Category: Lajme

  • “Vranësira të dendura dhe…”/ Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    “Vranësira të dendura dhe…”/ Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Ditën e Diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndrueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24 orëshit deri orët e mëngjesit.

    Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

    Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

  • Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

    Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

    Sot më 3 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94.5 lekë.

    Euro blihet me 101.4 lekë dhe shitet 102.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 106.7 lekë, ndërsa në shitje me 108.2 lekë.

    Paundi britanik sot blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119.2 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.8 lekë dhe në shitje me 70.6 lekë.

    Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

  • Vrasja e Liridona Murselit, sot dalin para gjykatës bashkëshorti dhe dy personat e tjerë të dyshuar si autorë të krimit

    Vrasja e Liridona Murselit, sot dalin para gjykatës bashkëshorti dhe dy personat e tjerë të dyshuar si autorë të krimit

    Sot në Kosovë zhvillohet seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, i dyshuar për organizimin e vrasjes së saj si dhe dy autoreve te dyshuar Granit Plava dhe Kushtrim Kokallës.

    Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

    Ende nuk dihet nëse seanca do të jetë e hapur për mediat.

    Ngjarja e rëndë e ndodhur më 29 nëntor ka ngjallur reagime të shumta nga institucionet e shoqëria civile.

    Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

    Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

    Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e bashkëshortit dhe dy personave të tjerë, si të dyshuar për vrasjen.

  • Plumba dhe përplasje/ E shtunë e zezë me tre të vdekur

    Plumba dhe përplasje/ E shtunë e zezë me tre të vdekur

    Tre persona vdiqën pasditen e sotme brenda pak orëve. Dy në aksidente në Cërrik dhe Belsh.

    I treti në mbrëmje që ndërroi jetë në spital ishte Entjan Nikulaj, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë në një atentat të ndodhur në Lezhë.

    Paraprakisht mësohet se autorët janë larguar me BMW ngjyrë gri, me targa të vjedhura, AB 138 HT.

    Kjo targë është raportuar e vjedhur më 29 nëntor në Tiranë, në zonën e Kombinatit.

    Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, pranë aeroportit në Rinas u gjet në flakë një automjet, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar në atentatin e kësaj të shtune. Brenda në automjet u gjetën dy armë zjarri.

    /5pyetjet.al

  • “Të kujton me mall burri…”, si e luajti Naim Murseli rolin deri në fund

    “Të kujton me mall burri…”, si e luajti Naim Murseli rolin deri në fund

    “Të kujton me mall burri Naimi si dhe djemtë…” Kjo kurorë me lule vijon të qëndrojë mbi varrin e Liridonës, një ditë pasi policia e Prishtinës zbardhi krimin e rëndë. Naim Murseli e luajti rolin e tij deri në fund. U shfaq i brengosur në ceremoninë mortore dhe ia bëri nderimet bashkëshortes së tij 30-vjeçare siç e do zakoni.

    Naim Murseli gjatë ceremonisë mortore të bashkëshortes

    Një rol që u besua nga familjarët të cilët edhe në ëndrrën e tyre më të keqe, nuk do ta kishin imagjinuar se nëna e dy fëmijëve ishte vrarë pikërisht nga ai njeriu që i vendosi mbi varr këtë kurorë, e që priti e përcolli të afërm e familjarë që vajtonin për humbjen e një jete kaq të re.

    Pak kush imagjinonte në fakt që ngjarja e denoncuar nga 33-vjeçari si grabitje, ishte një plan i organizuar nga vetë ai. Fatmirësisht Naim Murseli nuk arriti t’ia hidhte policisë, e cila pasditen e së premtes e vuri në pranga si porositës të vrasjes.

    Bashkë me të u arrestua edhe Granit Plava, personi që u pagua 15 mijë euro për t’i marrë jetën nënës së dy djemve të vegjël, e që 15 të tjera do t’i merrte më pas. Prangave nuk i shpëtoi as nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK, bashkëpunëtor në këtë krim.

    Në foto të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

    Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ishte këtë të shtunë në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, vendlindja e familjes Murseli. Gazetarja shkoi në varrezat e fshatit, aty ku prehet momentalisht Liridona. Vrasja e saj ka tronditur edhe vetë të afërmit e autorit, që për gazetaren thanë se ai duhet të marrë dënimin e merituar.

    Dalloshi Berisha përcolli edhe këto pamje, të cilat i përkasin shtëpisë të familjes së Naim Murselit.

    Ndërsa ky është vendi ku u arrestua ekzekutori, Granit Plava.

    Pak orë pasi autoritetet hodhën dritë mbi vrasjen e Liridonës, familja kërkoi zhvarrosjen e vajzës së tyre, në mënyrë që ajo të prehet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.

    Liridona Ademaj mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, në periferi të Prishtinës, në sy të dy djemve të saj të vegjël. Këta të fundit momentalisht po qëndrojnë me familjen Murseli dhe pritet që Qendra për Punë Sociale të marrë një vendim për fatin e tyre.

    Liridona dhe Naim Murseli

    Ndërsa Naim Murseli, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë do të përballet me drejtësinë. Ata e kanë pranuar krimin, por deri më tani, mister mbetet ende arsyeja përse i mori jetën nënës së fëmijëve të tij./tvklan.al

  • “Ka pasur një jetë shumë të mirë dhe të lumtur bashkëshortore”, vëllai i Liridonës zbulon vendimin e familjes për trupin e pajetë

    “Ka pasur një jetë shumë të mirë dhe të lumtur bashkëshortore”, vëllai i Liridonës zbulon vendimin e familjes për trupin e pajetë

    Vëllai i Liridona Murselit, Leonardo Ademaj, foli në një intervistë televizive në lidhje vrasjen e motrës së tij nga bashkëshorti Naim Murseli.

    Vëllai hodhi poshtë pretendimet se çifti ishte në një process divorci që prej vitit 2019 dhe shtoi se ata si familja nuk kanë pasur dijeni për mosmarrëveshje mes çiftit.

    Ademaj tha se gjatë 13 viteve martesë të së motrës, ajo nuk është ankuar kurrë për bashkëshortin, madje e vlerësonte atë dhe kishte një familje të lumtur.

    Sipas vëllait problemet mes çiftit filluan në muajin tetor, kur Liridona dhe familja e saj u kthyen nga Suedia në Kosovë.

    “Motra në asnjë moment nuk na është ankuar këto 13 vite, nuk ka pasur asnjë lloj vërejtje tek ai. Ka pasur një jetë shumë të mirë dhe shumë të lumtur bashkëshortore. Kanë pasur udhëtime shumë të bukura së bashku dhe kujtime të bukura. Kanë qenë shumë mirë.

    Ne nuk na ka lajmëruar për asnjë send në lidhje me divorcin. Nëse kërkohet divorci, informacioni vjen te shtëpia, por nuk na i ka përmendur asnjëherë.

    Prej 2019-ës e këtej kanë jetuar shumë mirë bashkë. Kanë qenë bashkë çdo herë. Që kur u kthyen në Kosovë në fund të qershorit, dhe duke fillar nga tetori aty ndryshoi jeta e tyre.

    Ata vendosën të ktheheshin dhe të jetonin në Kosovë. Ishte Naimi që vendosi të kthehej, ku i kishte thënë “të kthehemi të jetojmë dhe në Kosovë se jeta dhe aty është e mirë”.

    Naimi u kthye dy-tre muaj para, motra u kthye më vonë. Nuk e di se çfarë arsyesh ka pasur pres t’i zbulojë policia”, tha vëllai.

    Ademaj shtoi se familjarët do ta zhvarrosin Liridonën dhe do ta sjellin për ta rivarosur pranë familjes së saj.

    “Pasi erdhëm pas varrimit dhe e morëm vesh çfarë ka ndodhur dhe morën babën në telefon. Ne morën vendimin ta zhvarrosim dhe ta sjellim këtu”, tha ai.

  • “Po vjen shiu”, bien temperaturat/ Moti

    “Po vjen shiu”, bien temperaturat/ Moti

    Ditën e diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24 orëshit deri orët e mëngjesit.

    Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

    Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim.

    Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.

    /5pyetjet.al

  • Vrasja e Liridonës/Pacolli reagon sërish: Naimin e njoh prej vitesh, nuk mendoja kurrë se …

    Vrasja e Liridonës/Pacolli reagon sërish: Naimin e njoh prej vitesh, nuk mendoja kurrë se …

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish mbi vrasjen e Liridona Ademit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli në Prishtinë.

    Në një postim në “facebook”, Pacolli është ndalur më gjatë te njohja e tij me Naim Murselin bashkëshortin e Liridonës, që dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen.

    Bëjmë me dije se Naim Murseli ka qenë këshilltar i Pacollit gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër i Punëve të Jashtme. Pacolli ka përmendur miqësinë e ngushtë të tij me Liridonën dhe Naimin, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për ndonjë precedent konflikti për ta.

    “Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës me këtë ngjarje të trishtueshme.

    Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019.

    Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri.

    Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time.

    Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

    Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues.

    Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar. “-shkruan Behgjet Pacolli në reagimin e tij.

  • EMRI/ Një i vrarë me armë zjarri në Lezhë, lidhja me biznesmenin e ekzekutuar në prill

    EMRI/ Një i vrarë me armë zjarri në Lezhë, lidhja me biznesmenin e ekzekutuar në prill

    Një i vrarë me armë zjarri në Lezhë. Raportohet se viktima është Eno Nikulaj, i afërm i biznesmenit të vrarë në Lezhë këtë pranverë, Ardian Nikulaj.

    Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërkohë, Nikulaj u vra në prill të këtij viti në një atentat mafioz, ku u përfshinë edhe persona të ardhura posaçërisht nga Britania e Madhe.

    Policia zbardhi ngjarjen dhe doli në përfundimin se ai u ekzekutua për qëllime gjakmarrjeje.

    Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme ka lidhje apo jo me ngjarjet e mëparshme pasi gjithçka sapo ka ndodhur dhe detajet do të dalin në vijim nga policia.

    Ndërkohë në korrik të këtij viti u ekzekutua në Lezhë Nikolin Lekstakaj. Ai nuk para dilte nga shtëpia, por një moment vrasësit e gjetën në derën e një marketi duke blerë diçka dhe e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. /albeu.com

  • Një tjetër aksident i rëndë, adoleshenti përplas për vdekje këmbësoren e moshuar

    Një tjetër aksident i rëndë, adoleshenti përplas për vdekje këmbësoren e moshuar

    Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Belsh.

    Policia lokale bën të ditur se, një 17-vjeçar me inicialet B. A., ka përplasur 80-vjeçaren me inicialet R. L., këmbësore e cila ka humbur jetën në spital.

    Në aksin rrugor ‘Belsh-Grekan’, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).

    Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.

    Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.