Category: Lajme

  • “Naimi na ka prerë në besë”, flet mes dhimbjes babai i Liridonës: E ka vrarë vetëm për para

    “Naimi na ka prerë në besë”, flet mes dhimbjes babai i Liridonës: E ka vrarë vetëm për para

    Babai i Liridonës, 30-vjeçares që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë ka folur mes lotësh për humbjen e së bijës.

    Ai thotë për News 24 se për ngjarjen e rëndë u njoftua nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili tanimë konsiderohet si i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së të bijës.

    Ai u shpreh i indinjuar duke thënë se Naimi i ka “prerë në besë” , ndërsa shtoi se ai ka dyshuar kur dhëndri i ka thënë se hajdutët i kanë kërkuar Liridonës para, por ajo ka refuzuar t’i japë.

    Si e mësuat lajmin e vrasjes së vajzës?

    Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë.

    Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit.

    Babai i Liridonës ka zbuluar gjithashtu se çifti ishte kthyer në Kosovë nga Suedia pasi Naimi kishte blerë shtëpi aty dhe i kishte kërkuar edhe të shoqes të kthehej.

    Ai zbuloi se natën e vrasjes ata ishin nisur për të ngrënë darkë në Grashenicë, ndërsa rreth orës 20:00 ai është informuar për vdekjen e të bijës.

    Sa i përket dyshimeve për rastin, i ati i Liridonës u shpreh se motivi i Naim Murselit ka qenë financiar, pra për të vrarë të shoqen dhe për të përfituar nga sigurimi i saj i jetës.

    Pse u kthyen nga Suedia?

    Babai: Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza. Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit.

    Cilat janë dyshimet, pse bashkëshorti i vajzës urdhëroi vrasjen e Liridonës?

    Babai: Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijë.

    /albeu.com

  • Parashikimet nga Baba Vanga janë mashtrim publik? Ja arsyeja

    Parashikimet nga Baba Vanga janë mashtrim publik? Ja arsyeja

    Rrjetet sociale zhurmuan sërish, por a u realizua parashikimi i Baba Vangës?

    Klasikisht, si çdo vit, në fundvit “shfaqen” parashikimet e Baba Vangës.

    Ky është një zakon i preferuar i mediave sociale – dhe jo vetëm – çdo fundvit.

    Ne i referohemi të ashtuquajturave profeci apo parashikime të Vangelia Pandeva Gushterova, e njohur më mirë si Baba Vanga.

    Ajo ishte një grua bullgare e lindur në vitin 1911, e cila është bërë e famshme botërisht për aftësinë e saj të supozuar për të parashikuar të ardhmen.

    Edhe pse ajo humbi shikimin në fëmijëri, ndjekësit e saj besojnë se fitoi fuqinë për të parashikuar ngjarje të mëdha botërore.

    Sipas legjendës që rrethon Baba Vangën, parashikimet e saj ishin një burim… intrigash dhe tërhoqën vëmendjen e publikut dhe liderëve të ndryshëm, me figura të tilla si Cari bullgar Boris III dhe udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev që thuhet se kërkonin njohuritë e saj.

    Parashikimet e saj, të cilat pretendohet se shtrihen deri në vitin… 5079, kanë mbledhur ndjekës fanatikë, ndërsa shumë njerëz pretendojnë se ndër parashikimet e saj kryesore ishin vdekja e Princeshës Diana, si dhe sulmet tragjike të 11 shtatorit.

    Por a u realizua parashikimi i saj për 2023?

    Me këtë pyetje, orët e fundit Baba Vanga është rikthyer sërish në plan të parë dhe arsyeja nuk është se po i afrohemi fundit të vitit.

    Në orët e fundit ka pasur pak kaos në rrjetet sociale, ku shumë pretendojnë se një nga parashikimet e saj për vitin 2023 sapo është verifikuar.

    Baba Vanga dyshohet se paralajmëroi shumë vite më parë se më 1 dhjetor 2023, i ashtuquajturi “tsunami diellor” do të shkaktonte kaos në mbarë botën dhe do ta detyronte shoqërinë të kthehej në mesjetë, pasi do të shkatërronte fushën magnetike të Tokës.

    Toka mund të mos jetë shkatërruar, por sinoptikanët paralajmëruan dje, më 1 dhjetor, për një stuhi diellore që mund të shkaktojë probleme për shërbimet e internetit, radios dhe GPS.

    “Stuhia diellore mund të ndikojë në fushën magnetike të Tokës dhe ka të ngjarë të shkaktojë probleme komunikimi, si dhe të shkaktojë një aurorë të fortë”, tha fizikanti i motit hapësinor Tamitha Skov.

