Category: Lajme

  • Moti i acartë dhe ngricat në rrugë/ ARRSH del me njoftim të rëndësishëm për shoferët

    Moti i acartë dhe ngricat në rrugë/ ARRSH del me njoftim të rëndësishëm për shoferët

    Temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e vështirë të krijuar në akset rrugore në vend, pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.

    ARRSH u shpreh se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7. Po ashtu qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa grupet e mirëmbajtjes kanë punuar për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.

    Sa i përket drejtuesve të automjeteve, ARRSH i këshillon këta të fundit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

    Njoftimi i ARRSH:

    🚧Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara🌨️ ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës🚜

    Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore❄️

    🦺Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave🚜

    Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘

    ⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

  • Detaje tr*nditëse nga krimi makabër në Francë, babai dhunoi dhe v*au vajzat e mitura. Pas ngjarjes u dorëzua në polici

    Detaje tr*nditëse nga krimi makabër në Francë, babai dhunoi dhe v*au vajzat e mitura. Pas ngjarjes u dorëzua në polici

    Franca është tronditur nga vrasja e tre vajzave 11, 10 dhe 5 vjeç nga babai i tyre 41-vjeçar.

    Tmerri u zbulua kur 41-vjeçari Younes, me origjinë marokene, u dorëzua në komisariat.

    Sipas Le Parisien, trupat e 10-vjeçares dhe 5-vjeçares, të cilët u gjetën të mbuluar me një batanije, “u copëtuan tmerrësisht”, ndërsa 11-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në divanin e shtëpisë, nuk kishte shenja të plagëve me thikë, për këtë arsye zjarrfikësit fillimisht menduan se ajo thjesht kishte humbur ndjenjat.

    Por më vonë u konstatua se vajza e vogël kishte shenja në qafë dhe ishte mbytur.

    Siç raportojnë mediat franceze, 41-vjeçari maroken ishte i njohur për policinë dhe autoritetet gjyqësore pasi në prill të vitit 2021 ishte dënuar për dhunë ndaj gruas së tij dhe për rrahje të një të mituri nën moshën 15 vjeç.

    Në atë kohë, 41-vjeçari u dënua me 18 muaj burg, 12 prej të cilëve i kaloi jashtë burgut me byzylyk elektronik.

    Autoritetet gjyqësore kishin lëshuar edhe një urdhër mbrojtje në favor të ish-bashkëshortes së 41-vjeçarit.

    “Ai po përpiqej të kthehej bashkë me nënën e fëmijëve të tij”, thotë një burim.

    Burime policore vlerësojnë se ai u dorëzua në Normandi ndërsa krimi ndodhi në qytetin Alfortville 200 km larg.

    “E kishim parë disa herë të dehur. Policia kishte ardhur disa herë në shtëpi”, tha një fqinj i familjes.

    Një burim pranë hetimit tha se dy prindërit kishin kujdestarinë e alternuar të fëmijëve të tyre. 41-vjeçari pohoi se nuk e di se ku është nëna e fëmijëve./albeu.com

  • Tre të miturit u aksidentuan në Sarandë, arrestohet babai i shoferit

    Tre të miturit u aksidentuan në Sarandë, arrestohet babai i shoferit

    Policia e Sarandës ka arrestuar Orest Kalon, 41 vjeç, babain i shoferit të mitur dhe pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin udhëtonin 3 adoleshentët që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj.

    Gjithashtu është vënën nën hetim, në gjendje të lirë djali i tij, Orges Kalo 14 vjeç i cili drejtonte mjetin.

    Sarandë– Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), ju informojmë se:
    Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
    Kujtojmë që adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e së martës, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

    Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orges Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate.

    Ndërkohë 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

    Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj, pasi 14 vjeçari që drejtonte Benzin humboi kontrollin dhe doli nga rruga.

  • I ftohti siberian pushton Shqipërinë, parashikimi i motit për sot

    I ftohti siberian pushton Shqipërinë, parashikimi i motit për sot

    Sipas MeteoAlb, do të mbetëmi nën ndikimin e të ftohtit siberian edhe gjatë ditës së hënë ku orët e paradites; do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por moti do të jetë i ftohtë, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin.

    Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen Lindore. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë Shqipërinë.

    Sipas MeteoAlb, do të mbetëmi nën ndikimin e të ftohtit siberian edhe gjatë ditës së hënë ku orët e paradites; do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por moti do të jetë i ftohtë, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin.

    Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen Lindore. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë Shqipërinë.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.

    Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

  • Natë makthi për shumë persona në rrugën e Arbrit, kaluan natën në makinë dhe furgon

    Natë makthi për shumë persona në rrugën e Arbrit, kaluan natën në makinë dhe furgon

    Dhjetëra mjete kanë mbetur në rrugë prej ditës së djeshme në segmentin e rrugës së Arbrit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Siç shihet edhe nga pamjet, shumë mjete që kanë mbetur në rrugë janë përplasur midis tyre në By Passin e Qafë Murrizit.

    Aktualisht, vetëm një segment i kësaj rruge është i hapur. Dhjetëra persona kanë kaluar natën në automjetet e mbetura në rrugë ose në lokale aty pranë.

    Të paktën pesë persona, kanë kaluar natën në një furgon të mbetur në rrugë. Rruga nga Peshkopia në Kukës kalohet me vështirësi dhe po kështu në disa segmente edhe të rrugës së vjetër Dibër-Tiranë që kalon përmes Burrelit.

  • “Babi u vra në krevat…”! Plumba drejt shtëpisë, si u qëllua burri duke fjetur?

    “Babi u vra në krevat…”! Plumba drejt shtëpisë, si u qëllua burri duke fjetur?

    Të shtënat me armë në Dijon të Francës i morën jetën e 55-vjeçarit nga Kosova i cili ishte duke fjetur në banesën e tij, teksa jashtë po zhvillohej një konflikt mes dy bandave rivale. Siç raportohet banesa e kosovarit gjendej në katin e parë të objektit.

    Për këtë ka treguar vetë familja e viktimës Veli Sadiku ngg fshati Rashan i Mitrovicës.

    Sadiku ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës.

    “Kur shkuam të shihnim babain i cili po flinte në krevatin e tij kishte vdekur’ tha vajza 23 vjeçare për AFP.

    Në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”, duke treguar se dy persona që qëlluan ishin në lëvizje me veturë. Ata janë arratisur.

    Sadiku është viktimë kolaterale nga kjo ngjarje, ka treguar prokuroria franceze.

    Familja Sadiku kishte 14 vite që jeton në Francë, ka raportuar “Le Figaro”./5pyetjet.al

  • Më pak borë-më shumë shi, ulen rezervat ujore për kohët e vështira! Harta e re dhe raporti që paralajmëron rreziqe të reja për njerëzimin

    Më pak borë-më shumë shi, ulen rezervat ujore për kohët e vështira! Harta e re dhe raporti që paralajmëron rreziqe të reja për njerëzimin

    “Reshjet e dëborës po ulen globalisht ndërsa temperaturat vijojnë të rriten për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit”, tregojnë një analizë e re dhe harta nga një shkencëtar klimatik i NOAA, sipas CNN.

    Megjithatë më pak borë që bie nga qielli nuk është aq e padëmshme sa mund të tingëllojë, pasi kjo kërcënon të përforcojë ngrohjen globale si edhe të krijojë problematika për ushqimin dhe ujin për miliarda njerëz në rang global.

    Shkencëtarët thonë se e ardhmja e reshjeve të borës është mjaft e qartë. Një botë më e ngrohtë e nxitur nga ndotja njerëzore do të thotë se reshjet ka më shumë gjasa të bien si shi sesa borë.

    Është e mundur në një afat të afërt që ndryshimi klimatik do të shkaktojë stuhi më ekstreme dimërore dhe disa vite të rritjes së reshjeve të borës, siç edhe tregojnë të dhënat për verilindjen e SHBA-së, por ndërsa temperatura globale ngrohet rrjedhimisht mund të përballemi me reshje inekzistente të dëborës.

