Category: Lajme

  • BE në buzë të humnerës? ‘Zemra’ e Evropës, e rrezikuar nga lufta civile

    BE në buzë të humnerës? ‘Zemra’ e Evropës, e rrezikuar nga lufta civile

    Ajo që shihet është e mjaftueshme për të frikësuar deri në palcë çdo politikan centrist dashamirës të BE-së

    Geert Wilders mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Pas fitores shokuese në zgjedhjet e së djathtës radikale në Holandë, elitat evropiane po skanojnë me nervozizëm peizazhin politik për të parashikuar të ardhmen e afërt dhe të gjithë pyesin nëse një kandidat i ri i ekstremit të djathtë ka ndonjë shans në zgjedhje.

    Ajo që shihet është e mjaftueshme për të frikësuar deri në palcë çdo politikan centrist dashamirës të BE-së: në një listë të gjatë vendesh evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Partitë e linjës së ashpër kundër imigracionit, disa prej tyre më ekstreme se Wilders, janë aktualisht duke kryesuar në sondazhe, ose në vendin e dytë.

    Lufta e Evropës për të vënë nën kontroll emigracionin ilegal dhe rritja e kostos së jetesës nuk janë asgjë e re. Megjithatë, ajo që është e re është lufta midis Izraelit dhe Hamasit, e cila po nxit tensione civilizuese në zemër të shumë vendeve evropiane me një numër të madh të popullsisë myslimane, thonë analistët për Politico.

  • “Dënim të përjetshëm ose punën ta kryejmë vetë”/ Vëllai i Liridonës kërcënon Naim Murselin: Pasi e vrau, po hante në një hotel luksoz

    “Dënim të përjetshëm ose punën ta kryejmë vetë”/ Vëllai i Liridonës kërcënon Naim Murselin: Pasi e vrau, po hante në një hotel luksoz

    Ai tregon se si nisën dyshimet e para ndaj Naim Murselit

    Vëllai i Liridona Ademajt, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat kosovare ku tregon në detaje gjithçka çfarë ndodhi në ngjarjen që ka tronditur Prishtinën dhe jo vetëm.

    Ai tregon se si nisën dyshimet e para ndaj Naim Murselit, për shkak të disa sjelljeve të çuditshme të këtij të fundit.“Naimi ishte ulur në një hotel luksoz në Prishtinë, dhe kishte porositur duke ngrënë e duke pirë, sikur mos të kishte ndodhur gjë, e kjo na bëri përshtypje, po thamë hajt se ndoshta është i mërzitur e ta lëmë të qetë,” tha i vëllai.

    “Megjithatë edhe në varrim u vonua shumë, me zor erdhi, më është dashur ta marr disa herë në telefon. Kush është ai që e lë gruan dhe ikën, ok ka marrë fëmijët, po dhe fëmijët me këtë grua i ke bërë, në të tilla raste i dilet plumbit para, prandaj kishim gjithnjë e më shumë dyshime.

    Por dua ta falenderoj policinë e Kosovës, prokurorinë, hetuesit të gjithë. Presim dënim maksimal se s’ka zgjidhje tjetër, se ndryshe do e kryejmë punën vet. Burgim të përjetshëm madje,” tha i vëllai.

  • “Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar”, zbardhet dëshmia e Naim Murselit para gjykatës

    “Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar”, zbardhet dëshmia e Naim Murselit para gjykatës

    “Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, kështu ka deklaruar para gjykatës Naim Murseli, i akuzuar si organizatr për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

    Murseli ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkshortes së tij Liridona Ademaj.

    Madje edhe avokati i tij Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.

    “I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bë”, ka thënë avokati Ahmeti.

    Avokati kishte kërkuar nga gjykata që kërkesën për caktimin e paraburgimit të mos e aprovojë, apo të caktojë një masë alternative. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ditën e sotme masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj.

  • Tragjedi në familjen shqiptare! Babë e bir humbin jetën në aksident

    Tragjedi në familjen shqiptare! Babë e bir humbin jetën në aksident

    Një ekip zhytjeje u angazhua për të nxjerrë trupat e viktimave nga lumi

    Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.

