Category: Lajme

  • Aksident i rëndë në vend, makina përplas të moshuarin, zbardhen detajet e para

    Aksident i rëndë në vend, makina përplas të moshuarin, zbardhen detajet e para

    Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Kuçovës, ku një 20-vjeçar, duke qarkulluar me automjetin e tij tip Mercedes Benz, ka përplasur një këmbësor në hyrje të qytetit të Kuçovës.

    Mësohet se i moshuari ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është kapur me pasqyrën e makinës dhe ka rënë në rrugë.

    Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se 80-vjeçari, Muharrem Ruçi është transportuar me ambulancë fillimisht drejt spitalit të qytetit të Kuçovës dhe më pas drejt Spitalit Rajonal Berat.

    Burimet spitalore bëjnë me dije se i moshuari ndodhet nën këndesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje kanë shkuar efektivë policie të qarkullimit rrugor, për të kryer veprimet hetimore në vendngjarje. Sipas policisë, shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.20-vjeçari që shkaktoi aksidentin, shtetasi R.Z, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me aksidentin.

  • Pjesë e “Metamorfoza 2”, zbardhen bisedat që “fundosën” shefin e policisë

    Pjesë e “Metamorfoza 2”, zbardhen bisedat që “fundosën” shefin e policisë

    Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK, në të cilin ranë në pranga ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6, dedan gjoni,

    Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc qe shefi i krimeve Dedan Gjoni ka pasur me Ismail Zenelin dhe persona të tjerë, lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela, për të cilët ishte thurur një plan vrasjeje.

    Nga përgjimet e Sky rezulton se me dat 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kanë shkuar në Elbasan të takohen me, Dedan Gjonin, i cili në këtë periudhë ka qenë i punësuar pranë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

    Shtetasi Ismail Zeneli ka hyrë në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Elbasan në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.

    Zbardhja e bisedës

    Ne orën 08:52:47 Ismail Zeneli komunikon me përdoruesin Dedan Gjoni dhe i dërgon mesazhet:

    Ismail Zeneli-Mgies, Si t’kam, A je në punë…

    Dedan Gjoni- Gjes.

    Ismail Zeneli-Të vij të takoj..

    Dedan Gjoni–Po ne zyre…

    Ismail Zeneli-PO vi andej..

    “Y”-Ok, Këtu me ke..

    Ismail Zeneli-Ok

    Ne këto orë, shtetasi Ismail Zeneli ka qenë në kryeqytet pasi në orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e gatit dhe i tregon që është ne Kamëz. Ai ka dërguar mesazhet:

    Ismail Zeneli-A po del ne kamerë

    “Z”-Po mor daj. Për sa je ne Kamëz…

    Ismail Zeneli-Ktu jam.

    Në orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli komunikon me përdoruesin e ‘X’ dhe i tregon që ka mbërritur në

    Elbasan. Ata shkëmbejnë mesazhet:

    Ismail Zeneli-Shok, Jam këtu

    Dedan Gjoni-Dola.

    Ismail Zeneli- Shok jam me ca familiar. Takona 5 min…

    “Y”-Une dola… Haha…Ok Me thuaj kur te lirohesh..

  • “Janë piramidë…”, Erzeni porosi të birit: Na bëj atë 300 se në duhet për turbinat, a keni naj kg pa shit

    “Janë piramidë…”, Erzeni porosi të birit: Na bëj atë 300 se në duhet për turbinat, a keni naj kg pa shit

    AlbEu.com ka mundur të sigurojë dosjen hetimore të SPAK ndaj grupit të narkotrafikut, e cilaçoi pas hekurave personazhe të njohur të policisë, biznesit, por dhe të botës së krimit.

    Sipas dosjeve të zbardhura nga përgjimet e SKY ECC, rezulton se ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani (tashmë i arrestuar), ka qenë në dijeni të “biznesit” të të birit, Eralbit, pasi në disa komunikime me të i bën të ketë kujdes dhe të heqë dorë.

    Në një moment Breçani i shkruan të birit: A kini noj kg pa muarue… Kemi me pagujt këstin e tubave të turbinave, të dyja shkojnë 300 mijë euro. Ishalla po i bani 300…. O zot nuk ëhstë se më interesojnë aq shumë o bir, po thuaji atij të na e bëjë qet 300 kto dy tre ditë… Baj çka të duesh, por ma mirë është me i ba pa Luanin e Ervinin.

    Ndërkohë i biri i përgjigjet: Po jan piramid krejt …

    Më pas biseda mes tyre ëhstë porosi që babi i jep djali për të mos u përzier më me njerëz të afërt.

    /Taulant Halili/ AlbEu.com/

  • Trafikuan qindra kilogramë kokainë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë/ Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve. Si i kalonin ngarkesat dhe planet për vrasjet

    Trafikuan qindra kilogramë kokainë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë/ Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve. Si i kalonin ngarkesat dhe planet për vrasjet

    Emisioni në “Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka zbardhur dosjen e plotë hetimore për grupin e narkotrafikut nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, goditur së fundmi nga SPAK.