    “Përfundimisht, ligjet e termodinamikës nënkuptojnë se ndërsa bota vazhdon të ngrohet thjesht bora do të kthehet gjithnjë e më shumë në reshje shiu”, tha Brian Brettschneider, një shkencëtar me Shërbimin Kombëtar të Motit në Alaskë.

    Tashmë ka pasur një rënie prej 2.7% të reshjeve vjetore globale të borës që nga viti 1973, sipas analizës së Brettschneider të të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus. Tendenca rënëse është veçanërisht e dukshme në gjerësitë e mesme të Hemisferës Veriore, zona e mesme në veri të tropikëve dhe në jug të Arktikut, ku gjendet SHBA dhe pjesa më e madhe e popullsisë së botës. Dielli është më i drejtpërdrejtë atje në krahasim me gjerësitë më të larta, veçanërisht gjatë pranverës dhe vjeshtës kur ende bie borë.

    Më pak borë që bie nga qielli do të thotë gjithashtu më pak borë që grumbullohet. Kjo është thelbësore për furnizimin me ujë sepse vepron si një rezervuar natyror, duke e ruajtur ujin si borë gjatë periudhave të lagështa dhe më pas duke e lëshuar atë në formën e shkrirjes së borës kur uji është më i vështirë për t’u arritur, tha për CNN profesoresha e inxhinierisë mjedisore në Universitetin e Uashingtonit, Jessica Lundquist.

    Kërcënimi për furnizimin me ujë nga rënia e borës është më i theksuar në klimat që i nënshtrohen cikleve më ekstreme të reshjeve, si klima mesdhetare që gjendet në Kaliforni dhe pjesë të tjera të Perëndimit Amerikan, tha Lundquist.

    Siç tregon harta, rënia e reshjeve të borës gjatë 50 viteve të fundit ka qenë veçanërisht e theksuar në pjesë të SHBA-së perëndimore. Ky trend është në përputhje me studimet e tjera të cilat kanë treguar një rënie të grumbullimit të borës në më shumë se 90% të vendeve perëndimore ku kryhen matjet.

    Rritja e reshjeve të borës në verilindje që shihet në harta ilustron natyrën e ndërlikuar të ndryshimit të modeleve të reshjeve me ndryshimin e klimës, thanë shkencëtarët për CNN.

    “Edhe pse tendenca totale e reshjeve të borës ishte pozitive, ditët në vit me trend të reshjeve të borës janë negative”, tha Brettschneider për CNN. Kjo do të thotë se më shumë borë po binte në më pak ditë, gjë që mund të jetë një shenjë e ngjarjeve më ekstreme të reshjeve të borës të parashikuara së bashku me ndryshimet klimatike.

    Të kuptuarit e implikimeve të më pak reshjeve të borës në furnizimin global me ujë është shumë më e ndërlikuar sesa thjesht të thuash që më pak borë do të thotë më pak ujë i disponueshëm, tha Mankin. Kjo varet shumë nga vendndodhja dhe një sërë faktorësh të tjerë dinamikë të borës.

    Gjëja e rëndësishme për të gjurmuar për disponueshmërinë e ujit nuk është sasia e borës, por sasia e ujit në dëborë, tha Mankin, e cila mund të ndryshojë shumë. Një borë e lehtë dhe me gëzof do të ketë përmbajtje të ulët uji, por një borë e dendur dhe e rëndë do të ketë një përmbajtje të lartë uji.

    Një studim i vitit 2015 nga Mankin zbuloi se 2 miliardë njerëz që mbështeten në shkrirjen e borës për ujë janë në rrezik të rënies së borës deri në 67%. Kjo përfshin pjesë të Azisë Jugore, të cilat mbështeten në shkrirjen e borës Himalayan; Mesdheun, duke përfshirë Spanjën, Italinë dhe Greqinë; dhe pjesë të Afrikës së Veriut si Maroku, të cilat mbështeten në shkrirjen e borës nga malet e Atlasit.

