Category: Lajme

  • Pamjet apokaliptike në Turqi! “Tërbohet” deti, dallgët gjigande pushtojnë rrugën

    Pamjet apokaliptike në Turqi! “Tërbohet” deti, dallgët gjigande pushtojnë rrugën

    Këto janë pamjet apokaliptike që vijnë këtë të hënë nga Turqia.

    https://www.instagram.com/tvklanvideo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=865b2d50-70dd-4bcf-a18d-e390f069961e

    Stuhia e një dite më parë bëri që dallgët e Detit të Zi të zbarkonin në zonat e banuara. Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Tirebolu, në provincën e Giresun. Dallgët gjigande morën para çfarë gjetën.

    Të parat që u përballën me dallgët e mëdha ishin makinat që po kalonin në rrugë në atë moment. Por nuk shpëtuan as bizneset e shtëpitë që ndodheshin pranë. Në këtë zonë raportohet për të paktën 2 persona të humbur.

    Mediat vendase shkruajnë se situatë të ngjashme pati edhe në disa zona të tjera

  • FOTO LAJM/ Presidenca vishet kuqezi

    FOTO LAJM/ Presidenca vishet kuqezi

    Institucioni i Presidencës është veshur me ngjyrat kuqezi mbrëmjen e sotme duke ndezur atmosferën e festave të 28 dhe 29 nëntorit.

    Dy ditët e ardhshme e gjithë Tirana do të jetë e veshur kuqezi si dhe do të ketë aktivitete të shumta, duke nisur nga marshimi te koncertet e shumë aktivitete të tjera.

    Në 28 nëntor Shqipëria do të festojë 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa në 29 nëntor 79 vjetorin e çlirimit.

  • Aksident në Fier/ Përplasen katër makina

    Aksident në Fier/ Përplasen katër makina

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Fier.

    Katër automjete janë përplesur me njëra tjetrën.

    Nuk dihet shkaku i aksidentit.

    Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme material.

  • U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar (Detajet)

    U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar (Detajet)

    Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Austri. mediat vendase raportojnë se 20-vjeçari shqiptar u hodh në lumin Salzach ndërsa po ndiqej nga policia.

    Edhe pse efektivët e policisë që po e ndiqnin e nxorën nga uji i akullt, shqiptari nuk ishte në gjendje të mbijetonte

    Ai humbi jetën në Spitalin Universitar në Salzburg.

    Policia dyshon se i riu mund të merrej me trafiqe. Kjo për shkak se ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.

    Ai kaloi kufirin me makinën, që mendohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë.

    I riu u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat. Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për të.

  • Stuhi, erëra të forta dhe rrufe, lëshohet alarmi në 9 rajone të Italisë

    Stuhi, erëra të forta dhe rrufe, lëshohet alarmi në 9 rajone të Italisë

    Moti i keq do të përfshijë nesër Italinë me reshje shiu dhe erëra të forta në rajonet qendrore-jugore, veçanërisht pranë zonave jugore të Tirrenit. Mediat italiane bëjnë të ditur se për këtë arsye, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një njoftim të verdhë alarmi për të martën e 28 nëntorit në nëntë rajone: në Toscana, Umbria, Lazio, Abruzzo dhe Molise, në të gjithë territorin e Campania, në sektorët e Basilicata, Kalabri dhe Siçili.

    Nga mbrëmja e sotme priten reshje shiu dhe stuhi fillimisht në Campania dhe më pas do të shëprndahen në zona të tjera të vendit.

    Gjatë natës stuhia do të shtrihet në Bazilikatë dhe Kalabri, veçanërisht në Tirren. Dukuritë do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, rrufe dhe me erëra të forta. Për më tepër, nga orët e para të ditës së nesërme, më 28 nëntor, erëra të forta deri në stuhi priten në Toskanë, veçanërisht në zonën bregdetare, Lazio, veçanërisht në zonat malore dhe bregdetare, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria dhe Sicilia, veçanërisht në zonat veriore.

