Category: Lajme

  • Vetëvrasja e shqiptarit në burgun anglez, rrëfehet shoku i tij: Na trajtojnë si kriminelë

    Vetëvrasja e shqiptarit në burgun anglez, rrëfehet shoku i tij: Na trajtojnë si kriminelë

    Pak javë më parë, në qendrën e emigrantëve “Brook House”, Britani, një 37-vjeçar shqiptar u vetëvra, i shtyrë edhe nga kushtet e rënduara shëndetësore por edhe dhuna e punonjësve.

    Një shqiptar me pseudonimin Agim (nuk do të tregojë emrin e vërtetë) thotë se emigrantët mbahen në të njëjtin vend me kriminelët dhe ambienti ishte si një burg i sigurisë së lartë.

    Ai thotë se shpesherë oficerët ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarēve duke i trajtuar ata si kriminelë.

    “Kam shkuar në atë qendër në orën 23:00, në 9 qershor. Vetëm strukrura e atij vendi është si burg i vërtetë. Duhet të kalosh 4 dyer hekuri. Ka masa të rrepta sigurie sikur ne të ishim kriminelët më të mëdhenj. Nuk mendoj se është normale për një azilantë të trajtohet si kriminel. Dhomën e ndaja me një tjetër. Ushqimi është katastrofë. 13 orë qëndroje në izolim, shpesh përdoret forcë e panevojshme nga oficerët. Kur duhet të depërtohet dikush, vinin 10-15 oficerë, e merrnin me dhunë. Shumica aty ishin shqiptarë. Aty ka pasur edhe kriminelë dhe ne na linin në të njëjtën vend me ta. Jemi trajtuar njësoj si ata”.

    Ai tha se gjatë qëndrimit brenda këtij kampi ka parë persona që kanë vrarë veten apo kanë tentuar të vrasin veten. Sipas tij, për shkak të dhunës dhe kushteve të këqija, të gjitha emigrantët përjetojnë depresion, por nuk u ofrohen psikologë.

    “Në një vend të atillë ku trajtohesh në mënyrë çnjerëzore, përjeton dhe depresion. Ne u munduam të ndihmonim njëri-tjetrin. Të thoshin se duhet të flasësh me oficerët, ata na i sillnin si psikolog. Por, asnjë nuk kishte trajnim për psikolog. Ka pasur njerëz që mendonin vetëvrasjen, kanë prerë damarët, kanë tentuar të vetëdigjen, kanë tentuar të presin veten në stomak ose gjoks. Aty, sikurse e thashë, kalon në depresion, edhe sikur të jesh njeriu më i lumtur në botë”.

  • Në kremtimin e 111-vjetorit të Pavarësisë, ministria e Jashtme e Serbisë ka një mesazh për Shqipërinë (Video)

    Në kremtimin e 111-vjetorit të Pavarësisë, ministria e Jashtme e Serbisë ka një mesazh për Shqipërinë (Video)

    Ministria e jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë me rastin e kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë së kombit.

    “Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë”, shkruhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme serbe në rrjetin social Space X (Twitter).

    Gjithashtu dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, ambasada britanike, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uruan sot Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë.

  • “Kam vrarë një njeri”, detaje të reja nga arrestimi i 17-vjecarit shqiptar: Kishte vrarë bashkëatdhetarin, identifikohet trupi

    “Kam vrarë një njeri”, detaje të reja nga arrestimi i 17-vjecarit shqiptar: Kishte vrarë bashkëatdhetarin, identifikohet trupi

    Policia gjermane ka identifikuar trupin e gjetur pak ditë më parë në Kaltenkirchen, i cili rezuton se i përket 27-vjeçarit shqiptar.

    Siaps mediave gjermane trupi i 27-vjeçarit u gjet të shtunën në mbrëmje jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen.

    Sipas policisë, ai ka marrë një plagë me armë zjarri, teksa mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm, por ai ishte i njohur për policinë.

    Ndër të tjera, është e paqartë se ku është vrarë saktësisht 27-vjeçari dhe si ka mbërritur trupi në Kaltenkirchen.

    Pas informacioneve për një incident në Uetersen (rrethi Pinneberg), policia kriminale e Itzehoe arrestoi të dyshuarin e mitur, një 17-vjeçar shqiptar.

    Të dielën, me kërkesë të prokurorit publik, gjykata e qarkut Itzehoe lëshoi ​​një urdhër-arresti ndaj 17-vjeçarit me dyshime të forta për vrasje.

  • Anglia ‘hap thesin’, media britanike zbulon detajet e reja nga marrëveshja për transferimin e ‘çunave të Londrës’ drejt Shqipërisë

    Anglia ‘hap thesin’, media britanike zbulon detajet e reja nga marrëveshja për transferimin e ‘çunave të Londrës’ drejt Shqipërisë

    Referuar marrëveshjes shqiptaro-britanike për transferimin e të burgosurve nga Anglia drejt Shqipërisë, qeveria e Sunak do t’i dhurojë vendit tonë 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë.

