Category: Lajme

  • Katër vjet pa shtëpi/ Sfidat e strehimit vazhdojnë në Durrës

    Katër vjet pa shtëpi/ Sfidat e strehimit vazhdojnë në Durrës

    “Çelësat i morëm, kemi 2 javë, po kot. S’kemi ujë drita. Vijmë, shohim dhe ikim”.

    Katër vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin, në bashkinë e Durrësit, epiqendrën e fatkeqësisë natyrore, procesi i rindërtimit vazhdon.

    Shumë familje kanë arritur të futen në banesa të reja, ndërsa 2400 të tjera janë pa shtëpi dhe prej muajsh nuk trajtohen as me bonusin e qirasë. Kjo ka shkaktuar probleme ekonomiko-sociale për disa prej tyre dhe janë detyruar të kthehen në banesat e pariparuara, ose të papërfunduara ku ndjehen të pasigurt.

    “Ka vend për gëzim, thjesht ideja që po kthehesh në shtëpinë tënde, po kur në një javë kalon në kurriz ngjitjen nëpër shkallë me fëmijë, me qese nëpër duar nuk ka vend shumë për gëzim kur përballesh me realitetin. Nuk mund të bëhet kolaudimi i pallatit pa u bërë ashensori, vendosur kangjellat e shkallëve. Siguria është zero. Ne banojmë aty dhe është shumë problem, por hymë se qiratë janë shumë të lartë dhe s’mund të përballohen më. Që në mars nuk e kemi marrë bonusin”, tha banorja.

    Në Durrës tërmeti la pas 24 viktima, afërsisht 8 mijë objekte të dëmtuara, mijëra familje pa strehë dhe nxënës pa shkolla. Mbi 1 000 objekte u deklaruan për shembje. Disa u shembën, të tjera qëndrojnë në pritje. E ndërsa një pjesë e objekteve shkollore janë rindërtuar, të tjera, përfshirë dhe gjimnazet kryesore të qytetit, janë në proces. Nxënësit e zhvillojnë mësimin në turnin e pasdites.

    Këtë vit në Manëz përfundoi ndërtimi i lagjes së re, ndërsa në Spitallë të Durrësit punimet vijojnë. Strehimi vazhdon të mbetet problemi kryesor.

    “Çelësat i morëm, kemi 2 javë, po kot. S’kemi ujë drita. Vijmë, shohim dhe ikim”.

    “Në bashki na thonë i kemi çuar emrat te elektriku, atje thonë s’kemi matës. Si bëhet kolaudimi?! Asnjë s’ka hyrë”, thanë dy familjarët.

    Pallatet me dëme të nivelit të ulët e të mesëm (DS1-DS3) janë riparuar, por shumë prej atyre të dëmtuara rëndë qëndrojnë në pritje. Janë 96 pallate të shpallura të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, me nivel dëmi DS4 që nuk janë riforcuar. Të tjera DS5 presin të shemben.

    4 vjet pas tërmetit, edhe drejtësia dëshmoi se përgjegjësia për ndërtimet skandaloze mbeti pa fajtorë. Të gjithë ata që u arrestuan të akuzuar për një sërë veprash penale nga shpërdorimi i detyrës deri tek vrasje nga pakujdesia u lanë të lirë, ose u dënuan me periudhën e paraburgimit. Shumë prej të dëmtuarve nga tërmeti e kanë humbur shpresën.

    “Pas 4 vitesh gjendja është si një ditë pas tërmetit. Jemi po njësoj. Bonus kemi 8 muaj që nuk marrim dhe asnjë zgjidhje. Hetimet po flejnë në sirtaret e prokurorisë së Durrësit. Prokurori që e kishte çështjen tentoi ta mbyllte, por u shkarkua nga Vettingu. Shpresa është shumë e pakët”, tha banori para pallatit për shembje.

