Category: Lajme

  • Pse Noli refuzoi të kthehej në Shqipëri? Flet gazetari i njohur: Eshtrat e tij s’duhet të vijnë, varri në Boston pikë pelegrinazhi për shqiptarët

    Pse Noli refuzoi të kthehej në Shqipëri? Flet gazetari i njohur: Eshtrat e tij s’duhet të vijnë, varri në Boston pikë pelegrinazhi për shqiptarët

    Në një intervistë televizive gazetari i njohur Ilir Ikonomi u pyet edhe për arsyet për të cilat Fan Noli refuzoi të vinte në Shqipëri.

    Sipas studiuesit dhe gazetarit, regjimi komunist përbënte një rrezik për Nolin pasi shumë miq të tij si Andon Frashëri apo Sejfulla Malëshova ishin vrarë.

    “Janë disa gjëra. E para, miqtë e Fan Nolit u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u ekzekutuan. Disa vdiqën nëpër burgje, Andon Frashëri, Sejfulla Malëshova, të gjithë e pësuan. Ky mendoj se ishte një mësim për Nolin, që kujdes nëse shkon në Shqipëri. Një gjë tjetër ishte se Shqipëria ishte komuniste, dhe nëse vinte në një vend të tillë, ndoshta qeveria amerikane s’do ta pranonte më mbrapsht. Edhe ai kishte një eksperiencë pak të hidhur me Shqipërinë dhe mendoj se këto kanë qenë disa nga arsyet.“, u shpreh Ikonomi.

    Më tej, ai shtoi se eshtrat e Nolit nuk duhet të kthehen në vend. Sipas tij, varri i tij në Boston shërben si një pikë pelegrinazhi për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

    “Nuk mendoj kështu në kundërshtim me shumë të tjerë. Varri i Nolit është madhështor, është pikë pelegrinazhi për shqiptarët e Amerikës. Pse shqiptarët nuk paskan të drejtë ta kenë Nolin atje? E dini që Noli jetoi në Amerikë 44 vjet. Në Shqipëri jetoi më pak se katër vite. Mua më duket se nuk ka arsye që ta lëvizim nga vendi ku prehet. Ne na duhet pika e pelegrinazhit. Di që shumë njerëz që shkojnë në Boston kanë dëshirë të vizitojnë varrin e Nolit.“, shtoi Ikonomi.

  • Vuajti dënimin politik, dëshmitari shokon me deklaratën e fortë: Në burgun e Tërbufit të burgosurit i varrosnin për së gjalli

    Vuajti dënimin politik, dëshmitari shokon me deklaratën e fortë: Në burgun e Tërbufit të burgosurit i varrosnin për së gjalli

    Dëshmia e rrallë e Shaqir Gjoçajt për burgjet ku vuajti dënimin politik në diktaturë.

    “Në Tërbuf, të burgosurit që nuk bënin dot normën i varrosnin për së gjalli n? baltën e kenetës. I kam parë me sytë e mi. Madje njëherë për pak përfundova edhe unë i varrosur në baltë. Nuk e bëra dot normën. Ishte e pamundur ta bëje, ishim të kequshqyer e të sëmurë”, dëshmon Shaqiri.

    Ai tregon gjithë kalvarin e tij që nga dita e arrestimit, gjatë një përpjekje për t’u arratisur, kur ishte vetëm 17 vjeç dhe do të kalonte sa në një kamp -burg në tjetrin, duke u përballur çdo ditë me vdekjen.

    Në gjithë këtë rrugëtim, nëpër këto kampe shfarosje, siç i quan Shaqiri, ai veçon kënetën e Tërbufit, ku u përball disa herë me vdekjen. Në atë kamp kushtet ishin të tmerrshme dhe egërsia e policëve përtej çdo imagjinate.

    Për Dosjen K, ai tregon se ka parë me sytë e tij, se si groposeshin njerëzit për së gjalli, në baltën e kënetës, sa herë ata nuk mundeshin të realizonin normën e rëndë që ju jepte komanda e kampit.

  • Vodhën me maska nën kërcënimin e armës, pronarja argjendarisë zbardh detajet e bujshme: Morën 1 kilogram flori, njëri fliste në dialekt jugor ndërsa…

    Vodhën me maska nën kërcënimin e armës, pronarja argjendarisë zbardh detajet e bujshme: Morën 1 kilogram flori, njëri fliste në dialekt jugor ndërsa…

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e argjendarisë në Kamëz pasditen e sotme.