    E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar imazhe të flotës së mjeteve që në total ka kushtuar 1,5 milionë paund.

    Media në fjalë raporton se “Ministria e Drejtësisë britanike ofroi 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri, pjesë e një marrëveshjeje që do të kthejë 200 nga kriminelët më të dhunshëm në këtë vend për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Mjetet janë pjesë e paketës totale prej 4,4 milionë paund, që do të ofrohen për të rinovuar burgjet shqiptare, për të rritur sigurinë, workshop-et, stafin, pajisjet rehablituese dhe trajnimin e gardianëve”.

    Britania gjithashtu po paguan 4 milionë paund të tjera në vit për kthimin e të burgosurve në Shqipëri, përfshirë 17 persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Midis të identifikuarve që do të kthehen në atdhe është edhe Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses 28-vjeçare Sabina Nessa. Ai u dënua me 36 vite burg për vrasjen e kryer në një park në juglindje të Londrës. Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vite të dënimit, çka do të thotë që Britania e Madhe do ta paguajë Shqipërinë 400,000 paund për 34 vitet e mbetura të burgut.

    Ministria e Drejtësisë tha se marrëveshja do të kursente paratë e taksapaguesve britanike. Kjo pasi mesatarisht Londrës i kushton 40,000 paund në vit për të strehuar një të burgosur në Angli dhe Uells. Kostoja vetëm për Selamajn do të shkonte në 1,9 milionë paund, nëse marrëveshja nuk do të ishte nënshkruar.

    Detaje të reja nga kontratat e qeverisë, të publikuara këtë muaj,tregojnë se 500,000 paund janë shpenzuar për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë, me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.

    Qeveria e konsideroi ofrimin e mjeteve elektrike si “pjesë e lëvizjes drejt emetimeve ‘net zero’ dhe është pjesë e një nisme më të gjerë gjelbërimi”. Pasi shpalli marrëveshjen në maj, Alex Chalk, Sekretari i Drejtësisë, tha se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve”.

    Ai premtoi se marrëveshja “do të përshpejtojë largimin e shkelësve dhe do t’u japë viktimave besimin se kriminelët e rëndë do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas hekurave”.

  • 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit (Foto)

    111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit (Foto)

    Sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.

    Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë,.

    Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111 vjetorin”.

  • FOTO/ Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë

    FOTO/ Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë

    Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme kanë qenë në Vlorë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.

    Të pranishëm ishin edhe presidenti Begaj, kryeparlamentarja Nikolla dhe kryebashkiaku vlonjat Ermal Dredha.

    Dy kryeministrat shqiptarë kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin pas homazheve pranë monumentit simbol të kurorëzimit të perpjekjeve shelullore për liro.

    Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë./albeu.com

  • Zjarr pranë sheshit të Flamurit në Vlorë, shkrumbohet banesa dhe servisi i makinave

    Zjarr pranë sheshit të Flamurit në Vlorë, shkrumbohet banesa dhe servisi i makinave

    Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pranë sheshit të Flamurit në Vlorë.

    Mësohet se banesa e cila shërbente si servis makinash në katin e parë është shkrumbuar e tëra dhe vijon të digjet.

    Forca zjarrfikëse si dhe policia janë në vendngjarje.

    Shkak paraprak për zjarrin dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

  • Çmenduri, futen në mes të lumit me makinë, 4 banorë rrezikojnë jetën në Kolonjë

    Çmenduri, futen në mes të lumit me makinë, 4 banorë rrezikojnë jetën në Kolonjë

    Katë banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujrat e lumit të Prodan, pasi tentuan kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

    Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.

    Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumit duke kaluar mes përmes tij.

    Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave.

    Përmbytjet gjatë vjeshtës dhe dimrit që rrezikojnë fshatin Prodan në Kolonjë, i cili është i ndërtuar buzë lumit.

  • Bllokohen sërish rrugët! Reshjet e borës krijojnë probleme, ja si paraqitet situata në vend

    Bllokohen sërish rrugët! Reshjet e borës krijojnë probleme, ja si paraqitet situata në vend

    ARSSH bën thirrjen që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

    Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë.

    Sipas ARRSH, në këto akse rrugore po pastrohet dëbora përmes shpërndarjes së kripës, teksa qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

    ARSSH bën thirrjen që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Ndërkohë ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive.

    Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

  • Shira të dendur dhe dëborë, parashikimi i motit për sot

    Shira të dendur dhe dëborë, parashikimi i motit për sot

    Sipas MeteoAlb, si pasojë e ndryshimit të masave ajrore nga të ftohta polare në masa ajrore të ngrohta oqeanike, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i ngrohtë, por i lagësht.

    Reshje të dendura shiu do të ketë në të gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje të konsiderueshme dëbore.

    Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë serisht rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi permanent jugor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.