Category: Lajme

  • I ftohti polar “pushton” Shqipërinë në fundjavë, ulen temperaturat, vendi mbulohet nga bora! Po Tirana do të zbardhet?

    I ftohti polar “pushton” Shqipërinë në fundjavë, ulen temperaturat, vendi mbulohet nga bora! Po Tirana do të zbardhet?

    Fundjava pritet të ketë reshje shiu, borë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

    Masat ajrore të ftohta me origjinë polare do të sjellin për ditën e shtunë mot të vranët me reshje shiu e bore.

    Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

    Në zonat malore, në verilindje në lartësin mbi 200 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësin mbi 700-800 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës. Në verilindje reshjet e borës parashikohen të jenë edhe në formën e stuhive të borës.

    Por duke filluar nga orët e mbrëmjes së ditës së shtunë, presim një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.

    Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.

    Era do të jetë kryesiht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.

  • Edhe Elvana Gjata në “rrjetën” e SPAK, nis hetimi pasuror ndaj këngëtares! Bum fitimesh në kompaninë e saj dy vitet e fundit

    Edhe Elvana Gjata në “rrjetën” e SPAK, nis hetimi pasuror ndaj këngëtares! Bum fitimesh në kompaninë e saj dy vitet e fundit

    Prokuroria e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK_ ka nisur ditën e sotme një hetim pasuror ndaj këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, e fejuara e Ervin matës, i cili ëhstë shpallur në kërkim.

    Hetimi ndaj Elvana Gjatës nis pasi emri i saj doli në një nga përgjimet e zbardhura në SKY EÇ, ku në një moment Ervin Mata gjatë një bisede me Erzen Breçanin (i arrestuar) i thotë se do t’i niste 500 mijë euro përmes llogarëisë së të fejuarës së tij.

    Në databazën e “OpenCorporates” rezulton se Elvana Gjata ka të regjistruar në QKR kompaninë me emër EMM ku si administrator rezulton Jonisa Bytyçi.

    Kjo kompani në objektin e veprimtarisë ka “Administrimi dhe menaxhimi i artisteve, te fonogramit si dhe me gjere, mbajtja e te drejtave pasurore te autorit kundrejt nje shperblimi. Lidhjen e kontratave nepermjet autorit ose titullarit per kalimin e nje ose me shume te drejtave kundrejt nje shperblimi. Mbajtjen e drejtes se riprodhimit te veprave artistike, te drejten e shperndarjes se veprave artistike, te drejten e komunikimit ne publik te veprave artistike, si dhe cdo te drejte tjeter te veprave artistike”.

  • U përplasën me makinën e policisë, arrestohen dy shqiptarët e akuzuar për vrasje në tentativë në Belgjikë

    U përplasën me makinën e policisë, arrestohen dy shqiptarët e akuzuar për vrasje në tentativë në Belgjikë

    Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna

    Dy shqiptarë janë arrestuar pas nga njësitë speciale të policisë në Tervuren të Belgjikës, pasi ishin shpallur në kërkim sepse u përplasën me një automjet policie më herët.

    Sipas mediave belge bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 28 dhe 50 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Të dy ndodheshin në makinën e cila u përplas me automjetin e policisë.

    Përplasja ndodhi në Chaussée de Bruxelles në Crainhem ku efektivët e policisë ishin duke zhvilluar një ndërhyrje si pjesë e një hetimi në vazhdim.

    Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna. Automjeti që po ikte dhe dy nga pasagjerët e tij u kapën më pas pranë Tervurenit.

    Një shqiptar i tretë u arratis, tha një zëdhënëse e prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit u mobilizua edhe një helikopter i policisë.

  • Trondit Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen Breçani

    Trondit Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen Breçani

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ndërsa ka dhënë detaje të reja nga dosja “Metamorfoza 2”, e cila pas përgjimeve të dala pas zbërthimit të SKY ECC çuan pas hekura ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçanin, shefin e komisariatit numër 6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin dhe Bujar Gërmizin, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin mata.

