Category: Lajme

  • Klienti tentoi ta përdh*nonte, 19-vjeçarja rrëfen momentin e tmerrit: Sapo pa që roja u largua, më dërgoi te magazina e më mbylli gojën me forcë dhe…

    Klienti tentoi ta përdh*nonte, 19-vjeçarja rrëfen momentin e tmerrit: Sapo pa që roja u largua, më dërgoi te magazina e më mbylli gojën me forcë dhe…

    Vetëm pak ditë më parë një 19-vjeçare u sulmua në një nga dyqanet në qendër të Tiranës, ku një person tentoi që ta fuste në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

    Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është vënë në pranga.

    E reja ka rrëfyer në një studio televizive gjithë ngjarjen se çfarë ka ndodhur:

    Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër te Tiranës, për te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë me datë 25 nëntor, atë ditë isha në punë si zakonisht, ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij të cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.

    Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetësuese që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës, u afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi te me fuste me force në magazinën e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin qe unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

    Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20: 18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejtë në vendngjarje. Aty mbërriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor që më morën në pyetje, i cili në bashkëpunim edhe me komisariatin nr 3.

    Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shume shpejt u bë e mundur në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë.

    Ai u kap në banesë në prani të familjarëve të tij dhe nga kontrolli i banesës rezultoi xhupi të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja, ai u shfaq madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht.Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do të ndodhi me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës.

  • “Dumani është bërë nervoz”, gazetari i njohur plas “bombën”: Ministri i Ramës i përfshirë në përgjimet e Sky Ecc, do i publikoj bisedat me grupet kriminale

    “Dumani është bërë nervoz”, gazetari i njohur plas “bombën”: Ministri i Ramës i përfshirë në përgjimet e Sky Ecc, do i publikoj bisedat me grupet kriminale

    Gazetari Basir Çollaku komentoi në një studio mediatike përgjimet nga Sky Ecc që lidhen me çështjen e Ervin Matës dhe Erzen Breçanit.

    Ai u shpreh se nga bisedimet me Dumanin, kupton se në mënyrën e sjelljes me disa dosje kryeprokurori shfaqet nervoz.

    Konkretisht, Çollaku përmendi një ministër të kabinetit Rama që shfaqet në përgjime dhe që ka komunikuar me një nga të arrestuarit.

    Gazetari theksoi se do të ishte e drejtë që nga aspekti moral, kryeministri Rama, ministri i Brendshëm, Balla dhe ai i Drejtësisë, Manja të dalin hapur dhe të deklarojnë nëse ndonjëherë ata, apo të afërm të tyre kanë përdorur telefona Sky.

    “Natyrisht që e di se kush është, por do ta them, do ta shqiptoj shqeto me emër dhe mbiemër dhe me detyrën publike që mbart zotëria në kabinetin e zotit Rama duke e shoqëruar me dokumentin, me kodet e telefonit dhe një pjesë, 4-5 fjali të bisedës.

    Këto s’janë më dosje që kanë akses vetëm njerëzit e drejtësisë shqiptare dhe mund t’i fshehin dhe të bëjnë ç’të duan me të. Maksimumi, fitojnë kohë, i zvarrisin pjesërisht,” – u shpreh Çollaku.

  • Aksidenti në Kroaci me 4 të plagosur rëndë/ Shoferi 22-vjeçar shqiptar hyri kundravajtje dhe …

    Aksidenti në Kroaci me 4 të plagosur rëndë/ Shoferi 22-vjeçar shqiptar hyri kundravajtje dhe …

    Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë

    Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident në Kroaci. Sipas mediave kroate, një 22-vjeçar shqiptar që drejtonte një automjet tip Volkswagen ka hyrë në korsinë e kundërt në rrugën Zagrebacka, në qytetin Crnec Dugoselski, i ka prerë rrugë një kamioni me ngarkesë.

    Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kamioni që drejtohej nga një 41 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina me qëndrimi i përkohshëm në Kroaci, u përmbys anash rrugës.

    Drejtuesi i një automjeti tjetër, për të shmangur përplasje, ka frenuar dhe më pas ka dalë nga rruga. Pas përplasjes edhe makina e ku udhëtonin shqiptarët është përmbysur.

    Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë, tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nepalez me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 26 vjeç.

    Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

  • Tmerrohet çifti, zbulon se kishin pirë ujë tualeti për 6 muaj

    Tmerrohet çifti, zbulon se kishin pirë ujë tualeti për 6 muaj

    Një çift në Pekin, pa e ditur, piu ujë tualeti për gjashtë muaj pasi u transferua në apartamentin e tyre të ri në maj. Sipas New York Post, Tan dhe partnerja e tij filluan të përjetonin probleme të çuditshme shëndetësore menjëherë pasi u transferuan. Të dy pat një kollë të rëndë të pashpjegueshme, ndërsa Tan pretendon se i humbën flokët dhe iu shfaqën puçrra.