    Stuhi të forta priten edhe përgjatë brigjeve të ekspozuara dhe përforcime të erës deri në stuhi të forta në relievet e rajoneve të përmendura.

  • Si i lëviznin milionat e drogës Ervin Mata dhe Eralbi Breçani, SPAK kërkesë bankave në Shqipëri

    Si i lëviznin milionat e drogës Ervin Mata dhe Eralbi Breçani, SPAK kërkesë bankave në Shqipëri

    SPAK dyshon se grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave. Mësohet se i emërtuar Hawala, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë.

    Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në Shqipëri.

    Grupi i Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në “SKY”, ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet për “Ora News” thanë se fondet dërgoheshin në Amerikën e Jugut më dy forma trasfertash.

    E para duke përdorur trasferat me kompani të regjistruara në Spanjë dhe e dyta përmes një sistemi të quajtur Hawala, një organizim tradicional joformal që nuk është i rregulluar në shumë vende.

    Ai mbështetet në një rrjet ndërmjetësish të cilët transferojnë para në emër të klientëve pa përdorimin e një institucioni.

    Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK besohet se kjo është një formë e parregulluar me ligj ndaj nuk ka mbikëqyrje rregullatore.

    Megjithatë rezulton se Hawala është e regjistruar në Dubai aty ku jetojnë disa prej shumë të kërkuarve nga Shqipëria dhe jo vetëm.

    Mëgjithatë në Shqipëri mësohet se ka nisur verifikimi pasuror i 11 të akuzuarve si pjesë e kësaj organizate të dushuar. Për këtë SPAK i ka dërguar kerkesa bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave.

    Nga ana e Prokurorisë së Posçame janë dokumentuar rreth 931 kg lëndë narkotike të kapura që dyshohet se i përket grupit në fjalë, e ndërsa po dërgohen leter porosi për të verifikuar ngarkesa të tjera përgjatë viteve të fundit.

  • “Zot mos na lejo që të na bie Shqipëria”, presidenti i federatës serbe ka frikë nga kuqezinjtë

    “Zot mos na lejo që të na bie Shqipëria”, presidenti i federatës serbe ka frikë nga kuqezinjtë

    Në Serbi nuk duan një sfidë me Shqipërinë. Të paktën kështu është shprehur, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajiç, në një intervistë të dhënë.

    “Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bie Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme” – tha ai.

    Serbia është në vazon e katërt dhe përballja me Shqipërinë është mëse e mundshme, duke patur parasysh që kuqezinjtë janë në vazon e dytë.

    Ndoshta një tekë e goglave mund të sjellë një sfidë të tillë, e cila gjithmonë i ka kaluar kufinjtë e futbollit. Shorti i Euro 2024 do të hidhet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdites. Të gjithë “kryqëzojmë gishtat” që fati të jetë me ne, duke na rezervuar kundërshtarë të kalueshëm.

  • Përgjimet: Përveç Elvana Gjatës, një ish-miss ka pasur lidhje me Ervin Matën!

    Përgjimet: Përveç Elvana Gjatës, një ish-miss ka pasur lidhje me Ervin Matën!

    Pas rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë zbardhur disa ngjarje kriminale.

    “SKY” dhe “Encro Chat” kanë identifikuar disa grupe kriminale, duke arrestuar disa persona, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të policisë.

    Policia ka arrestuar një oficer policie, një zyrtare të kufirit, ish-nëndrejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin dhe disa persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim të cilët akuzohen edhe për grup kriminal.

    Pas përgjimit që i janë vënë në dispozicion SPAK-ut, kanë dalë në dritë edhe emra të disa vajzave të botës së “showbiz-it”, mes tyre edhe këngëtarja Elvana Gjata.

    Përveç ish-partneres së Matës, këngëtares Elvana Gjata, ka edhe personazhe të tjera. Një ish-miss që mendohet se ka pasur një lidhje me Ervin Matën dhe persona të tjerë nga bota e krimit.