    Dokumentari:

    Nëse të vdekurit nuk kanë gojë dhe i japin llogari një bote që duket sikur për momentin nuk na përket, drejtësia në tokë ka për detyrë të mos harrojë. As kur ti beson se gjithçka i takon një të shkuare dhe e vërteta është strukur aq thellë sa askush nuk mund ta lëvizë kapakun e saj të rëndë ku ti mendon se e ke varrosur me sigurinë edhe të kriminelit më të regjur. Por duket se e vërteta pret dhe ajo është aty edhe pse mund të vonojë në kohë. Dhe kur arkmorti yt, ku ti e ke fshehur me aq skrupolozitet quhet teknologji e avancuar, të tradhton. Fati i keq me të cilin duhet të përballen tashmë shumë personazhe të jetës së krimit, bota e të cilëve nuk duket më dhe aq e nëndheshme, pas çkodimit të aplikacionit Sky ECC.

    Fati i keq me të cilin duhet të përballen tashmë shumë personazhe të jetës së krimit, bota e të cilëve nuk duket më dhe aq e nëndheshme, pas çkodimit të aplikacionit Sky ECC. Miti i pallateve të tyre perandorake të krimit, po rrëzohet një e nga një, ashtu si një lojë gurësh dominosh. Një prej këtyre personave është Ervin Mata, një emër thuajse i papërfolur deri mbrëmjen e 4 tetorit 2018, kur një ngjarje e rëndë e ndodhur në zemër të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut tronditi kryeqytetin. Ku gjatë një përplasje me armë brenda ambienteve të lokalit luksoz ‘Monopol’, midis dy grupeve që më pas rezultuan me përmbajtje të lartë kriminale, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha si edhe u plagos i ashtëquajturi atë kohë Mbreti i Kumarit, Ervis Martinaj dhe një nga ushtarët e tij, Eljon Hato.

    Ngjarje që në atë kohë, u tha se ndodhi për shkak të ngacmimit që i ishte bërë të fejuarës së Matës, një këngëtare shumë e famshme në Shqipëri, por që më pas doli se shkaku që çoi deri në përdorimin e armëve në qendrën argëtuese më të populluar të Tiranës, ishte përplasja për drogën. Dyshimet mbetën vetëm të tilla, pasi nuk u provuan kurrë nga drejtësia, e cila në vazhdim dha vetëm disa vendime gati qesharake për personazhet e përfshirë në këtë masakër, që në fakt nuk do të ndalej këtu. Por kohë pas kohe do të hante edhe koka të tjera. Ndoshta edhe të vetë Mbretit të Kumarit, Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur që nga vera e vitit 2022.

    Por ku dukej se masakra në Ish-Bllok i përkiste të kaluarës dhe motivi i vërtetë i kish mbetur kohës duke u varrosur aty, duket se nuk ishte kështu për Sky ECC, platforma, që këta personazhe u kishin besuar verbërisht krimet e tyre dhe e kishin përdorur për të komunikuar në fshehtësi të plotë. Dhe që SPAK, po e rrotullon në duar si një xhevahir të çmuar, duke çmontuar nga aty, çdo grup kriminal dhe çdo ngjarje të tillë të pazbardhur deri më sot. Ashtu si edhe atë më të fundit, ku në rrjetë kanë rënë ish-drejtues të lartë të policisë, zyrtarë aktual të rrobës së rendit, por edhe narkotrafikantë që deri dje bënin një jetë të pashqetësuar luksi në kryeqytet dhe që sot kanë marrë arratinë. Por cila është veprimtaria kriminale e Ervin Matës e zbuluar nëpërmjet aplikacionit Sky ECC? Dhe si lidhet ajo me një grup të gjerë të strukturuar kriminal?

    Sipas dosjes së siguruar nga emisioni “Në ‘Shënjestër” Ervin Mata duket se ka pasur rolin e ndërlidhësit në trafikun e drogës midis bashkëpunëtorëve të tij në Amerikën e Jugut dhe Eralbi Breçanit, djalit të madh të ish-nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçanit, të cilit i kishte dhënë motrën për grua. I gjithë aktiviteti i tyre nis dhe zbulohet pas sekuestrimit të disa sasive me lëndë narkotike të kapura në portet e Evropës dhe që vinin nga Amerika e Jugut. “Në muajin maj të vitit 2023 SPAK ka kërkuar informacione nga Brazili përmes letërporosisë për tentativën për trafikimin e një sasie prej 69 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar më datë 18 maj 2021, me nisje nga Sao Paolo Brazil dhe destinacion portin e Valencias, në Spanjë. Po kështu SPAK i ka kërkuar informacion edhe Kolumbisë, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë prej 1 100 kg, ngarkesë e cila është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e doganës në portin Santa Marta në muajin Mars 2021”, thuhet në dosje.

    Po kështu SPAK i ka kërkuar informacion Mbretërisë së Holandës, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lëndë narkotike të llojit kokainë, dërguar nga vendet e Amerikës së Jugut me konteinerin me numër SUDU8014835 me destinacion Antëerp dhe destinacion final shkarkimin në një magazine në Hollandë. Konteiner që rezulton se është transportuar nga Antëerp drejt Hollandës me kamion. Menjëherë pasi SPAK mori informacione lidhur mbi këto ngarkesa me drogë që po pushtonin ndërkohë Evropën dhe grupin kriminal shqiptar që dilte të ishte i përfshirë, kërkoi nga homologët e tij francezë, informacione mbi bisedat që ata kishin kryer në platformën e komunikimit Sky ECC. Aty nga ku nisi të zbardhej roli i ‘Bolit’, nofka me të cilën thirret Ervin Mata dhe të burrit të motrës së tij, Eralbi Breçani.

