Category: Lajme

  • 18-vjeçarja shqiptare humbi jetën në aksidentin tragjik, flet i dashuri: I thashë …

    18-vjeçarja shqiptare humbi jetën në aksidentin tragjik, flet i dashuri: I thashë …

    Humb jetën tragjikisht në aksident një 18-vjeçare shqiptare në Greqi. Ngjarja ndodhi në Athinë.

    Shqiptarja po kthehej nga puna, me kushërirën e saj që ndodhet tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftohet se viktimë ka mbetur edhe një vajzë tjetër, që ndodhej në mjetin tjetër të aksidentuar.

    I dashuri i 18-vjeçares me emrin Stela, personi i fundit që e ka kontaktuar para aksidentit, ka treguar për ankthin që përjetoi ai dhe familja e vajzës, kur mësuan lajmin tragjik.

    “I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha kurrë natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes. Ajo nuk e dinte se çfarë ndodhi, asgjë”, thotë i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.

  • Luiz Ejlli ka disa fjalë për humbjen nga jeta të artistit Zef Deda!

    Luiz Ejlli ka disa fjalë për humbjen nga jeta të artistit Zef Deda!

    Mes shumë artistëve shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet familjes gjithashtu vlerësimin që kanë pasur për artistin

    Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

    Shkodra dhe Shqiperia humbën një emër të madh të artit dhe humorit. Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda. Mes shumë artistëve shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet familjes gjithashtu vlerësimin që kanë pasur për artistin. Në ndër ta ka qenë edhe Luizi, i cilia ka shkruar disa fjalë në Instastory:

    Humbje e madhe jo vetëm për familjen e të dashurit të zemrës por për çdo shqiptar. Pata fatin që të njoha e u rrita me humorin tënd Zef. Ke lënë një pasuri të paçmuar dhe emri yt do të jetojë në të gjitha kohërat. Pusho i qetë atje lart!

  • Doli në përgjimet e Sky ECC, hetimi i SPAK zbuloi milionat që deklaronte Elvana Gjata: Si u rritën të ardhurat e kompanisë së saj

    Doli në përgjimet e Sky ECC, hetimi i SPAK zbuloi milionat që deklaronte Elvana Gjata: Si u rritën të ardhurat e kompanisë së saj

    Pas zbardhjes së dosjes së grupit kriminal të trafikut të drogës, ku janë të përfshirë disa zyrtarë dhe ish zyrtarë policie, mes të cilëve edhe Erzen Breçani i cili ra në prangat e policisë. Ndërsa i biri dhe Ervin Mata janë shpallur në kërkim, në përgjimet e Sky Ecc, u shfaq edhe emri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

    Këngëtarja mesa duket ka vënë në dispozicion të Ervin Matës edhe llogarinë bankare.

    Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

    Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

    Në databazën e “OpenCorporates” rezulton se Elvana Gjata ka të regjistruar në QKR kompaninë me emër EMM ku si administrator rezulton Jonisa Bytyçi.

    Kjo kompani në objektin e veprimtarisë ka “Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”.

    Sipas deklaratave në tatime kompania EMM ka shënuar një bum të vërtetë fitimesh në dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022.

    Konkretisht në 2021 kjo kompani e Elvana Gjatës 32.4 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 15.5 milionë lekë të reja.

    Akoma më i begatë ka qenë viti 2022 për këngëtaren që ka raportuar në Tatime 87.9 milionë lekë të reja ndërsa fitim para tatimit 68 milionë lekë të reja.

    Sipas tabelave që i bashkëngjiten këtyre deklarimeve rezulton se Elvana Gjata në vitin 2022 ka pasur të ardhura neto nga shitjet 86.5 milionë lekë si dhe të ardhura nga veprimtaritë e shfrytëzimit 1.3 milionë lekë.

    Sa i takon shpenzimeve në të njëjtin vit ajo ka deklaruar shpenzime personeli 1.5 milionë lekë, paga 1.3 milionë lekë si dhe shpenzime të tjera 14 milionë lekë.

  • Trondit Balina Bodinaku: U diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…

    Trondit Balina Bodinaku: U diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…

    Intervista e “31 pyetjeve” këtë të premte nga “Rudina” në Tv Klan pati si protagoniste gazetaren Balina Bodinaku. Rrëfimi personal përmes pyetjeve preku momente nga karriera dhe jeta, ku ajo ndau edhe çastin e saj më të vështirë.

