraret

    Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, ja zonat dhe oraret

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar këtë të diel se të hënën do të ketë shkëputje të energjisë elektrike. Kështu OSHEE thotë se në Tiranë do të ketë stakime të energjisë në disa zona.

    Njoftim për abonentët në Tiranë:

    Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 4 dhjetor do të kryhen punime në disa fidera të NST Qendër, NST Vorë dhe NST Valias.

    Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

    09:00-13:00

    Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”, rruga “Luigj Gurakuqi”, zona pranë sheshit “Avni Rustemi”, rruga “Fadil Rada”, rruga “Beqir Luga”, rruga “Tefta Tashko”

    10:00-12:00

    Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, Gjokaj, Vorë, Valias

    12:00-14:00

    Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”

  • Aksidenti i vajzave në Shkodër, Artan Hoxha bën thirrjen urgjente për të dhuruar gjak për 27-vjeçaren

    Aksidenti i vajzave në Shkodër, Artan Hoxha bën thirrjen urgjente për të dhuruar gjak për 27-vjeçaren

    Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të diele në fshatin Zues në Shkodër.

    Mjeti i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Erisa Gucija, humbi kontrollin duke u përplasur më pas me një shtyllë anash rrugës. Nga aksidenti mbetën të plagosura tre të rejat të cilat ndodheshin në mjet.

    Teksa dy vajzat e tjera u nisën menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, për 27-vjeçaren forcave të zjarrfikëseve dhe efektivëve të policisë iu deshën rreth tre orë përpjekje për ta nxjerrë të renë nga automjeti.

    Si pasojë Erisa Gucija ka humbur shumë gjak dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës në rrezik për jetën.

    Së fundmi, gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në zonën e Shkodrës, të cilët kanë grupin e gjakut “A NEGATIV” dhe “ZERO NEGATIV” të paraqiten në ambientet e spitalit dhe të dhurojnë gjak për Erisa Gucijan, pasi jeta e saj është në rrezik serioz dhe ka nevojë emergjente për gjak.

    “URGJENTE !

    Kerkohet gjak i grupit A NEGATIV dhe ZERO NEVATIV ne SPITALIN RAJONAL SHKODER.

    Ndihma e shpejte mund te ndihmoje në shpetimin e vajzes ERISA GUCIJA 27 VJECE, jeta e se ciles eshte në rrezik serioz dhe ka nevoje emergjente per gjak.

    Vajza eshte demtuar gjate aksidentit te rende qe ndodhi sot në Shkodër.

    U deshen me shume se 3 ore perpjekje, per ta nxjerre trupin e vajzes nga brenda mjetit ku ishte bllokuar gjate aksidentit.

    I behet apel çdo qytetari qe ndodhet në zonen e Shkodres dhe ka kete grup gjaku, te ndihmoje per te shpetuar jeten e nje vajze te re, e cila po lufton me vdekjen”, shkruan Hoxha në postimin e tij në “Facebook”.

  • Tmerrohet moderatorja e Top Channel, ja çfarë i ndodhi gjatë emisionit (Video)

    Tmerrohet moderatorja e Top Channel, ja çfarë i ndodhi gjatë emisionit (Video)

    Mos i bjer në top” është padiskutim një ndër programet që çdo të dielë krijon një zhurmë të madhe në rrjet ashtu sikurse ka bërë edhe këtë javë.

    Erik Lloshi ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën e njohur te “E Diell”, drejtuar nga Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka.

    Gjatë intervistës së tij, Erik Lloshit i është hedhur nga sipër një gjarpër lodër por kjo nuk e ka frikësuar aspak këngëtarin e njohur mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë për moderatoren e programit.

    Eriku ka marrë gjarpërin lodër dhe e ka hedhur në drejtim të Erjolës, e cila është tmerruar, duke bërtitur me zë të lartë: “Jo, jo se harroj që është londër“. Më pas dikush tjetër nga stafi ia ka hedhur gjarprin, duke detyruar Erjolën të ndërpresë programin pasi nuk po ndihej mirë.

    Erjola ka kërkuar gjithashtu që kjo pjesë të pritet dhe të mos transmetohet por Ronaldo i është përgjigjur me shumë bindje se kjo pjesë sigurisht që do të transmetohet.

  • “Dënim të përjetshëm ose…”/ Vëllai i Liridonës kërcënon Naim Murselin: Pasi e vrau, po hante në një hotel luksoz

    “Dënim të përjetshëm ose…”/ Vëllai i Liridonës kërcënon Naim Murselin: Pasi e vrau, po hante në një hotel luksoz

    Vëllai i Liridona Ademajt, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat kosovare ku tregon në detaje gjithçka çfarë ndodhi në ngjarjen që ka tronditur Prishtinën dhe jo vetëm.

    Ai tregon se si nisën dyshimet e para ndaj Naim Murselit, për shkak të disa sjelljeve të çuditshme të këtij të fundit.

    “Naimi ishte ulur në një hotel luksoz në Prishtinë, dhe kishte porositur duke ngrënë e duke pirë, sikur mos të kishte ndodhur gjë, e kjo na bëri përshtypje, po thamë hajt se ndoshta është i mërzitur e ta lëmë të qetë,” tha i vëllai.

