Category: Lajme

  • “Më telefonoi…”/ Vrasja e Liridona Murselit, flet vjehrri: Si e mora vesh lajmin

    “Më telefonoi…”/ Vrasja e Liridona Murselit, flet vjehrri: Si e mora vesh lajmin

    Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar detaje tragjike nga nuses së tij.

    Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” , i moshuari rrëfeu traumën që nipi i tij 4-vjecar pa me sy. Ai rrëfeu se nipit i kishin marrë telefonin grabitësit.

    “Nipi i vogël 4 vjeç i kishte treguar familjarëve, se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin djalit. Dyshohet se kanë qen 2 persona të maskuar. Ajo zonë është si rrugë fshati, nuk ka pasur kamera sigurie. Pak metra më larg, kam dëgjuar se ka pasur një restorant kamera. Grabitësit lëviznin me makinë të tipit ‘BMW’.

    Sa erdha në shtëpi, ishte ora 21:00 dhe më telefonin djali i vogël e më thotë ‘babi ke diskutuar me Naimin’.

    I them që jo, më pas më thotë ‘po më thonë se paskan vrarë Liridonën’. Liridona është kthyer në Kosovë në muajin tetor”, tha ai.

  • Keni plane për fundjavën? Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Keni plane për fundjavën? Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me alternime të herëpashershme kthjellimesh e vranësirash.

    Në veri dhe në jug do të jenë prezente reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa vijon të mbetet relativisht intensive era me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9 m/s, në bregdet arrin 13-20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rritje të lehte në të dyja vlerat.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24-orëshit deri orët e mëngjesit.

    Më pas, reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

    Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7 m/s në brendësi të territorit dhe 10-14 m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

  • Shkencëtarët amerikanë bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Sot, Toka pritet të goditet nga një…

    Shkencëtarët amerikanë bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Sot, Toka pritet të goditet nga një…

    Administrata Kombëtare Amerikane e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) njoftoi se planeti Tokë mund të goditet gjatë ditës nga një stuhi gjeomagnetike me fuqi të madhe, e cila është rezultat i shpërthimit të një sasie të madhe të materialit diellor në sipërfaqen e Diellit, raporton CNN.

    Këtyre vlerësimeve iu bashkua edhe Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA), e cila deklaroi se stuhia diellore e quajtur “Cannibal”, është shumë e fuqishme dhe mund të shkaktojë ndërprerje të komunikimeve radiofonike si dhe dukuri të pazakonta të aurorës ‘borealis’ në tokë.

    Ekspertët e NASA-s pohojnë se ky fenomen i rrezatimit të energjisë për shkak të një shpërthimi në diell do të zgjasë për rreth 15 orë.

  • Golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”, Asani e Asllani në “podium”

    Golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”, Asani e Asllani në “podium”

    UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

    Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

    Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:

    Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

    Jasir Asani | Shqipëri-Poloni

    Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri

    Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi

    Yunus Akgun | Turqi-Letoni

    Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

    Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar

    Sandro Ëolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn

    Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni

    Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut

  • “Dëshmia e burrit, e dyshimtë”, avokati i njohur ngre shqetësimin: Si është e mundur, shpëtoi vetëm fëmijët dhe jo Liridonën

    “Dëshmia e burrit, e dyshimtë”, avokati i njohur ngre shqetësimin: Si është e mundur, shpëtoi vetëm fëmijët dhe jo Liridonën

    Vrasja që tronditi Prishtinën mbrëmjen e 29 Nëntorit, ku mbeti e vrarë gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli, ka ngritur dilema të mëdha. Ishte po jo i qëllimshëm ai ndalim në mes të rrugës dhe ajo grabitje që përfundoi me vrasjen e një gruaje, ndërkohë që burri dhe dy fëmijët shpëtuan?

    Liridona Murseli e cila u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

    “Grabitjet kanë kryesisht motiv për të marrë sendin dhe ku nuk ka qëllim kryesor vrasjen, ata vrasin vetëm në rastin kur ndihen të rrezikuar. Kur rrezikohet jeta e tyre, apo identiteti i tyre, se ndodh që mund të jenë persona të njohur, të cilët kanë informacion për pasurinë tënde. Nëse ata zbulohen e dinë që do të gjykohen”,-tha avokati.

    I pyetur se përse mund të jetë e planifikuar kjo avokati u përgjigj:

    “Rastet kur grabiten veturat private janë shumë të rralla, zakonisht grabiten furgonë apo automjete. Ky fakt më ka bërë të mendoj që mos është e planifikuar. Sepse edhe nëse e cilësojmë grabitje që ka përfunduar në vrasje, apo vrasje, efekti është i njëjtë. Ka shumë dyshime që organet ligjz-batuese duhet të shikojnë për të punuar në të gjitha drejtimet. Mund të kemi të bëjmë me persona të caktuar që i kanë përcjellë për motive që nuk i dimë, i kanë ndaluar dhe mënyra se si është kryer vrasja janë shumë pak të rëndësishme. Ata kanë pasur rreth 3000 euro me vete, se sipas vjehrrit do blinin shtëpi të re. Kjo shumë është e admirueshme nga grabitësit”,-tha avokati.

    Ai shtoi se edhe deklaratat e Naim Murselit, bashkëshorti i të ndjerës Liridona Murseli, kanë qenë disi të dyshimta. Ai ka deklaruar se gruaja u vra nga grabitësit, ndërsa vetë dhe fëmijët arriti t’i shpëtonte ai.

    “Kjo është një pikëpyetje, këtë dilemë e ka gjithë Kosova. Si është e mundur që arriti të largonte fëmijët, por nuk arriti të shpëtonte gruan. Besoj se deklaratat e fëmijëve do ndihmojnë shumë në zbardhjen e kësaj çështje”,-tha avokati.

  • Përplasi për vdekje të renë greke/ 16 vite burg për 27-vjeçarin shqiptar. Nëna e viktimës: Bëfsh qejf

    Përplasi për vdekje të renë greke/ 16 vite burg për 27-vjeçarin shqiptar. Nëna e viktimës: Bëfsh qejf

    Është dënuar me 16 vjet e gjashtë muaj burg i riu shqiptar që përplasi me makinë 21-vjeçaren greke një vit më parë.

    Gjykata shpalli fajtor 27-vjeçarin me origjinë shqiptare për drejtim të rrezikshëm të mjetit me pasojë vdekjen, largimi nga vendi i aksidentit dhe drejtimi i mjetit pa patentë, dhe nuk i ka konstatuar faktorë lehtësues.

    Më herët gjykata hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e akuzës në vrasje.

    Ankimi i të pandehurit është vendosur që të mos ketë efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit dhe kështu ai kthehet në burg.

    “Bëfsh qejf”, ishin fjalët e nënës së viktimës pasi dëgjoi vendimin e gjykatës.

  • Lajm i mirë: Në të ardhmen e afërt Youtube mund të monetizohet në Shqipëri

    Lajm i mirë: Në të ardhmen e afërt Youtube mund të monetizohet në Shqipëri

    Pavarësisht se Acromax përfaqëson si partner i certifikuar denjësisht më shumë brande muzikore, ndër ta dhe ArkivaShqip, si edhe shumicën e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë ka ngelur pyetja që shumë vite se kur do të jetë e mundur që artistët dhe televizionet të kenë mundësinë të përfitojnë nga klikimet në YouTube kur ato klikohen në Shqipëri.

    Aktualisht një artist ose emision duhet të gjenerojë klikime në vendet ku YouTube-i ka lançuar shitjen e reklamave si Gjermania, Austria, Amerika, etj, në mënyrë që të gjenerohen të ardhura. Çdo klikim nga Shqipëria ose Kosova nuk gjeneron të ardhura. Vetëm nga partnerët e Acromax-it shkojnë kështu deri në 600 milion klikime “dëm” çdo muaj pa u paguar.

    Në një mbrëmje në Berlin punonjësit e Acromax, Xhesilda Projka dhe Glanduela Leci përfaqësuan CEO-n e Acromax-it Aldor Nini, dhe morën më shumë informacione rreth statusit të Shqipërisë në procesin e zgjerimit të shteteve në të cilat YouTube-i do të startojë së shpejti.

    Në radhë të parë do duhet që sistemi Google për reklamat të njohë gjuhën Shqipe si gjuhë në mënyrë që shërbimet e reklamave të funksionojnë nga territori i Shqipërisë, diçka që akoma nuk është bërë. Së dyti duhen krijuar bazat ligjore në mënyrë që Shqipëria të jetë në një linjë me standardet europiane dhe ndërkombëtare, jo vetëm për sa i përket ligjeve që lidhen me të drejtat e autorit, por edhe ato të taksave dhe ligjeve të tjera.

    Së treti, YouTube duhet të lidhë marrëveshje me agjencitë kolektive në Shqipëri, por ato duhet të kenë aftësitë jo vetëm që të shpërndajnë të ardhurat lidhur me të drejtat e autorit siç duhet, autorëve, interpretuesve, etj, por edhe sistemet kompjuterike që të përpunojnë të dhënat nga platformat. Deri sot agjencitë shpërndajnë të ardhurat me Excel. Së katërti, duhet të jetë vullneti i YouTube-it që një vend si Shqipëria të shtohet në listën e gjatë të shteteve, listë nga e cila mundet të hiqen shtete në të cilat YouTub-i nuk ka më interes të qëndrojë, kështu që shtimi i një shteti si Shqipëria duket edhe më i vështirë.

    Pavarësisht këtyre lajmeve, Acromax-it iu sigurua që në momentin e parë që Shqipëria do të jetë në diskutim për t’u shtuar në këtë listë ato do jenë nga më të parët që do marrin këtë informacion.

    Përsa i përket disa nga pikave të lartpërmendura, ato janë totalisht në dorën e qeverisë shqiptare. Një nga ato për shembull që do jetë elementare është funksionimi i agjencive kolektive, të përfaqësuara nga SUADA për mbledhjen e të ardhurave, dhe të liçensuara nga Ministria e Kulturës për shpërndarjen e tyre. Vëmë re se aktualisht shumica e partnerëve të Acromax-it nuk përfitojnë të ardhura nga këto agjenci, por edhe mbledhja nuk funksionon siç e parashikon ligji.

    Me pak fjalë, ka shumë punë, dhe nëse arrijmë t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, do jemi prap të varur nga një vendimmarrje që s’e kemi ne në dorë, a do të na fusin në listën e shumëpritur të shteteve ku do shtohet shitja e reklamave.

    Burime të sigurta kanë treguar që vete Kryeministri ka shprehur interes të madh që ky proces të përshpejtohet pasi do i sjellë çdo producenti shqiptar një burim të ri financiar. Deri atëhere kanalet të cilat kanë primare audiencen shqiptare do kenë në fokus vetëm kapjen e audiencës pa pasur mundësinë që të gjenerojnë të ardhura nëse shikuesi ndodhet në territorin e Shqipërisë.

    Ndërkohë kuptuam që Shqipëria edhe pse nuk është akoma në listat e duhura, ka miq dhe dashamirës tek YouTube pasi disa nga punonjësit e YouTube-it nga Anglia na përshëndetën me përzemërsi me shenjën e shqiponjës.

  • Emri/ Ekzekutimi për larje hesapesh, kush është shqiptari i vrarë në mes të Athinës

    Emri/ Ekzekutimi për larje hesapesh, kush është shqiptari i vrarë në mes të Athinës

    Është identifikuar shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Palaio Faliro të Athinës. Mediat greke shkruajnë se viktima është Thimi Prifti, një 60-vjeçar me origjinë nga Berati. Ai u qëllua me 2 plumba në gjoks në oborrin e pallatit të shtëpisë së tij.

    Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Mediet greke raportojnë se viktima rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike, falsifikime dhe kontrabandë cigaresh.

    Pak pas orës 21.00, qytetarët kanë telefonuar në policinë greke duke raportuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të një arme 9 mm të cilat janë dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore.

    Autoritetet thanë se kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që u largua menjëherë të shtënave me armë. Policia tha se po kryen hetime për ngjarjen dhe tashmë zona është rrethuar. Oficerët e ELAS-it kanë mbledhur dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë. Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për një larje hesapesh.

  • EMRI/ U qëllua me plumb në gjoks, ndërron jetë 60-vjeçari shqiptar në Greqi. Pistat e dyshimit për larje hesapesh

    EMRI/ U qëllua me plumb në gjoks, ndërron jetë 60-vjeçari shqiptar në Greqi. Pistat e dyshimit për larje hesapesh

    Ajo çka fillimisht u raportua nga mediat greke si një incident me armë, ka përfunduar në tragjedi për 60 vjeçarin shqiptar i cili mori dy plumba në gjoks.

    Thimo Roland Droboniku, alias Thimi Roland Prifti, 60 vjeç, nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe pasi është dërguar me urgjencë në spital ka humbur jetën.

    Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë autorë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 60-vjeçari nga Shqipëria dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh.

  • “Po vdes, po dridhem” | Pas ‘furtunës’ në spital, pacientët kërkojnë metadon: Më vete mendja të hidhem nga…

    “Po vdes, po dridhem” | Pas ‘furtunës’ në spital, pacientët kërkojnë metadon: Më vete mendja të hidhem nga…

    Rreth dy javë më parë transmetuam një problem të mprehtë në Fier. Një ish-përdorues droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, tregoi se mjeku toksikolog Endri Mandro, në Fier, nuk i jep metadonin që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.

    Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, doktori e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien e medikamentit të domosdoshëm.

    Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, provuam, se jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshonin receta kundrejt ryshfetit. Denoncuesi tha se mjeku Mandro, sillet në mënyrë arrogante duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.

    Për të marrë metadonin duhej një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk ishte i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare. Pas transmetimit tonë, mjekët e implikuar, u lanë në arrest me burg.

    Sot jemi kthyer në Fier, pasi pacientët ankohen se janë lënë pa metadon, e nuk flenë e as bëjnë dot jetë normale për shkak të dhimbjeve.

    Qytetari 1: Jam shumë me dhimbje, nuk rri dot.

    Gazetari: Ku i ndjenë dhimbjet?

    Qytetari 1: I ndiej në kurriz, nuk më rrihet në një vend.

    Gazetari: Dhe cili është shkaku që ke dhimbjet sot?

    Qytetari 1: Ja për metadonin o vëlla, kam tre ditë pa fjetur gjumë fare.

    Gazetari: Në këto momente që ne po bëjmë këtë regjistrim është ditë e martë, ju të Fierit, se ti je nga Fieri, duhet ta kishe ditën e hënë. Po përse nuk e ke marrë të hënën metadonin?

    Qytetari 1: Po nuk na dhanë more vëlla, nuk ishte…

    Gazetari: Ishte e mbyllur?

    Qytetari 1: E.

    Gazetari: Përpara se ne të bënim këtë intervistë, ti më the që u detyrove të konsumoje përsëri heroinë dje. Pse?

    Qytetari 1: Po nga kjo pra, nga metadoni.

    Qytetari 2: E kisha për ta marrë dje, por erdhëm, s’kishte njeri. S’ke as kujt t’i ankohesh, derisa ngecesh kot në shtëpi me dhimbje. Çfarë nuk të vete mendja, të hidhesh nga tarraca pa tallje. 9 orë po kaluan, e ke mendjen si ti shmangesh. Dy pika kanë mbetur metadon (tregon bidonin), këtë e kam shtyrë me zor.

    Qytetari 3: Pa gjumë vëlla. Nuk e shikon ti, po vdes, po dridhem.

    Gazetari: Po dridhesh?

    Qytetari 3: Po dridhem.

    Pasi nuk e gjetëm drejtorin e ri Ervin Hoxha, vumë në dijeni edhe ministrinë e shëndetësisë për këtë problem. Pas ndërhyrjes sonë, problemi u zgjidh dhe infemrieri Leonard Mucaj u urdhërua përkohësisht të bënte shpërndarjen e menjëhershme të metadonit.

    Gazetari: Po të shikojmë si dritën e diellit tani. Kështu që do bëjmë shpërndarjen, që t’ua japim sa më shpejtë dhe të mos humbasim kohë?

    Leonard Mucaj: Po patjetër, do bëj shpërndarjen tani. Sa më shpejtë të jetë e mundur.

    Gazetari: Do jesh i përhershëm derisa…?

    Leonard Mucaj: Jo, unë jam provizor deri në një moment të dytë.

    Gazetari: Mirë, shpresojmë që t’i ndihmojmë tani. /tvklan.al