    Ndërsa ka folur për rolin e Erzen Breçanit në përgjime, Hoxha tha në emisionin “Të Pakespozuarit” se ai ka qenë një personazh mjaft i rëndësishëm në Tiranë, për shkak të të shkuarës së tij në forcat speciale.

    Sipas Hoxhës në kohën kur të gjithë kishin frikë nga ERvis MArtinaj dhe terrorizoheshin prej tij, ky i fundit kishte frikë nga Erzen Breçani.

    Ai tha se Martinaj nuk u hakmor ndaj Ervin Matës, pasi ky i fundit kishte lidhje krushqie me Erzen Breçanin.

    “Ka qenë një kohë kur lokalet në Bllok tmerroheshin kur hynte Vis Martinaj. Por vetëm në lkalet që ruheshin nga breçani nuk hynte Martinaj, se pse këtë nuk e di unë. Ju e mbani mend përplasjen e viti 2018-të në Bllok.

    Vis Martinaj nuk ka marrë asnjë hap për të marrë hak ndaj Ervin Matës, pasi ai sapo ishtë bërë krushk i Erzen Breçanit. E gjithë kjo shistori tregon se Ervis martinaj me erzen breçanin i qendronte larg dhe ja kishte frikën, edhe pse MArtinaj kishte lidhje të ngushta me familjen Berisha”, tha Hoxha.

  • Rrebesh dhe acar…/ Si do të jetë moti nesër

    Rrebesh dhe acar…/ Si do të jetë moti nesër

    Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

    Reshjet e shiut do bëhen prezente në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët të karakterit lokal.

    Gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe ne pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtesi mesatare deri në 8/ m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 5 deri 13°C

    në zonat e ulëta 6 deri 21°C

  • “Ish-drejtori i Policisë ka tentuar ta shkëpusë të birin”/ Artan Hoxha zbardh detajet nga operacioni i SPAK: Ja çfarë pritet të nxjerrin hetimet në lidhje me Eralb Breçanin

    “Ish-drejtori i Policisë ka tentuar ta shkëpusë të birin”/ Artan Hoxha zbardh detajet nga operacioni i SPAK: Ja çfarë pritet të nxjerrin hetimet në lidhje me Eralb Breçanin

    Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Eralb Breçani, djali i madh i Erzen Breçanit, është futur në lojën e trafikut të drogës, duke qenë se bashkëjeton me motrën e Ervin Matës, të dyshuarin si furnizues me drogë të Evropës nga Amerika Latine.

    Hoxha tha se Erzen Breçani ka patur merakun që djali i tij ta lërë këtë punë dhe të kthehet në Shqipëri, duke e këshilluar që të mos i besojë edhe kunatit, Mata.

    “Eralb Breçani është djali i madh i Erzen Breçanit dhe bashkëjeton me motrën e Ervin Matës. Është 26 vjeç, por është futur në këtë qerthull pasi është lidhur me motrën e Ervin Matës. Lidhja e tyre është bërë mes familjeve. Ai ka patur rolin e pritësit në Valencia të Spanjës. Në komunikimin që ka me të atin, ky i fundit kujdeset që t’i thotë që të mos merret më me këtë punë, të kthehet në Shqipëri. I thotë që të mos i ketë besim as kunatit të vet, sepse i thotë se është informator i policisë.

    Erzen Breçani ka patur shumë informacione se ka punuar gjatë në polici. Në rastin “Babale” Breçani zbuloi se ajo ishte një histori e dyshimtë, sepse e ka patur informator Babalen.

    Ai në këtë rast ka bërë rolin e babait që kujdeset për të birin. Dhe i tillë ka qenë edhe qëndrimi i tij sot në gjykatë, ku ka thënë se është aty prej të birit. Thotë se nuk e dinte se me çfarë merrej djali, megjithëse SPAK-u thotë se në një moment ai i ka kërkuar 350 mijë euro sepse familja e tij po ndërtonte një HEC në Valbonë.

    Ervin Mata i thotë t’ia kalojë përmes llogarisë së ish-të dashurës 500 mijë euro borxh, por Breçani nuk pranon me sa duket duke mos dashur të bëjë me të dhe të mos jetë peng i tij dhe këtë gjë është munduar të zgjidhë me të birin, sepse i thotë se nuk ka paguar as rrogat e punëtorëve.

