Category: Lajme

  • Policia ishte në dije të zënkave mes fqinjëve në Kamëz, shefi i komisariatit: 70-vjeçari qëlloi me armë pas debatit, ishin në konflikt prej 3 vjetësh

    Policia ishte në dije të zënkave mes fqinjëve në Kamëz, shefi i komisariatit: 70-vjeçari qëlloi me armë pas debatit, ishin në konflikt prej 3 vjetësh

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbasditen e sotme zonën e Laknasit në Kamëz, ku një i moshuar vrau fqnjin e tij dhe plagosi një tjetër.

    AlbEu.com raportoi më herët se 70 vjeçari Maliq Marku qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në drejtim të fqinjëve të tij, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën si dhe plagosi Besim keçën.

    Ndëkrohë shefi i komisariatit të Kamzës, tha për mediat se Marku u arrestua në banesën e tij dhe arma e krimit mbahej nga ai pa leje.

    Shkak për konfliktin u raportua se ka qenë një kanal i ujërave të zeza që kalonte pranë banesave të tre personave të përfshirë në rast.

    Po ashtu mësohet se konflikti mes tyre daton rreth 3 vite më parë dhe se policia ka pasur dijeni për zënkat e mëparshme mes fqinjve.

    “Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç. Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta.

    Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt”, u shpreh shefi i Komisariatit të Kamzës.

  • Mbrojtësi shqiptar i Seria A përfshihet në aksident rrugor

    Mbrojtësi shqiptar i Seria A përfshihet në aksident rrugor

    Mbrojtësi kosovar i Torinos, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin italian.

    Vojvoda ka përplasur makinën e tij ‘Mercedes C-Class AMG’ me një ‘Jeep Renegade’ të kuq teksa ishte duke shkuar në stërvitjen e klubit ‘Granata’.

    ‘Torinocronaca.it’ ka publikuar imazhe nga aksidenti ku duket se të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë.

    Në to mund të shohim edhe vetë Vojvodën, por edhe drejtuesin e xhipit të kuq duke qëndruar në këmbë, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

    Mbrojtësi i skuadrës së Juriç pas përfundimit të procedurave që ndiqen pas aksidenteve rrugore, i është drejtuar kampit stërvitor të ekipit dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat.

  • “E vrava për …”, detaje nga vrasja në Laknas. Çfarë tha autori pas krimit

    “E vrava për …”, detaje nga vrasja në Laknas. Çfarë tha autori pas krimit

    Gazetari Besar Bajraktaraj ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Laknas.

    Autori Maliq Marku ishte kthyer një javë më parë nga jashtë shtetit dhe është me origjinë nga Dibra. Ndërkohë viktima dhe i plagosuri janë nga Hasi.

    Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur.

    Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte.

    Në gjaknxehtësi e sipër ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar. 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri.

    Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë SPZ, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur me makinë.

    Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Ai ka hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar. Pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat.

    Në deklarimet e para ka thënë se e vrau Hasën për punë kanali./Klan News

  • Gruaja bën pazaret dhe kthehet në shtëpi, gjendet e vdekur pak çaste më vonë. U pikas nga era e djegur e qumështit në zjarr

    Gruaja bën pazaret dhe kthehet në shtëpi, gjendet e vdekur pak çaste më vonë. U pikas nga era e djegur e qumështit në zjarr

    Një e moshuar rreth të 70-ave është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në lagjen “ Kryengritja e Fierit ” ne Fier.

    Gazetari Enea Verria bën me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i cili ka hapur me forcë derën dhe paraprakisht u dyshuar se e moshuara nuk kishte shenja jete.

    Ndërkohë ambulanca e ka trasportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën.

    E moshuara është identifikuar si Gjinovefa Toro, 70- vjeçe.

    Sipas burimeve e moshuara kishte lënë qumështin në zjarr dhe era e shkrumbuar e tij ka bërë që komshinjtë të alarmohen, ndërsa një orë më parë 70- vjeçarja kishte dalë për të blerë ushqime.

  • 7 parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024

    7 parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024

    Baba Vanga duke iu referuar astrologut të famshëm francez, thuhet se ka parashikuar 11 shtatorin dhe luftën në Ukrainë.

    Baba Vanga gjithashtu ka thënë disa pretendime rreth vitit 2023, duke përfshirë një parashikim tronditës se një shpërthim i centralit bërthamor do të shkatërronte planetin tonë dhe një pretendim të skicuar se orbita e Tokës do të ndryshonte në mënyrë dramatike këtë vit, me efekte shkatërruese. (Qartë, asnjëra nuk ka ndodhur në këtë pikë.)

    Megjithëse Baba Vanga vdiq 26 vjet më parë kur ishte 85 vjeçe, ndjekësit thonë se ajo ka ende shumë parashikime për të zbuluar për vitin 2024, teksa bënte profeci para vdekjes së saj.

    Ja shtatë parashikimet e saj për vitin 2024:

    Vrasja e Putin-it

    Presidenti rus Vladimir Putin do të vritet nga një nga bashkëkombësit e tij në 2024, sipas Baba Vangës.

