Category: Lajme

  • Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle për kapitujt e parë të antarësimit në BE

    Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle për kapitujt e parë të antarësimit në BE

    Shqipëria ka marrë më së fundi letrën e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e urdhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.

    Letra është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian. Ajo u miratua pas një peripecie diplomatike shumë të ethshme të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.

    Shqipëria kishte përmbyllur me sukses procesin ‘skrining’ pas shumë muajsh bisedimesh mes grupeve të ekspertëve. Ndërsa po përgatitej hapi i dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.

    Fati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës u vendos si kusht grek për Shqipërinë. Por, pas presionit diplomatik të Gjermanisë, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim. Ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore. E para është çështja e sundimit të ligjit, ku Shqipërisë i duhet të japë llogari për shumë çështje dhe këtu Athina mund të gjejnë argumentin për të vendosur kushtet.

    Çështja e dytë është reforma në administratë. Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final. Drejtuesit politikë të Bashkimit Europian vendosin si afat vitin 2030 kur Shqipëria mund të hyjë në Bashkimin Europian./

  • Para se te vendosni pemën e Krishtlindjeve, lexoni historinë e kësaj tradite

    Para se te vendosni pemën e Krishtlindjeve, lexoni historinë e kësaj tradite

    Legjenda e pemës së Krishtlindjes tregon historinë e një fëmije, i cili jetonte në një fshat në afërsi të një pylli të madh. Menjëherë pas drekës, fëmija vendosi të dilte për dru: ai donte të kërkonte një pemë lisi para Krishtlindjes për të respektuar një nga traditat e lashta të fshatit të tij.

    Për fat të keq, siç e dini, ditët në dimër janë më të shkurtra dhe orët e dritës zgjasin shumë pak. Edhe pse fëmija e dinte këtë e zuri nata në pyll.

    Djali vendosi të mos bënte asgjë por të kërkonte një vend ku të kalonte natën ashtu siç i kishin thënë gjithmonë prindërit e tij. Duke ecur ngadalë nëpër pemë të ndriçuara nga drita e zbehtë të hënës, ai u përpoq të gjente një vend të përshtatshëm për të, por nuk ishte e lehtë: nuk kishte asnjë shpellë apo kasolle; vetëm pemë.

    Ndërsa po ecte, filloi të binte borë, duke e bërë edhe më të vështirë kërkimin. Lotët e nxehtë filluan të lagnin fytyrën e tij me mendimin se po humbiste gjithçka: darkën, dhuratat, dashurinë e prindërve të tij…

    I lodhur dhe i uritur, ai shkoi pranë një peme të bukur bredhi: ndër të paktat pemë që qëndron e gjelbër pavarësisht dimrit. Duke fshirë lotët, ai shkoi të strehoej pranë trungut të tij aromatik. U mbështoll me pallton e tij dhe ra në gjumë.

    Pema e bredhit, që u bë strehë për të, vendosi të ulë degët e saj duke prekur pothuajse në tokë në mënyrë që ta mbajë atë në vetvete dhe ta mbrojë nga dëbora. Në ditën e Krishtlindjeve, fëmija u zgjua nga britmat e fshatarëve që erdhën në pyll për ta kërkuar. Ai vrapoi për t’i takuar dhe i çoi në vendin ku kishte kaluar natën: degët e bredhit ishin ende në tokë dhe fshatarët kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Për ta falënderuar pemën e bredhit për gjestin bujar, ata vendosën ta zbukurojnë atë me çfarë kishin: shami, kapele dhe doreza…

    Prej asaj dite, sipas legjendës së pemës së Krishtlindjes, bredhi konsiderohet si një nga simbolet e Krishtlindjes dhe për këtë arsye zbukurohet.

    Sot është tradicionale të përdoren pemë artificiale si pemë për Krishtlindje: ato nuk kanë erë si ato reale, por është një mënyrë e mirë për të nderuar dhe respektuar shpirtrat e këtyre pyjeve të lashta.

  • Naim Murseli i siguroi vetë pistoletën vrasësit të gruas së tij. Vendimi i Gjykatës zbardh mënyrën se si u krye krimi

    Naim Murseli i siguroi vetë pistoletën vrasësit të gruas së tij. Vendimi i Gjykatës zbardh mënyrën se si u krye krimi

    Ndërsa caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës thotë në vendimin e saj se Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës i ka siguruar vetë armën e zjarrit të llojit pistoletë Granit Pllavës dhe të dy së bashku inskenuan grabitjen.

