Category: Lajme

  • Reshje të dendura dëbore edhe në Krujë, bllokohen disa akse

    Reshje të dendura dëbore edhe në Krujë, bllokohen disa akse

    Prej tre orësh në Malësinë e Krujës vijojnë reshjet e borës që kanë sjellë problematika në qarkullim.

    Aksi nacional Krujë-Qafshtamë dhe shumë prej rrugëve që lidhin fshatrat e malësisë së Krujës me aksin kryesor janë nga prezenca e madhe e dëborës.

    Niveli i dëborës në parkun kombëtar të Qafshtamës aktualisht raportohet të jetë rreth 20 cm dhe reshjet e dëborës vijojnë me intensitet.

  • Nuk ndalen e reshjet e dëborës, bllokohet aksi bypass-Qafë Murrizë, rrugët që kalohet me zinxhir

    Nuk ndalen e reshjet e dëborës, bllokohet aksi bypass-Qafë Murrizë, rrugët që kalohet me zinxhir

    Ditën e sotme reshjet e shumta të dëborës në Dibër kanë bërë që aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë të bëhet i pakalueshëm.

    Përmes një njoftimi, Policia njofton se qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e borës.

    Gjithashtu Policia njofton se akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

    Njoftimi i Policisë:

    Dibër-Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

    Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

    Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

    Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

  • Shqipëria pushtohet nga i ftohti siberian. Të dielën termometri do të zbresë në minus 6

    Shqipëria pushtohet nga i ftohti siberian. Të dielën termometri do të zbresë në minus 6

    Dimri ka mbërritur në këtë fund Nëntori, ku termomteri do të shënojë vlera deri në – 6 gradë në zonat e thella dhe deri në 2 gradë në qendër të Shqipërisë.

    Moti i keq ka pushtuar vendin, ku në njërën anë, veri-perëndim dhe ulësirën perëndimore kemi prezencë të reshjeve të shiut dhe në anen tjetër veri, veri-lindje, reshje dëbore me intensitet.

    Lajda Porja thotë për TV Klan: Parashikohet që sot deri pas mesnatës të ketë reshje të konsiderueshme dëbore pothuajse në të gjithë shtrirjen lindore. Madje dëbora zbret deri në 300 metra mbi nivelin e detit, duke bërë që të zbardhet pothuajse e gjithë zona malore. Pritet që në zona të thella të kemi një trashësi të konsiderueshme, ku mund të jetë edhe mbi 50 cm dëborë.

    Por dita e dielë do të jetë dita më e ftohtë në gjithë vendin, pasi një rrymë e ftohtë siberiane do të prekë Shqipërinë deri të hënën.

    Lajda Porja: Kjo masë do të mbetet prezente deri ditën e hënë. Kjo do të bëjë që e diela përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ku mbeten vetëm reshje të dobëta dhe të izoluara, por kemi temperatura të ulëta, ku minimalet shënohen minus 5 e minus 6 në zonat malore dhe maksimalet janë jo më shumë se 9-10, një ditë tipike e acartë.

    Por nga e hëna, vlerat termike do të përmirësohen, por moti sërish do të jetë i paqëndrueshëm edhe më 28 Nëntor.

    Lajda Porja: Pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore do të ketë rrebeshe, ku në një kohë të shkurtër do të bjerë një sasi e konsiderueshme e shirave.

    Në zona të caktuara, do të ketë ngrica ndërsa në këto kushte, veçanërisht drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë më shumë kujdes.

  • E RËNDË/ Ndërron jetë gruaja, e zuri poshtë pema që u rrëzua nga era e fortë

    E RËNDË/ Ndërron jetë gruaja, e zuri poshtë pema që u rrëzua nga era e fortë

    Një tjetër grua, teksa po ecte në një trotuar, është plagosur nga rënia e degëve

    Moti i keq në disa rajone të Italisë me stuhi e erëra të forta ka shkaktuar vdekjen e një gruaje ditën e sotme.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Donna Olimpia në lagjen Monteverde, ku sipas mediave italiane, qytetarja është goditur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.

    Oficerët e policisë lokale, zjarrfikësit dhe vullnetarët e mbrojtjes civile Giannino Caria ndodhen në vendngjarje.