    E emocionuar dhe e përlotur, Balina Bodinaku flet për herë të parë mbi përballjen me një sëmundje të rëndë, thuajse të pashërueshme që i ka ndryshuar jetën. Ajo vazhdon ende të luftojë me të çdo ditë, por nuk dorëzohet, madje përmes historisë përçon një mesazh të vërtetë force e kurajoje që të frymëzon.

    Balina Bodinaku:

    Momenti më i vështirë në jetën time është momenti kur unë u diagnostikova me një sëmundje të rëndë, ndoshta të pashërueshme…. i cili më ndryshoi jetën, më ndryshoi gjithçka në jetën time, është një sëmundje me të cilën vazhdoj luftoj… ky është momenti më i vështirë. Por pavarësisht se duket si… okej, është moment i vështirë, nuk është gjë e bukur për të kaluar, unë kam shumë vite që merrem me këtë sëmundje, por brenda të keqes ka edhe shumë gjëra të mira që fitojmë nga sfida, unë e quaj një sfidë, e quaj një provë dhe mendoj që… nuk jam e vetmja që kaloj prova. Të gjithë i kanë provat e tyre në jetën e tyre. Kjo është ajo që mua më takoi të ndeshem me të dhe brenda saj sigurisht ka shumë mësime.

    Mëson shumë, merr shumë, njeh veten ndryshe, njeh të tjerët ndryshe, sheh veten dhe botën ndryshe. Kupton që nuk ekziston asgjë e pamundur dhe kufijtë nuk janë ata që mendojmë ne që janë, nuk ka kufij. Dua të them, kur jemi në një situatë shëndeti të plotë mendojmë se gjithçka është e mundur sepse ne jemi në këtë gjendje dhe nëse do isha ndryshe, nëse do kisha një problem të një natyre tjetër shëndetësore le të themi, unë ëktë gjë nuk do ta bëja dot dhe pastaj ti gjendesh në një situatë sfiduese si kjo në të cilën unë jam dhe kupton që jo, ti mësohesh të jetosh edhe me këtë gjënë dhe të përshtatesh dhe kupton që ata kufijtë që ti mendoin që ishina ty, në fakt nuk janë aty, ata ishin kufijtë që ia kishe vënë ti vetes.

    Kufijtë lëvizin në varësi sa ti përpiqesh dhe përtej vështirësive sepse sigurisht gjithçka është më e vështirë, gjithçka është më sfiduese, shumë herë më e vështirë se ç’ka qenë dhe shumë herë më e vështirë se sa kolegë të mi kur unë punoj në grup, në ekip por kufijtë nuk ekzistojnë, e pamundura nuk ekziston. Për sa kohë që deri dikur unë mendoja se diçka ishte e pamundur e tani arrij ta bëj, do të thotë që nuk janë aty.

    Është thjesht çështje perceptimi, është thjesht çështje vetëbesimi, është thjesht çështje e të punuarit me veten dhe të dashurit për të parë gjënë e mirë në gjithçka që ndodh, në fund të ditës, jemi në këtë jetë për të kaluar edhe prova dhe pjesë e rritjes sonë si njerëz dhe të qenit ata që ne jemi, kështu si jemi janë edhe provat dhe nuk e shikoj këtë si një dramë, e shikoj si një vështirësi me të cilën punoj.

    Gazetarja shton se ka rreth 10 vjet që është diagnostikuar, por gjendja e saj aktuale është e mirë dhe gjithçka është nën kontroll.

  • Përplasja me armë në Peqin, sekuestrohen mbi 20 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete. Detaje: Gjithçka ndodhi në prani të kryebashkiakut Bukurosh Maçi

    Përplasja me armë në Peqin, sekuestrohen mbi 20 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete. Detaje: Gjithçka ndodhi në prani të kryebashkiakut Bukurosh Maçi

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Peqin. Policia bën me dije se pas një sherri mes dy personave, Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka, ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

    Por burime pranë grupit hetimor pohuan se e ngjarjen e sotme kanë sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme që janë përdorur në vendin e ngjarjes, konkretisht kallashnikovi dhe pistolete.

    Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër, por drejt. Burime nga policia bëjnë gjithashtu me dije se nga fillimi deri në fund të konfliktit mes dy personave, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë se Peqinit, Bukurosh Maçi.

    Ende nuk dihet se cili ka qene objektivi dhe shkaku i ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka persona te lënduar edhe pse ngjarja ka ndodhur ne një orar ku ka pasur qytetare te shumte.