    Në vendim thuhet se mbrëmjen e 29 nëntor rreth orës 20:25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, përpara automjetit të çiftit ka dalë Pllava me armë në dorë dhe i maskuar.

    Sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes gjoja për të ikur, ndërsa në veturë ka mbetur e 30-vjeçarja, e cila është qëlluar nga afër me një plumb në qafë, plagë e cila ka qenë vdekjeprurëse për të. E gjithë marrëveshja është bërë për një shumë prej 30 mijë eurosh.

  • “Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit

    “Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit

    Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    “Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës. Ai shtoi se në ditën tragjike i kërkuar motrës që të rrinte në shtëpinë e tyre, por ajo vendosi të shkonte me bashkëshortin.

    “Pasi ka mrri në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka kallxu që kanë mbërri por që po shkojnë me hangër darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të alivanosur. Nuk doja me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, ka deklaruar Leonard Ademaj. Ai shtoi se në momentin kur ka arritur në QKUK, policia më thanë që duhet me shku në stacionin policor në Dragodan, kur kam arritur aty Naimi ka qenë duke u intervistuar dhe fëmija.

    “Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët. Leonardi theksoi se “nuk mundem me imagjinua në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”. Ai shtoi se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.

    “Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, ka thënë Ademaj. Ademaj shtoi se “uroj që Liridona të jetë rasti i fundi që ka vdek dhe të mos vritet më asnjë grua”. Ai bëri të ditur se nuk i është lejuar hyrja sot në seancën dëgjimore.

    “Nuk kom pas informacion që nuk bënë me qenë në seancë sot, e kemi bërë kërkesën për zhvarrosje. Rivarrimi me ndodh sa më shpejtë është më lehtë për neve si familjarë dhe me na u lehtësua dhimbja. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga Prokuroria”, tha Ademaj. Vëllai i së ndjerës u shpreh se si familje dyshojnë që motivi i vrasjes të ketë qenë vetëm për shkak të parave.

  • Naimi ia siguroi vetë armën autorit/ Detaje TRONDITËSE nga vrasja e Liridonës: I pagoi 30 mijë euro

    Naimi ia siguroi vetë armën autorit/ Detaje TRONDITËSE nga vrasja e Liridonës: I pagoi 30 mijë euro

    Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët e tij

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, ku Naim Murseli porositi vrasjen e gruas së tij, Lirdona Ademaj.

    Ndërsa Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 3 autorët e krimit, Gjykata e Prishtinës deklaron në vendimin e saj se Naim Murseli i ka siguruar vetë armën e zjarrit të llojit pistoletë Granit Pllavës dhe të dy së bashku inskenuan grabitjen.

    Në vendim thuhet se mbrëmjen e 29 nëntor rreth orës 20:25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, përpara automjetit të çiftit ka dalë Pllava me armë në dorë dhe i maskuar.

    Sipas marrëveshjes paraprake, i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kishin dalë nga makina dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes gjoja, ndërsa në makinë ka mbetur e 30-vjeçarja, e cila është qëlluar nga afër me një plumb në qafë, plagë e cila ka qenë vdekjeprurëse për të. E gjithë marrëveshja është bërë për një shumë prej 30 mijë eurosh.

    Ndërkohë, ende nuk idhet arsyeja se përse Murseli vendosi t’i merrte jetën bashkëshortes së tij.

  • “Një sharrë elektrike pothuajse më vrau”/ Aktori i njohur u dërgua me urgjencë në spital: Isha në gjendje shoku

    “Një sharrë elektrike pothuajse më vrau”/ Aktori i njohur u dërgua me urgjencë në spital: Isha në gjendje shoku

    “Mjekët më thanë se jam me fat që jam gjallë…”

    Aktori i njohur, Geoffrey Giuliano, ka përfunduar në spital pasi aksidentalisht ka prerë dy gishtat e këmbës.

    Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur teksa po restauronte shtëpinë e tij. Njërit prej punëtorëve i ka shpëtuar nga dora sharra elektrike, duke i rënë në këmbë aktorit.

