Category: Lajme

  • Del FOTO/ Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

    Del FOTO/ Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

    Ajo ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga një 40-vjeçar shqiptar

    Janë publikuar pamjet e makinës ku u dhëtonte vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

    Në pamje shihet se makian është e përmbysur, teksa 24-vjeçarja Eva Tavo ndërroi jetë në vendngjarje. Ajo ishte pasagjere në mjetin e drejtuar nga një 40-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit.

    Mjeti me targa shqiptare doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00. Për pasojë vajza e Tavos humbi jetën në vend, ndërsa shoferi është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

    Lajmin e rëndë për vdekjen e së bijës e ndau vetë Tavo përmes një postimi në Facebook.

    “Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkroi ai.

    Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Tre shenjat e Horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të vitit

    Tre shenjat e Horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të vitit

    Ndërsa viti 2023 po mbyllet, pjesa e fundit e nëntorit dhe i gjithë dhjetori mbeten pika të paeksploruara. Brenda kësaj periudhe, njerëzit që i përkasin tre shenjave të mëposhtme janë gati të përballen me kthesa të këndshme në jetën e tyre, duke sinjalizuar një ndryshim të afërt në fatin dhe fatin e tyre.

    Akrepi

    Kjo periudhë do ju sjellë ndryshime vërtet pozitive, sidomos kur bëhet fjalë për financat. Para jush do të shfaqen mundësi që kanë potencialin t’ju sjellin pasuri të konsiderueshme. Përveç kësaj, do të përjetoni një ndjenjë të paparë pavarësie. Është si të nisësh diçka të re, ku mbizotëron ndjenja e mjeshtërisë dhe ndihesh i fortë. Ndaj bëhuni gati për të kapur momentin dhe veproni për të fituar dhurata të papritura.

    Shigjetari

    Nuk mund të mos ishte ditëlindja jote shumë pozitive për ty. Një valë e madhe suksesi është në horizont për ju. Është koha për të zhvendosur fokusin tuaj dhe për të eksploruar rrugë të reja në fushën tuaj. Shpalosni talentet tuaja dhe zhyteni në projekte krijuese, potenciali juaj nuk njeh kufij dhe ju duhet të shkëlqeni në fushat ku mund të kapërceni kufizimet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me biznesin. Kënaquni me ndryshime dhe eksperimentoni në të gjitha aspektet e jetës. Ndërsa viti afrohet drejt fundit, ju do të shihni vetë se fati është me të vërtetë i lakueshëm dhe mund të formësohet nga zgjedhjet dhe veprimet tuaja.

    Ujori

    Një revolucion i vërtetë mund të fillojë në jetën tuaj. Mënyrat e vjetra do të zbehen ndërsa dëshironi një fillim të ri, një ndryshim që meritoni. Lëreni talentin tuaj të shkëlqejë, mos hezitoni të takoni njerëz të rinj dhe të zhyteni në aventura emocionuese. Dridhjet rreth jush do të jenë pozitive, duke mbajtur larg shqetësimet. Shikoni pa frikë qëllimet tuaja dhe vlerësoni çdo moment.

  • Braktisi makinën pas aksidentit/ Kush është shoferi që la pas makinën e përmbysur në Sarandë-Kardhiq

    Braktisi makinën pas aksidentit/ Kush është shoferi që la pas makinën e përmbysur në Sarandë-Kardhiq

    35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, por ka braktisur mjetin

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Kardhiq, ku një automjet u gjet i përmbysur.

    Policia ka arritur të identifikojë pronarin e makinës, i cili pas aksidentit e kishte braktisur mjetin. Rezulton se ai është një 35-vjeçar rumun, punonjës i shërbimeve të FRONTEX, i cili po udhëtonte me makinën me targa rumune.

    Megjithatë, ende nuk dihet se përse pas aksidentit, ai nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar.