    “Në ngjarjen e datës 5 janar 2021, ku rezulton se është sekuestruar një sasi prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Holandë, rezulton se informacioni i ardhur nga Oficeri i Kontaktit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës është si më poshtë: Ai ka informuar se ishte kontrolluar kontejneri në zonën e quajtur ‘Maasvlakte’ në portin detar të Roterdamit, Holandë. Gjatë kontrollit në kontenier u zbulua një sasi droge si edhe u arresuar dy shtetas holandezë. Kontejneri rezulton se ishte ngarkuar në portin detar të Guayaquil në Ekuador. Gjatë analizimit të bisedave në Sky Eç, mes Ismail Zenelit me nofkën ‘Daja’, apo ‘Dajloki’ dhe “Transporter”, Eralbi Breçani me nofkën ‘Boli’ ose ‘Toni’, Besmir Murtati me nofkën ‘Kukësi” dhe përdoruesit të paidentifikuar me nofkën ‘Elb’ ose ‘Elb Nissan’, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po kështu evidentohen rolet e secilit për realizimin e trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut në drejtim të portit të Antëerpit, Belgjikë dhe Roterdamit, Hollandë”, thuhet në dosje.

    Bazuar në punët për të cilat ata ishin ngarkuar të kryenin, gjithsecili prej shqiptarëve të përfshirë në këtë aktivitet kishte një detyrë të posaçme për të çuar deri në fund. Kështu, sipas grupit hetues, Ismail Zeneli mbante rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës si edhe të sigurimit të daljes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Eralbi Breçani kishte rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës. Po kështu për shkak të lidhjeve të tij, kryesisht në Amerikën e Jugut, ai kishte krijuar kontakte edhe me anëtarë të tjerë të grupit që kishin udhëtuar në këto shtete, me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimin të lëndëve narkotike.

    Në lidhje me Besmir Murtati, ky i fundit del se ishte porositësi dhe financuesi për blerjen e lëndës narkotike në Brazil. Por pjesa më interesante e të gjithë hetimit, janë bisedat tashmë të çkoduara midis grupit, por veçanërisht midis Ismail Zenelit dhe Eralbi Breçanit. Ku këta të dy diskutojnë rreth dërgimit të një ngarkese prej 500 kg të llojit kokainë nga Amerika e Jugut drejt Valencias.

    Ismail Zeneli i shkruan Eralbi Breçanit dhe i dërgon mesazhe zanore: Kam fol por mtha për kët javë 100% do bëj 500 cop me dysheme….
    Eralbi Breçani: O dajlok se jam në makinë dhe nuk jam duke të shkrujt dot se edhe nuk shof mirë. Ça me të thënë, po presim këtë javë se ai tha po nisim këtë javë 500. Presim edhe kët javë ça me bo….

    Në një tjetër bisedë në vazhdim Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin, ku duket se punët nuk janë edhe aq mirë dhe dikush nuk e ka mbajtur fjalën.

    Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin për çështjen e drogës.

    Murtati është i nxehur: ‘Tani më tha kam për Brazilin. Po leje thash ore na bëj ktë punën e Ekuadorit. Ai lekt smi ka dhënë mua mbrapa a kupton. I q…. robt mor burrë, jo sot, jo nesër, ma nxiu ftyrën.

    Në një tjëtër bisedë Ismail Zeneli kujdeset me Eralbi Breçanin të ndajnë si duhet punët dhe po kështu edhe fitimet që nuk duken fort të këqija.

    Ismail Zeneli bisedon me Eraldi Breçanin për ndarjen e drogës: ‘Gjithsej jemi 6 persona. Unë dhe…mbajmë nga 13.5 që bëjnë 27. Dhe ju te katërt nga 7 copë që bëjnë 28. Total unë me dy qunat e mi do paguj 27.5. Dhe ju keni, ‘Kuksi’ dhe ‘Toni’ 27.5. Kjo është them e drejta. Po jeni dakord na thuni. Duhet ti keni parasysh se tek 55 na marrin 30 %. Por duket se një situatë e papritur, e pakëndshme ua ka prishur sërish humorin, çunave. Të cilët po përballen me faktin që një pjesë e grupit që ishte angazhuar për nxjerrjen e drogës nga porti, ishte tërhequr nga kjo punë. Ismail Zeneli, personi përgjegjës për nxjerrjen e drogës nga porti, ka problematika lidhur me personat që do nxjerrin lëndën, pasi ata janë tërhequr dhe në chat grup ka nisur debati rreth kësaj situate.

    Ismail Zeneli flet me Eralbi Breçanin dhe Murtatin për personat që kanë marrë përsipër nxjerrjen e drogës: ‘Daje të lutem thuj atyre sot a e boni punën, po ose jo, se janë përgjësi o daj. Un i mora punën përsipër atyre edhe grupi duhet të jet i sigurt, e bon ose se bon. Për mendimin tim ato jan tremb se nuk e bëjn dot punën mbase’.