    Shërbimet e urgjencës 118, të cilët kanë ndërhyrë në vend, kanë tentuar ta shpëtojnë, por të gjitha përpjekjet nuk arritën qëllimin e dëshiruar. Sakaq, një tjetër grua, teksa po ecte në një trotuar, është plagosur nga rënia e degëve në lagjen Alessandrino.

    Italia prej kohësh është goditur nga moti i keq, ,e përbytje që kanë shktuar dëme dhe kanë marrë jetë njerëzish

  • Reshjet e dëborës, bllokohet rruga e Arbrit, policia apel shoferëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

    Reshjet e dëborës, bllokohet rruga e Arbrit, policia apel shoferëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

    Disa akse rrugore në vend janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës.

    Policia bën me dije se të bllokuara janë akset Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

    Drejtuesit duhet të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto zona.

    Njoftimi i policisë:

    DVP Tiranë

    Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbërit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

    Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

    Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

  • Aksi Përrenjas-Qafë Thanë mbulohet nga dëbora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

    Aksi Përrenjas-Qafë Thanë mbulohet nga dëbora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

    Aksi Përrenjas-Qafë Thanë mbulohet nga dëbora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
    Aksi i rrugës kombëtare Përrenjas-Qafë Thanë është bllokuar prej reshjeve të dëborës që kanë nisur në vend ditën e sotme.

    Mësohet se si pasojë e motit të keq është vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimi. Në terren janë shërbime të përforcuara të policisë rrugore dhe po punojnë për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve.

    Për shkak të fluksit të madh të automjeteve Policia Rrugore ka paralajmëruar që të gjithë përdoruesit e rrugë Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë të qarkullojnë me automjete me goma dëbore dhe të jenë pajisur me zinxhirë.

    Aktualisht rruga është e hapur dhe automjetet e mirëmbajtjes së saj janë në terren duke punuar pa ndërprerje, megjithatë situate mbetet e vështirë dhe qarkullimi i rrezikshëm.

  • Reshje të dendura bore në Bulqizë, aksident në rrugë dhe bllokime mjetesh

    Reshje të dendura bore në Bulqizë, aksident në rrugë dhe bllokime mjetesh

    Gjatë mesditës së sotme i gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë me reshje të dendura dëbore ku dhe ka sjellë probleme në akset rrugore në vendin e quajtur Pishat.

    Si pasojë e reshjeve ka patur edhe një aksident me makinë, si dhe bllokim të rrugës. Shkak i bllokimit të rrugës në vendin e quajtur “Pishat” ka qenë edhe mospërdorimi i zinxhirëve nga ana e drejtuesve të automjeteve.

    Për shmangien e kësaj situate në vendngjarje ka shkuar edhe policia të cilët po menaxhojnë situatën.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar këshilloi që të tregoni kujdes të gjatë gjithë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje, pajisuni me goma kur udhëtoni dimërore aksi për të mos sjellë probleme me transportin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën.

    Mjetet bopastruese kanë qenë në terren pa ndërprerje në Bulqizë-Peshkopi, ku kanë bërë pastrimin e rrugëve, për ta mbajtur në normalitet, sipas ARRSH.

  • Pas reshjeve intensive të dëborës, reagon Autoriteti Rrugor Shqiptar

    Pas reshjeve intensive të dëborës, reagon Autoriteti Rrugor Shqiptar

    Në Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje dëbore me intensitet.

    Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren pa ndërprerje, kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet.

    Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni drejt këtij aksi për të mos sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

  • “Breçani kërkoi që në seancë të ishte edhe kreu i SPAK”, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e forta

    “Breçani kërkoi që në seancë të ishte edhe kreu i SPAK”, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e forta

    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me Erzen Breçanin, i cili ndodhet në burg së bashku me të birin dhe disa të tjerë për përfshirje të trafikut të drogës.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Lala theksoi se Breçani në seancën gjyqësore synonte që të vinte dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

    Sipas Lalës, avokatët e Breçanit pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova pasi asnjëherë nuk e ka pasur telefonin e Breçanit.

    “Breçani insistonte që në seancë gjyqësore të vinte kreu i SPAK. Pra Prokurori ishte Vladimir Bara dhe drejtues i hetimit ishte Altin Dumani. Ai ka pretenduar se ishte në burg prej të birit. Avokatët janë duke synuar që të mos e konsiderojnë provë të dhënat e marra prej “Sky”. Prokuroria nuk e ka një provë të tillë, për shembull si marrja e celularit.