    Një nga autorët sipas dëshmisë së pronares ka pasur dialekt jugor ndërsa të tre grabitësit kanë arritur të marrin rreth 1 kilogram flori nga argjendaria.

    Raportohet se targat që janë vendosur në automjetin tip BMW X6, që u përdor për arratisjen e tyre, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai.

    Mësohet se këto targa ishin kopjuar nga autorët dhe ishin vendosur në automjetin që u përdor gjatë grabitjes.

    Fillimisht autorët besohet se kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe më pas janë larguar në drejtim të Laknasit.

  • Detaje nga grabitja në Kamëz, autorët me “BMW X6” rrëmbyen 1 kg bizhuteri ari

    Detaje nga grabitja në Kamëz, autorët me “BMW X6” rrëmbyen 1 kg bizhuteri ari

    Bizhuteri me peshë rreth 1 kilogram është sasia e grabitur nga një argjendari në Kamëz.

    Tre personat e armatosur dhe të maskuar nën kërcënimin e automatikut grabitën argjendari “Marsi” mbrëmjen e sotme në Kamëz dhe u larguan në drejtim të Lankasit.

    Dyshohet se ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja me një makinë relativisht të shtrentjë, model “BMW X6”, ngjyrë e bardhë.

    Sipas shitëses, të paktën një nga grabitësit kishte dialekt jugor. Ata i drejtuan automatikun dhe rrëmbyen bizhuteritë që ndodheshin në banak.

    Sakaq, rezulton se targat që i ishin vendosur BMW-së, janë kopjuar pasi i përkasin një makine tip “Hyundai”.

  • Grabitën bizhuteritë nën kërcënimin e armës, dalin pamjet e automjetit që përdorën autorët e maskuar (Foto)

    Grabitën bizhuteritë nën kërcënimin e armës, dalin pamjet e automjetit që përdorën autorët e maskuar (Foto)

    Është publikuar automjeti me të cilin tri autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz janë larguar pas vjedhjes.

    Policia njoftoi se bëhet fjalë për persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët nën kërcënimin e kallashnikovit arritën të marrin disa bizhuteri floriri nga biznesi në rrugën “Nënë Tereza”, duke u larguar më pas me shpejtësi me automjetin tip “BMW”.

    Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër me qëllim kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

  • Pas bashkimit me NATO-n, Finlanda bën lëvizjen urgjente dhe jep ‘goditjen’ e fuqishme Rusisë

    Pas bashkimit me NATO-n, Finlanda bën lëvizjen urgjente dhe jep ‘goditjen’ e fuqishme Rusisë

    Finlanda do të mbyllë të gjithë kufirin e saj me Rusinë të mërkurën mbrëma, pasi akuzoi Moskën për orkestrimin e një numri të madh të azilkërkuesve.

    Kryeministri Petteri Orpo tha se pika e fundit kufitare e mbetur e hapur në Raja-Jooseppi në veriun e largët do të mbyllet për dy javë deri më 13 dhjetor.

    “Ky është një aktivitet i organizuar, jo një emergjencë e vërtetë”, tha ministrja e brendshme Mari Rantanen.

    Mbyllja vjen pas disa javësh tensione në rritje midis vendeve pasi më shumë se 1,000 migrantëve iu dhanë biçikleta dhe skuter nga Rusia për të kaluar kufirin 830 milje të Finlandës pa viza që nga gushti.

    Finlanda ka mbyllur në mënyrë të vazhdueshme pikat e saj kufitare në shenjë proteste kundër shtimit të emigrantëve, shumica e të cilëve janë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

    Rusia paralajmëroi për “kundër-masa” kur Finlanda u bashkua me NATO-n në prill.

  • Reshje të dendura dhe shiu dhe stuhi ere/ Librazhdi “paralizohet” nga moti keq, bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe dëmtohen disa shtylla tensioni

    Reshje të dendura dhe shiu dhe stuhi ere/ Librazhdi “paralizohet” nga moti keq, bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe dëmtohen disa shtylla tensioni

    Qyteti i Librazhdit është përfshirë nga një stuhi e fortë ere dhe shiu, pasditen e sotme.

    Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në qytet, me qarkullimin e automjeteve që është bërë thuajse i pamundur dhe energjinë elektrike.

    Për shkak të erës së fortë, janë dëmtuar pemë e shtylla të energjisë elektrike si dhe ka “fluturuar” çadra, tavolina e karrige të lokaleve.

    Mësohet se ndërmarrjet e shërbimeve të bashkisë Librazhd dhe strukturat e emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar.