    I vetmi drejtues i lartë që qëndron pas hekurave i hetuar nga SPAK për “shpërdorim detyre” për rastin e një pallati të vetëm të dëmtuar nga tërmeti është ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u arrestua në qershor të këtij viti./ Top Channel

  • Humb pa gjurmë 60-vjeçari nga Kolonja, policia në kërkim të tij, ‘’kreh’’ malin e Gramozit

    Humb pa gjurmë 60-vjeçari nga Kolonja, policia në kërkim të tij, ‘’kreh’’ malin e Gramozit

    Policia në Kolonjë është vënë në kërkim të një 60-vjeçari që raportohet se ka humbur kontaktet me familjen prej ditës së djeshme.

    Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë.

    Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve të dëborës.

    Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon por nuk kanë mundur të flasin më me 60-vjeçarin. Sipas policisë nuk dihet ende nëse ka ndodhur gjë me të, apo është kthyer mbrapsht drejt shtetit grek.

    Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat.

    Pritet në vijim të shihet në bazë të kërkimeve mes policisë shqiptare, policisë kufitare dhe asaj greke, nëse do të arrihet të gjendet 60-vjeçari.

  • Balla: “Goditen”çdo ditë shpërndarësit e drogës, ndalohen 19 persona. Vijojnë hetimet për ‘kokat’ e grupit kriminal

    Balla: “Goditen”çdo ditë shpërndarësit e drogës, ndalohen 19 persona. Vijojnë hetimet për ‘kokat’ e grupit kriminal

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar ditën e sotme sa i takon “goditjes” nga Policia e Shtetit ndaj shpërndarësve dhe kultivuesve të lëndëve narkotike në vend.

    Ai thotë se janë arrestuar e proceduar së fundmi 19 persona, përkatësisht në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë.

    “Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrotjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

    Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

    Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër”, thotë ministri./tvklan.al

  • Tragjedi në ajër! Rrëzohet avioni, katër të vdekur

    Tragjedi në ajër! Rrëzohet avioni, katër të vdekur

    Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël, në Austrinë e Epërme, raportojnë mediat vendase.

    Avioni u rrëzua pranë vendpushimit të skive Kasberg në lagjen Gmunden. Sipas policisë së Austrisë së Epërme, viktimat ende nuk janë identifikuar.

    Kërkimi për avionin u nis rreth orës 12, kur avioni u zhduk nga radari. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit u penguan nga kushtet e dimrit, tha zëdhënësja e policisë Barbara Riddle për APA.

    Shërbimet e urgjencës gjetën rrënojat e avionit në një zonë skish të mbuluar me borë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, të cilat dyshohet të kenë shkaktuar tragjedinë me katër viktima.

  • Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

    Në njoftim thuhet se ndërtesat janë lëkundur për pak kohë edhe në kryeqytetin Taipei, por nuk ka raportime për dëme materiale, raporton Reuters.Epiqendra e tërmetit ishte në detin e Tajvanit, në kontenë Hualien, në një thellësi prej 22.4 kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

    Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe shpesh goditet nga tërmetet. Më shumë se 100 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2016 në Tajvanin jugor, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau rreth 2,000 njerëz.

  • ‘Bab, më mori malli’, letra prekëse e Julit për Zef Dedën

    ‘Bab, më mori malli’, letra prekëse e Julit për Zef Dedën

    Jul Deda ka bërë një dedikim tejet prekës për të atin e tij të ndjerë, aktorin e madh Zef Deda i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

    “Ecja e fundit bashke…!

    Bab, direkt me mori malli.
    Me mori malli per zerin tend, per batutat e tua, per veprimet e tua, per shikimin tend, per keshillat e tua, per energjine tende, per pozitivitetin tend, per perqafimin tend, me mori malli per ty.

    Ahh, çfare Babai, çfare figure, çfare talenti, çfare personaliteti, çfare njeriu. Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim madheshtine e ketij njeriu, por dje dhe sot, vertetova se Zef Deda perfundimisht nuk ishte vetem i familjes tone, por ishte pjese e cdo familje shqiptare.