    Çfarë është realisht e vërtetë…

    Nuk e dimë me siguri nëse Baba Vanga ka bërë parashikimin e një “cunami diellor”, e as sigurisht nëse ky fenomen do të godasë përfundimisht Tokën dhe sa i rëndë do të jetë ai.

    E vetmja gjë e sigurt është se brenda pak ditësh do të lexojmë parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024 dhe pas rreth 12 muajsh parashikimet për vitin 2025 dhe më pas për vitin 2026 e me radhë…

    E në këtë pikë, vlen të theksohet një fakt domethënës: Profeti i 23 dhe i fundit që Zoti caktoi në Tokë ishte Muhamedi dhe në librin e shenjtë Kurani, i paprekur nga teksti origjinal, është bërë e qartë se pas tij nuk do të ketë më profetë të tjerë të Zotit, por shumë të rremë. /noa.al

  • “Ai bleu shtëpi këtu dhe i tha vajzës të kthehet”, babai i Liridonës trondit me deklaratën, zbulon arsyen e vrasjes

    “Ai bleu shtëpi këtu dhe i tha vajzës të kthehet”, babai i Liridonës trondit me deklaratën, zbulon arsyen e vrasjes

    Gazetarja e njohur Klodiana Lala në një raportim, ka zbuluar detaje të reja anë lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

    Babai i Liridonës ka zbuluar për News24 se çifti ishte kthyer në Kosovë nga Suedia pasi Naimi kishte blerë shtëpi aty dhe i kishte kërkuar edhe të shoqes të kthehej.

    Ai zbuloi se natën e vrasjes ata ishin nisur për të ngrënë darkë në Grashenicë, ndërsa rreth orës 20:00 ai është informuar për vdekjen e të bijës.

    Sa i përket dyshimeve për rastin, i ati i Liridonës u shpreh se motivi i Naim Murselit ka qenë financiar, pra për të vrarë të shoqen dhe për të përfituar nga sigurimi i saj i jetës

    Pse u kthyen nga Suedia?

    Babai: Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza.
    Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit.

    Cilat janë dyshimet, pse bashkëshorti i vajzës urdhëroi vrasjen e Liridonës?

    Babai: Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijë.

  • Fatkeqësia si karrem për klikime

    Fatkeqësia si karrem për klikime

    Nga Lutfi Dervishi

    Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë ku bashkeshorti orkestroi nje grabitje për të vrarë bashkeshorten ka tronditur opinionin dhe ka lënë pa përgjigje pyetjen e madhe: PSE?

    Në një akt çmendurie një bashkeshort vendos t’i jap fund jetës së bashkëshortes, nënës së fëmijëve duke lënë hapur një plagë që nuk mund të mbyllet. Policia dhe Prokuroria duket se po bëjnë me profesionalizem punën e tyre dhe në fund do të jetë gjykata që do të jape drejtësi. Gjyqi popullor ndërkohë është bërë – njerëz të shokuar shprehin habi, indinjatë dhe zemërim për krimin e shëmtuar.

    Ky krim nuk ka lënë plage të hapur vetëm te fëmijët dhe familja e viktimës, por edhe në opinionin publik. Por në këtë plagë të hapur që vështirë të zërë kore – po hedhin kripë “raportimet” dhe postimet.

    Dhjetëra e qindra lajme qarkullojne për fotot, komentet dhe ndërveprimet e çiftit në rrjete sociale a thua se gjurmet dixhitale që ka lënë viktima dhe autori i krimit, janë ato gjurmë që të çojnë në zbardhjen e krimit. Me rrëmimin në rrjetin social të viktimës edhe njëherë tjetër media po vendos standartin e dhunimit të privatësisë duke shfrytezuar fatkeqësine për ca klikime më shumë.

    Ky obsesion i sëmurë me jetën private të viktimave jo vetëm që shkakton dhimbje e vuajtje te familjet në pikëllim por zgjat dhe agonine e tyre. Breshëria e lajmeve dhe postimeve në rrjetet sociale e mban të hapur plagen dhe me raportimin e pa verifikuar rrezikon të hapë plagë të reja.

    Kjo qasje sensacionale nuk merr në konsideratë ndikimin afatgjatë tek të dashurit e viktimave, veçanërisht tek fëmijët e lënë pas. Mbulimi me intensitet i vrasjeve çon edhe në normalizimin e dhunës dhe kalimin e vuajtjes në plan të dytë.

    Roli i medias në raportimin e ngjarjeve tragjike është i pa zëvëndësueshëm, por ai nuk mund të bëhet në kurriz të dinjitetit dhe dhimbjes njerëzore. Uria për klikime nuk duhet të errësojë kurrë përgjegjësinë për të informuar me ndjeshmëri dhe respekt.

