Category: Lajme

  • Kirurgu shqiptar dënohet nga gjykata italiane për ngacmim seksual në mjediset e urgjencës. Si ndodhi ngjarja?

    Kirurgu shqiptar dënohet nga gjykata italiane për ngacmim seksual në mjediset e urgjencës. Si ndodhi ngjarja?

    Në pritje, e reja e kishte pyetur mjekun se ku mund të shkonte për të pirë duhan dhe ai e kishte shoqëruar në një dhomë, ku duke biseduar i kishte prekur kërthizën

    Një kirurg 40-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar me inicialet R.G është dënuar nga gjykata e Monzës, pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 20-vjeçare.

    Mediat italiane shkruajnë se mjeku u dënua nga Gjykata e Monzës me 20 muaj burg për dhunë seksuale. I akuzuari, pa precedentë penalë, mori një dënim me kusht dhe pa përmendje të dënimit në dosjen penale. Ngjarja ndodhi në vitin 2019, kur vajza shkoi në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj.

    Ngjarja e diskutueshme ka ndodhur në klinikën Zucchi ku në atë kohë punonte mjeku. Sipas hetimeve të prokurorit të Monzës, Flaminio Forieri, i cili kishte kërkuar dënimin me 14 muaj burg, vajza kishte shoqëruar në urgjencë të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti.

    Në pritje, e reja e kishte pyetur mjekun se ku mund të shkonte për të pirë duhan dhe ai e kishte shoqëruar në një dhomë, ku duke biseduar i kishte prekur kërthizën. Pavarësisht ankesave të vajzës, ai kishte vazhduar ta prekte atë.

    E reja ia kishte treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kishin shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën në të cilën ai e mohonte.

    Denoncimi është bërë nga e reja, e cila nuk ka marrë pjesë në një proces civil për kompensimin e dëmit, por ka konfirmuar akuzat në gjykim. I akuzuari pohoi se nuk lejohej pirja e duhanit brenda në klinikë dhe vajza ishte kapur duke e bërë një gjë të tillë dhe kishte kërkuar të largohej.

  • Fier, makina del nga rruga, 4 persona të lënduar

    Fier, makina del nga rruga, 4 persona të lënduar

    Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Varibop. Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur anës rrugës në një arë.

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

    Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

  • Moti sot dhe nesër, temepraturat deri në -6 gradë C

    Moti sot dhe nesër, temepraturat deri në -6 gradë C

    Kjo e diel parashikohet të jetë me mot të kthjellë, por e ftohtë.

    Era do të jetë kryesiht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

  • E diel me diell, por temperatura të ulëta, termometri shënon deri në -6 gradë C

    E diel me diell, por temperatura të ulëta, termometri shënon deri në -6 gradë C

    Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

    Kjo e diel parashikohet të jetë me mot të kthjellë, por me temperatura të ulëta.

    Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

    Në Bajram Curr termometri do të prekë shifrat -6 gradë C, ndërsa në Kukës -4 gradë. Kurse temperaturat maksimale shënohen në Kuçovë, Vlorë dhe Fier, përkatësisht 8 gradë C.

    Kjo e diel parashikohet të jetë me mot të kthjellë, por me temperatura të ulëta.

    Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

    Në Bajram Curr termometri do të prekë shifrat -6 gradë C, ndërsa në Kukës -4 gradë. Kurse temperaturat maksimale shënohen në Kuçovë, Vlorë dhe Fier, përkatësisht 8 gradë C.

  • Temperaturat zbresin nën zero, probleme në disa rrugë

    Temperaturat zbresin nën zero, probleme në disa rrugë

    Dëbora përfshiu të shtunën disa zona të Kukësit, Dibrës, Malësisë së Madhe të Shkodrës si dhe Korçës. Trashësia arriti deri 50 centimetra në zonat e thella të Dibrës, ndërsa në qytetin e Peshkopisë shkoi edhe mbi 20 centimetra.

    Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme.

    Mësohet se pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar, autoritetet kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur të gjitha akset kryesore rrugore. Temperaturat në Peshkopi kanë zbritur disa gradë nën zero.

    Personat që u bllokuan në by pass-in e Qafë Murrizës u ndihmuan nga policia dhe u larguan nga aty. Bëhet me dije se një pjesë e atyre që kanë lënë mjetet aty ku u bllokuan kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.

    Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore.

    Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.

    Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj-Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.

