Category: Lajme

  • Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

    Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

    Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat. Bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar për organizimin e vrasjes së viktimës, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.

    Ndërkohë, ende nuk ka informata nëse janë në gjykatë apo do të sillen edhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

    Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30. Aty ka arritur edhe vëllai i Liridona Ademjajt, Leonardi.

  • Paralajmërimi për rritjen e çmimit të naftës, politikani i njohur ngre dyshimet: Në tregjet botërore pësoi ulje, nëse vendimi merret të hënën…

    Paralajmërimi për rritjen e çmimit të naftës, politikani i njohur ngre dyshimet: Në tregjet botërore pësoi ulje, nëse vendimi merret të hënën…

    Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas paralajmërimit të grosistëve të naftës se do të rritet çmimi i këtij produkti, duke thënë se OPEC ka vendosur të mos ulë prodhimin dhe për pasojë, nafta në tregun botëror ka pësuar ulje.

    Po e rritën çmimin e naftes nga e hena, eshte prova se po na vjedhin!

    Javën, qe lame pas, grosistet e naftes paralajmeruan se do te rrisnin çmimin e naftes.

    Pra do te rritej edhe me shume se 199 leke litri, që eshte aktualisht ne treg dhe shkaku ishte gjoja nje krizë e shkurter cmimesh ne Bursat nderkombetare.

    ???? Mirepo nje zhvillim tejet pozitiv ka ndodhur sot: Opec plus ka vendosur te mos ule prodhimin e naftes dhe se cmimi i naftes aktualisht jo vetem qe nuk u rrit, por eshte ulur 4 usd per fuci.

    Nese kete jave qe vjen, nafta do te rritet ne Shqiperi eshte e qarte, si drita e diellit, se kemi te bejme me vjedhje te hapur, vjedhje e realizuar ne bashkepunim me Qeverine.

    Nese nga e hena do t’ju rritet qoftë edhe nje lek cmimi i naftes kjo do te thote se: po ju vjedhin!!!

    PYETJA E MADHE, QE SHTROHET ESHTE:

    ??????????????????????????????

    ???? Perse nuk u ul çmimi i naftes ne Shqiperi gjate muajit te kaluar, kur ai kapi nivelet e paraluftes në Ukraine, por qendroi per jave te tera 199 leke, me nje çmim te fiksuar Kartel?

    ?? Te mos harrojme edhe se dollari eshte ne pikate dhe ai shkembehet me vetem 92.89 lek sipas Bankes se Shqiperise.

    ??????????????

    ?? Pergjigjen e kesaj pyetje ka detyre dhe duhet ta gjeje SPAK, i cili vidhet edhe ai njelloj si edhe qytetaret e thjeshte, sa here qe makinat e prokuroreve te tij furnizohen me nafte.

  • “iNews”: Shqipëria mes nëntë destinacioneve të përballueshme për pushime në janar

    “iNews”: Shqipëria mes nëntë destinacioneve të përballueshme për pushime në janar

    Janari nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar. Shijoni një udhëtim në një nga këto nëntë destinacionet me kosto efektive, shkruan Sarah Holt në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.

    Këto janë disa nga destinacionet e përballueshme për pushime në janar, të cilat ju rekomandojmë të zgjidhni për Vitin e Ri; Shqipëria, Portugalia, Maroku, Turqia, Malta, Qipro, Tunizia, Ras Al Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda.

    Shqipëria

    Kompania e udhëtimeve online “Opodo” raportoi se prenotimet për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë u rritën me 78 për qind vitin e kaluar, duke e klasifikuar qytetin si një nga vendet më të përballueshme për të pushuar në janar.

    Pikat kryesore të vizitës përfshijnë udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, ku mund të shihni pamjet e pyjeve dhe fermave.

    Gjithashtu ju mund të shëtisni rreth Parkut të Madh të Tiranës, një park publik prej 289 hektarësh, vizitoni muzeun Bunk’Art dhe zbuloni se si ishte jeta e qytetit në epokën komuniste.

    Vizitorët mund të bëjnë edhe udhëtime ditore në qytete si Durrësi, apo Berati, një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e Unesco-s.

    Në juglindje, ofrohen vendpushimet më të mira të skive. Ne ju rekomandojmë resortin Ski-Pista Bigëll, në fshatin Dardhë.

    Qëndrimet në hotelet me pesë yje në Tiranë fillojnë nga 110 euro në natë.

    Ju mund të vizitoni Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijoni një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë dhe restorantet aty pranë.

  • Mori peng një qytetar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë, e pëson keq i “forti” i Vlorës (Emri)

    Mori peng një qytetar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë, e pëson keq i “forti” i Vlorës (Emri)

    Një 40-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka dhunuar me sende të forta duke e plagosur rëndë një shtetas, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij viti.

    Operacioni “Sundimi i ligjit”, përfundoi me arrestimin e shtetasit, Alfred Ndoj. Ai është personi i katërt dhe i fundit që arrestohet nga policia për pengmarrjen dhe dhunimin barbar të një shtetasi, më 19 janar 2023.

    Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bashkëpunëtor për pengmarrjen e një shtetasi dhe për plagosjen e tij me sende të forta, ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim. Ndalimi i 40-vjeçarit, rezultat i koordinimit të informacioneve dhe bashkëpunimit ndërmjet Sektorit kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Vlorë dhe Policisë së Lezhës.

    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Pengmarrja”, të zhvilluar nga Policia e Vlorës, më datë 19.01.2023, si dhe i shkëmbimit të tyre me shërbimet e Policisë së Lezhës, u bë i mundur, në kuadër të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, ndalimi i shtetasit A. N., 40 vjeç.

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim.

    Përmbledhja e rastit: Më datë 19.01.2023, shtetasi A. N. dhe 4 shtetas të tjerë (të arrestuar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit “Pengmarrja”), për motive të dobëta, kanë mbajtur me forcë, në automjet, shtetasin G. O., e kanë plagosur atë rëndë, me sende të forta, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksidentoi për vdekje kalimtaren/ Bie në pranga i mituri, drejtonte motomjetin…

    Aksidentoi për vdekje kalimtaren/ Bie në pranga i mituri, drejtonte motomjetin…

    Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Elbasanit pasi aksidentuan për vdekje dy shtetas. Në një rast, një 16-vjeçar pa patentë përplasi një të moshuar që ishte kalimtare në rrugë, duke i shkaktuar vdekjen.

    Në një rast tjetër, një 49-vjeçar banues në Belsh, aksidentoi për vdekje një shtetas, që ecte me motomjet.

    Njoftimi i policisë:

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për 2 aksidentet rrugore, të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në akset “Cërrik-Belsh” dhe “Belsh-Grekan”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

    -B. C., 49 vjeç, banues në Belsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. T., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën;

    -një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin dhe motomjetin e përfshirë në të dyja aksidentet.

  • Sekuestrohen monedha ari dhe mbi 56 mijë euro, arrestohet një 31-vjeçar, e pëson keq edhe…

    Sekuestrohen monedha ari dhe mbi 56 mijë euro, arrestohet një 31-vjeçar, e pëson keq edhe…

    Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, ndërsa babai i tij është proceduar penalisht, pasi në banesën e tyre policia ka sekuestruar 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese, 56 650 euro që dyshohet se kanë burim veprimtari të kundërligjshme, 1 armë gjahu dhe municion për të.

    “Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve intensive të kryera nga Policia e Beratit, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtari të ndryshme kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Berat, goditën njëkohësisht paligjshmëri në disa fusha.

    Për to u vu në pranga shtetasi D. V., 31 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin B. V., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Kutalli.

    Nga kontrollet, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 31-vjeçarit, 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në banesën e 56-vjeçarit gjetën 1 armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje”, thote policia.

    Nderkohe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

  • I zunë pritë tre persona, atentati ndaj Nikulajt i planifikuar, pistat ku po heton policia

    I zunë pritë tre persona, atentati ndaj Nikulajt i planifikuar, pistat ku po heton policia

    Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi i Entjan Nikukajt mbrëmjën e djeshme në Lezhë.

    Atentati ku mbeti i vrarë 40-vjeçari dyshihet të ketë qenë i mirëorganizuar dhe kjo kuptohet prej faktit se në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja.

    Të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë dyshohet tre persona.

    Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar. Në zonë, hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët.

    Ndërsa familja Nikulaj ka hapur dyert e mortit, ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë për mediat. Policia po heton në disa pista, ku ajo kryesorja është gjakmarrja.

  • Rrahu gruan, shkarkohet nga detyra dhe arrestohet ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës

    Rrahu gruan, shkarkohet nga detyra dhe arrestohet ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës

    Ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u shkarkua nga detyra mbrëmjen e shkuar është arrestuar nga policia.

    Durim Toska, 52-vjeç akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa në banesën e tij policia ka gjetur edhe armë zjarri dhe municione pa leje.

    Policia Pogradec njofton se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.’

  • Policia angleze e alarmuar: 1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë në Britani!

    Policia angleze e alarmuar: 1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë në Britani!

    Policia angleze thotë se të paktën 1700 kriminelë nga Shqipëria po ecin të lirë në Britani.

    Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur, raporton Daily Mail.

    Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë.

    Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë.

    Shifra u bë publike ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan më tej gazeta britanike.

    Një burim i brendshëm tha: ‘Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, të cilët policia shqiptare i furnizoi shumë shpejt. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.’

    Në fillim të këtij viti, mbreti i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe.

    Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit’.

  • Vrasja e Entjan Nikulajt në Lezhë, dyshohet për gjakmarrje! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj për 1 mijë lekë

    Vrasja e Entjan Nikulajt në Lezhë, dyshohet për gjakmarrje! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj për 1 mijë lekë

    Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në aksin Milot-Lezhë mbrëmjen e 2 dhjetorit. 40-vjeçari është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje. Entjan Nikulaj u qëllua në hyrje të Lezhës teksa lëvizte me mjetin e tij fuoristradë, ndërsa 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e tij.

    Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

    Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

    Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.

    Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas në 19 korrik. Ndërsa pas gati 7 muajsh nga vrasja e Ardian Nikulajt, u ekzekutua edhe i afërmi i tij Entjan Nikulaj.