    Pas gjashtë muajsh, ai e kuptoi se nuk e kishte paguar faturën e ujit, megjithatë apartamenti i tij prej 1400 dollarësh në muaj kishte ende ujë. Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin me ujë tualeti.

    Pas disa testeve me matësat e ujit ai kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Kur çifti ka ndezur rrjedhën e ujit në banesë, matësi nuk ka regjistruar rritje në njësi.

    Kështu ai vendosi të thërriste një hidraulik për të gjetur problemin. Pastaj erdhi zbulimi tronditës. Një tub shtesë, i cili kishte kaluar pa u vënë re, lidhte tubat e tualetit dhe ujit të rubinetit.

    Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin në ujë tualeti. Hidrauliku rregulloi rrjetin, ndërsa Tan tani kërkon kompensim monetar nga kompania e qirasë së apartamenteve, e cila pretendon se ishte zgjedhja e disa qiramarrësve për të marrë ujë nga një pus aty pranë.

    Kompania e qiradhënies pohon gjithashtu se uji i pusit kaloi kontrollet e cilësisë vetëm në muajin mars dhe u konstatua se mund të përdorej vetëm për shpëlarjen e tualeteve dhe ujitje të bimëve.

    Në çdo rast, Tan thekson se ai dhe e dashura e tij nuk janë informuar asnjëherë për këtë marrëveshje përpara se të transferoheshin. Negociatat me kompaninë e qirasë në lidhje me kërkesën e kompensimit janë në vazhdim.

  • Aksidenti fatal në Selanik, nëna e 21-vjeçares greke kërkon dënim maksimal për shqiptarin

    Aksidenti fatal në Selanik, nëna e 21-vjeçares greke kërkon dënim maksimal për shqiptarin

    Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut ka vijuar gjyqi për vdekjen e 21-vjeçares Ema nga Kreta, e cila humbi jetën në orët e para të 22 nëntorit 2022, pasi u përplas për vdekje në rrugë nga makina që drejtohej nga një i ri shqiptar.

    “Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, tha nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar, duke përmendur nga njëra anë se makina kishte pësuar modifikime dhe shtonte kuajfuqinë, dhe nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë. Po ashtu nëna e Emës ka thënë se shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe ishte pa dokumentacionet përkatëse.

    Ndërkohë dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë një “shpejtësi marramendëse”, me të cilën lëvizte mjeti dhe një “zhurmë të frikshme”.

    “Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim maksimal për autorin.

  • “Hajde se u dogjëm”, flasin të moshuarit e azilit që u përfshi nga flakët në Fier: Shyqyr nuk ra natën, ishim të gjithë brenda

    “Hajde se u dogjëm”, flasin të moshuarit e azilit që u përfshi nga flakët në Fier: Shyqyr nuk ra natën, ishim të gjithë brenda

    Shtëpia e të moshuarve në qytetin e Fierit u përfshi nga flakët pasditen e sotme, por fatmirësisht pa viktima.

    Si pasojë e tymit, disa prej të moshuarve u asfiksuan dhe u dërguar në spital, por ndodhen jashtë rrezikuar për jetën.

    Pas ngjarjes, për mediat kanë folur disa prej të moshuarve, të cilët kanë treguar momentin se si ndodhi ngjarja.

    “Jemi mirë. Nuk pësuam asnjë dëm. Zjarri nisi nga gabina andej jasht, dukej nga xhami” thonë prej të moshuarave.

    Një tjetër shprehet se ishin brenda dhe njëra prej shoqeve të azilit bërtiti ajdeni se u dogjëm.

    “Ne ishim brenda, kur Ferideja tha ajdeni se u dogjëm” u shpreh ajo.

    Një prej të moshuarve të tjerë thotë se ata u futën në panik, por shyqyr sipas që nuk ndodhi natën.

    “Shyqyr që nuk ra natën. Një panel elektrik bëri masë dhe ka ardhur i gjithë tymi brenda. Policia dhe njerëzit e tjerë i nxorën të gjithë jashtë. Asnjë nuk është prekur sa maja e thojit. Më shumë na futi në panik e bërtitura” thotë ai.

    Njoftimi i policisë:

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.

    Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

    Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

  • Çfarë pritet të ndodhë me motin duke filluar nga nesër

    Çfarë pritet të ndodhë me motin duke filluar nga nesër

    Gjatë natës që po vjen parashihet të kemi kthjellime të pjesshme

    Pas goditjes polare që solli reshje të dendura bore, temperaturat u rriten dje për shkak të rrymimeve të fuqishme nga jugu dhe reshjet ishin në formë shiu. Sot kemi një penetrim të ajrit të ftohtë polar deri në viset tona, por shumë jetëshkurtër, ngase ajri i ftohtë polar do të tërhiqet menjëherë nga nesër në drejtim të lindjes së Kontinentit. Reshjet e borës janë afatshkurtra dhe vetëm në disa rajon, pra të karakterit krejtësisht lokal.

