Category: Lajme

  • “Qytetarët dolën të tmerruar në rrugë”, dy tërmete të forta godasin Turqinë

    “Qytetarët dolën të tmerruar në rrugë”, dy tërmete të forta godasin Turqinë

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur pasditen e sotme në zonën Battalgazi të Malatyas.

    Tërmeti i cili ka ndodhur në orën 17:46 është ndjerë në krahinat përreth, por deri më tani nuk ka raportime për dëme. Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 4.5 vetëm tre minuta më vonë në orën 17:49.

    Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha se zhvillimi i tërmetit po monitorohet nga afër dhe se skuadrat e ministrisë po kryejnë hetime për çdo dëmtim.

    Kryetari i Bashkisë së Malatya Selahattin Gürkan duke folur për CNN TÜRK tha se nuk ka raportime për dëme dhe se kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

    “Qytetarët e tmerruar dolën në rrugë. Shpresojmë se nuk do të regjistrohen fatkeqësi. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, shtoi ai, duke iu lutur qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara rëndë nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit që nuk janë prishur.

  • Ministri Balla del me njoftimin e rëndësishëm për efektivët e policisë, ja çfarë do të ndodhë nga e hëna

    Ministri Balla del me njoftimin e rëndësishëm për efektivët e policisë, ja çfarë do të ndodhë nga e hëna

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se 10% e komunikimeve në telefonat e koduar, si Sky ECC dhe Encro Chat, janë në gjuhën shqipe.

    I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Balla sqaroi se si u “zbërthyen” këto aplikacione që edhe në Shqipëri kanë zbardhur shumë ngjarje kriminale.

    “Duhet të sqarojmë që meriton një falenderim Prokuroria Speciale për punën që ka bërë. Është një punë voluminoze. Kam dëgjuar shpesh që diskutohet për këto dy aplikacione. Meritën në fakt e ka policia franceze. Në atë moment filloi të ngrihej ky shqetësim dhe u krijua një strukturë e posaçme mes policisë franceze, policisë holandeze dhe më pas belge që së bashku filluan ta hetonin. Pastaj u përfshi Europol dhe Eurojust. Aty ka një përqindje të caktuar të komunikimeve në gjuhën shqipe. 10% e komunikimeve janë në gjuhën shqipe. Ajo që është e rëndësishme dhe sfida që kemi përballë, është pjesa që lidhet që gjithë komunikimet aty të bëhen pjesë e hetimeve të tjera. Aty ka shumë indicie të rëndësishme. Po të shikoni komunikohet që janë aty te rasti dosjes në fjalë, këto duhen përputhur me ngjarje të tjera. Mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të shkuar në një pastrim radikal të botës kriminale në Shqipëri”.

    Shumë oficerë të policisë shqiptare kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje kriminale, pasi janë zbuluar se kanë komunikuar në aplikacionin Sky ECC dhe të tjera të ngjashme. Lidhur me këtë çështje, Balla deklaron se të gjithë punonjësit e policisë shqiptare do duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë pasur një pajisje të tillë.

    “Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP-së, një prej formularëve të pastërtisë së figurës që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur thjesht dhe vetëm akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë. Nuk besoj që një punonjësi policie i duhej të kishte një qasje ose të zotëronte… Ky ka qenë një diskutim që më është dashur të konsultohem me drejtuesit më të lartë të Interpolit, sepse kjo ka marrë vëmendje të madhe, dhe ju jap të drejtë juve mediave, sepse unë mendoj njëlloj si ju, nuk e gjej dot arsyen përse një punonjës policie duhet ta ketë një pajisje të tillë”, u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla.

    /tvklan.al

  • “Nuk ia ka treguar as SPAK-ut”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon për herë të parë nofkën e Nuredin Dumanit në SKY

    “Nuk ia ka treguar as SPAK-ut”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon për herë të parë nofkën e Nuredin Dumanit në SKY

    Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i nrakotikëve deri te vrasjet.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha zbuloi për herë të parë se personi me nofktën “Toto Rina” në SKY, është në fakt Nuredin Dumani.