    Në një gjendje jo të mirë shëndetësore, sapo u dërgua në spital, Guiliano iu nënshtrua një operacioni.

    “Sot më dhemb si çmenduri. Mjekët më thanë se jam me fat që jam gjallë, por nuk ndihem me fat. Një sharrë elektrike pothuajse më vrau. Sharra ra nga lartësia, goditi dyshemenë, e prishi dyshemenë dhe më pas ra në këmbën time, kështu që mori pjesën e sipërme të gishtit tim të madh dhe gishtit të dytë. Isha pjesë e serialit ‘Squid Game’, pashë çfarë po ndodhte atje, kjo është shumë më keq, asnjë nga konkurrentët e ‘Squid Game’ nuk do të mund të mbijetonte. Isha në gjendje shoku. Nuk më dhembte në atë kohë, por kishte shumë gjak. Ata i qepën gishtërinjtë përkohësisht dhe tani jemi këtu për t’i rregulluar si duhet”, ka deklaruar aktori i njohur pas ndërhyrjes.

  • Makina përplas shqiptaren në Itali, e reja ndërron jetë në vend

    Makina përplas shqiptaren në Itali, e reja ndërron jetë në vend

    Një aksident tragjik ka ndodhur nëItali, ku 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë .

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës në Rimini, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.

    31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

    Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjen e

  • E trishtë! 42-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në burgun grek, dyshohet se…

    E trishtë! 42-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në burgun grek, dyshohet se…

    Një shtetas shqiptar i burgosur në Greqi ka humbur jetën në ambientet e qelisë.

    Mediat greke bëjnë me dije se 42-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, që vuante dënimin në burgun “Balkoura”, është transportuar pa shenja jete drejt spitalit të Trikallas.

    Sipas të dhënave të para dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe patologjike, por do të jenë ekspertët mjeko ligjorë ata që do të thonë fjalën e fundit lidhur me këtë ngjarje.

  • Inskenoi vrasjen e gruas, arrest në burg 30 ditë për Naim Murselin dhe 2 bashkëpunëtorët

    Inskenoi vrasjen e gruas, arrest në burg 30 ditë për Naim Murselin dhe 2 bashkëpunëtorët

    KOSOVË – Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 30 ditë për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Granit Pllava e Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen tragjike të Liridona Ademajt.

    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa para gjykatës shkuan edhe familjarë të viktimës. Vëllai i Liridonës u ka kërkuar autoriteteve zhvarrosjen e trupit të Liridonës në mënyrë që ajo të prehet në fshatin e saj të lindjes.

    Para gjykatës u mbajt edhe një protestë simbolike.

    Bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli është personi që inskenoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt dhe angazhoi Granit Pllavën e Kushtrim Kokallën për të kryer krimin që të ngjante si grabitje fatale.

    Hetuesit kosovarë thonë se ai i kishte paguar 30 mijë Euro për kryerjen e aktit makabër.

    30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor. Pas krimit, burri organizator shkoi edhe në varrim, ndërsa ai u arrestua nga policia të premten pasi hetuesit zbuluan skemën e përdorur prej tij.

  • “Drejtësi për Liridonën”, protestë para Ambasadës së Kosovës në Tiranë

    “Drejtësi për Liridonën”, protestë para Ambasadës së Kosovës në Tiranë

    Para Ambasadës së Kosovës në Shqipëri kanë dalë në protestë dhjetëra qytetarë duke bërë thirrje kundër vrasjes së vajzave apo grave.

    Qytetarët mbajnë pankarta në duar dhe fotografi të Liridona Murselit, e reja që u vra nga bashkëshorti i saj pak ditë më parë në Prishtinë.

    Këtë të Dielë qytetarët në kryeqytet do të marshojnë nga Ministria e Brendshme deri te Ambasada e Kosovës, ndërkohë që në Prishtinë është planifikuar që protesta të mbahet të Martën në orën 18:00. Këtë të fundit e ka thirrur Kolektivi Feminist atje duke kërkuar drejtësi për Liridonën.

    Për vrasjen e Liridonës janë vënë në pranga 3 persona, mes tyre dhe bashkëshorti i saj Naim Murseli i cili është dhe porositësi i ekzekutimit Pritet që sot Gjykata e Prishtinës të japë vendimin për ta./tvklan.al