Category: Lajme

  • “Shpirt katil! Kriminel i Serbisë!”, qytetarët “masakrojnë” Naim Murselin në rrjetet sociale

    “Shpirt katil! Kriminel i Serbisë!”, qytetarët “masakrojnë” Naim Murselin në rrjetet sociale

    Ngjarja e rëndë në Kosovë ku Liridona Murseli u vra nga bashkëshorti i saj ka tronditur mbarë opinionin publik.

    Naim Murseli pranoi orët e vona të së premtes se e kishte porositur ai ekzekutimin e së shoqes. Për këtë do të paguante 30 mijë Euro Granit Plavën. Ky i fundit ishte ekzekutori. 15 mijë Euro ia dha para krimit, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pasi ishte kryer puna.

    Pasi e shoqja vdiq në rrugët e Prishtinës, Murseli tha se kishin rënë pre e një grabitje dhe se ai vetë me dy fëmijët kishte shpëtuar, por Liridona, vetëm 30 vjeçe, u vra nga hajduti. Një histori e denjë për filma kur i shtohet edhe fakti se ai ishte prezent në ceremoninë mortore ku është filmuar duke përcjellë njerëzit me dorë në zemër.

    Por siç e kemi shprehur edhe më herët reagimi i qytetarëve ka qenë shumë i madh. Ata kanë “masakruar” në profilin e tij në Facebook, Naim Murselin.

    “Shpirt katil”, ka shkruar një person.

    “Turp të kesh”, ka shkruar një tjetër.

    Komentet kanë vijuar edhe më tej.

    “Kriminel i keq, kalbu në burg katil”.

    “Kriminel”, shkruan një tjetër.

    “O kriminel i Serbisë mos na flliq flamurin, po ça bërë more qen i Serbisë, e vrave gruan, duhet me të rrjep, ndadalë, ngadalë”, shkruan një tjetër.

    Komentet kanë vijuar në profilin e Murselit në Facebook ku qartësisht dallohen foto të tij me VIP-a dhe jo vetëm. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë.

  • Godet “gangsterja” e Bilishtit, Deizi Arapi sherr me 22-vjeçarin, bëjnë copash makinat e njëri-tjetrit

    Godet “gangsterja” e Bilishtit, Deizi Arapi sherr me 22-vjeçarin, bëjnë copash makinat e njëri-tjetrit

    Deizi Arapi, 28-vjeçarja nga Devolli është rikthyer edhe njëherë në qendër të medieve. Policia lokale bën të ditur se Arapi dhe 22-vjeçari Nallbati nga qytet i Bilishtit janë konfliktuar për motive të dobëta në qendër të qytetit.

    Kaq ka mjaftuar që Arapi të përplasë makinën e 22-vjeçarit dhe ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë duke e dëmtuar mjetin e Arapit.

    Per të dy këta prokuroria ka filluar hetimin në gjendje të lirë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet”, njoftuan blutë e qytetit.

    Deizi Arapi edhe herë të tjera është bërë objekt i mediave, për shkak të ngjarjeve të ndodhura mes saj dhe personave të tjerë te akuzuar për djegien e automjetit te saj, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.

    28 vjeçares edhe herë të tjera në derë të shtëpisë i janë djegur mjetet dhe policia për të gjitha ngjarjet ka nisur hetimet.

  • Motra iu vra nga bashkëshorti, vëllai i 33-vjeçares: Do të zhvarrosim trupin

    Motra iu vra nga bashkëshorti, vëllai i 33-vjeçares: Do të zhvarrosim trupin

    Mes dhimbjes për humbjen e njeriut të dashur, familja e Liridona Ademajt po mendon edhe shpagimin.

    Mediat në Kosovë citojnë vëllain e saj të pohojë se do ta zhvarrosin trupin e 30-vjeçares, e cila u vendos një ditë më parë të prehej në varrezat e familjes së bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili është ndaluar nga policia e Kosovës nën dyshimin se pikërisht ai e kishte porositur vrasjen e saj.