    Situata problematike vijon në Dibër ku disa njësi administrative si Lura, Selishta, Zall Reçi, Kalaja e Dodës dhe Luznia mbeten të bllokuara. Sot pritet që të ndërhyhet në rrugët e fshatrave. Dëbora e madhe ka thyer disa pemë si pasojë e peshës. Po ashtu janë thyer disa shtylla elektrike duke lënë pa energji disa njësi administrative. Kjo avari u rregullua nga OSHEE po brenda mbrëmjes së kaluar.

    Problematika paraqiten edhe në Bulqizë, Klos e Mat. Policia apelon drejtuesit e makinave të shmangin lëvizjet e panevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.

    Në orët e mbrëmjes së djeshme edhe në juglindje nisën reshjet e borës, veçanërisht në zonat pranë Pogradecit e fshatin turistik të Dardhës. Në Qafë Thanë, bora ka rënë me intensitet më të lartë, por pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve. Edhe qyteti i Korçës u përfshi nga reshjet e borës.

    Sa i përket reshjeve të shiut që kanë përfshirë pjesën tjetër të territorit, pavarësisht sasisë së madhe autoritetet lokale nuk raportojnë problematika me përmbytjet, ndërkohë që për shkak të erërave të forta disa lundrime në Durrës dhe Vlorë janë pezulluar.

  • Moti i acartë, disa zona pa energji në Qarkun Dibër dhe rrugë të bllokuara nga dëbora

    Moti i acartë, disa zona pa energji në Qarkun Dibër dhe rrugë të bllokuara nga dëbora

    Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës rreth orës 23:30 të natës së mbrëmshme, është bërë ndërhyrja me mjete borë pastruese dhe kriposja në të gjitha akset rrugore kryesore në qarkun Dibër.

    Temperaturat e ajrit kanë zbritur disa gradë nën zero, ndërsa rrugët në disa zona të thella janë ende të bllokuara.

    Autoritetet raportojnë se si pasojë e rënies së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, duke bërë që disa fshatra të mbesin pa energji elektrike.

    Grupet e OSHEE ndodhen në terren dhe o punojmë për rikthimin e energjisë.

    Njoftimi për qarkun Dibër:

    Janë zhbllokuar të gjitha mjetet e ngelura në rrugë, ndërsa një pjesë e tyre kanë lënë mjetet dhe kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.
    Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore,
    Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.
    Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.

    Të bllokuara disa njësi Administrative, Lurë, Selishtë, Zall Reç, Kala e Dodës dhe Luzni.
    Fadromat e Bashkisë Dibër kanë mbajtur nën kontroll gjithë rrugët e qytetit,ndërsa sot do të ndërhyjnë në rrugët e fshatrave.

    Si pasojë e thyerjes së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, pa energji elektrike pjesa më e madhe e njësive administrative, ndërsa në qytet energjia u rikthye rreth orës 20:30. Në terren janë 4 grupe të OSHE.

    Bulqizë
    Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë.
    Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë.
    Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë.
    Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë vashkë me njësitë Administrative.

    Klos
    Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.

    Mat
    Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative. Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.

  • Evakuohen 50 personat e bllokuar nga bora në Qafë Murriz, policia apel qytetarëve

    Evakuohen 50 personat e bllokuar nga bora në Qafë Murriz, policia apel qytetarëve

    Policia evakuoi të gjithë pasagjerët që ndodheshin në automjetet e bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës ne Qafë Murrizë.

    Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, bënë të mundur evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.

    Borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen.

    Drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve.

  • Moti i keq, Belinda Balluku “përvesh mëngët” dhe del në terren në rrugët me borë

    Moti i keq, Belinda Balluku “përvesh mëngët” dhe del në terren në rrugët me borë

    Të paktën 110 borëpastruese dhe 1100 punonjës janë në terren për të normalizuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në disa zona të vendit.

    Nga Rruga e Arbrit, një ndër akset me më shumë problem në qarkullim, ministrja Balluku këshilloi drejtuesit e mjeteve të ndjekin udhëzimet dhe të evitojnë qarkullimin e panevojshëm.

    “Ne në rang vendi kemi 110 borëpastruese që qarkullojnë në këto momente.

    Sipas të dhënave të motit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, kjo stuhi do vazhdojë deri në orën 19:00 dhe pastaj do të kemi një qetësim të situatës.

    Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente, por presim që të ketë ulje të stuhisë, nuk duam të vëmë njerëzit tanë në rrezik, por do të punohet gjatë gjithës natës për të rikthyer energjinë elektrike.

    Do ishte mirë që të evitohej qarkullimi në akset e vendit. Duhet kufizuar lëvizja me automjete deri në përmirësimin e motit”, tha Balluku.

    Reshjet e dëborës të nisura gjatë gjithë ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në shumë akse, ku automjetet janë detyruar të presin me orë deri në normalizim të situatës.

  • Analisti i njohur plas “bombën” dhe zbërthen “fijet” mes dhëndrit të Berishës e Ilirjana Olldashit: Vendimi i gjyqtares shkaktoi vdekjen një të burgosuri, ndërsa Malltezin…

    Analisti i njohur plas “bombën” dhe zbërthen “fijet” mes dhëndrit të Berishës e Ilirjana Olldashit: Vendimi i gjyqtares shkaktoi vdekjen një të burgosuri, ndërsa Malltezin…

    Analisti Ilir Yzeiri në një studio televizive ka komentuar konfliktin e interesit të gjyqtares Ilirjana Olldashi, të cilën e denoncoi se ka blerë banesë në ish-kompleksin Partizani, por GJKKO vlerësoi të mos e përjashtojë në asnjë për çështjeve ndaj Berishës dhe Malltezit.

    Yzeiri tha se vendimi i kësaj gjyqtareje i ka shkaktuar vdekjen një të burgosuri dhe dërgoi në shtëpi Jamarbër Malltezin.

    “Po shfrytëzojnë hapësirën ligjore të ankimimit se ua mundëson ligji, gjykimi do kalojë në disa shkallë derisa të marrë formën përfundimtare. Proces i gjatë sapo ka nisur. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që të ankimojnë, prokuroria të bëjë rekurs. Ajo që bëri përshtypje dhe që u përmend nga media ishte konflikti interesit që kishte gjyqtarja Olldashi që kishte blerë banesë në kompleksin e atyre që i ka të pandehur. Rekursi i SPAK u gjykua nga gjykata si jo i drejtë, megjithëse konflikti i interesit u bë publik. Një vendim i saj kishte shkaktuar edhe vdekjen e një të burgosuri, që megjithëse vuante ishte i sëmurë, kjo gjyqtare e la të vdiste atë tjetrin dhe çoi në shtëpi Jamarbër Malltezin. Ne i tregojmë këto fakte, pastaj të vërtetën e dinë ato institucione”, tha Yzeiri.

    Bëhet fjalë për Enver Sheshin, të cilit Olldashi i caktoi “arrest me burg”, ndonëse avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.

  • Vdekja e 18-vjeçarit në Qendrën Rezidenciale të zhvillimit në Berat, përfundon autopsia mjeko-ligjore

    Vdekja e 18-vjeçarit në Qendrën Rezidenciale të zhvillimit në Berat, përfundon autopsia mjeko-ligjore

    Ka përfunduar autopsia mjeko-ligjore e 18-vjeçarit, i cili është gjetur pa shenja jete në qendrën rezidenciale të zhvillimit në Berat.

    Konfirmohet se në trupin e 18-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune dhe as shenja helmimi, mostrat e gjakut janë çuar për analiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

    Vdekja e 18-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor paraprakisht konfirmohet se ka qenë vdekje natyrale.

    Në këtë konkluzion ka dalë grupi hetimor, pas kryerjes së të gjitha veprimeve në vendngjarje, pas kqyrjes së kufomës dhe pas pyetjes së edukatoreve të turnit.

    Në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ka përfunduar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, nga e cila është konfirmuar se në trupin e 18-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune dhe as shenja helmimi.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se, pasi janë pyetur edukatorët e turnit që kanë dhënë shpjegimet në lidhje me ngjarjen, janë sekuestruar kamerat e sigurisë së qendrës si dhe është marrë kartela mjekësore nga Spitali Rajonal Berat, ku viktima ishte shtruar disa ditë më parë pasi kishte pasur shqetësime.

    Trupi i pajetë i 18-vjeçarit nga Kavaja do t’u dorëzohet familjarëve, që janë njoftuar nga policia menjëherë pas ngjarjes.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme (25 nëntor) në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit Rajon Berat. Ka qënë personeli i kësaj qendre që ka gjetur pa shenja jete shtetasin S.Ll,18-vjeç,banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    Ky shtetas, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre në muajin Qershor 2023,me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.