    “Megjithatë edhe në varrim u vonua shumë, me zor erdhi, më është dashur ta marr disa herë në telefon. Kush është ai që e lë gruan dhe ikën, ok ka marrë fëmijët, po dhe fëmijët me këtë grua i ke bërë, në të tilla raste i dilet plumbit para, prandaj kishim gjithnjë e më shumë dyshime.

    Por dua ta falenderoj policinë e Kosovës, prokurorinë, hetuesit të gjithë. Presim dënim maksimal se s’ka zgjidhje tjetër, se ndryshe do e kryejmë punën vet. Burgim të përjetshëm madje,” tha i vëllai.

  • 10 mijë lekët që nisën hasmërinë mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj/ VRASJET vijojnë…

    10 mijë lekët që nisën hasmërinë mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj/ VRASJET vijojnë…

    Një atentat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Entjan Nikulaj, tronditi dje qytetin e Lezhës. Nga dinamika e ngjarjes zbulohet se ekzekutimi i tij ka qenë i mirëorganizuar dhe autorët kanë ndjekur të njëjtën skemë për të humbur gjurmët, djegien e çdo prove që mund të zbulojë ata.

    Pista kryesore e hetimit është gjakmarja, pasi kjo ngjarje i është shtuar një zinxhiri atentatesh të ndodhura ndër vite mes dy fiseve në Lezhë, Nikulajve dhe Lekstakajve.

    Entjan rezulton kushëriri i Ardian Nikulajt, ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Ardiani u ekzekutua nga portugezi Ruben Saraiva pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Britania, aty ku jetonte. Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj.

    Gjakmarrja mes fisit Lekstakaj dhe fisit Nikulaj e ka zanafillën që nga viti 1996. Sherri për 10 mijë lekë të vjetra në një prej karburanteve të qytetit vijon me vrasje edhe sot, pas 27 vitesh.

    Në atë kohë vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

    Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

    Pas disa muajsh të po atij viti, do të vijonte me vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj.

  • Djali u martua me vajzën që njohu në Instagram, nëna: Babai kishte qenë në burg, e ëma shihte filxhan

    Djali u martua me vajzën që njohu në Instagram, nëna: Babai kishte qenë në burg, e ëma shihte filxhan

    Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e saj, Andin. Vendimi i vështirë për t’u përballur me të birin në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen prej një vendimi të Andit për t’u martuar me një vajzë që e ka njohur në rrjetet sociale.

    Njohja ndodhi në Instagram dhe brenda 10 muajve, ka ndodhur edhe celebrimi. Përveçse nuk është dakord me formën e njohjes, Anila tregon se prezantimi me familjen e vajzës i ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe.

    Andi: Unë kam njohur një vajzë në rrjetet sociale, në Instagram.

    Eni Çobani: Që quhet?

    Andi: Që quhet Armela Musta, ndërsa sot ka akoma mbiemrin tim, Gjoka.

    Eni Çobani: Je martuar ti me të?

    Andi: Po, kemi folur, kemi bërë celebrimet, jemi martuar dhe historia ka nisur, për gati 10 muaj kemi folur…

    Anila: Pikërisht për këtë celebrim të nxituar që ti bëre djalë i dashur dhe unë jam sot në këtë gjendje se të kam thënë që në fillim Andi, të lutem”…

    Eni Çobani: Si, je martuar ti me këtë, menjëherë?

    Andi: Po.

    Eni Çobani: Si, u njohe dhe u martove ti, direkt?

    Andi: Po. Jo direkt.

    Anila: Nuk na dëgjoi zonja Eni, se ne i thamë, nuk na dëgjoi dhe ai arriti këtu ku është sot! Nuk na dëgjoi.

    Ardit Gjebrea: Ti u njohe me të në Instagram, u dashurove…

    Andi: Po.

    Ardit Gjebrea: U dashurua dhe ajo, erdhe…

    Andi: Po, i kam marrë prindërit, i kam sjellë në Shqipëri për të ardhur për të vajtur për ta kërkuar këtë vajzën.

    Ardit Gjebrea: Zyrtarisht.

    Andi: Zyrtarisht, në familjen e saj. Në momentin kur ia kam prezantuar familjes time familjen e vajzës nuk kanë qenë dakord.

    Anila: Nuk kanë qenë dakord zoti Ardit se familja e vajzës, i ati kishte hyrë në burg për mbjellje narkotikësh. E ëma shtinte filxhan nëpër shtëpi, unë nuk jam e kësaj kategorie. I ati quhet Astrit dhe hyn brenda në shtëpi për të kërkuar dorën e vajzës dhe ai thotë që unë kam patur një dashnore në Lin, të më falin dhe unë këtu shtangem. Unë tani isha që nuk doja që të bëhej kjo gjë, për hir të dashurisë unë… kur me këtë fjalë unë jam zhgënjyer totalisht dhe djali im nuk më dëgjon.

    Andi: Po ç’rëndësi ka çfarë ka bërë i ati?

    Anila: Nuk më dëgjove bir i mamit! Vajza rrjedh nga një familje!/tvklan.al