Category: Lajme

  • SPAK kërkon marrjen në pyetje të Erzen Breçanit dhe 3 të arrestuarve të tjerë! Çfarë vendosi GJKKO

    SPAK kërkon marrjen në pyetje të Erzen Breçanit dhe 3 të arrestuarve të tjerë! Çfarë vendosi GJKKO

    Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, Policia pak ditë më parë zhvilloi një operacion në Tiranë, ku mes të arrestuarve ishin edhe ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin nr.6., Dedan Gjoni.

    SPAK lëshoi 10 urdhërarreste, ku 4 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 6 personat e tjerë janë në kërkim, përfshirë edhe djalin e Breçanit.

    Të prangosurit akuzohen për; “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal”, “trafik droge”, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

    Mësohet se Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar sot (22 nëntor) Gjykatës, marrjen në pyetje të personave nën hetim, Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajetin.

    GJKKO ka pranuar kërkesën dh seanca për marrjen në pyetje do të zhvillohet nesër (23 nëntor), ora 09:30.

    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim, subjektet: E.B. B. A. D. Gj. B.M.
    Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 23.11.2023 ora 09:30″ thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se masë “detyrim paraqitje” u dha për oficeren e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Jonida Babameto, ndërsa në kërkim u shpallën, Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit dhe Ervin Mata.

    Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese

    hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze,

    ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë.

    Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

    1- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “

    2- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

    3-“Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,

    4-“Trafikimi i narkotikëve”,

    5-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

    6- “Grupi i strukturuar kriminal”,

    7- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,

  • Ndryshimi i klimës një kërcënim në rritje për gratë shtatzëna dhe fëmijët

    Ndryshimi i klimës një kërcënim në rritje për gratë shtatzëna dhe fëmijët

    Gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët përballen me rreziqe ekstreme shëndetësore nga fatkeqësitë klimatike

    Gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët përballen me rreziqe ekstreme shëndetësore nga fatkeqësitë klimatike që kërkojnë vëmendje urgjente, sipas një thirrjeje për veprim të publikuar nga Kombet e Bashkuara përpara negociatave të Konferencës Botërore (COP28) për ndryshimin e klimës në Dubai.

    Sipas dokumentit të titulluar “Mbrojtja e shëndetit të nënave, të porsalindurve dhe fëmijëve nga efektet e ndryshimeve klimatike”, efektet e ngjarjeve klimatike në shëndetin e nënave dhe fëmijëve janë neglizhuar, nënraportuar dhe nënvlerësuar. Theksohet se planet e shumë pak vendeve për ndryshimin e klimës përfshijnë shëndetin e nënës ose të fëmijës. Konkretisht, dokumenti flet për “një vëmendje të pamjaftueshme ndaj nevojave të grave, të porsalindurve dhe fëmijëve”.

    Viti 2023 u dëmtua nga një seri katastrofash klimatike. Zjarret, përmbytjet, valët e të nxehtit dhe thatësirat zhvendosin njerëzit, shkatërrojnë të korrat dhe bagëtinë dhe përkeqësojnë ndotjen e ajrit. Një botë që po ngrohet po rrit përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse si kolera, malaria dhe ethet e dengës, me pasoja shkatërruese për gratë shtatzëna dhe fëmijët, për të cilët këto infeksione mund të jenë veçanërisht të rënda, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara.

    Probleme nga shtatzënia

    Hulumtimet tregojnë se dëmtimi mund të fillojë edhe në mitër, duke çuar në komplikime të lidhura me shtatzëninë, lindje të parakohshme, peshë të ulët të lindjes dhe lindje të vdekur. Për fëmijët, pasojat mund të zgjasin gjithë jetën, duke ndikuar në zhvillimin e trupit dhe trurit të tyre ndërsa rriten.

    Thirrja për veprim nënvizon shtatë parametra për të adresuar rreziqet në rritje. Këto përfshijnë reduktimin e vazhdueshëm të emetimeve të gazeve serrë dhe veprimin për financimin e klimës, krahas përfshirjes specifike të nevojave të grave shtatzëna, foshnjave dhe fëmijëve në politikat e lidhura me klimën dhe fatkeqësitë. Agjencitë nga Kombet e Bashkuara po bëjnë gjithashtu thirrje për më shumë kërkime për të kuptuar më mirë efektet e ndryshimeve klimatike në shëndetin e nënës dhe fëmijës.