    Pas kësaj bisede Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani që janë dy kokat e grupit, shfaqin një tjetër hall. Atë se si do ta kalojnë drogën në skaner pa u vënë re. Ismail Zeneli flet ne grup me Eralbi Breçanin dhe Besmir Murtatin. Ata shprehin shqetësim se si do kalojë ngarkesa në skaner: ‘Dajlok e bëjm prove 150-200 si fillim, Ska problem pse marrin 25 %. Ta shikojm si pun…

    Murtati: Nuk njofin humbje?…

    Grupi flet që nëse nuk njihet humbja në Brazil këta nuk do të njohin humbjen në Valencia. Por duket se grupi dështoi në transfertën e drogës nga porti holandez dhe më tej. Kjo pasi lënda narkotike u kap nga autoritetet ligjzbatuese në këtë vend, gjë që vihet re edhe në bisedat midis tyre, të cilat janë të shqetësuara.

    “Në bisedën e zhvilluar këtë datë, dyshohet se është gjetur dhe sekuestruar nga policia holandeze një sasi prej 446 kg kokainë e fshehur në dyshemenë e konteinerit. Kjo sasi, dyshohet se ka lidhje me bisedën e dates 16 dhjetor 2020 ku D…. i thotë shtetasve Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani që në ngarkesë ka futur edhe 10 kg për secilin nga to. Kjo është arsyeja përse personat janë aktivë dhe interesohen se si është kapur ngarkesa e kokainës. Një tjetër episod i trafikimit të drogës nga Brazili në Evropë, është edhe ai i 69 kg kokainë në portin e Valencias. Ku edhe në këtë transport emrat e përfshirë janë ata të Eralbi Breçanit, Ismail Zenelit dhe Besmir Murtatit”.

    “Më datë 18 Shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili. Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

    Në një nga bisedat që lidhen me këtë transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, i ekzekutuar disa kohë më pas në Ekuador, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos Dashi, u bën ndonjë lojë.

    Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut. Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’.

    Por ndërkohë grupi nuk kujdesej vetëm që droga të kalonte e qetë matanë rrethimit të porteve në Evropë, por edhe të lante disa hesape të vjetra, ashtu edhe si në rastin e vëllezërve Nela, për të cilët Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. Dhe që shumë vite më pas, Ismail Zeneli mendonte se kishte ardhur koha të hakmerrej. Dhe të porosiste vrasjen e tyre.

    Episodi në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Edmond dhe Albert Nela: Më datë 18 Maj 2013, rezulton se në rrugën ‘Church Road’ në qytetin e Kentit në Angli, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Xhem Krasniqi me kombësi shqiptare. I cili ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut dhe disa ditë më pas ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

    Në momentin që u qëllua me armë zjarri, Xhem Krasniqi ishte i shoqëruar nga nipi i tij, shtetasi Kelmend Murataj dhe vëllai i tij, shtetasi Ismail Zeneli.

    Autorë të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasi shqiptar Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar, u shpall i pafajshëm, si dhe në momentet e para u kërkua nga policia e Sussex edhe vëllai i tij. Në vitin 2020, shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, ka komunikuar me shtetasin Bujar Ajeti alias Bujar Gërmizi. Nga bisedat dyshohet se Ismail Zeneli ka qenë i interesuar në gjetjen dhe vrasjen e vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij Xhem Krasniqi alias Guximtar Sadria dhe për realizimin e qëllimit kriminal ka kontaktuar shtetasin Bujar Ajetin. Shtetasi Ismail Zeneli ka kryer disa takime me shtetasin Bujar Ajeti në Shqipëri dhe gjithashtu ka kryer disa veprime me qëllim identifikimin e banesës së vëllezërve Nela.

    Ky është edhe momenti kur në lojë për sigurimin e informacioneve për vëllezërit Nela futet edhe Dedan Gjoni. Deri para arrestimit, shef i krimeve në komisaratin nr 6 në Tiranë.

    “Bujar Gërmizi, ka krijuar nëpërmjet përdoruesit JTD0FN, kontakt me punonjësin e policisë Dedan Gjoni, identifikuar si përdorues i Sky EÇ DM16CF, me të cilin ka vënë kontakt dhe nëpërmjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemit e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ismail Zeneli i dërgon Bujar Gërmizit disa foto të sistemeve që përdorim agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi personash të ngjashme me fotografitë që paraqiten në sistemin TIMS, si dhe disa fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për poseduesin e dokumentit të udhëtimit 50 7415890- GB dhe 524910311-GB po ashtu dërgon një fotografi të sistemit E-Gjoba ku evidentohet targa AA892IA dhe pronari i mjetit, Albert Beqir Nela”, thuhet në dosje.

    Pasi oficeri i policisë Dedan Gjoni i siguron këto informacione Bujar Gërmizit, ky i fundit ia kalon ato Ismail Zenelit. I cili duke shfrenuar gjuhën, gati sa nuk i vjen plasja që këtë informacion nuk e kishte më herët kur njëri nga vëllezërit Nela ishte në Shqipëri.

    Teksa dërgon këto fotografi, HFNERI në orën 08:15, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan që: I pasna patur aty…. Moter…. Edhe nga Luton… Me avion….Noshta a në Kosovo….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra jan…Jan shumë tinzak…’. Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vije. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..

    Por Ismail Zeneli nuk e le me kaq. Edhe pse vëllezërit Nela shfaqen shumë rrallë në Shqipëri dhe qëndrojnë këtu në intervale të shkurtra kohore. Ai ndërkohë interesohet te Besmir Murtati në Britaninë e Madhe, mos u gjej adresën vëllezërve.