    Detyra e medias është të tregoj plagët dhe ndoshta është e tepërt të kërkohet që media të kontribuoje në shërim, por të paktën të mos hedh kripë në plagen e hapur dhe të mos hapë plagë të reja!

    Ndoshta si udhërrëfyes vlen postulati i vjetër: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk dëshiron ta bëj ty”

  • Dy aksidente në Elbasan, vdes 35-vjeçari, një i plagosur

    Dy aksidente në Elbasan, vdes 35-vjeçari, një i plagosur

    Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

    Njëri në fshatin Shalës, ku paraprakisht dyshohet se një makinë është përplasur me një motor e si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, rreth 35 vjeç.

    Sipas informacioneve shoferi është larguar nga vendngjarja.

    Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Grekan, ku një makinë ka përplasur një të moshuar e cila është dërguar në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • “Burri im është gjithçka e imja”/ Dashuria e Liridonës për bashkëshortin nga i cili gjeti vdekjen

    “Burri im është gjithçka e imja”/ Dashuria e Liridonës për bashkëshortin nga i cili gjeti vdekjen

    Në Instagramin e saj Liridona shkruante në profilin e saj “My man is my evreything”

    Dashuria e të ndjerës Liridona Murseli për bashkëshortin duket që ka qenë e shprehur përtej jetës familjare. Ajo e ka treguar vlerësimin dhe dashurinë për burrin e saj Naim Murseli, autor i organizimit të vrasjes së saj, në rrjetet sociale.

    Në Instagramin e saj Liridona shkruante në profilin e saj “My man is my evreything” dhe e shoqëron me shkronjën N dhe dy emoji zemrash dashurinë për bashkëshortin e saj nga i cili gjeti vdekjen. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

    Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri.

  • “Gjithçka ishte lojë”, çfarë u tha fëmijëve pas vrasjes së nënës Naimi, dëshmia kontradiktore e fundosi

    “Gjithçka ishte lojë”, çfarë u tha fëmijëve pas vrasjes së nënës Naimi, dëshmia kontradiktore e fundosi

    Familja e Liridona Ademajt vrasja e së cilës u porosit nga bashkëshorti i saj, kërkon zhvarrosjen e trupit dhe eshtrat e saj të prehen në fshatin e saj të lindjes. Vëllai i 33-vjeçares ka shkruar në rrjetet sociale se i ka dhënë familjes me të cilën kishin krushqi dy ditë besë dhe autoritetet i druhen një hakmarrjeje të mundshme.

    Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

    Ky i fundit ka pranuar që të ketë urdhëruar ai vrasjen e bashkëshortes ndërsa autorësinë e ka pranuar edhe Granit Plava i cili po ashtu u arrestua të premten. Plava ka thënë në dëshminë e tij se është paguar nga Murseli 15 mijë Euro paradhënie ndërsa 15 mijë Euro të tjera do t’i merrte pas kryerjes së krimit.

    Veç tyre si i përfshirë në ngjarje u prangos edhe Kushtrim Kokalla. Ky i fundit është nip i Naim Murselit dhe anëtar i FSK. Pas këtij rasti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonsi njoftoi nisjen e hetimeve ndërsa vëllai i Kokallës tha për mediat kosovare se e gjithë familja e tij është e tronditur për atë që ka ndodhur.

    Për të tre të arrestuarit prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit me afat 30 ditë. Policia dyshoi se ngjarja nuk ishte grabitje pas dëshmisë së bashkëshortit të gruas gruas Naim Murseliot. Ky i fundit ishte kontradiktor në dëshmi ndërsa deklarime para policisë dhanë edhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët thanë se babai ishte i qetë pas ngjarjes dhe se u kishte thënë se gjithcka ishte një lojë. Policia e lejoi Murselin që t’i merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore të 33-vjeçares për të parë reagimet e tij dhe më pas i vendosën prangat.

    Çifti jetonin në Suedi ndërsa ishin në proces divorci. Procedurat kishin nisur që në vitin 2019 por çështja ishte pezulluar në Shkurt të vitit 2020. 33-vjeçarja u qëllua në prani të burrit dhe fëmijëve të mitur mbrëmjen e 29 Nëntorit në periferi të Prishtinës. Autori i ngjarjes që u raportua si grabitje i mori sende me vlerë dhe telefona.