    Erzen Breçani ka tentuar ta shkëpusë të birin. Pjesa e Erzen Breçanit është lidhja me Gërmizin dhe me të birin që ka lidhje me motrën e Ervin Matës.

    Se çfarë roli ka patur Eralbi Breçani do ta zbulojnë hetimet”-tha Hoxha.

  • Gazetari Artan Hoxha i ‘vë vulën’: Ervis Martinaj është vrarë, por policia…

    Gazetari Artan Hoxha i ‘vë vulën’: Ervis Martinaj është vrarë, por policia…

    Gazetari Artan Hoxha thotë se Ervis Martinaj është vrarë, por policia nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë sepse nuk arrin ta provojë.

    Duke iu referuar një deklarate të sotme të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Hoxha tha se me të pranohet pikërisht kjo gjë.

    “Ervis Martinaj më 17 maj u shpall njeriu më i kërkuar në Shqipëri. Në 9 gusht 2022 ai u zhduk papritur. Ai u rrëmbye dhe u asgjësua. Që nga ajo kohë, kryeministri i la drejtorit të policisë 100 ditë afat. Kanë kaluar 1 vit e një muaj. Nga ai moment është thënë që policia nuk e provon dot, jo që nuk e di. Të gjithë këta brenda policisë që kanë lidhje me grupet i dinë gjërat. Ajo që lë të kuptohet Balla është se policia e di çfarë ka ndodhur dhe po mundohet ta provojë.

    Kur ka ndodhur ngjarja e Martinaj, Sky dhe Ecro kishin dalë nga qarkullimi. Por policia ka kanale të tjera për ta provuar. Mendoj se deri në njëfarë pike, policia nuk ka pasur interes ta zbardhte. Policia e di se çfarë ka ndodhur. Janë pamjet video, por nuk ka kufomë.”

    Hoxha tha se krimi është financiarisht më i fortë se organizata e policisë, e cila ka për detyrë ta luftojë.

    “Nuk është më ‘98 kur kalonte hashashi me mushka. Nëse ne flasim që Ervin Mata mund t’i humbë në një natë gjysmë milioni euro në një kazino, për këtë flasim. Krimi ka buxhet më të madh se Ministria e Brendshme. Si mund të lësh një polic me 500 mijë lekë rrogë. Policëve u vjedh edhe te kapelja, edhe te uniforma. Nuk kanë naftë e nuk flasin dot. Dyshoj se kjo bëhet edhe qëllimisht.”

  • “Po merr më qafë familjen”, Manjani ja thotë në sy Berishës, ja si përgjigjet ish-kryeministri

    “Po merr më qafë familjen”, Manjani ja thotë në sy Berishës, ja si përgjigjet ish-kryeministri

    Ish-ministri Ylli Manjani i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke i thënë se ‘ndoshta me veprimet e tij politike po merr në qafë edhe familjen e tij’, duke iu referuar arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

    Berisha i është përgjigjur Manjanit duke i thënë se sulmet politike ndaj familjes së tij janë motivim për të dhe ‘ushqim’ për betejë.

    Ai shtoi se edhe vetë Malltezi ka qenë i përfshirë ndaj denoncimit të aferave korruptive të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

    Pjesë nga diskutimi në studio:

    Manjani: Që të gjitha këto lëvizje janë politike, kjo nuk ka diskutim. Pushteti, padiskutim që sulmi është ndaj jush dhe drejtësia brenda ligjeve ka bërë maksimumin, pasi po të ishit 69 vjeç megjithë keqardhje do të them se me këtë klimë do të kishin fut brenda. Por kanë bërë maksimumin. Të marrësh një masë shtrënguese, pa një çështje, është politike, vjen erë kjo gjë. Ajo që është edhe më anormale është se ndëshkohen familjarë të tutë. Malltezi aq ditë burg sa bëri i ka bërë për shkakun tuaj, edhe ju e pranoni. Doktor si zgjidhet kjo gjë, mos po merrni në qafë familjen? Dhe sa ndikon kjo te politika se ky është muhabeti.