    Më datë 6 Janar 2021 në orën 4:26, Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7. Duke qenë se shtetasi Besmir Murtati ushtron aktivitet në Mbretërinë e Bashkuar, Ismail Zeneli interesohet që të marrë informacion lidhur me autoveturat apo banesat që përdorin Edmond Nela dhe Albert Nela, për të cilët thotë se i ka armiq. Në vijim Ismail Zeneli i shpjegon se Edmondi, emrin në pasaportë e ka ‘Edmund’. Nga biseda dyshohet se në takimin e paradites, Ismail Zeneli e ka vënë në dijeni Bujar Gërmizin (Ajetin) se do takojë një punonjës policie për të marrë informacion dhe Bujari kërkon të dijë se çfarë i ka thënë polici.

    Më datë 8 Shkurt 2021 Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DM16CF, ku i kërkon të dhëna lidhur me targat e makinave të vëllezërve Nela dhe çdo informacion përveç informacioneve për motrën dhe mamanë e vëllezërve Nela, pasi edhe nga bisedat e mëparshme këto të dhëna Ismail Zeneli i disponon kur ka biseduar lidhur me banesën e tyre në rrugën ‘Lord Bajron’. Më datë 13 Shkurt 2021, Ismail Zeneli pasi e pershëndet bashkëbiseduesin ai i tregon se motra e vëllezërve Nela, S… Nela ka qenë në Kukës ditën që Ismaili dhe Bujari janë ndarë, që dyshohet për datën 9 Shkurt 2021 një ditë para se Ismail Zeneli të largohej nga Shqipëria. Bujar Ajeti i shpjegon se S… Nela ka qenë në Kukës me një makinë ‘Citroen’ të kuq dhe se ka kaluar kufirin me shami në kokë, dhe për të kaluar kufirin e ka nxjerr djali i tezes së saj, të cilit nuk ja përmendin emrin. Ata diskutojnë se si ta gjurmojnë S… Nelën duke diskutuar nëse do i vënë pajisje GPS apo do e ndjekin. Bujar Ajeti kërkon që ta ndjekin dhe ti vendosë një rojë nga pas për të mësuar shtëpinë se ku ndodhet.

    Ndërkohë që ishin vënë pas motrës së vëllezërve Nela për të parë lëvizjet e saj, me besimin se kështu do të binin në gjurmët e tyre, Ismail Zeneli dhe Bujar Gërmizi ndjekin njëkohësisht edhe nënën e hasmëve të tyre.

    Por edhe bashkëshorten e njërit prej vëllezërve.

    Në orën 20:12, pas bisedës me Bujar Ajetin, Ismail Zeneli i kërkon që të fliste më shpesh me policinë. Ismail Zeneli i shkruan DMI6CF dhe i kërkon adresën tek ‘Fresku’.

    “Dyshohet se bëhet fjalë për adresën e F…. Nela, e cila është në rrugën ‘Shaban Karaj’ dhe ndodhet pranë zonës së Freskut në Tiranë. Ismail Zemeli diskuton me Gërmizin dhe Dedan Gjonin për adresën e bashkëshortes të njërit prej vëllezërve Nela. Gjonit i kërkojnë të gjejë adresën dhe më pas flasin rreth një lajmi ku janë kapur rreth 2-3 ton lëndë narkotike kokainë”, thuhet në dosje.

    Sipas SPAK, Dedan Gjoni është i qartë për rolin që po kryen në ndihmë të Ismail Zenelit, në kundërshtim të plotë me parimet e punës së tij si oficer policie, duke i siguruar informaicone lidhur mbi lëvizjet e shënjestrave të tij, vëllezërve Nela.

    Po kështu gjatë bisedave del qartë fakti se ai e njeh qëllimin kriminal të Ismail Zenelit.

    Më datë 7 Mars 2021 në orën 09:46, në bisedën mes JTD0FN dhe DMI6CF, midis Artan Sulejmanit dhe Dedan Gjonit, ndër të tjera diskutohet edhe rreth problemeve dhe veprimeve që ka Ismail Zeneli me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. JTD0FN duke qenë se është personi që e ka prezantuar Dedanin me Ismailin, i thotë që ta ndihmojë Ismailin për informacionet që kërkon deri në pikën që nuk i cënon punën Dedanit, por ky i fundit i thotë që ja ka kryer Ismailit ato që i janë dashur. Në bisedë Dedan Gjoni shprehet se i ka gjetur edhe banesën e vëllezërve Nela. JTD0FN i thotë që nga biseda me shtetasin Ismail Zeneli, ai i ka thënë që adresat i ka parë nga kompjuteri, por Dedani i thotë më tej që Ismaili i ka fotografuar dhe se ai do ta mbarojë si punë, ku dyshohet se i referohet qëllimeve të shtetasi Ismail Zeneli ka për të vrarë vëllezërit Nela”, thuhet në dosje.

    Por emri i Dedan Gjonit, nuk del vetëm në këtë episod ku ai tradhton detyrën si oficer I policisë, por edhe në trafikun e drogës. Ku ai del se është i përfshirë në episodin e trafikimit të një sasie marijuana nga Spanja drejt Gjermanisë.