    Njoftimi i policisë:

    Ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

    Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

    Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

  • E papritur! BE ndalon shitjen e patatinave me paketim të madh, ja arsyeja

    E papritur! BE ndalon shitjen e patatinave me paketim të madh, ja arsyeja

    Patatinat me paketim të madh nuk do shiten më në vendet e BE-së

    Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjene paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët.

    Sipas eurodeputetëve, kompanitë shesin më shumë ajër se sa produkt dhe mashtrojnë kosumatorët për sasinë që ata po blejnë.

    “Qeset me patatina të mbushura me ajër, paketim me më shumë plastikë sesa produkt, kuti të mëdha, por pak përmbajtje, e gjithë kjo do të mbetet në histori.

    Afërsisht 73 për qind e qytetarëve të BE-së thonë se janë mashtruar nga paketimi i madh i produkteve. Domethënë, edhe pse sasia është e shkruar në produkt, konsumatorët shpesh e vlerësojnë sasinë e përmbajtjes ‘on the top’ dhe kur kthehen në shtëpi habiten në mënyrë të pakëndshme. Kam marrë shumë pyetje nga qytetarët për produkte si patate të skuqura, madje edhe produkte që vijnë në shishe”– tha eurodeputetja kroate Biljana Borzan

    Prandaj, Parlamenti Europian konfirmoi ndalimin e paketimit, qëllimi i vetëm i të cilit është të mashtrojë konsumatorin në lidhje me sasinë e vetë produktit, siç janë shtresat e panevojshme të paketimit.

    “Banori mesatar i BE-së hedh rreth 188.7 kg mbeturina ambalazhi, ndërsa në Kroaci hidhen rreth 75 kilogramë, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël riciklohet. Me këtë dispozitë do të sigurojmë që qytetarët të përfitojnë sa më shumë për paratë e tyre, por edhe të mbrojmë mjedisin”, përfundon Borzan.

  • “Plas” sherri në Elbasan! I riu i dehur godet me grusht 53-vjeçarin, ky i fundit i dëmton makinën

    “Plas” sherri në Elbasan! I riu i dehur godet me grusht 53-vjeçarin, ky i fundit i dëmton makinën

    I riu ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa burri po procedohet në gjendje të lirë

    Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan. Mësohet se një 26-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur me grusht një 53-vjeçar dhe ky i fundit i ka dëmtuar automjetin.

    Si pasojë, i riu ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa burri po procedohet në gjendje të lirë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, 26-vjeçari ka goditur me grushte, 53-vjeçarin, i cili më pas i ka dëmtuar automjetin, shtetasit 26-vjeç”, thuhet në njoftimin e bluve.

    Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Makina erdhi nga Fushë Kruja/ Të tjera detaje nga grabitja në Kamëz, targa i përkiste…

    Makina erdhi nga Fushë Kruja/ Të tjera detaje nga grabitja në Kamëz, targa i përkiste…

    Kanë qenë gjithësej 4 persona, teksa një ka shërbyer si shofer i makinës X6, dhe 3 të tjerë kanë kryer grabitjen

    Të tjera detaje janë zbarhdur në lidhje me grabitjen e ndodhur pasditen e djeshme në Kamëz.

    Mësohet se makina BMW X6 e përdorur nga autorët ka ardhur nga Fushë-Kruja, ndërsa targat e përdorura në vendngjarja janë tën jë mjeti tjetër, tip Hyundai.

    Grupi hetimor është ende larg identifikimit të autorëve, pasi personat e përfshirë, kanë qenë të maskuar. Por mësohet se tashmë dihet që kanë qenë gjithësej 4 persona, teksa një ka shërbyer si shofer i makinës X6, dhe 3 të tjerë kanë kryer grabitjen e mbi 1 kg flori në argjendari.

    Një nga autorët që hynë në dyqan ka kërcënuar punonjësit me armë kallashnikov, teksa të tjerët kanë thyer xhamat e raftit ku ekspozoheshin bizhuteritë, duke marrë stolitë.