    Moderatore emisionesh, kryesisht të botës së “showbiz-it” dhe disa personazhe të tjera, janë të përfshira në këto ngjarje madje edhe kanë lidhje dashurie me ta.
    Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave. Kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës?

    SPAK njoftoi se kishte filluar hetimin pasuror ndaj Elvana Gjatës, por tashmë duket se lista nuk ka vetëm një emër, por përfshihen dhe disa vajza të tjer. Kryesisht miss-e, drejtuese emisionesh “show” dhe vajza të botës së spektaklit.

  • Gjykata e Lartë e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe

    Gjykata e Lartë e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe

    Pas konfirmimit të padisë ndaj gjigantit teknologjik Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe, Dr. Neshad Asllani dhe Z. Haki Dervishi kanë pranuar kërkesën zyrtare nga Google LLC për të dhënë pëlqimin për shtyrjen edhe për 15 ditë, të afatit të caktuar nga gjykata e lartë në Kaliforni. Në arsyetim ceket se, Google i nevojitet më shumë kohë për t’u përgatitur dhe për të ofruar përgjigje në padinë për diskriminim të Gjuhës Shqipe.

    Me sugjerim të avokatëve dhe këshilltarëve në SHBA, Dr. Asllani dhe Z. Dervishi kanë aprovuar kërkesën e bërë nga Google dhe janë pajtuar për shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor 2023. Sipas avokatëve, kërkesa nga Google dhe dakordimi për shtyrjen e afatit përafron edhe më shumë palët dhe krijon mundësi për dakordim final për këtë çështje të rëndësishme për të dy palët. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga paditësit dhe i pandehuri Google për shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor 2023, është dërguar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.

    Kujtojmë se padia është ngritur sepse diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

    Për padinë e bërë ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe janë informuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në SHBA.

    Investimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dr. Asllanit dhe Z. Dervishi do të krijojë mundësi dhe përfitime marramendëse financiare për portalet, kanalet televizive, gazetarët, blogerët, këngëtarët, agjensionet e marketingut dhe institucionet e tjera. Do të shtohen edhe të hyrat për të gjitha kompanitë të cilat do të reklamojnë në Google shërbimet dhe produktet e tyre. Këto do të ndikojnë në shtimin e punësimit, investimeve të huaja, dhe të hyrave nga taksat në fitim dhe qarkullim të mundësuar nga Google.

    Bisedime shtesë të Dr. Asllanit dhe Z. Dervishi me avokatët dhe zyrtarët e Google do të zhvillohen gjatë muajit Dhjetor, 2023. Komunikimi është tejet miqësor, pritjet për zgjedhje të pranueshme për të dy palët janë reale.

    Në këtë moment tejet të rëndësishëm të integrimit dhe mbështetjes së gjuhës shqipe nga Google, janë të mirëseardhur të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit për të kontribuar për këtë çështje me rëndësi ekonomike, financiare dhe kombëtare.

  • E tmerrshme, prifti përdh*non 12-vjeçaren

    E tmerrshme, prifti përdh*non 12-vjeçaren

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në Greqi, teksa një prift akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

    Mediat greke raportojnë se një 68-vjeçar, në Salaminë është vënë në pranga mesditën e së dielës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare.

    Sipas medieve greke, prifti 68-vjeçar ka qenë i njohur i babait të të miturës dhe duke përfituar nga njohja e tyre, ka vizituar shtëpinë e familjes kur prindërit nuk ndodheshin aty dhe ka kryer vazhdimisht akte seksuale ndaj 12- vjeç.

    Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që 68-vjeçari përfshihet në raste të tilla, pasi në të kaluarën është akuzuar për krime të ngjashme. Ai në vitin 2018 është akuzuar për akte seksuale ndaj një djali 13-vjeçar.

    Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij dhe në vendin ku ai kryente detyrat fetare, u sekuestruan media digjitale, përmbajtja e të cilave do të hetohet nga laboratorët e mjekësisë ligjore.