Category: Lajme

  • Incident në Shkozë, gruaja nga ballkoni i ndërpret takimin elektoral, kandidati për deputet e denoncon në polici

    Incident në Shkozë, gruaja nga ballkoni i ndërpret takimin elektoral, kandidati për deputet e denoncon në polici

    Një incident është shënuar ditën e djeshme gjatë një aktiviteti elektoral në zonën e Shkozës, në kryeqytet.

    Policia bën me dije se ka shoqëruar një grua, e cila është denoncuar nga një kandidat për deputet se e ka penguar gjatë aktivitetit të tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

    “Pasditen e djeshme, shtetasi R. C., 38 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik, ka njoftuar Policinë se ishte penguar gjatë aktivitetit të tij elektoral, në Shkozë. Shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për rastin dhe kanë shoqëruar në komisariat, shtetasen Sh. S., 42 vjeçe, banuese në Shkozë”, njofton policia.

    Në vijim sqarohet se 42-vjeçarja ka pranuar se i ka ofenduar pjesëmarrësit në këtë aktivitet pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e krijuara afër pallatit ku ajo banon dhe se nuk e ka ditur arsyen e këtij aktiviteti.

  • Prej tre ditësh nën tokë pas shembjes së masivit të kromit, ky është 29-vjeçari Ardit Beshiri, babai kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Prej tre ditësh nën tokë pas shembjes së masivit të kromit, ky është 29-vjeçari Ardit Beshiri, babai kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Personi qe shihni ne foto, është 29-vjeçari Ardit Beshiri, është i riu që prej rreth dy ditësh rezulton i humbur, pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e quajtur Qafë-Burrel, në Klos.

    Dyshohet se ka humbur jetën në masivin që u shemb në Klos.

    Kushëriri i tij Malvin Taraj, në një prononcim për mediat më herët u shpreh se trupi i tij mund të gjendet vetëm përmes aparaturave të posaçme, ndërsa theksoi se kjo ngjarje ka sjellë një tronditje të madhe në familjen e tyre.

    “Me sa informacione kemi dimë që është një kompani turke që ka aparaturat, por emrin nuk ja di. Kemi marrë vesh që një rast i ngjashëm ka ndodhur në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin. Deri tani më shumë ka vullnetarë dhe disa ushtarë si dhe efektivë të policisë që po kërkojnë. Nuk mund ta gjejmë privatisht, terreni është shumë i thyer, makineritë nuk futen dot”, deklaroi ai.

    Familjarët kanë bërë apel për shtimin e forcave në operacionin e kërkimit, ndërsa shpresat për gjetjen e tij po veniten me kalimin e orëve.

    Ditën e djeshme, babai Nerim Beshiri, u bëri apel institucionev që të shtojnë kërkimet me metoda të specializuara, pasi kërkimet në këmbë janë të paefektshme për shkak të terrenit të thepisur malor dhe materialit që është shpërndarë kudo. Nerimi kërkon që të ketë një shenjë të djalit në mënyrë që të ketë mundësinë ku ta kujtojë.

    “Kërkoj ndihmë nga shteti, t’i gjej njërin gisht dhe ta çoj te shtëpia, te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbësh djalin. I bëj thirrje shtetit të sjellin aparatura, qen të specializuar, mjete, të gjej djalin e ta çoj te shtëpia, të di ku të hedh një tufë lule. Ka tre ditë që vijmë kërkojmë këtu me lopatë, nuk ka asnjë lloj mjeti. Po patët mundësi, ndihmoni si shtet”, tha ai me lot në sy.

  • “Banorja më pak inteligjente e BBV 4” – Valbona i kthehet keq Arbër Hajdarit: Nuk ka qenë mirë…

    “Banorja më pak inteligjente e BBV 4” – Valbona i kthehet keq Arbër Hajdarit: Nuk ka qenë mirë…

    Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Valbona Mhilli, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, në “E Diell”. Ajo është vënë përballë pyetjeve pikante dhe ngacmuese të moderatorit të njohur, Ronaldo Sharka.

    Ky i fundit i ka kërkuar gazetares një koment në lidhje me deklaratën e opinionistit të reality show-t, Arbër Hajdari, në “Ftesë në 5”, ku u shpreh se “Valbona është banorja më pak inteligjente e këtij edicioni”.

    Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shprehet se ‘për Arbrin nuk ka mbaruar akoma Big Brother’ dhe se sipas saj, ai nuk ka qenë mirë në ato momente.

    Pjesë nga intervista:

    Arbër Hajdari pak ditë më parë te “Ftesë në 5” të quan si banoren më pak inteligjente të këtij edicioni. Por që kjo banorja më pak inteligjente zgjati 3 muaj e ca. Ke një përgjigje për t’i dhënë Arbrit nga ‘Mos i bjer me top’?

    Unë shoh se për Arbrin nuk ka mbaruar akoma “Big Brother”. Po jep ato mendimet në karrige tjetër e që mendon se është te kolltuku i kuq, edhe i duhet t’i japë disa mendime.

    Nuk jam dakord me atë çfarë thotë Arbri, megjithatë nuk besoj që një banore jo inteligjente, një banore jo o fortë mund të arrijë të jetë brenda Big-ut 3 muaj e 5 ditë siç ka qenë Valbona.

    Kam përshtypjen që Arbri nuk ka qenë mirë në ato momente sepse ai nuk arriti kurrë të kuptonte se si duhet trajtuar një vajzë brenda shtëpisë së “Big Brother”, imagjino jashtë se ça mund të themi.

    Kjo ishte për batutë. Megjithatë Arbri është nga ata të cilët krijojnë reaksion nëpër intervistat e tyre. Mund të them tani Arbër Hajdari është Arbër Hajdari, kështu që ja pranojmë edhe atë që komenton post “Big Brother”.

  • Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

    Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

    Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.

    Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.” Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.

    Megjithatë, reperi nuk është ndalur, dhe me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se do të vazhdojë të shprehë mendimet e tij pa frikë. “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” ka shkruar G-Bani.

  • Ajo flet me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

    Ajo flet me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

    Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë për largimin nga programi, njohjen e tij të re jashtë, por jo vetëm…

    Pjesë nga intervista:

    Çfarë ndodhi mes teje dhe Xhenetës në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”?

    Nuk ishte qëllimi im që të agravohej situata në atë mënyrë, unë thjesht po diskutoja në lidhje me “Për’puthen”. 100% Xheneta nuk i ka parë episodet, por kishte dëgjuar që Albi kishte një lidhje paralele, por dhe kjo nuk është e vërtetë sepse unë nuk kam pasur lidhje paralele, ishte thjesht njohje. Lidhja u zyrtarizua në momentin që unë dola nga “Për’puthen”, kështu që nuk gënjeva njeri. Përkundrazi, nuk do ia pranoja çdo gjë para një Shqipërie apo Diaspore që ndjekin formatin. Ajo direkt më ofendoi duke më thënë “mashtrues”. Pa më njohur dhe duke thënë këto gjëra…

    Jo, nuk njihemi, aty ishte takimi i parë. Xhenetën e kam parë vetëm kur doli në emisionet e Top Channel, nuk e kam parë në asnjë vend tjetër. Nuk e dija kush ishte Xheneta. Dhe jam i sigurt që ajo nuk e dinte kush isha unë, deri në momentin që jemi takuar në “Trotuar” dhe u bë ai debat. Por ajo ka dhe një tip impulsiv dhe agresiv që direkt kalon në sulm dhe në ofendime. Dhe unë i thashë që nga më njeh që thua mashtrues, nuk ke pse ofendon në këtë mënyrë. Është më e thjeshtë të njohësh Xhenetën, se sa të njohësh Albin. Xheneta është një person që e njeh gjithë Shqipëria. Duke qenë në BBVK, në “Trotuar”, e njohin si një person që vetëm bërtet dhe lë skena…

    Për shumë gjëra, Gjesti është i pari.

    Ti i the që “a i shkruajte sot Gjestit?” Ke informacion që Xheneta flet me Gjestin?

    Informacion që nuk e kam vetëm unë, e ka e gjithë Shqipëria. Çdo person që e ndjek, e di që Xheneta është aty ku është prej Gjestit. Do të gënjeja nëse të thoja që di diçka konkrete, por asaj i ‘dogji’ dhe mendoj se mund të kenë diçka.