    “Nuk ka pasur probleme asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Ne do ta zhvarrosim trupin, duan apo nuk duan ata. Familjes Murseli i kemi dhënë dy ditë kohë, edhe kaq shumë e kanë”, mësohet të ketë thënë ai. Në raportin e saj 24 orësh, policia njofton se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një automjet i përdorur sipas saj për të kryer krimin.

    Murseli dyshohet se i ka ofruar Granit Plavës 30 mijë euro për t`i marrë jetën bashkëshortes së tij. Raportohet se 15 mijë ia kishte dhënë përpara krimit të rëndë, e 15 mijë të tjerat do t`i merrte pas vrasjes. Zyrtarisht ende nuk është konfirmuar, por shtypi vendas raporton se Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke e drejtuar gishtin nga Murseli si porositësi, e madje thuhet se edhe ky i fundit është rrëfyer përpara hetuesve.

    Lidhur me vrasjen e Liridonës, është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, që raportohet të jetë nipi i Naim Murselit. Kokalla është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e konfirmuar kjo nga Ministria e Mbrojtjes. Liridona u qëllua ndaj asaj që u inskenua si grabitje teksa ndodhej në makinë së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët e saj. Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit, i cili reagoi ndaj ngjarjes së rëndë duke e cilësuar “ si të pabesueshëm dhe të trishtë këtë akt kriminal”.

  • Flakë gjigande, momenti kur shkrumbohet nga zjarri “GLE”-ja e Kozakut

    Flakë gjigande, momenti kur shkrumbohet nga zjarri “GLE”-ja e Kozakut

    Pamjet që shihni tregojnë momentin kur mjeti në pronësi të personazhit të njohur të Tiktok, Kozak është përfshirë nga flakët.

    Ngjarja ndodhi gjatë natës në Allias të Tiranës. Ndërkohë, p“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    olicia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

  • Vrasja e 27-vjeçarit në Gjermani, autor një i mitur shqiptar, pista kryesore dyshohet …

    Vrasja e 27-vjeçarit në Gjermani, autor një i mitur shqiptar, pista kryesore dyshohet …

    Familjarët e të ndjerit janë njoftuar 3 ditë më parë

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Gjermani, Reols Hysneli.

    27-vjeçari është vrarë po nga një shtetas shqiptar, që dyshohet të jetë 17-vjeç. Autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese.

    Familjarët e të ndjerit janë njoftuar 3 ditë më parë nga të afërm të tjerë për vdekjen e Alonsos i cili kishte prej me shumë se 3 vitesh qe jetonte mes Gjermanisë dhe Francës.

    Dyshimet kryesore janë për prishjet e pazareve të drogës, megjithatë i riu në Shqipëri nuk rezulton me precedent penal.

  • Pas publikimit të porositësit, familja e Liridona Murselit kërkon zhvarrosjen e trupit të 33-vjeçares

    Pas publikimit të porositësit, familja e Liridona Murselit kërkon zhvarrosjen e trupit të 33-vjeçares

    Gjatë ditë së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit.

    Indeksonline ka raportuar se i dyshuari në këtë vrasje edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku para pak çastesh ka pranuar para policisë së ka paguar autorin për vrasjen e saj.

    Pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre në mënyrë që ta varrosin në fshatin e tyre.

    Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor)

  • Acari ‘pushton’ Europën, anulohen qindra udhëtime në këtë vend

    Acari ‘pushton’ Europën, anulohen qindra udhëtime në këtë vend

    Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta në aeroportin e Mynihut kanë çuar në vonesa të mëdha dhe anulimin e më shumë se 150 fluturimeve.

    “Për shkak të kushteve klimatike, rreth 160 fluturime nuk janë në gjendje të ngrihen ose të ulen”, tha një zëdhënës i aeroportit sot në mbrëmje.