    Berisha: Jo ata janë njerëz që kanë jetuar me politikën. Malltezi është dhëndri im, por ju e dini se vetëm për djegësat ai ka të publikuar 293 statuse. Ka shumë statuse për pallatin e Linda Ramës, për sarajet e Surrelit. E kanë me mua s’ka diskutim, por kjo është zgjedhja jonë, i jemi përkushtuar një linje politike të caktuar. Kjo më motivon edhe më shumë mua, është ushqim për betejë.

  • E bujshme/ Gjallë apo vdekur? Balla: Për Ervis Martinajn kam informacion të ri …

    E bujshme/ Gjallë apo vdekur? Balla: Për Ervis Martinajn kam informacion të ri …

    Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ka shumë informacione të reja në lidhje me këtë çështje, por u shpreh i rezervuar, pasi informacionet janë të klasifikuara.

    I ftuar në emisionin “Opinion”, Balla deklaroi se “Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje dhe është në rrugën e duhur”.

    Pyetje: A ka informacione policia e shtetit, ministria e Brendshme edhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervis Martinajt, ka ndonjë informacion?

    Balla: Ka shumë informacion të ri, por do kërkoja mirëkuptim që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë edhe për vendin ose dyshimet ku është kryer nëse është kryer kjo vepër penale do të hesht.

    Policia e Shtetit ka një pistë shumë të rëndësishme dhe besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë gjithë këtë ngjarje. Por unë e kam të pamundur, informacioni është i klasifikuar, sekret. Por mendoj se policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje./5pyetjet.al

  • Berisha e zbulon për herë të parë: E vërteta e vajzës sime, ja pse i ka dalë emri në dosje

    Berisha e zbulon për herë të parë: E vërteta e vajzës sime, ja pse i ka dalë emri në dosje

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në “Now me Erla Mëhillin”, lidhur me përmendjen e emrit të vajzës së tij Argita Malltezi në dosjen SPAK.

    Ai tha se vajza e tij, përmendet në dosje pasi akuzohet se nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë e Jamarbër Malltezit, ndërkohë që vetë kryetari i ILDK-së i ka thënë se asaj nuk i takon të bëjë deklarimin e pasurisë të të shoqit, aq më tepër kur kjo është një pasuri e trashëguar nga ai.

    Sipas Berishës, përmendja e emrit të Argita Malltezit në këtë dosje është bërë me urdhër të kryeministrit Rama.

    “Sepse Argita Malltezi, po të lexosh dosjen është vetë e akuzuar. thuhet se Argita Malltezi nuk ka deklaruar në ILDKP dividentin e të shoqit. Por Argita Malltezi që ka deklaruar pasurinë e vetë, dy vite para se të futej ligji për ta deklaruar, ka pyetur dhe ka thënë kryetari i ILDKP-së se për të ardhurat e burrit nuk të takon t’i deklarosh.

    Këtu e ke tre a katër herë emrin e saj, për të bërë Edi Rama ekuivalencën e thjeshtrës së familjes, e cila shkatërron rrjetin e arkitekteve dhe studiove në Shqipëri sepse fiton thuajse çdo tender me kompani të huaj në kundërshtim flagrant me ligjin.

    Ligji vajzën time, vajzën apo djalin e kryeministrit nuk e lejon në mënyrë kategorike të marrë pjesë në asnjë tender dhe të ketë asnjë përfitim veçse si rrogëtar nga sektori publik. Edi Rama për të bërë një lloj barazimi, i fut mercenarët e vetë që të thonë se nuk ka deklaruar. Aq më tepër kjo është një pasuri e trashëguar nga Abi Malltezi”,-tha Berisha.

    Kujtojmë se ndaj Jamarbër Malltezit është vendosur masa e “arrestit me burg” për dosjen “Partizani”, ndërsa po për të njëjtën dosje është vevndosur masa për ish-kryeministrin Berisha si person nën hetim “detyrim paraqitje”, “mos lejim i daljes nga vendi”.