    “Nga hetimet e kryera janë disponuar të dhëna se disa shtetas shqiptar kanë organizuar tentativën për trafikim të një sasie lënde narkotike e llojit marihuanë, e cila dyshohet se është nisur nga Spanja e nëpërmjet Francës dhe Luksemburgut, ka pasur si destinacion final Gjermaninë.

    Më datë 3 Nëntor 2020 nga Policia Gjermane është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 166 kg, e dyshuar e llojit marihuanë. Kjo lëndë narkotike ishte ngarkuar në kamion, që drejtohej nga shtetasi shqiptar Bajram Grabova.

    Më datë 25 Tetor 2020, Albert Prenga këshillon në lidhje me paketimin dhe sistemimin e lëndës narkotike si dhe njofton mbi ardhjen e shoferit Bajram Grabova, ku do të bëhet e mundur pritja në aeroport. Më datë 28 Tetor 2020, Albert Prenga komunikon me Dedan Gjoni për detajet të trafikut. Albert Prenga i dërgon Dedan Gjoni 3 foto të një paketimi drejtkëndësh, me etiketë me mbishkrimin ‘Bu2’, një tjetër e hapur nga paketimi, në të cilën dallohet pako me material të bardhe, i presuar dhe stampuar me thellim ‘777’ dhe një pak? tjetër e ngjashme me material të bardhë, i presuar dhe stampuar me thellian ‘BU2’. Prenga dhe Dedan Gjoni flasin në mënyrë të vazhfueshme.

    Dedan Gjoni i dërgon dhe foto TIMSI të shoferit, Bajram Grabova.

    Lidhur mbi këto në ndihmë Dedan Gjonit, i vjen një oficere e policisë kufitare në Rinas, njohje e vjetër e tij. Jonida Babameto, e cila edhe kjo tashmë është arrestuar në kuadër të operacionit më të fundit të SPAK.

    “Në lidhje me veprimet e kryera nga personi nën hetim Dedan Gjoni: Rezulton se ky shtetas në periudhën 25 Shkurt 2020 deri më 5 Nëntor 2021, ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyEÇ JKE1C8 i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme. Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit. Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si ‘Vlonjati’, që do mbarojë punë në Ekuador. Dedan Gjoni i dërgon një fotografi të një bisede në aplikacionin Ëhatsapp, ku bashkëbiseduesi i shkruan Dedan Gjonit që personi i verifikuar nuk ka probleme në Shqipëri, por vetëm në Spanjë mund të ketë.

    Ka rezultuar se punonjës i gatshëm me akses në databazën Interpol ka qenë punonjësja e policisë Jonida Babameto.

    ROLI I EFEKTIVIT TË POLICISË NË FUSHATË

    Por po kështu Dedan Gjoni del se është aktiv edhe në fushata zgjedhore. Në favor të kandidatëve të ndryshëm. Siç shikohet edhe në këto biseda të kapura në Sky Eç. “Shtetasi Dedan Gjoni, veç veprimeve të evidentuara më sipër, rezulton që më

    datë 5 Mars 2020, ai përfshihet në fushatë zgjedhore për një subjekt të caktuar politik. Në këtë datë ai zhvillon biseda me përdoruesin JTD0FN dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

    Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:

    DMI6CF: Shok do më ndihmosh me vota…

    JTD0FN: Hahaha..në kto momente nuk e di me ka je pz…kam shumë dyshime për ty…

    DMI6CF: Me Myslym Murrizin…Shok sa të kem mundësi do e ndihmoj….

    JTD0FN: Më pëlqen…kam simpati…

    DMI6CF–Është i vetmi që kam mik e detyrim…Më ndihmon mua……A më ke shok…

    JTDOFN: Nja 15 vota ti jap nga Valencia online…kto që kam me dokumenta…

    DMI6CF: Ore në Tirane… Hahah…Jepi urdhër babës..

  • Dosja e SPAK: Erzen Breçani ishte në dijeni se djali i tij trafikonte kokainë! I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita Energy’

    Dosja e SPAK: Erzen Breçani ishte në dijeni se djali i tij trafikonte kokainë! I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita Energy’

    Report TV ka zbardhur ekskluzivisht pjesë nga përgjimet në ‘Sky ECC’ që shkatërroi grupin e strukturuar kriminal, dhe që ka çuar në pranga ish-zv drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

    Sipas gjykatës, në analizë të veprimeve hetimore, të kryera deri në këto momente, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se Erzen Breçani, ishte në dijeni të plotë të aktivitetit të jashtëligjshëm që ushtron djali i tij Eralbi Breçani.

    Në dosje thuhet se Erzen Breçani i ka kërkuar një shumë parash të birit, burimi i të cilave ka qenë trafikimi i dhe shitja e lëndëve narkotike, duke investuar në aktivitetin tregtar ‘HEC DRITA ENERGY’, me administrator Erlabi Breçanin.

    ‘Këto përfitime të paligjshme janë investuar në HEC nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke i bërë të mundur shmangien nga raportimi në institucionet përkatëse. Ndodhur para këtyre fakteve, gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 287 të K.Penal.’- thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

    Po ashtu dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujare Ajeti Gërmizi si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që këta shtetas t’i shmanden arrestimit nga policia gjyqësore. Sipas dosjes, nga informacioni i dhënë nga Erzen Breçani, ka ndikuar që shtetasi Bujar Ajeti Gërmizi dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet ose lëvizjet që mund të sillnin arrestimin e tyre.

    Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e Forcave speciale. Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani. Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.

    Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh, i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

    Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ismail Zenelin e Besmir Muratin për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës

    Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht pjesë të përgjimeve në Sky ECC, të grupit kriminal, të goditur dy ditë më parë nga SPAK për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.

    Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani i shpallur tashmë në kërkim nga policia, ka bashkëpunuar me Ismail Zenelin (në kërkim) dhe Besmir Muratin (i arrestuar) për trafikimin e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut drejt Holandës, konkretisht kanë pasur nga 10 kg secili. Ndërsa një pjesë e kokainës e sekuestruar nga autoritetet, ka qenë e një tjetër përdoruesi të aplikacionin Sky Ecc, por që ende nuk është identifikuar nga policia.

    Në biseda mes tyre ata janë të interesuar për sasinë e kokainës që dalë nga porti i Roterdamit dhe në bisedë e shprehin si humbje faktin që një pjesë e kokainës është sekuestruar. Bisedat janë zhvilluar nga data 09.11.2020 deri në 04.02.2021. Sipas gjykatës eksiton dyshimi i arsyeshme bashkuar edhe në prova se Ismail Zeneli, Besmir Murati dhe Erlabi Breçani në bashkëpunim me përdoruesin D..P (I paidentifikuar), kanë kryer veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, për të cilën dyshohen.

    Po ashtu sipas bisedave, ata kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin edhe për një rats tjetër të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latinë në Portin e Valencias në Spanjë, thuhet nga një pjesë e përgjimeve të zbardhura nga Report Tv.

    Në këtë episod, del edhe shtetasi Artan Sulejmani (në kërkim), i cili nuk rezulton në komunikimin e grupit të Chat-it, por me datë 13.01.2021 me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se me kë po organizon trafikun Ismail Zeneli. Bisedat janë zhvilluar nga bashkëpunëtorët gjatë periudhës 06.01.2021 deri më 19.02.2021.

    Nga sa konstatohet në të dyja rastet, nuk është bërë e mundur marrja e lëndës narkotike për shkaqe të pavarura nga personat në hetim, pasi ajo është gjetur dhe sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese. Qëllimi i personave të përfshirë ka qenë sigurimi i lëndës narkotike për shitjen në tregun europian dhe sigurimin e fitimeve të paligjshme. Bashkëpunimi ka qenë në formën e një grupi të strukturuar kriminale.

  • I gjithë pallati vidhte energjinë/ Procedohen dy punonjësit e OSHE-së, nën akuzë dhe banorët

    I gjithë pallati vidhte energjinë/ Procedohen dy punonjësit e OSHE-së, nën akuzë dhe banorët

    Dy punonjës të OSHE-së janë proceduar penalisht ditën e sotme për shpërdorim të detyrës për shkak se u konstatua se familjet e një pallati në Dobraç vidhnin energjinë elektrike.

    Policia nisi procedim penal dhe për disa banorë të ciët u evidentuan për lidhje të paligjshme. Uniformat po punojnë për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me ngjarjen.

    Policia informon se ‘shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, kontrolle në terren, për evidentimin e rasteve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike dhe për vënien e autorëve të këtyre rasteve, përpara përgjegjësisë penale. Evidentohen në një pallat në Dobraç, 6 raste të lidhjes së paligjshme të enegjisë elektrike. Procedohen penalisht për vjedhje të energjisë elektrike, 6 shtetas, banorë të pallatit që ndodhej në afërsi të kabinës së energjisë elektrike. Procedohen penalisht edhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjena informative, kanë ushtruar kontrolle në terren, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së.

    Si rezultat i kontrolleve, në një pallat në Dobraç, janë evidentuar 6 raste të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike. Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për shtetasit:

    R. R., 54 vjeçe, F. A.(T.), 41 vjeçe, H. T., 65 vjeç, F. L., 38 vjeç, A. N., 64 vjeç dhe B. H., 36 vjeç, të gjithë banues në Dobraç, Shkodër. Nga verifikimet ka rezultuar se banesat e këtyre shtetasve furnizoheshin me energjie elektrike, në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 2 punonjës të OSHEE-së, shtetasit A. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë shef ekipi dhe E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, lexues i aparateve, pasi dyshohet se kanë patur dijeni për furnizimin me energji elektrike të këtyre banesave, pa kontratë me OSHEE-në. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme’.

  • Habit mjekja estetiste: Meshkujt shqiptarë po kërkojnë gjithnjë e më shumë rritjen e organit gjenital

    Habit mjekja estetiste: Meshkujt shqiptarë po kërkojnë gjithnjë e më shumë rritjen e organit gjenital

    Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u fol sot për ndryshimet estetike që kërkojnë më së shumti meshkujt shqiptarë.

    Pasi u fol për disa ndërhyrje që kanë bërë disa nga figurat publike, mjekja estetiste Senera Hoxha, tregoi se botoksi, ndërhyrja në hundë dhe tek veshët janë kërkësat më të shumta.

    Megjithatë ajo shtoi se gjithnjë e më shumë meshkujt shqiptarë po kërkojnë ndërhyrje në organin gjenital.