    Rastësisht, muajin e kaluar, dikush në një kanal telegram rus të quajtur “General SVR” pretendoi në mënyrë të rreme se Putini kishte vdekur. Megjithatë, Kremlini e mohoi këtë, duke e quajtur atë absurde.

    Andrii Yusov, një zëdhënës i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, akuzoi më vonë Rusinë për përhapjen e një thashethemi për vdekjen e Putinit për të testuar popullaritetin e tij.

    Terrori evropian

    Vanga hamendësoi se Evropa do të shihte një rritje të terrorizmit dhe se një “vend i madh” ose do të kryente teste të armëve biologjike ose sulme vitin e ardhshëm.

    Katastrofat klimatike

    Ajo parashikoi se katastrofat natyrore do të jenë me bollëk vitin e ardhshëm.

    Vanga tha se përveç ngjarjeve të motit, mund të ketë edhe një rritje të nivelit të rrezatimit.

    Kriza ekonomike

    Vanga parashikoi se rritja e borxhit, tensionet globale dhe zhvendosja e pushtetit nga Perëndimi në Lindje do të nxiste një krizë ekonomike.

    Sulmet kibernetike

    Ajo tha se hakerat do të fillojnë të synojnë infrastrukturën si rrjetet elektrike dhe impiantet e trajtimit të ujit, të cilat do të amplifikojnë kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

    Revolucioni teknologjik

    Vanga tha se informatika kuantike do të shihte një përparim të madh, pasi kompjuterët kuantikë përpunojnë informacionin më shpejt se kompjuterët standardë.

    Ajo gjithashtu parashikoi një rritje të përdorimit të inteligjencës artificiale (AI).

    Zbulime mjekësore

    Vanga pati një lajm të mirë, së shpejti do të kemi kurën si për kancerin, ashtu edhe për sëmundjen e Alzheimerit.

    Ajo parashikoi gjithashtu se komunizmi do të kthehej në vitin 2076.

    Parashikimet e saj ndalen në vitin 5079 , që është kur ajo parashikon se bota do të marrë fund.

  • Një i vrarë dhe një i plagosur/ Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Laknas, ja si nisi sherri

    Një i vrarë dhe një i plagosur/ Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Laknas, ja si nisi sherri

    Një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i debateve mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça që më pas ka degraduar në përdorimin e armës.

    Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën dhe të plagosur Besim Keçin.

    Njoftimi i policisë:

    Kamëz/Informacion paraprak

    Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

    Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • TRAGJEDI/ I pikasi policia, trafikantët hedhin në mes të detit emigrantët, 4 të vdekur

    TRAGJEDI/ I pikasi policia, trafikantët hedhin në mes të detit emigrantët, 4 të vdekur

    Trafikantët i hodhën në det për të mos u kapur nga policia

    Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën.

    Sipas të dhënave paraprake, trafikantët që po i transportonin emigrantët i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit, për shkak se u pikasën nga rojet bregdetare.

    Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, që të hidheshin në det.

    Kjo rezultoi fatale për katër prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije. Mes emigrantëve ka gra dhe fëmijë të mitur.

    Janë të shumta rastet e ngjashme që kanë përfudnuar në tragjedi, pasi personat që zotohen për t’i transportuar emigrantët e paligjshëm drejt vendeve të Evropës, i braktisin në mes të detit, për të mos u kapur nga policia kufitare.

  • Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

    Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

    Foto ilustruese

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku një makinë ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës.

    Sipas policisë një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.

    Njoftimi:

    Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Vrasja në Prishtinë/ 33-vjeçarja ishte me bashkëshortin e fëmijët, dyshohet se u ekzekutua nga…

    Vrasja në Prishtinë/ 33-vjeçarja ishte me bashkëshortin e fëmijët, dyshohet se u ekzekutua nga…

    Viktima, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit!

    Mbrëmjen e djeshme Prishtina u trondit nga një krim i rëndë, ku mbeti e vrarë një grua. 33-vjeçarja e identifikuar si shtetasja, Liridona Murseli, u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi”.

    Viktima ishte në makinë së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli, ky i fundit ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

    “Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Mediat në Kosovë shkruajnë se nga dyshimet e para bëhet fjalë për një rast grabitjeje. Dyshohet se krimi ndodhi në kohën kur Naim Murseli bashkë me gruan dhe dy fëmijët ndodheshin në makinë kur dy grabitës i zunë pritë me automjetin e tyre.

    Ndërkohë bazuar në deklaratën e Naim Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se hajnat, fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat më pas ka pasur të shtënë me armë.

    Personat e dyshuar kanë qenë me një makinë të tipit BMW me targa të huaja dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një postim në Facebook, Pacolli theksoi se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerës, Liridona Murseli.

    “Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona!”.

  • Liridona Murseli u vra në sy të burrit dhe fëmijëve nga dy grabitës, policia në kërkim të autorëve

    Liridona Murseli u vra në sy të burrit dhe fëmijëve nga dy grabitës, policia në kërkim të autorëve

    Dy persona kanë qenë autorë të krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, 33 vjeçe.

    Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me veturë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur.

    Gazeta Sinjal shkruan se dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

    Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.