    Mendon që ajo ka komunikim me Gjestin?

    Mendoj se po, pse jo. Kur ajo u agravua ashtu… Unë i thashë që është aty prej Gjestit, nuk i thashë që a i ke shkrujtuar, thjesht e provokova në mënyrë indirekte. Por le të themi që e hëngri karremin…

  • LaCivita: Personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës

    LaCivita: Personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës

    Gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj. Në artikull theksohet se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri. Në median amerikane ka marrë shumë rëndësi dhe rasti i shpalljes non grata i Berishës nga DASH.

    Sipas WSJ, Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë që mediumi amerikan shton se shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

    Artikulli i Plotë:

    “Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?

    Ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale. Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

    Si kryetar i partisë opozitare, Berisha do të ishte në rrugën për t’u bërë sërish kryeministër nëse partia e tij fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

    Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve.

    “Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

    LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trump-it. “Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

    Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

    “Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

  • Sherr për pronat mes dy familjeve në Has! Përfundon në spital çifti i bashkëshortëve

    Sherr për pronat mes dy familjeve në Has! Përfundon në spital çifti i bashkëshortëve

    Dy familje janë konfliktuar në Has mesditën e sotme.

    Në fshatin Tpla, një shtetas me familjarët e tij është konfliktuar për motive pronësie me një shtetas tjetër dhe familjarët e tij.

    Për pasojë janë dëmtuar dhe po marrin mjekim në spitalin e Hasit një çit bashkëshortësh.

    Policia po vijon më tej me veprimet proceduriale lidhur me personat e përshirë.

    Njoftimi i policisë:

    Has/Informacion paraprak

    Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

    Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

    Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

  • Loredana ndan një moment tejet unik të bashkëshortit me Hanën

    Loredana ndan një moment tejet unik të bashkëshortit me Hanën

    Reperja e njohur Loredana ka ndarë në profilin e saj në TikTok një video që ka prekur ndjekësit dhe është bërë virale.

    Në pamjet bardhezi shfaqet futbollisti Karim Adeyemi duke mbajtur në krahë vajzën e partneres së tij, Hana, ndërsa mbi video lexohet mesazhi:

    “Të shohësh një burrë që bëhet baba është diçka e mrekullueshme. Por të shohësh një burrë që do një fëmijë që nuk e ka krijuar vetë, por prapë e kujdeset dhe e do pa kushte si të ishte i tij, është po aq e mrekullueshme.”

    Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, me fansat që përgëzojnë dashurinë e pastër dhe familjare që përcjell videoja.

    Gjestet e Karim Adeyemit ndaj vajzës së Hanës janë vlerësuar si shembull frymëzues i dashurisë pa kufi.

  • Valbona zbulon çfarë i tha e ëma për Laertin

    Valbona zbulon çfarë i tha e ëma për Laertin

    Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhilli ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar përjetime personale dhe marrëdhëniet që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, Valbona foli hapur për reagimin e nënës së saj lidhur me afërsinë me aktorin Laert Vasili.E pyetur nga gazetari se çfarë i tha nëna e saj sapo doli nga “Big Brother” dhe pa dinamikën e saj me Laertin, Valbona tregoi:“Mami im ka qenë në një tension shumë të madh gjatë kohës që unë kam qenë në Big dhe sidomos me raportin që kisha në shtëpi me Laertin.

    E ka përjetuar jashtëzakonisht shumë. Nuk e ka marrë mirë, sepse sipas saj, unë u afrova me një mashkull në një moshë madhore që nuk u kujdes për mua ashtu siç do duhej brenda shtëpisë. Sot i kalon me sportivitet, por në atë kohë nuk ishte aspak e kënaqur.”

  • E pëson keq 24-vjeçari shqiptar në Gjermani që publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’!

    E pëson keq 24-vjeçari shqiptar në Gjermani që publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’!

    Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

    Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. N., i cili ndodhet me banim në Gjermani, ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit të plotësuar, të cilën e kishte marrë me postë në kuadër të procesit të votimit nga jashtë vendit.

    Policia thotë se materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë. Autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.