    Pasagjerëve iu kërkua të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për të mësuar për çdo anulim ose vonesë.

    “Aeroporti parashikon anulime të mëtejshme për shkak të motit”, tha zëdhënësi.

    Mynihu është aeroporti i dytë më i ngarkuar i Gjermanisë, pas Frankfurtit.

    “Dëbora parashikohet të bjerë vazhdimisht në Mynih deri të shtunën”, sipas Shërbimit Gjerman të Motit (DËD).

  • Iu dogj makina, Kozaku shpërthen në ofendime: Unë se rr**j për një GLE, kam lekë me thasë

    Iu dogj makina, Kozaku shpërthen në ofendime: Unë se rr**j për një GLE, kam lekë me thasë

    Makina e personazhit të njohur në “TikTok”, Kozak Braçi, është djegur gjatë natës, teksa mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij.

    Kozak Braçi ka publikuar pamjet nga makina në flakë, e cila është shkrumbuar tërësisht nga zjarri.

    Pas ngjarjes personazhi i “Tik Tok” ka shpërthyer në ofendime në rrjetet sociale, ku kërcënon se do e gjejë vetë personin që i vuri flakën automjetit të tij, nëse nuk e gjen shteti.

    Ai është shprehur se kjo nuk është hera e parë që i ndodh një incident i tillë.“Po nuk e gjeti shteti këtë herë, do e gjej vetë”, shkruan Kozaku krahas imazheve.

    Ndërsa shton se: “Jam çuar në 4 të mëngjesit dhe kam parë këtë pamje, duke mu djegur makina. Në shtëpi dhe në makinë lëviz fëmija ime 6 muajsh. Është e disata herë që ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua le të më gjejë 24 orë rrugve jam, por jo tek makina dhe shtëpia ime, ku ka vetëm gra e fëmijë.”

    Personazhi i “Tik Tok” shprehet se nuk e vret mendjen për një automjet tip GLE, pasi “ka lekë me thasë”, duke iu thekuar se: “Do t’i q*ihet motra kushdo që e ka bërë. Unë se rruaj k*arin për një GL se me tall k*rin e kisha, tani do tall k*rin me SVR o p*dh motra”.

  • “Tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar”, Blendi Fevziu: Naim Murseli, “Kriminel”….

    “Tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar”, Blendi Fevziu: Naim Murseli, “Kriminel”….

    Blendi Fevziu, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.

    Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur pa se bashkëshort i viktimës në atë që fillimisht u raportua si grabitje e shkuar keq ishte Naim Murseli, pasi e kishte takuar disa vite më parë në Prishtinë.

    Ai tregon se 33-vjeçari i kishte dhënë përshtypjen e një njeriu të kulturuar e të sjellshëm. Për këtë arsye tentoi që t’i gjente numrin e telefonit për t’i dërguar një mesazh ngushëllimi për këtë ngjarje të rëndë.

    Por Fevziu rrëfeu se është tronditur kur policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes. Sipas tij, është e vështirë të gjesh një arsye pse ai e bëri këtë krim, por një gjë është e sigurt, që çdo person që kryen një akt të tillë, meriton të quhet vetëm “kriminel”.

    “Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit.

    Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë. Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës.

  • V*au gruan Liridona me killer me pagesë, Naim Murseli priti njerëzit në ngushëllim me dorë në zemër!

    V*au gruan Liridona me killer me pagesë, Naim Murseli priti njerëzit në ngushëllim me dorë në zemër!

    Ne kete foto shfaqet Naim Murseli ne diten e pare te ceremonise mortore per gruan e tij Liridona e cila u vra pasi ai pagoi 30 mije euro per ekzekutimin e saj.

    Murseli kesisoj ka pritur e percjelle me dore ne zemer njerezit qe shkonin per ngushellim lidhur me gruan e tij te cilen ai kishte paguar per ta vrare.