    Në një bisedë të zbuluar nga SPAK, Dumani komunikon me Bujar Gërmizin për një atentat që po organizohej.

    Hoxha tha se Dumani nuk ia ka treguar nofkën e tij SPAK-ut edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë, ndaj pritet të merret në pyetje sërish.

    “Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet Policisë së Shtetit. Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

    Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për President që vranë në Kolumbi. Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

    Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Wilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai.

    Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani. Nuredin Dumani ka përdorur dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina. Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë.

    Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha.

  • Administrata në Shqipëri, 141 ditë pushim – Ekspertët sugjerojnë shkurtimin e ditëve të punës

    Administrata në Shqipëri, 141 ditë pushim – Ekspertët sugjerojnë shkurtimin e ditëve të punës

    I gjithë vendi po përgatitet për festat e Nëntorit.

    E referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, që e caktoi të hënën, pra datën 247 nëntor ditë pushimi, i bie që administrata shtetërore të pushojë 5 ditë rresht, përfshirë këtu edhe fundjavën që i paraprin 28-29 nëntorit.

    Pano Soko, ekspert për ekonominë tha: “Administrata Shqiptare pushon mirë. Po të llogarisim gjatë një viti janë 52 javë shumëzim për 2 ditë bëjnë 104 ditë, plus 22 ditë pushimi vjetore, 126 ditë, I shtojmë këtu 15 festat zyrtare janë 141 ditë gjithsej. 141 ditë janë më shumë se 4 muaj, janë gati 5 muaj pushime. Pra administrata pushon gati 40% të kohës dhe punon 60% të kohës.

    Por unë mendoj se kjo është një gjë positive e cila duhet mbështetur, për shkak se dimensioni I ri ku shoqëritë po shkojnë është dimensioni Human, ku marrëdhëniet sociale, sidomos marrëdhëniet brenda familjes janë ato që stimulohen më tepër. P.sh. në Gjermani dhe Francë sot është e ndaluar me ligj që punonjësi të telefonohet apo t’i dërgohet email pas orarit zyrtar të punës.

    Sot është kuptuar që jo detyrimisht të qëndruarit në punë prodhon të mira, përkundrazi është eficcenca në punë që prodhon të mira. Ti mund të jesh 7 ditë në punë, por efektivisht, në eficcencë ti punon 2 ditë. Për këtë arsye sot Finlanda po diskuton javën 4 ditëshe të punës, pra punohet të hënë, të martë, pushim të mërkurën, punohet të enjte, të premte dhe pushohet të shunën dhe të dielën.

    Natyrisht që ditët e pushimit të administratës publike mbartin një kosto pasi paguhen 100%, por kanë edhe përfitimet e veta pasi gjatë kësaj kohë kursehet energji elektrike, letër, ujë, karburant. Por nga krahu tjetër të dhënat e INSTAT-it tregojnë se kemi rritje të konsumit gjatë ditëve që administrata pushon. Blejnë, udhëtojnë, kosumojnë, gjë që ndihmon ekonominë. Kështu që ditët e pusimit të administratës janë win-win, fitore-fitore për të dyja palët. “

  • Zbardhen përgjimet mes dy kunetërve, Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit: Ki besim te unë, mos beso të …

    Zbardhen përgjimet mes dy kunetërve, Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit: Ki besim te unë, mos beso të …

    Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

    Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, del në dritë Ervin Mata. Bisedat janë zbërthyer nga aplikacioni “Sky” në muajin shtator të vitit 2020. Ai flet në një chat group me kodin GS4TDD, ku flet për trafikimin e një sasie prej 250 kg kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankurtit . Mata tregon në grup se sasia është sekuestruar në aeroport dhe pret që nesër lajmi të dalë në gazetë.

    “Vllai unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34. Ata mund ta duan edhe për Belgjikë. Por unë e shes me 35 direkt. Tani ca të them unë, ishalla i kan Shqipri, nuk është ul avioni akoma do dhe dy or. Vllai mos më shkruaj se nuk e di ku e kam kohën. Mu kapën 240 cop, do të lexosh gazetat nesër. Në frankfurt. Mu kap malli në Frankfurt nga dogana, 240 copë. Plak më shkruaj kur të kesh mundësi”– janë mesazhet që Ervin Mata i ka dërguar Ergys Dashit me kodin (D**p). Ky i fundit është vrarë në Ekuador.