    Njoftimi i policisë për ngjarjen:

    Peqin/Informacion paraprak

    Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

    Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • “I raft pika drogës, kur s’sheh nanën e smurë”/ Përgjimet e Breçanit me të birin, si i kërkon para për HEC-in

    “I raft pika drogës, kur s’sheh nanën e smurë”/ Përgjimet e Breçanit me të birin, si i kërkon para për HEC-in

    “Hë i raftë pika punve të drogave e tanve se nuk di çka u duhen ku të shkojnë nana e smut e mos me e pa pesë minuta”

    Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

    Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, dalin në dritë të gjitha përgjimet sa i takon Erzen Breçanit, ish-zyrtarit të policisë i cili akuzohet se investoi paratë e paligjshme të të birit në një HEC. SPAK thotë se Breçani kishte dijeni për aktivitetin e të birit, të cilat e faktojnë edhe bisedat e mëposhtme, zbardhur nga dosja voluminoze.

    Në muajin Gusht 2020, Erzen Breçani ka kontaktuar me personin nën hetim Bujar Ajetin dhe e ka njoftuar atë që është në përgjim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kur kanë qenë bashkë tek një Bar në Kukës. Bujar Ajeti pasi ka marrë këtë informacione nga Erzen Breçani, e ka pajisur atë me një telefon me aplikacion SkyEÇ, kod të cilin evidentohet që ka nisur ta përdorë me datë 17 Gusht 2020 ora 12:41, ku bisedën e parë e ka patur me Bujar Ajetin. Erzen Breçani ka komunikuar edhe me djalin e tij Eralbi Breçani, i identifikuar si përdorues i ¢S7DEGI. Breçani është i fejuar me motrën e Ervin Matës dhe për shkak të kësaj marrëdhënie, kanë hyrje dalje familjare. Ervin Mata njihet me emrin “Vini” apo “Ervini, ndërsa babai i Ervinit si “luan” apo “L”.

    Më 15 gusht Bujar Ajeti komunikon me përdoruesin J35P60, ku flitet për faktin e përgjimit. “Po cne aty duke ju përgju juve me lale. Si është puna. Kush paska qenë ai motërq*.. Mu kanë qenë tu më përgju E ka hangër Erz…ato lart… o lale… e kan bo të Tiranës pash zotin mos fol me kan se q*ja robt. Maje për vete atë që folëm bashkë”- thuhet në përgjime.

    Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani, në deklarimin e datës 17 tetor 2023, ku thotë: “Po ashtu kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar në qendër. Erzenit me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni. Disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie të cilët po vëzhgonin.

    Në datën 17 gusht të vitit 2020 , Nuredin Dumani komunikon me Bujar Ajetin dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marrë Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes së aplikacionit SKY,.

    “Ta gëzoj, kodin e ka cimicimi, dhe të parin dhe të dytin”- ky fakt vërtetohet edhe nga deklarimet e Nuredin Dumanit të datës 17 tetor 2023 i cili thotë: “ Duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet , Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do të bënte policia për llogari time. Unë bleva tre telefona me SKY. Pagesën e telefonave e bëra unë.”.

    Më datë 18 gusht të vitti 2020, Erzeni i shkruan djalit të tij, Eralbit, ku i tregon aparatin telefonik me Sky me kodin e përdorimit S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik ja ka blerë Bujari, pasi janë përgjuar. Erzeni i tregon që ka pasur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Ai i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit që po zhvillohen aty, thuhet në dosjen e SPAK, zbardhur nga Top Channel web. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë aktivitetin e tij jashtë shteti duke rrezikuar, ku dyshohet se i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm në lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon dhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. Ata shkëmbejnë mesazhet si më poshtë:

    “Ma bleu Bujari me 80 ditë i mushum. Ngaqë na kan përgjue…Si asht Ervini…Nuk pata ka me të than se më tha mue po t’i dërgoj nga llogaria e E*** 500 mijë euroborxh. E mbaroj punët sa t’i kalosh këto halle. I thash jo në asnjë mënyrë. I ka Eralbi po nuk ka me çka i sjell tha kam njerëz unë që i sjellin sa të duash. Tash sa ka mbjen në men hic për HEC-in me than të drejtën. Nuk i thashë unë nismi mtha vet e i thash në asnjë mënyrë. Me mujt me gjet noj lek me i ruejt për noj smundje se fola me Bardhin e çka ka pas ka pague i rrug hekur e gjys oagese Ramizit e nuk kem pague as punëtorët gati një muaj ja u kem shty rrogat po shoh unë këto dy dit e takoj do shok me u marr noj gja që të mos të rrim në mshir të fatit. I thash Ramizit sit byj jan kej ne të dhan po vetëm më bën qet dig e atherë lene punën. Ruje veten ti e me kan shnosh për veti e leji punt që rrezikojnë se a po e sheh si mu kan vu mu e Bujarit tan shteti në shpin. E kan fut nr tem e dy të tjerve prap në përgjim më than këta të policisë”.