    “Ka gjithmonë e më shumë meshkuj që po vijnë e kërkojnë zmadhimin e organit gjenital që konsiston në zgjatjen dhe rritjen e trashësisë.

    Është shumë e vërtetë sepse ka shumë që nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë një operación të tillë,” tha mjekja.

  • Vrasja në Ekuador/ Zbardhet biseda mes Isamil Zenelit dhe djalit të Breçanit: Ishalla s’na del…

    Vrasja në Ekuador/ Zbardhet biseda mes Isamil Zenelit dhe djalit të Breçanit: Ishalla s’na del…

    Pas çkodimit të aplikacionit SKY ka dalë në dritë vrasja e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador vite më parë.

    Dashi ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

    Sipas detajeve të dhëna nga gazetarja Klodiana Lala është zbuluar biseda mes Ismail Zenelit dhe djalit të Erzen Breçanit,Eralb Breçani.

    Të dy anëtarët e grupit kriminal kanë përmendur në bisedë Ergys Dashin, për të cilin kishin dyshime se mos i tradhtonte.

    “Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontejnerit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili. Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador.

    Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

    Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut.

    Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’.

  • “Po t’i kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”, zbardhet biseda mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës

    “Po t’i kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”, zbardhet biseda mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës

    AlbEu.com ka siguruar “Dosjen” e përgjimeve të inkriptuata të SKY ECC, “Metamorfoza 2”, e cila çoi pak ditë më parë në pranga ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e komisariatit nr.6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin, Bujar Gërmizin, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin Mata (kunetër mes tyre).

    Ajo që bie në sy në dosjen voluminoze është se nga përgjimet ka dalë edhe emri i këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës.

    Në një komunikim në SKY, mes Breçanit dhe matës, ky i fundit i thotë ish-zv.Drejtorit të Policisë, se do t’i kalojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës.

    Këtë bisedë më pas Erzeni ja tregon të birit (Eralbit) duke thënë se nuk i pranoi, edhe pse kishte nevojë për para se nuk po paguanin dot puntorët e hidrocentralit.

    Pjesë nga dosja:

    Më datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me perdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

    KOB9EP: Ç’a bone a je mirë?

    Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe per rastin qe e ka pergjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

    Ata shkëmbejnë mesazhet:

    K9B9EP:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk.. Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit…. I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…

    Nga biseda e zhvilluar ku permenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetem dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja per ndertimin e objektit ‘Ndertimi i burimit të rigjenerues të energjise, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes”. “Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

  • “Këtë herë jemi në shenjë” / Zbardhen mesazhet e “SKY”, si u planifikua vrasja e vëllezërve Nela dhe roli i shefit të krimeve

    “Këtë herë jemi në shenjë” / Zbardhen mesazhet e “SKY”, si u planifikua vrasja e vëllezërve Nela dhe roli i shefit të krimeve

    Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin Nr.6 në Tiranë është personi që në bashkëpunim me Ismail Zenelin ne bashkëpunim dhe me Bujar Ajetin kanë ndërmarrë veprime konkrete ne drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e Edmond Nela, Albert Nela, Silvi Nela, me qëllim kryerjen e vrasjes së vëllezërve Nela.

    Sipas dosjes hetimore të SPAK, shtetasi Bujar Ajeti, në marrëveshje me personin nën hetim Ismail Zeneli dhe duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve Albert dhe Edmond Nela, si dhe duke orientuar Ismail Zenelin se si duhet të veprohet dhe ku të kërkohet informacioni me qëllim gjetjen e personave, ka kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qellim ky i personit nën hetim Ismail Zeneli.

    Shtetasi Dedan Gjoni, punonjës policie, ka përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, në shërbim të qëllimeve të paligjshme te shtetasit Ismail Zeneli

    Rezulton se shtetasi Dedan Gjoni ka vepruar në shkelje të plotë të detyrave funksionale të tij, duke krijuar kushte që mund të cenojnë jetën e personave Edmond dhe Albert Nela, si dhe ka kryer veprime aktive në kundërshtim me misionin e policisë së shtetit.

    Shtetasi Dedan Gjoni në bisedën e datës 24.02.2021 shprehet se: ” E E E” “Beso se kësaj radhe jemi ne shenje”… “Me qetësi do e marrim tani”… “Jemi ne koke”…” ekspozon veten si pjese të planit.

    E ndërsa efektivja e policisë Jonida Babameto ka kryer veprime me dashje në kundërshtim me detyrën funksionale, duke keqpërdoruar sistemet e aksesuar në ZQK Interpol Tirana.

    Megjithëse ajo ka shpërndarë ketë informacion me një punonjës policie si shtetasi Dedan Gjoni, me të cilin janë kolegë për shkak së shërbejnë në radhët e policisë veprimet e shtetases Jonida Babameto cenojnë interesat e shtetit për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike karshi qytetarëve.

    Në këto kushte, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasja Jonida Babameto ka konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

    Veprimet e shtetases Jonida Babameto janë kryer me dashje dhe ne shkelje e abuzim të detyrës si specialiste e ZQK Interpol Tiranë.

    Në ketë mënyre i është dhënë mundësi këtyre personave që të vihen në dijeni për informacionet qe disponon Interpol rreth tyre, ato t’i shmangën apo të marrin masa për t’iu shmangur ligjit.