    Mata komunikon me (D**p) edhe për shuma parash, të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri, ku tregon se disponon edhe shuma të mëdha parash në Holandë, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës.

    Më 21 shtator 202 Ervin Mata duke përdorur GS4TD në Sky, i dërgon mesazh (D***p), ”

    “Veç në Shqipëri dua lek unë. T’i kaloj 1 mln në Holandë po të duash. Po më pret me ca të dush. Të flas e të kaloj lekt sot…mos e vrit mer mendjen.”-thotë Mata.

    Ervin Mata komunikon edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, ku flet për trafikimin e lëndëve narkotike, thuhet më tej në dosje. Ervin Mata dhe Erlabi Breçani kanë lidhje familjare, pasi ky i fundit ka si partnere motrën e Matës.

    Në datën 10 gusht 2020 i dërgon këtë mesazh Eralbit:

    “Dua çdo gjë transparent me mua… .Kaq dua…. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 në Valencia më thoje 12….Dhe flasim bashkë…. Dua t’më besoah në ca them….Me dysheme ta bëj 600. Pa merak i bëj gjitha un. Dua ti të besosh kur flas un….E mos besosh ca thon të tjerët…. Ok vllai. Kam fillu që dje , pa merak do të filloj kontaktet prap . Për nja tre ditë kemi ku të dush. Dhe për dalje më thuaj të jam unë te siguria nesë ke hypje…ok”-thuhet nga përgjimet e Ervin Matës, dërguar Breçanit.

    Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale. Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

    Ervin Mata akuzohet për trafikim të narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.

  • Paralajmëron eksperti Karamuço: Ka të dhëna që duhen verifikuar, ka pasur edhe politikanë abonentë të aplikacionit

    Paralajmëron eksperti Karamuço: Ka të dhëna që duhen verifikuar, ka pasur edhe politikanë abonentë të aplikacionit

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se SKY ECC nuk e ka plotësuar akoma mozaikun pasi mungojnë komponentë politikë dhe të shoqërisë civile.

    Eksperti i ftuar në emisionin Top Talk, u shpreh se ka të dhëna që duhen verifikuar se në 16 mijë abonentë të SKY ka patur edhe politikanë.

    Karamuço thekson se mbetet për tu parë roli i tyre dhe çfarë kanë komunikuar.

    “SKY ECC nuk e ka plotësuar akoma mozaikun e madh që të ketë gjithë komponentët brenda. Deri tani mungon komponenti politik, mungon komponenti i shoqërisë civile. Pra njërin e ka për propaganda, njërin e ka për mbrojtje dhe bashkëpunim për të marrë gjithë tenderat publikë dhe për të emëruar gjithë personat për të marrë nën kontroll shtetin.

    Krimi ka gjithmon idenë për ta kapur shtetin dhe nga ana tjetër ne kemi vetëm disa organe ligjzbatuese Prokuroria dhe policia dhe organizata kriminale. Pra duke ecur më tej dhe duke ardhur janë gati 80 mijë dokumente që vijnë me miliona mesazhe. Ne do të shikojmë se si janë sendertuar nga vitit i 2019-2021 të gjitha këto grupe me politikën.Po ka të dhëna të besueshme dhe që duhen verifikuar. Ne në ato 16 mijë abonentë që kemi patur, ka patur dhe politikanë patjetër . Do të shikojmë rolin e tyre dhe për çfarë kanë komunikuar”, tha Karamuço.

    Më tej bëri me dije se ka dhe personë të tjerë në radhët e policisë që do të dalin nga çkodimi i këtij aplikacioni.

    “Patjetër. Ne jemi akoma në fillimet e daljes në sipërfaqe të një skandali shumë të madh se sa është infektuar policia e shtetit, sa mund të jenë infektuar institucionet e tjera nga kjo platformë kriminale në bashkëpunim me grupet.