    Nuk gjej dot fjalet per te shprehur mirenjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar per respektin qe ju treguat per Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, per çdo fjale te mire, çdo status ne rrjete sociale, per çdo foto te shperndare, çdo sms te derguar, çdo lot, çdo shtrengim duarsh dhe çdo perqafim, duke shprehur me te gjitha menyrat respektin per figuren e tij dhe dhimbjen per largimin nga kjo bote. Faleminderit te gjitha televizioneve dhe mediave, per çdo lajm dhe kronike ku vleresohet kontributi i tij artistik dhe jo vetem, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve te ketij vendi, qe e vleresuan Zef Deden ne gjithe dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve qe moren rrugen nga çdo cep i vendit dhe jashte tij per te ardhur ne Shkoder e per te na lehtesuar dhimbjen. Mirenjohje!

    Babush, une besoj se ti ke pare gjithçka qe ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e nje populli te tere per ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk iken kollaj ti, madje nuk iken kurre.
    Ti, z. Unik, je i perjetshem, sepse njerezit vdesin kur harrohen dhe ti s’ke per tu harruar ne jete te jeteve.

    Zemra ime, nuk e ke idene sa te dua. Por pa merak, do flasim çdo nate, do me pyesesh per tekstin e javes dhe une do raportoj si studenti yt i perjetshem, pastaj do dalim dhe do ecim, krah per krah, si gjithmone..!

    Nder i madh te jem yt bir…!”

  • Dita e ngritjes së flamurit në Durrës, Begaj: Qyteti i parë i Rilindjes tonë

    Dita e ngritjes së flamurit në Durrës, Begaj: Qyteti i parë i Rilindjes tonë

    Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë ditën e sotme ceremoninë e ngritjes së flamurit në Durrës, në përkujtim të 26 Nëntorit 1912.

    Begaj vlerësoi rolin e qytetarëve të Durrësit, që në atë kohë dolën në krah të patriotëve për ardhmërinë e Shqipërisë së pavarur dhe, gjithashtu, vizionin e tyre sot për transformimin e qytetit.

    “Durrësi është qyteti i parë i Rilindjes sonë, ku 111 vjet më parë, më 26 nëntor, u ngrit krenar flamuri i Kastriotit të lavdishëm, një akt i shenjtë dhe një kujtesë për vlerat më të shtrenjta, njësoj si gjaku dhe gjuha, njësoj si betejat dhe sakrificat e panumërta që janë bërë mbi këtë tokë e për këtë truall”, theksoi Presidenti.

    Begaj shprehu mirënjohje për sakrificat që durrsakët kanë bërë gjithmonë për të mirën e vendit dhe mençurinë që kanë treguar, duke kapërcyër çdo ndasi për interesin kombëtar:

    “Do t’u jemi gjithmonë mirënjohës qytetarëve të trevës së Durrësit, atdhetarë kurajozë në përpjekjet sfiduese për hapjen e shkollave shqipe dhe ruajtjen e gjuhës, veprimtarë të çështjes kombëtare me angazhimin e tyre si pjesë e lëvizjes mbarëkombëtare për liri e pavarësi.

    Në një kohë kaosi politik, administrativ e social, si dhe të mungesës së qartësisë për të ardhmen, durrsakët, me maturi dhe zgjuarsi, u bënë pararendësit e ngjarjes më të rëndësishme për kombin, që do të ndodhte vetëm dy ditë më vonë në Vlorë”, u shpreh Presidenti.

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, vishet kuqezi, mbahet të martën parada e Shqiptarisë

    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, vishet kuqezi, mbahet të martën parada e Shqiptarisë

    Në 28 Nëntor bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të vishet kuq e zi si asnjëherë më parë. Të gjitha bashkitë e trojeve shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë do të jenë në Tiranë për të festuar së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë.