    “Humbja e borës bëhet një sfidë masive e menaxhimit”, tha Mankin.

    “Kjo nuk është domosdoshmërisht një sfidë e pakapërcyeshme kudo, por është një sfidë e konsiderueshme menaxhimi, veçanërisht në vende si Perëndimi Amerikan që varen shumë nga rrjedhjet e shkrirjes së borës.”

    Mankin dhe Lundquist thanë se më shumë kërkime po vazhdojnë për të kuptuar më mirë marrëdhënien midis borës dhe furnizimeve me ujë, veçanërisht në një shkallë hiperlokale, e cila do t’i ndihmojë menaxhuesit të planifikojnë më mirë.

  • E rëndë, vritet ish-ushtari i UÇK-së, zbardhen detajet e para (Emri)

    E rëndë, vritet ish-ushtari i UÇK-së, zbardhen detajet e para (Emri)

    Një 55-vjeçar ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës. Viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës. Sipas prokurorit francez, shqiptari ishte viktimë e rastësishme.

    Mediat franceze raportojnë se ka qenë ora 00:30 e 26 nëntorit kur autorët kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi 55-vjeçarin teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori i Dijon

    Viktima u deklarua i vdekur në orën 00:50 minuta në banesën e tij në katin e parë, ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij bëri të ditur një burim policor. Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”

    “I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median

    “Babi, mami dhe unë u zgjuam nga të shtënat të cilat më u ndalën. Më pas filluan sërish. Kur shkuam të shihnim babain i cili po flinte në krevatin e tij kishte vdekur” tha vajza 23 vjeçare për AFP.

    Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë dhe në banesë ishte dhe vëllai i saj.

    “Një shkëmbim zjarri u shënua në këtë lagje edhe disa vite më parë dhe shenjat e plumbave janë ende atje, thotë 23 vjeçarja duke besuar se ngjarja ishte “me siguri një shlyerje hesapesh”. “Do të doja që Franca të mbronte më mirë banorët e saj, dua të largohem nga Dijon”, tha ajo e tronditur dhe e përlotur.

    Të afërmit e veli Sadikut kanë konfirmuar vdekjen e tij, përmes postimeve në rrjetet sociale.

  • “Kur e zbulova, tavani më ra mbi kokë”- Rrëfimi i babait shqiptar për gazetën britanike: Im bir la Universitetin për të punuar në një fermë kanabisi në Angli

    “Kur e zbulova, tavani më ra mbi kokë”- Rrëfimi i babait shqiptar për gazetën britanike: Im bir la Universitetin për të punuar në një fermë kanabisi në Angli

    E përditshmja britanike “Daily Express” ka kryer një sërë intervistash në Shqipëri me qytetarë të cilët historia i lidh ngushtë me emigrimin e të rinjve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    daily express babai shqiptar

    Së fundmi ajo ka publikuar një intervistë me një baba shqiptar, i cili me zemër të thyer përshkruan ankthin që ndjen pasi djali i tij la diplomën e universitetit për të shkuar e për të punuar në një fermë droge në Mbretërinë e Bashkuar.

    Gazeta britanike ka vendosur ta quajë babain shqiptar të intervistuar “Eduard” për të mos zbuluar identitetin e tij të vërtetë.

    Në rrëfimin e tij ai tregon se fillimisht, i biri e gënjeu sa i takon asaj që do të bënte në Britani.

    “Do punoj ndoshta në një restorant sepse di Anglisht”, i tha ai të atit, “e pastaj të shohim si shkon”.

    Ishte një vendim i rëndësishëm. I biri po hiqte dorë nga universiteti në Shqipëri, kur i kishte mbetur vetëm një vit për të përfunduar nga dega e Ekonomikut.

    “Im bir nuk fliste kurrë për gjëra të tilla, nuk ishte në qëllimet e tij. Vetëm kur papritur një ditë tha se donte të largohej”, shpjegon i ati në një intervistë ekskluzive për britaniken Express.