    Sipas dosjes së SPAK, bëhet fjalë për një hidrocentral që do të ndërtohej në lumin e Gahit në Tropojë me emrin “Drita”. Më tej, në përgjimet e datës 21 gusht të vitti 2020, Eralbi Breçani këmbëngul që babai i tij të mos i pranojë paratë borxh që i ka ofruar Ervin Mata.

    Erzen Breçani i thotë: “Po si kam than gja vetë me pyeti atëherë kur ti je kan këtu. Më tha sa të ka sjellë Abi, i thash rreth 350. Më tha a do t’i them E*** të ti kalojë paratë.I thash jo jo se mi bjen Abi në shtator, o Ab qetësohu. Ai më pyeti sa ka sjellë Abi unë i thash asgja vec ato që ka me sjell shoku vet. Ai tha ti jap unë 500unë i thash jo. Nuk kam lyp as nuk i lypi gjithkujt i lypi e atyre jo kurrrr”.

    Nga biseda e zhvilluar thotë SPAK, krijohen dyshime se Eralbi Breçani i ka dërguar shumën prej 350 mijë euro tek Erzeni para zhvillimit të kësaj bisede. Në përgjime Erzeni thotë se nëse do të kishte nevojë për para, do t’i kërkonte babait të Ervinit, Luanit.

    “Ai përmend në interes të tij që të kujtojnë njerëzit që punojnë me leket e tij por po ban i gabim shumë të madh ta dish ti dhe ai. Nuk i kam lyp kurrë lek. I due si miq se të punosh me lek me të je i ndam me nusen tane e me ata miq. Nuk merrem thuaji baba jem me vllazën e nipa kan punue me tan që jem një i shkri e i ka ba për pes gjashtë vjet tre milion euro. Mos fol gja në sy të tij për punë droge e gjana se është i infiltruar i policisë në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë.”

    Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani, krijohen dyshime thotë SPAK se ai është në dijeni të aktivitetit që ushtron i biri. Edhe në bisedat e përgjuara të datës 24 gusht të vitit 2020, SPAK thotë se Erzen Breçani interesohet për akvivitetin e drogës dhe i thotë të birit të bëjë kujdes.

    Në datën 30 gusht 2020, Erzen Breçani i dërgon këtë mesazh të birit: “A ja dhe pistoletën atyre a. Se nëse nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin e përjashta se ka gjurmët e mia e mos me ja lan as gjurmët e tua. Se prite zot me kap i dalin gjurmët e gishtave”.

    Bisedat e tjera vijojnë me interesimin e Erzenit për akvitivetin e të birit, ku ndër të tjera i thotë:

    “Hë i raftë pika punve të drogave e tanve se nuk di çka u duhen ku të shkojnë nana e smut e mos me e pa pesë minuta”, ku i tërheq vëmendjen të birit që nuk ka shkuar të takojë të ëmën.

    Erzeni kujdeset edhe t’i tregojë të birit që platforma Sky mund të përgjohet, ndërsa më vonë i kërkon 300 mijë eurotë cilat dyshohet se i duheshin për hidrocentralin.

    “Ishalla po i ban 300 e ishalla delni me sukses e mbyllni kët punë o zot. Mir asht me i ba pa Luanin e Ervinin. Kurr me miq mos puno mos ban biznes se nuk ec. Këto në Shqipëri thojn djali Erzenit ka bjen mall, ka punon për drog se e njof mirë Bashkimin e shqiptart. Po du me than që mos u merr ma me ta. Bush nga merak u e kam. Ke ba i premtim për një vit, e u bon tre bush.”-thuhet ndër të tjera në përgjime./ Top Channel

  • Moti i keq “pushton” Shqipërinë, “IGJEO” del me njoftimin e rëndësishëm: Në 24 orët e ardhshme priten rrebeshje shiu, qytetet më të rrezikuara

    Moti i keq “pushton” Shqipërinë, “IGJEO” del me njoftimin e rëndësishëm: Në 24 orët e ardhshme priten rrebeshje shiu, qytetet më të rrezikuara

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije se, në orët në vijim pritet të ketë një rritje të ndjeshme të reshjeve në disa pjesë të territorit të vendit, nga ku edhe priten probleme.

    Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave “IGJEO” tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 25.11.2023 parashikohen reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

    Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

    Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

    Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatare deri lokalisht intensive.

    Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

    Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

    Në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.

    Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

    Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

  • “Conference League” rikthehet në Tiranë, kjo është ndeshja që do të luhet në “Air Albania”

    “Conference League” rikthehet në Tiranë, kjo është ndeshja që do të luhet në “Air Albania”

    Një përballje e Coference League do të luhet të sadiumin “Air Albania” në Tiranë.

    Bëhet fjalë për ndeshjen mes ekipit të Kosovës, Ballkanit dhe Viktoria Plezen. Ndehsja luhet më 30 nëntor në Tiranë.

    Shkak është bërë fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” të Kosovës, që është në gjendje të rëndë.

    Komisoni i Garave në UEFA nuk ka pranuar gjendjen e fushës në Prishtinë duke vendosur që kampionët e Kosovës duhet të luajnë në Tiranë ndeshjen e radhës.

    Ballkani e gjen veten në vendin e tretë të grupit me 4 pikë, me pikë të barabarta me Astana-n, ndërsa Viktoria Plzen mban vendin e parë me 12 pikë. Në vend të fundit është Dinamo Zagreb me 3 pikë.

  • “Kemi pasur shumë sukses me aksionin”, gazetari i njohur zbardh detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbyllura: Berisha është shprehur se Bardhi nuk duhet të përjashtohet, por…

    “Kemi pasur shumë sukses me aksionin”, gazetari i njohur zbardh detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbyllura: Berisha është shprehur se Bardhi nuk duhet të përjashtohet, por…

    Gazetari Osman Stafa ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, një ditë më parë. Gjatë fjalës së tij Gazment Bardhi u shpreh se dy temat që do të diskutohen ishin ajo për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, dhe së dyti aksioni i opozitës.

    Ndërkohë Sali Berisha është shprehur se deri më tani kanë arritur shumë me aksionin, por duhet të bëjnë kujdes me përjashtimet, dhe se Bardhi nuk duhet të përjashtohet. Po ashtu gjatë fjalës së tij, Berisha ndalet tek çështja e tij me drejtësinë, teksa thotë se gjyqtarja Irena Gjoka ka gënjyer për vettingun dhe se, ai do të vazhdojë t’i bëjë gjyq publik Edi Ramës.

    Pjesë nga diskutimet në mbledhje:

    Gazment Bardhi: Propozoj dy çështje për të diskutuar në mbledhjen e sotme. E para lidhet me çështjen e marrëveshjes së emigrantëve dhe tjera për aksionin opozitar. Së pari, mendoj se bazuar në analizën e ekspertëve, propozoj që marrëveshja të dërgohet para ratifikimit në Gjykatën Kushtetuese. Unë besoj se opozita e ka për detyrë të mbrojë interesin publik. Megjithatë jam i hapur për të dëgjuar vlerësimin e secilit koleg. Sa i takon aksionit opozitar besoj se qëndresa jonë i shërben interesit të qytetarëve dhe ajo duhet të vijojë edhe më fuqishëm.

    Sali Berisha: Dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës. Kemi pas shumë sukses në aksionin tonë në Parlament. Kemi arritur që lajmi të bëj jehonë në shumë media ndërkombëtar. Për vazhdimin e aksionit, duhet të bëjmë kujdes më përjashtimet. Bardhi nuk duhet të përjashtohet në seancën e radhës. Dua t’ju informoj për procesin tim. Gjyqtarja ka gënjyer në vetting, që nuk është shkarkuar nga unë në vitin 1996. Unë do të vazhdoj t’I bëj gjyq publik Edi Ramës për aferat dhe korrupsionin e tij dhe familjarëve të tij.

  • Të shtëna me armë zjarri në Peqin, policia nis punën për kapjen e autorëve (Emrat)

    Të shtëna me armë zjarri në Peqin, policia nis punën për kapjen e autorëve (Emrat)

    Në vijim të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Peqinit, burime pranë grupit hetimor pohuan se në ngjarjen e ndodhur në mesditë pranë kalasë së këtij qyteti grupi hetimor ka sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme që janë përdorur në vendin e ngjarjes, konkretisht kallashnikovi dhe pistolete, nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër por drejt.

    Ende nuk dihet se cili ka qene objektivi dhe shkaku i ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka persona te lënduar edhe pse ngjarja ka ndodhur në një orar ku ka pasur qytetare të shumtë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, i cili ka siguruar emrat e autorëve dhe fotot e tyre.

    Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

    Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.