  • Mbi 1 mln palosje letrash, flamuri shqiptar më i madhi i krijuar me origami gati për në Guinness

    Mbi 1 mln palosje letrash, flamuri shqiptar më i madhi i krijuar me origami gati për në Guinness

    Flamuri shqiptar i krijuar me origami pritet të konfirmohet nga Guinness si më i madhi në botë i krijuar ndonjëherë.

    Arbnora Fejza-Idrizi nga Kosova i ka bërë Shqipërisë një dhuratë në Ditën e Pavarësisë. Ajo ka krijuar Flamurin e Shqipërisë 1300 metra katrorë, me 120 mijë pjesë letre, 1 milion e 200 mijë palosje letrash, ku secila letër ka 10 palosje më vete.

    Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu Agency se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa pjesën tjetër ajo e bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

    “Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje”, thekson Fejza-Idrizi, e cila thotë se për gjithë punimin u desh 1 muaj për të filluar me përgatitjet me palosjen e letrës dhe është një nga projektet më të vështira që ka realizuar dhe projekti që i ka marrë më shumë kohë ku për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë.

    “Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është më i madh se mozaiku i kaluar”, thekson ajo.

    Vështirësia më e madhe ka qenë kur kanë bërë matjet e para për të bërë shqiponjën dhe për të kombinuar masat por përveç këtyre, puna ka shkuar siç është planifikuar.

    “Punimin e shqiponjës e kam bërë vetë me 2-3 persona sepse kam pasur frikë tua besoj punën të tjerëve duke qenë se donte shumë kujdes. Ndërsa natën finale me të gjithë stafin kemi bërë përmbylljen e gjithë punës”, thotë Fejza-Idrizi.

    Flamuri do të qëndrojë deri më 29 nëntor në një sallë sporti në Skënderaj, ku Fejza-Idrizi thotë se emocionet më të mëdha i ka ndjerë kur ka përfunduar punën dhe është ngjitur mbi palestër e “kam parë se çdo gjë është perfekt ashtu siç duhet të jetë. Prej vitesh kam dashur të bëj diçka për Shqipërinë”.

    “Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur”, theksoi ajo.

    Ajo thotë se tani po pret nga zyrtarët e Guinness që të konfirmojnë rekordin, ku javën tjetër mund të marrë lajmin e mirë se dhe një herë tjetër, ajo është pjesë e rekordeve Guinness.

    Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash. Për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë.

    Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër.

  • “Zoti është shqiptar”/ Ballist Morina sqaron banderolën e kritikuar

    “Zoti është shqiptar”/ Ballist Morina sqaron banderolën e kritikuar

    Kjo deklaratë që mori shumë vëmendje dhe reagime të shumta, u sqarua për “Ftesë në 5” nga vetë Morina.

    Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në stadium u shfaq një banderolë me shprehjen “Zoti është shqiptar”, e thënë tha tifozi Ballist Morina.

    Kjo deklaratë që mori shumë vëmendje dhe reagime të shumta, u sqarua për “Ftesë në 5” nga vetë Morina.

    Tifozi tha se qëllimi i kësaj banderole nuk është negativ dhe se e kanë keqkuptuar. Disa komentues u shprehën kundër thënies, duke e etiketuar veprimin si një “nacionaliteti të verbër” dhe një thënie të tepruar, pasi Zoti nuk ka kombësi.

    “Zoti është shqiptar është sinonim i shprehjes së Pashko Vasës “Oj Shqipëri e mjera Shqipëri”. Unë jam mysliman. Një pjesë e shoqërisë se klerikëve më kanë keqkuptuar. Shprehja është metaforike. Nuk tregon realisht atë që shihet shabllon. Po jetojmë në një moment shumë të vështirë. Kjo ka qenë një mesazh përbashkues, komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar. Zoti është i të gjithëve”, tha Morina./ Top Channel

  • Grabitet argjendaria në Kamëz, tre autorët e maskuar dhe të armatosur largohen me “BMW” (DETAJE)

    Grabitet argjendaria në Kamëz, tre autorët e maskuar dhe të armatosur largohen me “BMW” (DETAJE)

    Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e grabitjes me armë zjarri pasditen e sotme.

    Policia bën me dije se autorët kanë qenë tre persona, të maskuar dhe me armë zjarri automatike.

    Ata kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuterish që ndodheshin të reklamuara në banak dhe janë larguar duke përdorur një automjet tip “BMW”.

    Në zonë janë ngritur pika të shumta kontrolli.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

    Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

    Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

    Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

    Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.