    Sipas mediave malazeze, Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.

    Një ekip zhytjeje u angazhua për të nxjerrë trupat e viktimave nga lumi.

    Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

    Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.

  • Kunati plagos me thikë kunatin në Tiranë pas një sherri banal

    Kunati plagos me thikë kunatin në Tiranë pas një sherri banal

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë te Kodra e Priftit në kryeqytet

    Pas një sherri mes njëri-tjetrit, kunati ka goditur me thikë kunatin.

    Sipas raportimeve, i lënduari është duke marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për ta vrarë, Prokuroria pranon kërkesën e familjes Ademaj për të zhvarrosur trupin e Liridonës

    Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për ta vrarë, Prokuroria pranon kërkesën e familjes Ademaj për të zhvarrosur trupin e Liridonës

    Prokuroria e Prishtinës ka pranuar kërkesën e familjes Ademaj, për zhvarrosjen e trupit të Liridona Ademajt, dhe rivarrimin në fshatin Rracaj të Komunës së Gjakovës.

    Famijlarët e Liridonës kërkuan zhvarrosjen e trupit, pasi u zbardh e dvërteta se vajza e tyre nuk ishte vrarë në një grabitje, por për eleminimin e saj vrasësi ishte pajtuar nga bashkëshorti Naim Murseli.

    “Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjes së Liridonës.

    Familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

    “E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.

  • Makina përplaset me shtyllën elektrike në Shkodër, dy të plagosura

    Makina përplaset me shtyllën elektrike në Shkodër, dy të plagosura

    Një aksident ka ndodhur mbasditen e së dielës në fshatin Zues në Shkodër,ku një makinë ëhstë përplasur me shtyllën elektrike.

    Sipas policisë E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

    Njoftimi:

    Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • “iNews”: Shqipëria mes destinacioneve të përballueshme për Janar

    “iNews”: Shqipëria mes destinacioneve të përballueshme për Janar

    Shqipëria nuk është një destinacion ideal vetëm për pushimet e verës, por edhe për ato të dimrit.

    E përditshmja britanike “iNews” e ka renditur vendin tonë mes destinacioneve më të përballueshme për muajin janar, i cili nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar.

    Tirana është një nga destinacionet me kostot më të të përballueshme për të pushuar në këtë periudhë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat në rritje të turistëve të huaj.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar prenotimet u rritën me 78%. Gjatë vizitës në Tiranë nuk duhet të mungojnë udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, nga ku turistët mund të shijojnë peisazhe të jashtëzakonshme.

    Udhëtarët mund të vizitojnë Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijojnë një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë dhe restorantet aty pranë. Përveç Tiranës, rekomandohen edhe qytete si Durrësi apo Berati. Ky i fundit është një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e Unesco-s.

    Për ata që janë të pasionuar pas sporteve dimërore juglindja e vendit ofron disa nga vendpushimet më të mira të skive.

  • 27-vjeçarja humb kontrollin mbi mjetin, makina përplaset me shtyllën elektrike

    27-vjeçarja humb kontrollin mbi mjetin, makina përplaset me shtyllën elektrike

    Një aksident me 3 të plagosura ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zues në Shkodër.

    Policia njofton se shoferja 27-vjeçare me iniciale E.G. ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe si pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

    Nga përplasja janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, konkretisht 21-vjeçarja me iniciale A.D. dhe 21-vjeçarja me iniciale B.G.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses nga automjeti i përplasur me qëllim transportimin në spital.

    Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

  • Policia britanike në alarm: 1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë

    Policia britanike në alarm: 1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë

    Policia britanike thotë se të paktën 1700 kriminelë nga Shqipëria po ecin të lirë në Britaninë e Madhe.

    “Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur”, raporton Daily Mail.

    Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë. Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë.

    Shifra u bë publike ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan më tej gazeta britanike.

    “Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, të cilët policia shqiptare i furnizoi shumë shpejt. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.”, thotë një burim i Daily Mail.