    Një moment që kishte mbërritur në Francë, i riu rrëfeu të vërtetën; po kalonte Kanalin me varkë të vogël për të punuar në një fermë kanabisi në Angli.

    “Kur e zbulova ishte tepër vonë, më ra tavani mbi kokë”, tregon Eduardi duke ulur kokën, e me sytë më lot.

    “Më tha se i duhej puna për të bërë para. Më tha se nëse e mbaron universitetin këtu nuk përbën ndryshim, pasi mund të punosh vetëm si kamarier”.

    “Në Shqipëri nëse do të gjesh një punë të mirë, të duhen njohje, ose duhet të paguash para për të kapur vendin e punës. Kështu funksionojnë gjërat për shkak të korrupsionit”, thotë Eduardi.

    Ndonëse i dinte vështirësitë, kjo nuk e bëri më të lehtë që të pranonte vendimin e të birit

    “Trembem sa herë dëgjoj një histori nga Londra, vetëm aty më rri mendja”, vijon ai, teksa rrëfen disa prej historive që ka dëgjuar.

    “Disa po punonin në një nga këto fermat e drogës dhe papritur një natë disa njerëz u përpoqën të futeshin brenda. Ishte tmerr, ata po i vrisnin. Kam dëgjuar po ashtu sesi kur policia bastis banesat, punëtorët duhet të dalin jashtë dhe disa flenë rrugëve. Ndaj i kam thënë tim biri gjatë gjithë kohës se nuk është punë për të, por ai vijon të më thotë se i duhet pak kohë, sa të bëjë ca para”.

    Eduardi e telefonon të birin çdo ditë, ndërkohë që i riu kujdeset për një sasi të madhe bimësh kanabisi. Por biseda nuk është kurrë e lehtë.

    “Më thotë se nuk mund të flasë shumë me mua në telefon sepse nuk do që të dëgjohet nga fqinjët. Do të heshtë për shkak të punës”, thotë Eduardi.

    Si pjesa më e madhe e punëtorëve nëpër fermat e kanabisit, i riu shkoi në Mbretërinë e Bashkuar me varkë. Rruga e futi në borxhe me trafikantët, ndonëse babai i tij thotë se tanimë e ka shlyer borxhin.

    Ai fajëson mediat sociale si nxitëse për interesin e papritur të të birit për këtë lloj pune.

    “Mendoj se u influencua nga mediat sociale, ose njerëzit. Është influenca e miqve të tij sepse ata i dërgonin gjatë gjithë kohës mesazhe duke i thënë hajde këtu, puno me ne dhe bëj para”.

    Ky prind i shqetësuar di të paktën 3-4 raste të familjeve të tjera, djemtë e të cilëve ende pa mbushur 18 vjeç kanë udhëtuar drejtë Britanisë për të punuar në fermat e kanabisit, shkruan Express.

    Duke ditur se i biri ka ngecur në një punë të jashtëligjshme në një tokë të largët, ai ka frikë për jetën e tij, gjatë gjithë kohës.

    “I kam kërkuar të kthehet në shtëpi, sepse ndoshta një ditë mund të vritet nga ata që mund t’u futen në shtëpi. Vijoj t’i përsëris që të ndryshojë mënyrën sesi e sheh jetën dhe punën”, rrëfeu më tej babai shqiptar për median britanike.

  • “Mora fjalë”…., himni kombëtares kuqezi këndohet nga artistja rumune dhe bëhet virale (Video)

    “Mora fjalë”…., himni kombëtares kuqezi këndohet nga artistja rumune dhe bëhet virale (Video)

    Andreea Vilcan, këngëtare nga Rumania, ka publikuar ‘coverin’ e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”.

    “Çfarë ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, ka thënë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.

    Vilcan ka paralajmëruar po ashtu se më 28 nëntor do të vizitojë Kosovën.

    Këngëtarja rumune më parë ka pushtuar rrjetet sociale me këngë shqipe.