    Do presim këto kohë se kanë një cikël do dalin çdo 3-4 javë , çdo muaj dhe do jetë një sagë e gjatë që mund të zgjasë me vite të tëra dhe do shikoni procese pafund”, deklaroi Karamuço.

  • Përgjimet e ‘Sky’/ Kush është vajza “VIP” e spektaklit që kishte fëmijë me Ergys Dashin, pjesë e grupit “Breçani” që u vra me 20 plumba në Ekuador (Foto)

    Përgjimet e ‘Sky’/ Kush është vajza “VIP” e spektaklit që kishte fëmijë me Ergys Dashin, pjesë e grupit “Breçani” që u vra me 20 plumba në Ekuador (Foto)

    Emri i Ergys Dashit, shqiptarit me origjinë nga qyteti i Durrësit që u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar, është zbuluar në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK ku u godit grupi i organizuar kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC. Ergys Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga ekzekutuesi dhe porositësi i vrasjes së tij, ku mbeti e plagosur dhe një grua.

    Mbrëmjen e djeshme u zbardh dosja, ku mësohet se anëtarët e grupit kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Ergys Dashin. Nga bisedat e tyre që lidhen me një transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos ai iu bën ndonjë lojë.

    “Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili.

    Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

    I ftuar në një emision televiziv gazetari, Spartak Koka, u shpreh se e dashura e Ergys Dashi ka qenë një vajzë e cila ishte pjesë e një spektakli kohëve të fundit. VoxNews mësoi se bëhet për vajzë me inicialet, Xh.K, konkurrente e “Love Island Albania”, e cila pak kohë më parë tregoi se është nënë e një djali, babai i të cilit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

    “Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, shprehej ajo brenda spektaklit.

    Kujtojmë se Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit 2022 brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe e qëlluan për vdekje. Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

    Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

  • Shqipëria në një grup me Portugalinë/ Ja shorti që na parashikon Inteligjenca Artificiale

    Shqipëria në një grup me Portugalinë/ Ja shorti që na parashikon Inteligjenca Artificiale

    Teksa po afron shorti për ndeshjet e Europianit të vitit 2024 në Gjermani, ethet kanë nisur te të gjitha ekipet që kanë siguruar një biletë.

    Shqipëria ka siguruar një kualifikim historik dhe është në vazon e dytë për shortin e 2 dhjetorit.

    Por kush do jenë kundërshtarët e Shqipërisë, sipas një parashikimi të Inteligjencës Artificiale?

    Sipas Daily Sabah, në grup do kemi Portugalinë, Holandën dhe Uellsin.

    Ja parashikimet e shortit sipas IA:

    Grupi A: Gjermani, Danimarkë, Slloveni, Zvicër

    Grupi B: Belgjikë, Turqi, Çeki, Finlandë

    Grupi C: Francë, Hungari, Kroaci, Itali

    Grupi D: Portugali, SHQIPËRI, Holandë, Uells

    Grupi E: Angli, Rumani, Sllovaki, Serbi

    Grupi F: Spanjë, Austri, Skoci, Ukrainë

  • Aksident i rëndë në vend/ Makina del nga rruga dhe “fluturon” në ajër, zbardhen detajet e para

    Aksident i rëndë në vend/ Makina del nga rruga dhe “fluturon” në ajër, zbardhen detajet e para

    Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë.

    Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit.

    Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

    Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kalim.

    Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo dhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi rënia e automjetit mbi njerëz apo dhe mjete të tjera mund të kishte rezultuar fatale.

  • Kush ishte biznesmeni që u hodh nga kati i 9 i pallatit në Durrës?

    Kush ishte biznesmeni që u hodh nga kati i 9 i pallatit në Durrës?

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrrës, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, në fillim të shëtitores “Taulantia”, ku 40-vjeçari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9 i një pallatit 12-katësh.

    Pas hedhjes, ai ka përfunduar në taracën e katit të dytë. Viktima raportohet se është biznesmen me inicialet I,.M dhe baba i dy djemve, teksa banon në këtë pallat.

    Nuk dihet ende arsyeja pse ai e ka ndërmarrë këtë akt, por policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Policia njoftoi se ‘në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.