Category: Lajme

  • Krimi makabër, babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici

    Krimi makabër, babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici

    Një 41-vjeçar ka vrarë tre vajzat e tij 4, 10 dhe 11 vjeç.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë tyre në Alfortville, në periferi të Parisit.

    Sipas autoriteteve franceze 41-vjeçari ishte i njohur për rastet e dhunë në familje.

    Pas krimit të rëndë, ka qenë ai vetë që ka shkuar në rajonin e policisë Dieppe në Normandi dhe ka deklaruar se kishte vrarë fëmijët e tij.

    Policia më pas ka shkuar në banesë ku edhe ka gjetur pa jetë tre vajzat. Sipas hetimeve tre të miturat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre ishin mbuluar me batanije.

  • Me sytë nga Gjermania, juristi tregon datën kur shqiptarët përfitojnë nga ligji i ri i emigracionit

    Me sytë nga Gjermania, juristi tregon datën kur shqiptarët përfitojnë nga ligji i ri i emigracionit

    Një qershori 2024 do të jetë data e shumëpritur për shqiptarët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, pasi në këtë datë do të hyjë në fuqi faza e tretë e ndryshimeve në ligjin për emigracionin. Juristi Rafael Todhe, shpjegoi në Ditarin se kjo është faza më e rëndësishme për emigrantët, teksa shpjegoi edhe disa nga fazat e ligjit, i cili hyri në fuqi në 18 nëntor të këtij viti.

    “Faza e parë ka filluar në 18 nëntor, në mars 2024 është faza e dytë, faza e tretë dhe më e rëndësishme për shqiptarët është në 1 qershor 2024, ndërsa faza finale në 1 janar 2026. Ligji është i shkallëzuar ka hyrë në fuqi në 18 nëntor si ligj i plotë”.

    Sipas tij nga ky ligj nuk përfitojnë personat që nuk kanë një zanat, por Todhe sqaron se nga 1 qershori 2024 dyfishohet numri i personave nga Ballkani që aplikojnë për punë në Gjermani.

    “Nuk përfitojnë, por ligji nga 1 qershori 2024 jep dyfishimin e personave që aplikonin me ligjin e vjetër të Ballkanit Perëndimor, pra nga 25 mijë në 50 mijë. Gjermania e interesuar për të marrë forcë punëtore”.

    I pyetur nëse është më e lehtë për të shkuar në Gjermani, vetëm apo familjarisht juristi thotë se ligji e lejon por ka vështirësi.

    “Për herë të parë personave të kualifikuar u jepet e drejta për të marrë prindin, por ende nuk është përcaktuar se në cilën fazë të ligjit. Po nuk është e thjeshtë sepse duet të gjejë banesë. Bashkimi familjar kërkon kushte dhe nuk është e thjeshtë që të vijë brenda 1 apo 2-3 muajve. Por ka edhe nga ata që e kanë arritur. Vështirësia më e madhe është banesa, se në Gjermani duhen 3 rrogat e para dhe vërteton që ka të ardhura për të marrë shtëpi”.

    Për juristin Todhe nuk është ndihma për fëmijët që i shtyn shqiptarët të marrin rrugën drejt Gjermanisë, por është mundësia e tregut të punës dhe e ardhmja e fëmijëve.

    “Nuk është kjo pikënisja e shqiptarëve, por është shtet i konsoliduar, të jep të drejtën e punës dhe një njeri i aftë mund të gjejë vetveten”.

  • Kush e ka radhën, europol i dorëzon shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat

    Kush e ka radhën, europol i dorëzon shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat

    Rastet kur zyrtarë apo ish-zyrtarë të policisë kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje kriminale janë shtuar së fundmi.

    Kujtojmë që më 21 nëntor 2021 u finalizuar operacioni “Metamorfoza 2”, i cili goditi një grup kriminal. Mes 11 persinave të përfshirë ishte edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

    Arrestimet e tyre kanë ardhur pas zbardhjes së komunikimeve në “SkyECC” në vitet 2019-2020 në Francë dhe Belgjikë me ndihmën e ndërkombëtarëve.

