Category: Lajme

  • Radhë kilometrike e automjeteve të bllokuara prej pesë orësh në Qafë Murriz, policia jep njoftimin e rëndësishëm për shoferët

    Radhë kilometrike e automjeteve të bllokuara prej pesë orësh në Qafë Murriz, policia jep njoftimin e rëndësishëm për shoferët

    Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që janë bllokuar në Qafë Murriz, që të afrohen pranë makinave, pasi për pak minuta do të nisë të hapet rruga.

    Sipas policisë, borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ku prej orës 14:00, më shumë se 300 qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

    Drejtuesit e mjeteve braktisën makinat për shkak të temperaturave të ulëta, duke u strehuar përkohësisht në lokalet e zonës.

  • Gjendet e pajetë foshnja, dyshohet se është vrarë

    Gjendet e pajetë foshnja, dyshohet se është vrarë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete, në afërsi të Parkut të Qytetit.

    Rastin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të Parkut të Qytetit.

    Ai tha se dyshimet e para janë për vrasje. Kështu rasti është duke u trajtuar si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’.

    “Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, tha Gashi.

  • E thotë shkenca, kjo është diferenca ideale e moshës mes një çifti

    E thotë shkenca, kjo është diferenca ideale e moshës mes një çifti

    Njerëzit thonë se dashuria është e verbër, por një studim pretendon se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj. Ideja për të takuar dikë dukshëm më të vjetër (ose më të ri) se ju ende ngre jo pak reagime.

    Ndërsa ka gjithmonë përjashtime nga rregulli, hulumtimi ka treguar se marrëdhëniet me boshllëqe specifike në moshë kanë më shumë gjasa të përfundojnë në ndarje. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, sa më i madh të jetë diferenca në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes.

    Pas analizimit të të dhënave nga 3000 njerëz, studiuesit zbuluan se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kanë 18% më shumë gjasa të divorcohen sesa njerëzit e së njëjtës moshë. Kjo përqindje rritet në 39% për çiftet me një diferencë moshe prej 10 vjetësh dhe në 95% për ata që janë “të ndarë” me dy dekada. Për ato 30 vjet larg, gjasat për divorc janë 172% më të larta se bashkëmoshatarët.

    Pra, çfarë është një hendek ideal në moshë?

    Sa i përket hendekut “ideal” të moshës, në kundërshtim me besimin popullor se çiftet duhet të kenë disa vite diferencë që një marrëdhënie të lulëzojë, studiuesit besojnë se është një vit. Në këtë rast, shanset për ndarje janë vetëm 3%, krahasuar me një çift në të njëjtën moshë ose një çift me shumë vite diferencë moshe.

    “Mund të ndodhë që llojet e çifteve me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të ndahen për arsye të tjera”, tha Hugo Mialon, një nga studiuesit e studimit.

    I njëjti hulumtim arriti në përfundimin se sa më gjatë të jetë çifti bashkë, aq më të ulëta janë shanset për divorc. Konkretisht, ata që numëruan pesë vite lidhje kishin 76% më pak gjasa për t’u ndarë.

  • “Sekreti” i një berberhaneje, jeta luksoze, si ranë në kurth dy vëllezërit shqiptarë në Angli

    “Sekreti” i një berberhaneje, jeta luksoze, si ranë në kurth dy vëllezërit shqiptarë në Angli

    Dy vëllezër shqiptarë, Edmund dhe Eduard Haziri janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi ishin të përfshirë në shitje të lëndëve narkotike.

    Gjithçka ndodhte në një berberhane që nga jashtë dukej si e rrënuar ku pas saj në fakt fshihej një kazino me xhiro të larta, ku tregtarët e drogës dhe kriminelët bastisnin dhjetëra mijëra paund, ndërsa shërbeheshin nga kamariere të bukura.

    Dyshja fitonin deri në 4,000 £ në ditë me një rrjet shpërndarësish rumunë që furnizonin me drogë.

    “Vëllezërit jetonin një jetë luksoze, duke vozitur makina luksoze, duke blerë ora Rolex dhe duke veshur rroba nga stilistë nga Balenciaga, Alexander McQueen, Louis Vuitton dhe Moncler.