    Një detaj që mund t’i shërbejë grupit hetimor, është fakti se gjatë momentit që janë larguar autorëve u kanë rënë disa kuti bizhuterish, dhe grupi hetimor po punon për te gjetur gjurmë të tyre në këto bizhuteri dhe për identifikimin e autorëve.

    Në momentin e grabitjes në argjendari ka qenë prezent pronarja e Argjendarisë si dhe bashkëshortja e djalit të saj. Ajo ka pasur edhe një përplasje me autorët, por duke qenë se ata ishin te armatosur është tërhequr.

  • “Audi” doli nga rruga afër Shkupit, detaje nga aksidenti që i mori jetën Evës, vajzës së Vangjel Tavos

    “Audi” doli nga rruga afër Shkupit, detaje nga aksidenti që i mori jetën Evës, vajzës së Vangjel Tavos

    Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së ish-nënkryetar i Kuvendit dhe deputetit Vangjel Tavo. 24-vjeçarja Eva Tavo udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident.

    Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

    Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

    Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.

    “Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

  • “Nëna Shqipëri”, nga Begaj te Rama dhe Nikolla, politika nderon dëshmorët e Atdheut

    “Nëna Shqipëri”, nga Begaj te Rama dhe Nikolla, politika nderon dëshmorët e Atdheut

    Festohet sot 29 Nëntori, dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët.

    Ashtu siç e do tradita, edhe sot do të ketë festime dhe organizime të ndryshme.

    Në një ceremoni të veçantë kushtuar kësaj dite të rëndësishme, krerët e shtetit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, kanë bërë nderimet e tyre në Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur dhe kurora me lule.

    Ndonëse kjo datë është ditë për përbashkim, politika kryesisht ka festuar e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

    29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

  • Monument kulture, prurjet e lumit Fan dhe Mat rrezikojnë shembjen e Urës së Zogut

    Monument kulture, prurjet e lumit Fan dhe Mat rrezikojnë shembjen e Urës së Zogut

    Prurjet e Lumit Fan dhe Mat po rrezikojnë seriozisht shembjen totale të Urës së Zogut, e prej shumë vitesh dhe pa asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës.

    Prurjet e shumta kanë gërryer edhe më tepër këmbët e kësaj ure, momument culture, ndërsa struktura e saj është dëmtuar thuajse në të gjithë perimetrin e saj. Autoritetet herë pas here kanë paralajmëruar ndërhyrje për rikonstruksionin e Urës së Zogut, por ende zotimet e tyre nuk janë konkretizuar.

    Ura e Milotit është një nga më të veçantat për strukturën arkitekturore që mbart. Stili i harqeve i japin asaj një vlerë të lartë muzeore.

    Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionalë, sidomos për kohën.

  • “S’di ku e gjeta forcën”/ 19-vjeçarja rrëfen tmerrin pasi Marash Gjoklaj tentoi ta përdh*nonte brenda dyqanit

    “S’di ku e gjeta forcën”/ 19-vjeçarja rrëfen tmerrin pasi Marash Gjoklaj tentoi ta përdh*nonte brenda dyqanit

    “Ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja”

    Në qendër të Tiranë, pak ditë më parë, një 19-vjeçare u sulmua nga një person i cili tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

    Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është vënë në pranga. E reja ka rrëfyer ekskluzivisht në “Me Zemër të Hapur”, gjithçka që ka ndodhur:

    “Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër te Tiranës, për te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë me datë 25 nëntor, atë ditë isha në punë si zakonisht, ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij ë cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.

    Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetësuese që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës, u afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi te me fuste me force në magazinën e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin qe unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

    Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20:18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejtë në vendngjarje.

    Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Dibrës në moshën 20-vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua.

    Ai u kap në banmesë në prani të familjarëve të tij, ku u gjet dhe xhupi të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në polici, arrita ta identifikoja, ai madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për mardhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do të ndodhi me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës.”– tha ajo.