    Referuar statistikave, policë të arrestuar ka pasur më shumë në periudhën janar-nëntor 2022. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga 134 efektivë vitin e shkuar, në raport me 69 që janë arrestuar deri tani.

    Sipas SPAK në hetim janë një numër i konsiderueshëm policësh të tjerë, për të cilët shumë shpejt nuk do të kursehen sërish prangat. E vetmja pyetje që ka mbetur është: Kush e ka radhën?

    Për këtë çështje Europol ka organizuar një takim pak javë më parë një takim me përfaqësues të SPAK dhe Ministrisë së Brendshme, ku janë ndarë shqetësime dhe informacione në lidhje me punonjës të policisë shqiptare që kanë rezultuar përdorues të platformave të koduara dhe të implikuar në bashkëpunim me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në disa vende të BE-së. Të dhënat e marra nga Europol me sa duket janë kthyer menjëherë në çështje penale në Shqipëri, pasi edhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, konfirmoi se arrestime të tjera do të ketë në radhët e policisë.

    “Kjo nuk do të thotë që në nivel policor në të mos bëjmë punën tonë. Ne do të ezaurojmë çdo mjet, çdo mundësi të mundshme për të lidhur ura komunikimi, për të ndjekur, gjetur dhe arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë penale çdo kënd, i cili i ka llogaritë e hapura me shtetin shqiptar”, tha Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

    Ministri i Brendshëm tha të premten, teksa prezantonte drejtuesin e ri të AMP-së, Florian Sulejmani, se të gjithë efektivët e policisë do të duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “Encrochat” dhe nëse rezultojnë të tillë, do të mbajnë përgjegjësi. Një tjetër formë për t’iu shmangur filtrit është edhe ulja nga detyrat drejtuese, e cila i shmang nga vetting-u. Por, Balla bëri me dije se kush shmang vetting-un do të largohet menjëherë nga Policia.

  • Presidenti i Serbisë i bindur, del me deklaratën e fortë: Nuk do e firmos kurrë Pavarësinë e Kosovës, edhe pse…

    Presidenti i Serbisë i bindur, del me deklaratën e fortë: Nuk do e firmos kurrë Pavarësinë e Kosovës, edhe pse…

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se e presin muaj të vështirë, pasi sipas tij, qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës.

    Gjithsesi, ai duket i bindur se nuk do të pajtohet kurrë me këtë gjë dhe sipas tij, Serbia do të ketë shumë presione.

    “Prandaj i kanë vënë shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze dhe me këtë në fakt po shantazhojnë edhe Serbinë sepse ne kemi diçka për të humbur”, – tha Vuçiç për mediat në Beograd.

    Duke njoftuar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, do të bisedojë të hënën me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë, Vuçiç tha se nuk mendon se tema e bisedës do të jetë vetëm për këtë sepse nuk ka asgjë tjetër për të folur. Ai theksoi se Serbia përballet vazhdimisht jo vetëm me standarde të dyfishta, por edhe me sjellje hipokrite të pamatur.

    “KFOR-i dhe NATO-ja me të drejtë i referohen Rezolutës 1244 dhe ata e marrin mandatin e tyre nga ai dokument, por kur i pyet për normat e tjera nga e njëjta rezolutë, ata na thonë: “mos shihni në të kaluarën, por nga e ardhmja. Ne që nuk jemi mjaftueshëm të mëdhenj, duhet të mësohemi me këtë.

    Dhe ne do të luftojmë për popullin dhe vendin brenda kufijve të asaj që është e mundur. Do të ketë shumë bisedime të rëndësishme, secila është e rëndësishme për ne, por qëllimi i tyre thelbësor është të na detyrojnë, në një mënyrë ose në një tjetër, të na vendosin në kornizën ligjore që të njohim pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër”, – ka theksuar Vuçiç.

    Ai theksoi se qëndrimi i Serbisë që nuk dëshiron të lejojë hyrjen e Kosovës në OKB ka edhe pasoja të caktuara.

    “Kërcënimet e bëra muaj më parë nuk kanë qenë të kota… Kjo do të vazhdojë dhe çdo ditë do të thonë se janë vendosur sanksione ndaj Kosovës, ndaj të gjithë kërkojnë t’i vendosen edhe Serbisë… Kur ne pyesim pse, thonë: “për shkak të Banjskës”. Ju pyesni po hetimet për tentativën e vrasjes së Dragisha Galjakut, Jovanoviqit, po për dënimin e autorit për tentativën e vrasjes së dy fëmijëve në Shtërpcë, nuk ka përgjigje”, – tha Vuçiç.

    I pyetur nëse do të nënshkruante ndonjë gjë, Vuçiq u përgjigj se nuk do ta bënte kurrë dhe tha se këtë e kishte thënë disa herë. “Unë e kam thënë 1 mijë herë që nuk do ta bëj. Këtë e thashë përpara Scholz, Macron dhe Melonit. Të pranishëm ishin edhe Charles Michel, Borrell dhe Lajcak. E thashë para 6 prej tyre”, – ka theksuar Vuçiç.

    Ai ka shtuar se Serbia ka pasur propozime për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve si nga pala serbe ashtu edhe nga ajo shqiptare, por Prishtina nuk ka dashur që familjet e të pagjeturve të vijnë në Kosovë.

    “Pra, ne po e bëjmë këtë për ato familje. Ne po e bëjmë atë që të dashurit e tyre të kenë paqe të qëndrueshme. Që ata të dinë se ku janë varrosur. Që ata të vizitojnë varret. Që ata të munden zbulojnë se çfarë ka ndodhur. Ne po punojmë për këto çështje për shkak të atyre familjeve”, – tha Vuçiç.

  • Vuante nga një sëmundje, shuhet në moshën 71 vjeçare, tenori dhe solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”

    Vuante nga një sëmundje, shuhet në moshën 71 vjeçare, tenori dhe solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”

    Vuante nga një sëmundje, shuhet në moshën 71 vjeçare, tenori dhe solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”
    Nov 26, 2023 | 17:40

    Tenori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Thanas Konini ka humbur jetën të dielën e 26 Nëntorit.

    Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, u shua këtë të dielë, pasi mësohet se vuante nga një sëmundje.

    Konini ishte pjesëtar i Korit Lira, prej rinisë së tij.

    Ai do të mbahet mend për interpretimin si solist të këngëve “Dua më shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sy të zinj”.

    Teatri Korçës ka shprehur ngushëllimet e ndjera dhe mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në jetën artistike të qytetit.

    “Ikja e Koninit është një humbje për qytetarinë Korçare, Korin “Lira”, artdashësit që e duartrokitën gjithë jetën zërin e tij të rrallë”, shkruhet në postim.

  • Temperaturat zbresin në -7 gradë celsius: Si do të jetë moti javën e ardhshme

    Temperaturat zbresin në -7 gradë celsius: Si do të jetë moti javën e ardhshme

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në një parashikim të motit për javën që vjen njofton se acari do të vijojë.

    Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë kësaj jave.

    Ditën e hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale.

    Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

    Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive.

    Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

    Temperaturat zbresin në -7 gradë celsius: Si do të jetë moti

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet me alternime të herë pas hershme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët.

    Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.

  • Reshje shiu dhe dëbore, i ftohti polar ‘mbërthen’ vendin, si parashikohet moti për javën që vjen

    Reshje shiu dhe dëbore, i ftohti polar ‘mbërthen’ vendin, si parashikohet moti për javën që vjen

    Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë javës që vjen.

    Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale.
    Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

    Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët.

    Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.

  • Kush e ka radhën? Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat, bashkëpunojnë me grupet kriminale

    Kush e ka radhën? Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY e EncroChat, bashkëpunojnë me grupet kriminale

    Rastet kur zyrtarë apo ish-zyrtarë të policisë kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje kriminale janë shtuar së fundmi.

    Kujtojmë që më 21 nëntor 2021 u finalizuar operacioni “Metamorfoza 2”, i cili goditi një grup kriminal. Mes 11 persinave të përfshirë ishte edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni

    Arrestimet e tyre kanë ardhur pas zbardhjes së komunikimeve në “SkyECC” në vitet 2019-2020 në Francë dhe Belgjikë me ndihmën e ndërkombëtarëve.

    Referuar statistikave, policë të arrestuar ka pasur më shumë në periudhën janar-nëntor 2022. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga 134 efektivë vitin e shkuar, në raport me 69 që janë arrestuar deri tani.

    Sipas SPAK në hetim janë një numër i konsiderueshëm policësh të tjerë, për të cilët shumë shpejt nuk do të kursehen sërish prangat. E vetmja pyetje që ka mbetur është: Kush e ka radhën?

    Për këtë çështje Europol ka organizuar një takim pak javë më parë një takim me përfaqësues të SPAK dhe Ministrisë së Brendshme, ku janë ndarë shqetësime dhe informacione në lidhje me punonjës të policisë shqiptare që kanë rezultuar përdorues të platformave të koduara dhe të implikuar në bashkëpunim me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në disa vende të BE-së. Të dhënat e marra nga Europol me sa duket janë kthyer menjëherë në çështje penale në Shqipëri, pasi edhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, konfirmoi se arrestime të tjera do të ketë në radhët e policisë.

    “Kjo nuk do të thotë që në nivel policor në të mos bëjmë punën tonë. Ne do të ezaurojmë çdo mjet, çdo mundësi të mundshme për të lidhur ura komunikimi, për të ndjekur, gjetur dhe arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë penale çdo kënd, i cili i ka llogaritë e hapura me shtetin shqiptar”, tha Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

    Ministri i Brendshëm tha të premten, teksa prezantonte drejtuesin e ri të AMP-së, Florian Sulejmani, se të gjithë efektivët e policisë do të duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “Encrochat” dhe nëse rezultojnë të tillë, do të mbajnë përgjegjësi. Një tjetër formë për t’iu shmangur filtrit është edhe ulja nga detyrat drejtuese, e cila i shmang nga vetting-u. Por, Balla bëri me dije se kush shmang vetting-un do të largohet menjëherë nga Policia./albeu.com

  • Probleme në Bypass-in e Qafë-Murrizit, Policia apel qytetarëve: Disa automjete janë bllokuar, lëvizni me goma dimërore!

    Probleme në Bypass-in e Qafë-Murrizit, Policia apel qytetarëve: Disa automjete janë bllokuar, lëvizni me goma dimërore!

    Në Qafë Murriz vijojnë të shfaqen probleme për shkak të motit të keq dhe kushteve atmosferike.

    Trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve.

    Ndërsa në zonën e Qafë Murrizit raportohet se ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

    Policia u është drejtuar me një apel qytetarëve, ndërsa u kërkon që të lëvizin me goma dimërore.

  • Tentoi të grabiste një grua, por u mor peng nga djali i saj/ Kush është “maniaku” që u arrestua sot

    Tentoi të grabiste një grua, por u mor peng nga djali i saj/ Kush është “maniaku” që u arrestua sot

    Policia e Tiranës arrestoi ditën e sotme 27-vjeçarin Marash Gjoklaj, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.

    Gjithashtu, 27-vjeçari, po ditën e djeshme, dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës. Ai nuk ka qenë një emër i panjohur për Policinë, pasi Marash Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht ishte i liruar me kusht.

    Por, mësohet se 6 vite më parë, në Dhjetor të 2017-ës, Gjoklaj ka tentuar të grabisë dhe një grua në Babrru. Tentativa i dështoi, pasi ai përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati aty pranë, atje ku edhe u dhunua fizikisht nga djali i 42-vjeçares dhe dy shokë të tij.
    Gjoklaj, asokohe 21 vjeç u arrestua për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai njihet po ashtu si përdorues i lëndëve narkotike.