    Ata i trajtonin gratë e tyre me këpucë Christian Louboutin dhe Valentino, ndërsa fëmijët e tyre ishin gjithashtu të veshur me veshje stilistësh. Edmondi, 36-vjeç, zotëronte një zinxhir ari të ndritshëm të veshur me diamante me vlerë 30 karat,” shkruajnë mediat britanike.

    “Ai dhe Eduardi, 34-vjeç, kontaktuan kushëririn e tyre shqiptar Gazmend Hoxha, 47-vjeç, dhe një shok të vjetër të shkollës, Alban Krasniqi, 34-vjeç, për të vepruar si ndërmjetës për “Eddie Line”, të quajtur sipas një lavazhi që babai i tyre dikur drejtonte.

    Kur policët bastisën banesën e Krasniqit në Londrën e Jugut, në mars 2022, ishte ngjitur në mur një poster i Tony Montana të Al Pacino-s, nga filmi i gangsterëve të vitit 1983, Scarface.

    Një qen nuhatës i policisë gjeti iPhone-in në kopshtin e një fqinji pasi Krasniqi e hodhi nga dritarja. Policia ishte në gjendje të futej në celularin pasi pa pamjet e kamerave të sigurisë së 34-vjeçarit të dashuruar nga gangsterët duke zhbllokuar kodin PIN në një dyqan.

    Oficerët e dinin se vëllezërit ishin lojtarë të mëdhenj në tregun e drogës, por nuk e dinin se ata po drejtonin gjithashtu një kazino të paligjshme,” thonë mediat vendase./5pyetjet.al

  • Acari i dëborës i shkakton probleme kardiake/ Portieri i skuadrës shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, ja si paraqitet situata shëndetësore

    Acari i dëborës i shkakton probleme kardiake/ Portieri i skuadrës shqiptare dërgohet me urgjencë në spital, ja si paraqitet situata shëndetësore

    Tërbuni dhe Besëlidhja barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së Kategorisë së Dytë që vlente për javën e tetë në grupin A.

    Sfida u luajt vetëm 45 minuta për shkak se stadiumi “Ismail Xhemali” u mbulua nga bora. Për shkak të kushteve jo të favorshme, dueli u vendos të shtyhej në një tjetër datë.

    Gjatë pjesës së parë, portieri i vendasve Entoni Shkoza nuk u ndje mirë për shkak të temperaturave të ulëta, me 22-vjeçarin që u dërgua menjëherë në spital dhe pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën. Duket se temperaturat e ulëta dhe bora i shkaktuan probleme kardiake 22-vjeçarit, që futi në panik të pranishmit.

    Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 në qytetin e Shkodrës.

  • “Çështja Beleri”, ministri grek në delir: Jemi treguar të butë, se ndryshe Shqipëria do ishte izoluar nga Perëndimi

    “Çështja Beleri”, ministri grek në delir: Jemi treguar të butë, se ndryshe Shqipëria do ishte izoluar nga Perëndimi

    Ministri grek i Shtetit, Makis Voridis thotë se ka dyshime të forta te pretendimet e palës shqiptare kur deklaron që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit.

    Duke komentuar çështjen e Fredi Belerit, ai ka thënë gjatë një konference se shteti shqiptar pretendon që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit. E si rjedhojë, kjo sipas tij ngre dyshime, pasi siç pretendon ai, Beleri duhet të ishte lejuar të betohej si kryebashkiak.

    Ai shkoi edhe më tej duke thënë se Shqipëria është një shtet totalitar, që në rrethana të tjera do të ishte izoluar plotësisht nga Perëndimi, megjithatë tha se vetë ai ka qenë në favor të një qasje më të butë ndaj situatës.

    “Kur kemi shtete të tilla, çfarë bëjmë me to? I lëmë të shkojnë apo i ndalojmë?”, tha ai.

    Duke komentuar për pjesëmarrjen e tij në asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Stabilitet në Evropë, ai theksoi: “Unë isha për një qasje të butë. Mendova se nëse do të ishim krejtësisht apolitikë, këto vende do të ishin plotësisht të izoluara dhe përfundimisht Perëndimi nuk do të kishte asnjë ndikim në zhvillimin e institucioneve dhe demokracive të tyre. Kështu që unë doja të isha në një negociatë për një kohë”, tha ministri grek.