  • Reshjet e dendura të borës bllokojnë linjat ajrore dhe hekurudhore në Gjermaninë jugore

    Reshjet e dendura të borës bllokojnë linjat ajrore dhe hekurudhore në Gjermaninë jugore

    Reshjet e dendura të borës gjatë natës kanë paralizuar linjat ajrore dhe hekurudhore në jugun e Gjermanisë, duke lënë të bllokuar mijëra udhëtarë.

    Të gjitha fluturimet u ndaluan në aeroportin e Mynihut, deri në orën 6 të mëngjesit të së dielës. Autoritetet e aeroportit thanë:

    “Paagjerëve u këshillohet që të mos udhëtojnë në aeroport sot dhe të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë e tyre ajrore përpara se të udhëtojnë për në aeroport nesër”.

    Moti i ashpër, i cili pritet të vazhdojë, ndërpreu edhe shërbimet hekurudhore në Bavari. Shërbimet rajonale dhe në distanca të gjata drejt dhe nga qendra kryesore e transportit u pezulluan përkohësisht, duke përfshirë lidhjet me qytetet austriake të Salzburgut dhe Innsbruck-ut. Pasagjerët në disa trena në Mynih dhe Ulm duhej të kalonin natën në trena.

    Ndeshja në shtëpi e Bayern Munich kundër Union Berlin u anulua për shkak të reshjeve të mëdha të borës të shtunën.

  • Familja e Liridonës paralajmëron gjakmarrje

    Familja e Liridonës paralajmëron gjakmarrje

    Familja e Liridona Ademajt vrasja e së cilës u porosit nga bashkëshorti i saj, kërkon zhvarrosjen e trupit dhe eshtrat e saj të prehen në fshatin e saj të lindjes. Vëllai i 33-vjeçares ka shkruar në rrjetet sociale se i ka dhënë familjes me të cilën kishin krushqi dy ditë besë dhe autoritetet i druhen një hakmarrjeje të mundshme.

    Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

    Ky i fundit ka pranuar që të ketë urdhëruar ai vrasjen e bashkëshortes ndërsa autorësinë e ka pranuar edhe Granit Plava i cili po ashtu u arrestua të premten. Plava ka thënë në dëshminë e tij se është paguar nga Murseli 15 mijë Euro paradhënie ndërsa 15 mijë Euro të tjera do t’i merrte pas kryerjes së krimit.

    Veç tyre si i përfshirë në ngjarje u prangos edhe Kushtrim Kokalla. Ky i fundit është nip i Naim Murselit dhe anëtar i FSK. Pas këtij rasti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonsi njoftoi nisjen e hetimeve ndërsa vëllai i Kokallës tha për mediat kosovare se e gjithë familja e tij është e tronditur për atë që ka ndodhur.

    Për të tre të arrestuarit prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit me afat 30 ditë. Policia dyshoi se ngjarja nuk ishte grabitje pas dëshmisë së bashkëshortit të gruas gruas Naim Murseliot. Ky i fundit ishte kontradiktor në dëshmi ndërsa deklarime para policisë dhanë edhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët thanë se babai ishte i qetë pas ngjarjes dhe se u kishte thënë se gjithcka ishte një lojë. Policia e lejoi Murselin që t’i merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore të 33-vjeçares për të parë reagimet e tij dhe më pas i vendosën prangat.

    Çifti jetonin në Suedi ndërsa ishin në proces divorci. Procedurat kishin nisur që në vitin 2019 por çështja ishte pezulluar në Shkurt të vitit 2020. 33-vjeçarja u qëllua në prani të burrit dhe fëmijëve të mitur mbrëmjen e 29 Nëntorit në periferi të Prishtinës. Autori i ngjarjes që u raportua si grabitje i mori sende me vlerë dhe telefona.

  • Femrat shqiptare ngrihen në protestë, marshim në Tiranë pas vrasjes së Liridonës: Drejtësi!

    Femrat shqiptare ngrihen në protestë, marshim në Tiranë pas vrasjes së Liridonës: Drejtësi!

    Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri. 30-vjeçarja u vra mbrëmjen e 29 nëntorit teksa ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe fëmijët e saj të mitur.

    Bashkëshorti, Naim Murseli deklaroi në polici në kishin rënë pre e një grabitjeje, por tashmë ai ndodhet prapa hekurave si i dyshuar në vrajseLidhur me ngjarjen e rëndë është paralajmëruar një marshim-protestë në Tiranë, ditën e nesërme, më 3 dhjetor.

    Marshimi do të nisë te ministria e Brendshme në orën 11:30 te ministria e Brendshme dhe do të vijojë drejt ambasadës së Kosovës në Tiranë.

    Marshimi do të zhvillohet për të kërkuar drejtësi për Liridonën, por edhe për të dënuar vrasjen e grave dhe krimin në familje.