  • ‘“I raft pika drogës, kur s’sheh nanën e smurë 5 minuta”/ Zbardhen përgjimet e Erzen Breçanit me të birin!

    ‘“I raft pika drogës, kur s’sheh nanën e smurë 5 minuta”/ Zbardhen përgjimet e Erzen Breçanit me të birin!

    Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

    Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, dalin në dritë të gjitha përgjimet sa i takon Erzen Breçanit, ish-zyrtarit të policisë i cili akuzohet se investoi paratë e paligjshme të të birit në një HEC. SPAK thotë se Breçani kishte dijeni për aktivitetin e të birit, të cilat e faktojnë edhe bisedat e mëposhtme, zbardhur nga dosja voluminoze.

    Në muajin Gusht 2020, Erzen Breçani ka kontaktuar me personin nën hetim Bujar Ajetin dhe e ka njoftuar atë që është në përgjim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kur kanë qenë bashkë tek një Bar në Kukës. Bujar Ajeti pasi ka marrë këtë informacione nga Erzen Breçani, e ka pajisur atë me një telefon me aplikacion SkyEÇ, kod të cilin evidentohet që ka nisur ta përdorë me datë 17 Gusht 2020 ora 12:41, ku bisedën e parë e ka patur me Bujar Ajetin. Erzen Breçani ka komunikuar edhe me djalin e tij Eralbi Breçani, i identifikuar si përdorues i ¢S7DEGI. Breçani është i fejuar me motrën e Ervin Matës dhe për shkak të kësaj marrëdhënie, kanë hyrje dalje familjare. Ervin Mata njihet me emrin “Vini” apo “Ervini, ndërsa babai i Ervinit si “luan” apo “L”.

    Më 15 gusht Bujar Ajeti komunikon me përdoruesin J35P60, ku flitet për faktin e përgjimit. “Po cne aty duke ju përgju juve me lale. Si është puna. Kush paska qenë ai motërq*.. Mu kanë qenë tu më përgju E ka hangër Erz…ato lart… o lale… e kan bo të Tiranës pash zotin mos fol me kan se q*ja robt. Maje për vete atë që folëm bashkë”- thuhet në përgjime.

    Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani, në deklarimin e datës 17 tetor 2023, ku thotë: “Po ashtu kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar në qendër. Erzenit me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni. Disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie të cilët po vëzhgonin.

    Në datën 17 gusht të vitit 2020 , Nuredin Dumani komunikon me Bujar Ajetin dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marrë Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes së aplikacionit SKY,.

    “Ta gëzoj, kodin e ka cimicimi, dhe të parin dhe të dytin”- ky fakt vërtetohet edhe nga deklarimet e Nuredin Dumanit të datës 17 tetor 2023 i cili thotë: “ Duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet , Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do të bënte policia për llogari time. Unë bleva tre telefona me SKY. Pagesën e telefonave e bëra unë.”.

    Më datë 18 gusht të vitti 2020, Erzeni i shkruan djalit të tij, Eralbit, ku i tregon aparatin telefonik me Sky me kodin e përdorimit S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik ja ka blerë Bujari, pasi janë përgjuar. Erzeni i tregon që ka pasur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Ai i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit që po zhvillohen aty, thuhet në dosjen e SPAK, zbardhur nga Top Channel web. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë aktivitetin e tij jashtë shteti duke rrezikuar, ku dyshohet se i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm në lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon dhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. Ata shkëmbejnë mesazhet si më poshtë:

    “Ma bleu Bujari me 80 ditë i mushum. Ngaqë na kan përgjue…Si asht Ervini…Nuk pata ka me të than se më tha mue po t’i dërgoj nga llogaria e E*** 500 mijë euroborxh. E mbaroj punët sa t’i kalosh këto halle. I thash jo në asnjë mënyrë. I ka Eralbi po nuk ka me çka i sjell tha kam njerëz unë që i sjellin sa të duash. Tash sa ka mbjen në men hic për HEC-in me than të drejtën. Nuk i thashë unë nismi mtha vet e i thash në asnjë mënyrë. Me mujt me gjet noj lek me i ruejt për noj smundje se fola me Bardhin e çka ka pas ka pague i rrug hekur e gjys oagese Ramizit e nuk kem pague as punëtorët gati një muaj ja u kem shty rrogat po shoh unë këto dy dit e takoj do shok me u marr noj gja që të mos të rrim në mshir të fatit. I thash Ramizit sit byj jan kej ne të dhan po vetëm më bën qet dig e atherë lene punën. Ruje veten ti e me kan shnosh për veti e leji punt që rrezikojnë se a po e sheh si mu kan vu mu e Bujarit tan shteti në shpin. E kan fut nr tem e dy të tjerve prap në përgjim më than këta të policisë”.

    Sipas dosjes së SPAK, bëhet fjalë për një hidrocentral që do të ndërtohej në lumin e Gahit në Tropojë me emrin “Drita”. Më tej, në përgjimet e datës 21 gusht të vitti 2020, Eralbi Breçani këmbëngul që babai i tij të mos i pranojë paratë borxh që i ka ofruar Ervin Mata.

    Erzen Breçani i thotë: “Po si kam than gja vetë me pyeti atëherë kur ti je kan këtu. Më tha sa të ka sjellë Abi, i thash rreth 350. Më tha a do t’i them E*** të ti kalojë paratë.I thash jo jo se mi bjen Abi në shtator, o Ab qetësohu. Ai më pyeti sa ka sjellë Abi unë i thash asgja vec ato që ka me sjell shoku vet. Ai tha ti jap unë 500unë i thash jo. Nuk kam lyp as nuk i lypi gjithkujt i lypi e atyre jo kurrrr”.

    Nga biseda e zhvilluar thotë SPAK, krijohen dyshime se Eralbi Breçani i ka dërguar shumën prej 350 mijë euro tek Erzeni para zhvillimit të kësaj bisede. Në përgjime Erzeni thotë se nëse do të kishte nevojë për para, do t’i kërkonte babait të Ervinit, Luanit.

    “Ai përmend në interes të tij që të kujtojnë njerëzit që punojnë me leket e tij por po ban i gabim shumë të madh ta dish ti dhe ai. Nuk i kam lyp kurrë lek. I due si miq se të punosh me lek me të je i ndam me nusen tane e me ata miq. Nuk merrem thuaji baba jem me vllazën e nipa kan punue me tan që jem një i shkri e i ka ba për pes gjashtë vjet tre milion euro. Mos fol gja në sy të tij për punë droge e gjana se është i infiltruar i policisë në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë.”

    Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani, krijohen dyshime thotë SPAK se ai është në dijeni të aktivitetit që ushtron i biri. Edhe në bisedat e përgjuara të datës 24 gusht të vitit 2020, SPAK thotë se Erzen Breçani interesohet për akvivitetin e drogës dhe i thotë të birit të bëjë kujdes.

    Në datën 30 gusht 2020, Erzen Breçani i dërgon këtë mesazh të birit: “A ja dhe pistoletën atyre a. Se nëse nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin e përjashta se ka gjurmët e mia e mos me ja lan as gjurmët e tua. Se prite zot me kap i dalin gjurmët e gishtave”. Bisedat e tjera vijojnë me interesimin e Erzenit për akvitivetin e të birit, ku ndër të tjera i thotë: “Hë i raftë pika punve të drogave e tanve se nuk di çka u duhen ku të shkojnë nana e smut e mos me e pa pesë minuta”, ku i tërheq vëmendjen të birit që nuk ka shkuar të takojë të ëmën. Erzeni kujdeset edhe t’i tregojë të birit që platforma Sky mund të përgjohet, ndërsa më vonë i kërkon 300 mijë eurotë cilat dyshohet se i duheshin për hidrocentralin.

    “Ishalla po i ban 300 e ishalla delni me sukses e mbyllni kët punë o zot. Mir asht me i ba pa Luanin e Ervinin. Kurr me miq mos puno mos ban biznes se nuk ec. Këto në Shqipëri thojn djali Erzenit ka bjen mall, ka punon për drog se e njof mirë Bashkimin e shqiptart. Po du me than që mos u merr ma me ta. Bush nga merak u e kam. Ke ba i premtim për një vit, e u bon tre bush.”-thuhet ndër të tjera në përgjime.