    Ai vazhdoi duke theksuar se “shumë vende kanë ende regjime totalitare dhe shumë popuj dhe shumë njerëz vuajnë nga kjo situatë”.

  • Bora arrin 50 cm, bllokohet aksi Peshkopi-Tiranë

    Bora arrin 50 cm, bllokohet aksi Peshkopi-Tiranë

    Bora arrin 50 cm, bllokohet aksi Peshkopi-Tiranë
    Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar problemet e para, teksa disa persona kanë mbetur të bllokuar në bypass-in e Qafë Murrizit.

    Policia njofton se u ka ardhur në ndihmë dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, të cilët ishin të bllokuar në një automjet. Fëmijët dhe prindërit janë transportuar me makinën e policisë në Klos, Bulqizë. Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën pandërprerë, për të bërë të mundur hapjen e rrugës.

    Ndërkohë, raportohet se rreth 300 persona kanë mbetur të bllokuar në mjetet e tyre.

  • Bora arrin 50 cm, bllokohet aksi Peshkopi-Tiranë

    Bora arrin 50 cm, bllokohet aksi Peshkopi-Tiranë

    Ne qarkun e Dibres raportohet situate e veshtire nga reshjet e bores.

    Situata e fundit nga moti në Dibër, ora 18:00

    Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

    Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

  • Reshjet e dëborës bllokojnë disa rrugë, policia u vjen në ndihmë 21 shoferëve në vështirësi

    Reshjet e dëborës bllokojnë disa rrugë, policia u vjen në ndihmë 21 shoferëve në vështirësi

    Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka ardhur në ndihmë që 21 drejtuesve të automjeteve që ishin në vështirësi për shkak të motit të keq.

    Rastet kanë qenë në Dibër, Kukës dhe Shkodër, ku janë krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

    Policia u bën apel shoferëve të marrin masat e duhura dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna në njoftimet për media.

    Njoftimi:

    Reshjet e dendura të borës kanë sjellë si pasojë bllokimin e disa akseve rrugore në Dibër dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në zona të thella malore në Kukës dhe në Shkodër.

    Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme në Dibër, Kukës dhe Shkodër iu kanë dhënë ndihmë në 21 raste, drejtuesve të automjeteve që ishin në nevojë për shkak të motit të keq me borë të dendur.

    Policia apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet për mediat, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi.

    Policia Rrugore po punon që mjetet e bllokuara nga bora të mos bëhen pengesë për borëpastrueset dhe rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

    Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

  • Stuhia e acartë drejt Ballkanit, bien ndjeshëm temperaturat në vend dhe në rajon/ Si paraqitet situata

    Stuhia e acartë drejt Ballkanit, bien ndjeshëm temperaturat në vend dhe në rajon/ Si paraqitet situata

    Reshjet më të mëdha të borës dhe shiut pritet të godasin më tepër Ballkanin gjatë ditës së diel

    Iftohti arktik do të mbërthejë një pjesë e Evropës Lindore dhe Qendrore. Parashikimet flasin për një stuhi të acarë, me temperatura të ulëta dhe reshje bore, gjatë gjithë fundjavës.

    I ftohti pritet të mbërrije dhe në gadishullin e Ballkanit, edhe në vendin tonë, ku në disa zona kanë nisur reshjet e borës duke krijuar dhe probleme. Më konkretisht, reshje bore janë regjistruar në veri dhe në juglindje të vendit, si dhe në Krujë e Elbasan.

    Nga ana tjetër, në Serbinë veriore reshjet e borës kanë arritur në mbi 25 centimetra, ndërkohë që ka probleme qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike. Bora ka sjellë probleme dhe në veri të Greqisë dhe në zonat malore, si dhe në Maqedoninë e Veriut. Parashikimet flasin për reshje bore deri ne 50 centimetra. Stuhia pritet të zgjasë rreth 48 orë.

    Reshjet më të mëdha të borës dhe shiut pritet të godasin më tepër Ballkanin gjatë ditës së diel dhe në orët e para të së hënës.

    Moti i keq pritet të godasë dhe Italinë, ku parashikimet flasin për reshje bore dhe në kuota të ulëta.