    Gjatë natës që po vjen parashihet të kemi kthjellime të pjesshme dhe për këtë arsye mund të kemi acar, por jo aq të fortë. Temperatuat minimale pritet të ulen në “minus” në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës dhe viset kodrinore-malore të rajonit. Ajti i ftohtë polar do të ndjehet më shumë në Kosovë e veri të Malit të Zi e shumë më pak në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.
    Nga nesër do të ndryshojnë tërësisht rrymimet ajrore. Sërish do të riaktivizohen erërat jugore dhe kësaj radhe direkt nga Afrika Veriore, priten rritje të ndjeshme të temperaturave sidomos të premten dhe të shtunën.

    Temperaturat në Shqipëri pritet të arrijnë deri në 22 gradë Celsius e në Kosovë deri në 18 gradë Celsius. Në ditën e dytë të fundjavës mund të kemi rikthimin e masave të ftohta polare.

  • Nga Luiz Ejlli, Elvana Gjata, Noizy te Elgit Doda! Veliaj zbulon surprizat e koncertit të Natës së Bardhë

    Nga Luiz Ejlli, Elvana Gjata, Noizy te Elgit Doda! Veliaj zbulon surprizat e koncertit të Natës së Bardhë

    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë.

    Përtej ceremonisë protokollare tek Varrezat e Dëshmorëve, Nata e Bardhë do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.

    Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët. Të parët do të jenë Landi dhe Miri që do të sjellin hitet e tyre më të mira ndër vite. Më pas Stine, Varrosi, Buta, Kida, Samanta, Capital T, Mc Cresha dhe Ylli Limani. Skena do t’i lihet më pas Elgitit dhe Romeos.

    https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/894589325369569?ref=embed_post

    Nëse mendoni se surprizat janë kaq, e keni gabim. Në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej” do të ngjitet Noizy. Nuk do të mungojë as Luiz Ejlli për të përshëndetur fansat e tij të shumtë.

    Mbrëmja do të mbyllet me një spektakël fishekzjarresh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 nëntor

  • Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, në spital disa persona

    Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, në spital disa persona

    Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.

    Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme shtëpinë e të moshuarve në Fier.

    Nga burimet paraprake bëhet me dije se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.

    Të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar.

    Nga ana tjetër mësohet se zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.

  • “Truprojat e Berishës më masakruan”/ Ish-banorja e BBV tregon sherrin me Ramën: Më tha do ta këpus…

    “Truprojat e Berishës më masakruan”/ Ish-banorja e BBV tregon sherrin me Ramën: Më tha do ta këpus…

    Ish-banorja ka rrëfyer konfliktet me politikanë të rëndësishëm të vendit tonë

    Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Rudina Demneri, është e njohur për publikun si Paloma dhe për karakteri ne saj të fortë.

    Së fundmi, e ftuar në një emision, ajo ka rrëfyer konfliktet që ka pasur në të kaluarën me politikanë të rëndësishëm të vendit tonë si ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministrin aktual Edi Rama.

    Paloma ka treguar se ndërsa përpiqej të merrte një deklaratë nga Sali Berisha, kryeministër aso kohe, truprojat e tij e kanë shtyrë dhe e kanë hedhur nga shkallët.

    “Ne jemi familje demokratësh. Babi im dhe sot e kësaj dite të mbyt për Berishën, kështu që e kishin një çikë me merak Sali Berishën. Nuk është se u bindesha shumë dhe pyetjeve kur ne e gjurmonim. Mua bodyguardët e Sali Berishës më kanë masakruar. Më kanë hedhur nga 7-8 shkallë. Mesin e kam akoma frakturë, por kanë kaluar sepse janë dhimbje të bukura dhe nuk bëhem pishman”, ka treguar ajo.

    Ndërsa për sherrin me kryeministrin Edi Rama, aso kohe kandidat për t’u zgjedhur kryebashkiak për herë të dytë, Paloma tha se kishte insistuar aq shumë te pyetja e saj sa ai i kishte thënë se do t’ia këpuste kokën me sëpatë.

    “E kam thënë me sëpatën e famshme te Myslym Shyri. I ndërpreva shoën ku po priste shtyllën dhe unë i shkova dhe e pyeta për parqet e fëmijëve. Kandidonte për herë të dytë si kandidat për kryebashkiak të Tiranë. Më tha ‘kush të ka sjellë ty këtu mi’. I thashë unë për parqet, keni premtuar. ‘Shko moj budallaqe’ më tha. Kujt i thua budallaqe i thashë. Nuk të shaj se dua të ruaj formatin. Shaj ai shaj unë, e kam ilustruar dhe më pamje në rrjete sociale.

    Ndërkohë pati dhe një sherr tjetër që nuk u transmetua dhe pasi mori leje për t’ia kthyer në të njëjtën monedhë dhe i shkoj duke i thënë ‘urdhëro, çfarë kishe’. Mora zjarr, i karikova dhe doja vetëm sherr. Më tha ‘ik se do ta këpus kokën me sëpatë’, se iu shpif, nuk i ndahesha një second. Ose do ta çoja deri në fund, ose plasa”– tha Rudina.