    Marko Kepi, Presidenti i “Rrënjë shqiptare” , që prej 15 vitesh e organizojnë këtë paradë në Neë York, e cilëson si historike zhvendosjen e këtij eventi në Tiranë.

    “Është shumë e rëndësishme sidomos për ne si diasporë që e kemi pas ëndërr bashkëpunimin me shtetin shqiptar, për paradën është një ditë historike që e sjellim në Tiranë. Hera e fundit që të gjithë shqiptarët kanë qenë bashkë është kur u shpall pavarësia në Vlorë”, tha ai.

    Sipas Kepit, 28 Nëntori do të jetë një ditë e bukur për të gjithë shqiptarët.

    “Na kanë ardhur më shumë se 70 veta vetëm nga Neë York, do kemi shumë surpriza. Vetëm nga Neë York kemi grupe valltarësh, fëmijë të lindur në Amerikë, që vinë për herë të parë në Shqipëri, kemi policë që janë pjesë e policisë amerikane dhe do jenë këtu me uniformë”-shtoi ai.

    Drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, thotë se në një ditë Tirana do të bashkojë të gjithë shqiptarët.

    “Tirana, bulevardi, parada do mbyllet në sheshin Skënderbej, do kthehet në një nga sheshet më të bukura të shqiptarisë, 125 qytete pjesë e paradës, do të ketë 150 grupe artistike që do të promovojnë vlerat e qyteteve të tyre”. Sipas Kambos qëllimi është që kjo paradë të kthehet në një traditë në Tiranë.

  • “Do t’u them miqve të mi shqiptarë…”, partneri e kërcënonte, merr fund makthi për britaniken

    “Do t’u them miqve të mi shqiptarë…”, partneri e kërcënonte, merr fund makthi për britaniken

    Një grua britanike i është drejtuar gjykatës e përlotur, duke shprehur frikën se ish-partneri i saj do ta vrasë kur të dalë nga burgu, pasi ka kërcënuar atë dhe familjen e saj.

    Ryan Haigh u dënua këtë javë me burg për disa vepra kundër gruas në fjalë, të cilën ai e sulmoi atë, e kontrolloi dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse ajo nuk i tërhiqte akuzat. Duke qenë në lidhje me gruan për dy vjet, ai bëhej tepër xheloz nëse ajo fliste me burra të tjerë, vendoste se kë mund të shihte dhe shpesh humbiste durimin, duke e grushtuar, shkelmuar dhe pështyrë në fytyrë. Më pas, e kërcënonte se do të vriste veten nëse ajo përpiqej t’i jepte fund marrëdhënies.

    Shpesh, 23-vjeçari tmerronte gruan duke u mburrur se dikur kishte armë dhe se do t’i detyronte miqtë e tij shqiptarë ta qëllonin atë dhe anëtarët e familjes së saj, përfshirë mbesën katërvjeçare.

    Ai mori një dënim pesë-vjeçar, nga këto katër vjet burgim. Po ashtu ndaj të riut është vendosur masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg viktimës dhe familjes së saj.

  • Emri/ “Golfi” merr përpara dhe ‘fluturon’ disa metra shqiptaren në Itali, gjen vdekjen e menjëhershme

    Emri/ “Golfi” merr përpara dhe ‘fluturon’ disa metra shqiptaren në Itali, gjen vdekjen e menjëhershme

    Një aksident tragjik rrugor ka shkaktuar vdekjen e një 75-vjeçareje mbrëmjen e djeshme në Porcari të provincës së Luccas në Itali. E moshuara, me origjinë shqiptare, por banuese në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puccini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re.

    Fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të një ambulance, nuk u bë e mundur t’i shpëtohej jeta. Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volksëagen Golf. Gruaja përplasi dhunshëm kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Sipas një rindërtimi fillestar dhe ende përmbledhës, 75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën.