Category: Lajme

  • “Dajloku”, zbulohet kush është trafikanti “DP” në ‘Sky Ecc’ me pseudonimin “PIKA”!

    “Dajloku”, zbulohet kush është trafikanti “DP” në ‘Sky Ecc’ me pseudonimin “PIKA”!

    Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal

    Komunikimet e bëra në aplikacionin e koduar Sky ECC të zbërthyera nga autoritetet franceze dhe që i janë dhënë SPAK, u zbulua një grup kriminal i trafikut të drogës që u finalizua disa javë më parë me arrestimin e disa personave dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Grup që drejtohej nga Ervin Mata.

    Në dosjen e plotë, janë komunikimet mes Ismail Zenelit me nofkën “Daja-Dajloki-Transporter”, Eralbi Breçanit me nofkën “Boli-Toni”, shtetasit Besmir Murtati me nofkën “Kukësi” dhe përdoruesit me iniciale D.P. me nofkën “Elb-Elb Nissan”.

    Ky i fundit është Ergys Dashi 34 vjeç, që njihej me pseudonimin “Pika”. Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal në Itali gjatë viteve 2014-2017. Më 22 Janar 2022, Ergys Dashi mbeti i vrarë në Ekuador në një atentat mafioz.

  • Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u arratis, e pëson keq 31-vjeçari në Shkodër

    Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u arratis, e pëson keq 31-vjeçari në Shkodër

    Një 31-vjeçar i cili ka përplasur për vdekje një të moshuar rreth mesnatës në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë” është identifikuar dhe arrestuar.

    Mësohet se 31-vjeçari pasi ka përplasur 68-vjeçarin M. P. është larguar nga vendngjarja.

    Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Identifikohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari, i cili rreth mesnatës, përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, një këmbësor 68 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

    Sekuestrohet automjeti tip “Peugeot” që drejtonte i arrestuari, kur ndodhi aksidenti.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja.

    Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Raporti i BERZH/ Gjysma e popullsisë ka vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor

    Raporti i BERZH/ Gjysma e popullsisë ka vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor

    Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor

    Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH për vitin 2023.

    Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, duke zënë vendin e 18 nga 38 vendet në tranzicion të BERZH.

    Femrat vuajnë më shumë se meshkujt nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë.

    BERZH vë në dukje se shëndeti i mirë mendor lidhet ngushtë me produktivitetin. Gjendja e mirë mendore rrit sasinë e kohës që njerëzit janë në gjendje të punojnë dhe në këtë mënyrë rrisin të ardhurat dhe pasurinë e tyre.

    Shëndeti i fortë mendor gjithashtu është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016.

    Çrregullimet mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit janë 10 shkaqet kryesore që kufizojnë aftësitë e njerëzve, ku më të përhapurit janë depresioni dhe ankthi.

    Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati.

    Nivelet e shqetësimit mendor ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas gjinisë në të gjitha ekonomitë.

    Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.

    Incidenca mesatare e shqetësimit është më e lartë për gratë sesa për gratë burra në të gjitha vendet. Ky dallim është statistikisht i rëndësishëm në shumicën e rasteve dhe qëndron në të gjitha grup-moshat, në përputhje me tendencat globale siç raportohet në studimin e Barrës Globale të Sëmundjeve.

    Shenja të tjera të shqetësimit mendor që nuk mbulohen nga anketa, të tilla si abuzimi me substancat narkotike që janë më të zakonshme te meshkujt. Në të njëjtën kohë, burrat mund të nën-raportojnë simptoma që mund të tregojnë dobësi, si p.sh si humor të ulët ose sëmundje, sepse u përmbahen më fort normave tradicionale në lidhje me maskilitetin.

    Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.

    Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave. Të anketuarit raportuan gjithashtu se kanë aftësi të dobëta për në ushtrimin e detyrave ditore si pasojë çrregullime emocionale nga stresi dhe depresioni./Monitor

  • Njërin fqinj e vrau, tjetrin e plagosi pas konfliktit për kanalin e ujit, del fotoja e autorit të krimit në Kamëz

    Njërin fqinj e vrau, tjetrin e plagosi pas konfliktit për kanalin e ujit, del fotoja e autorit të krimit në Kamëz

    Është publikuar fotoja e 70 vjeçarit Maliq Marku që vrau këtë të enjte me armë zjarri komshiun e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën “Fatos Shupi” në Laknas pas një konflikti për kanalizimin e ujërave të zeza.

    Sipas burimeve raportohet se 70-vjeçari Maliq Marku i cili është autori i krimit, ishte me origjinë nga Dibra, dhe para 1 jave ishte kthyer në Shqipëri pasi ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë viktima Shefqet Hasa dhe i plagosuri Besim Keça ishin të dy me origjinë nga Hasi.

    Shkak i sherrit është bërë kanali i ujërave të zeza, për ndërtimin e të cilit të gjithë banorët e lagjes kishin mbledhur para, vetëm Maliq Marku nuk kishte kontribuuar pasi nuk ndodhej në Shqipëri.

  • Avokati ngre dyshime të forta: Ja pse vrasja e Liridona Murselit ngjan me një vrasje të planifikuar

    Avokati ngre dyshime të forta: Ja pse vrasja e Liridona Murselit ngjan me një vrasje të planifikuar

    Vrasja e Liridona Murselit ngjan si një ngjarje e planifikuar mirë, kështu shprehet avokati i njohur në Kosovë Arbër Jashari përmes një postimi në Facebook, duke ngritur dyshime për vrasjen që tronditi Kosovën.

    Sipas asaj që dihet deri tani, Liridona Murseli u ndalua nga një grabitës teksa ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ai u rrëmbeu portofolat dhe telefonat, dhe më pas qëlloi me armë zjarri drejt makinës, ku plumbi kapi Liridona Murselin duke i shkaktuar vdekjen në vend.

    Avokati Jashari thotë se grabitësit nuk targetojnë qytetarë që udhëtojnë me makinë, por institucione si banka apo argjendari. Ai thotë se grabitësit gjithashtu nuk qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, por sipas tij është pak e besueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua.

    Shkrimi i plotë:

    Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje? Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim (marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

    Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.

    Grabitsi nuk ka qëllim vrasjen. Ai qëllim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë që ta marr plaçkën. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

    Uroj që ky rast të zbardhet shpejtë.

  • “Kujdes se …”, detektivja shqiptare tregon kohën kur çiftet tradhtojnë më shumë

    “Kujdes se …”, detektivja shqiptare tregon kohën kur çiftet tradhtojnë më shumë

    Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio detektivja private Shkënda Lili. Ajo komentoi periudhën e festave të fundvitit në raport me punën e saj.

    Kjo është periudhë e mirë për punën time sepse ka më shumë lëvizjë. Pas verës qetësohen çiftet.

    Me periudha është edhe puna ime. Muajt e verës dhe dhjetori janë super full. Në këtë periudhë vijnë shumë nga emigracioni, fillojnë dyshimet. Ata që vijnë nga jashtë duan ta shfrytëzojnë sa më shumë periudhën.

    Edhe djem, edje vajza ka. Tradhtitë për mua janë njësoj, nuk mund të them që meshkujt tradhtojnë më shumë.

    Por a e falin shqiptarët tradhtinë?!

    Shqiptarët bëjnë sikur nuk e falin, por përfundimi është që e falin. Në Shqipëri është numri i pakët i grave që nuk e falin. E mendojnë gjatë. Është ekonomia, është dhuna në familje, por për tradhti nuk ndahen përgjithësisht… Gratë e politikanëve, artistëve bëjnë pakt me veten, ai me një anë, vetë me një anë, ekonomia dhe fëmijët bashkë. Është një fasadë… Opinioni publik vazhdon akoma, veriorët e kanë më të theksuar. Meshkujt shqiptarë e kanë shumë të vështirë ta falin tradhtinë. Janë shumë të rrallë ata që ta falin, por gratë po. Edhe kur ndahen nuk përmendin tradhtinë, por një faktor tjetër. Unë kur shoh në rrjete sociale çifte të lumtur, që në fakt i kam patur në zyrë, qesh. Kanë ardhur personazhe të njohur, është ajo fasada. Tendencën më të madhe e kanë njerëzit që kanë pushtet nga ana ekonomike.

  • Gjendet pa shenja jete 38-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

    Gjendet pa shenja jete 38-vjeçari, zbardhen dyshimet e para

    Një 38-vjeçar letonez, rezident në Mbretërinë e Bashkuar mësohet se ka humbur jetën në Shqipëri.

    Të dhënat e para për viktimën, i cili mësohet se quhej Lauris Zelvis, i ka dhënë shoku i tij, shtetasi 52 vjeçar me iniciale E.T., po ashtu rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

    Mësohet se 38-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për qëllime turistike.

    Sa i përket shkaqeve të vdekjes, deri më tani dyshohet të jenë natyrore.

    Njoftimi i policisë:

    Pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

  • “Gringo” i Brindisit zbërthen autobusin e nisur drejt Shqipërisë, gjenden 139 mijë euro

    “Gringo” i Brindisit zbërthen autobusin e nisur drejt Shqipërisë, gjenden 139 mijë euro

    Një shumë prej 139 mijë euro, gati për t’u transferuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri janë sekuestruar nga policia në portin e Brindisit.

    Agjentët e Gdf gjatë kryerjes së imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve, kanë identifikuar një autobus që nisej drejt Shqipërisë, brenda të cilit kanë gjetur sasinë e madhe të parave cash, të ndara në pako me 10.000 euro secila.

    Paratë kanë qenë të mbështjella në pako të rrethuara me celofan dhe u gjetën të fshehura në një hapësirë të posaçme të krijuar pranë motorit të mjetit.

    Zbulimi u bë i mundur edhe falë qenit të policisë “Gringo”. Qeni gjerman 6-vjeçar ka qenë aktiv në Brindisi që nga viti 2019 dhe është i trajnuar në nuhatjen e parave të fshehura në mënyra nga më gjenialet.

    Nga hetimet e para, drejtuesi i autobusit nuk ka mundur të justifikojë origjinën e parave dhe për këtë arsye janë sekuestruar.

  • Ryanair lançon programin e Verë-2024 me mbi 1.5 milion vende për Shqipërinë

    Ryanair lançon programin e Verë-2024 me mbi 1.5 milion vende për Shqipërinë

    Ryanair ka lançuar programin Verë-2024 me mbi 1.5 milion vende për Shqipërinë. Rezervoni herët për çmimet më të ulëta që fillojnë vetëm nga 35,99 €!

    Ryanair, linja ajrore nr.1 e Europës, ka nisur që prej datës 29 nëntor programin e saj të shumëpritur të verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende për pushuesit shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë këtë verë me miqtë dhe familjen dhe të relaksohen me një pushim dhe relaks të merituar.

    Duke nisur nga fundi i muajit Mars, programi i verës 2024 i Ryanair ofron zgjedhje të pakrahasueshme të vendeve të njohura me diell, vizitave nëpër qytete, si dhe destinacione më pak të njohura për t’u zbuluar dhe eksploruar me çmimet më të ulëta në Europë.

    Për të festuar lançimin e programit të Verë 2024 dhe mbi 1.5 milionë vende për klientët e saj shqiptarë, Ryanair ka nisur një fushatë uljesh, me kohë të kufizuar, me çmime nga vetëm 35,99 € për blerjet e biletave, deri në fund të tetorit 2024.

    Menaxheri i Ryanair për Italinë dhe Mesdheun Lindor, Mauro Bolla tha:

    “Ryanair ka kënaqësinë të njoftojë programin e verës 2024 me mbi 1.5 milionë vende të disponueshme për klientët tanë shqiptarë, në një mori destinacionesh të mahnitshme. Pra, nëse po kërkoni të largoheni këtë verë, nuk do të zhgënjeheni me përzgjedhjen e pakrahasueshme të destinacioneve që ne ofrojmë, me çmimet më të ulëta në Europë. Me tarifat që fillojnë nga vetëm 35,99 euro, klientët duhet të vizitojnë ryanair.com tani dhe të rezervojnë herët për t’u siguruar që të marrin çmimin më të mirë të mundshëm – në të ardhmen do falënderoni veten për këtë.”

  • Autori i vrasjes në Laknas sapo ishte kthyer nga Anglia, hyri në shtëpi dhe mori armën…

    Autori i vrasjes në Laknas sapo ishte kthyer nga Anglia, hyri në shtëpi dhe mori armën…

    Maliq Marku, 70-vjeç kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga jashtë vendit.

    Ai prej 2 vitesh jetonte në Angli.

    Ndërsa kishte mbërritur në vendin tonë autori kishte lajmëruar ujësjellësin lidhur me problematikën e kanalit.

    Punonjësit e ujësjellësit kishin mbërritur në vendin ku ish raportuar dhe aty kishin vendosur piketat, për të bërë ndërhyrjet në vijim.

    Pasi kanë ikur punonësit e ujësjellës kanalizimit, viktima Shefqet Hasa dhe i plagosur Besim Keça kanë shkuar për t’i kërkuar llogari.

    Në ketë moment autori ka hyrë në shtëpi, ka marrë armën tip pistoletë e më pas ka qëlluar drejt të dyve.

    Mësohet se vikima ka marrë 4 plumba, ndërsa i plagosuri ka marrë 2 plumba. I plagosuri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.