    Ky paralajmërim erdhi nga OBSH, UNICEF dhe UNFPA në një ngjarje të prezantimit në internet, së bashku me një shënim informues avokues nga Partneriteti për Shëndetin e Nënës, të Porsalindurve dhe Fëmijëve (PMNCH). Përmbledhja e avokimit të PMNCH përshkruan rekomandime specifike për palët e interesuara, duke përfshirë qeveritë, mekanizmat globalë të financimit, donatorët dhe fondacionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile, për të siguruar që nevojat shëndetësore të grave, fëmijëve dhe adoleshentëve të adresohen më mirë në politikat, financimet dhe programet për klimën.

  • I njohur si “Talebani”/ Kush është Gëzim Sallaku, biznesmeni që iu sekuestruan pronat me kërkesë të Italisë

    I njohur si “Talebani”/ Kush është Gëzim Sallaku, biznesmeni që iu sekuestruan pronat me kërkesë të Italisë

    Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar sot me kërkesë të autoriteteve italiane pasuritë e Gëzim Sallakut, i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Janë sekuestruar dy pasuri të llojit apartament, dy pasuri të llojit arë dhe dy pasuroi të paluajtshme të deklaruara për legalizim.

    Më herët, në vitin 2021, Sallakut iu sekuestruan edhe 3 milionë euro të ardhura nga veprimtaria kriminale. Gëzim Sallaku rezulton të jetë një person me precedentë kriminal në shtetin italian. Ai është arrestuar në Itali në vitin 2018 ë organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Ai njihet dhe me nofkën “talebani” apo “Zim”.

    Më herët Sallaku është arrestuar më 14 prill të vitit 2015, pasi akuzohej për pastrim parash, vjedhje të materialeve të ndërtimit dhe përvetësim të aseteve fiktive. Në atë kohë urdhër-arresti ndaj tij u lëshua nga Prokuroria e Kremonës.

    Gëzim Sallaku, ishte president i ekipit të futbollit italian “Darfio”, pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s.

    Sipas autoriteteve italiane, mendohet që vlera e këtyre aseteve të arrijë në rreth 13 milionë euro. I arrestuar në fillim të 2017-ës ku vuajti masën e arrestit vetëm për disa muaj, Sallakut në fund të viti 2017-ë iu njoh nga Gjykata Kasacionit kthimi i pronave dhe aseteve të sekuestruara përfshirë dhe aksionet e klubit të futbollit “Darfio”.

  • Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëme në shtëpi e biznese në Malësinë e Madhe

    Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëme në shtëpi e biznese në Malësinë e Madhe

    Kështu u zgjua qendra e qytetit të Koplikut mëngjesin e kësaj të mërkure…

    Reshjet intensive, dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë Malësinë e Madhe ka shkaktuar dëme në banesa dhe biznese, ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës kanë qenë të pushtuara nga uji për disa orë.

    Situata e krijuar nga reshjet intensive dhe fryrja e përroit të Thatë ka sjellë edhe angazhimin e strukturave të emergjencës në Malësinë e Madhe përfshirë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.

    Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut. Ndërkohë që si pasojë e vërshimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugorë ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.

    Nga bashkia e Malësisë së Madhe po bëhet evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

  • VIDEO/ Moti i keq godet Turqinë, stuhia ndan anijen në dy pjesë

    VIDEO/ Moti i keq godet Turqinë, stuhia ndan anijen në dy pjesë

    Turqia është goditur nga moti i keq. Nëntë persona, përfshirë një marinar humbën jetën kur një anije mallrash u mbyt në Detin e Zi.

    Njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë ende të zhdukur. Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua për disa orë nga moti i keq.

    Të paktën tre persona humbën jetën nga stuhitë në qytetin Eregli, ndërsa pesë persona humbën jetën në provincat juglindore të Dijarbakirit dhe Batmanit pasi u përfshinë nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur, tha ministri i Brendshëm Ali Erlikaya.

    Mes viktimave ishte një gjyshe dhe tre nipërit e saj. Rreth 50 persona u plagosën.

    Një tjetër anije mallrash, Pallada me flamurin e Kamerunit, u nda në dy dysh si pasojë e stuhive të forta.

    Të 13 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan./

  • “Priten arrestime të PRONARËVE të MEDIAS”/ Milaim Zeka: Abuzime në RTSH, kam parë dosje dhe më vjen keq…

    “Priten arrestime të PRONARËVE të MEDIAS”/ Milaim Zeka: Abuzime në RTSH, kam parë dosje dhe më vjen keq…

    “Unë jam njeri që mbështes 100 për qind SPAK-un”. Kështu tha sot gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, teksa dha një intervistë për emisionin “Wake Up” ku komentoi ngjarjet e fundit në lidhje me SPAK.

    Sipas Zekës, ata që dyshojnë te SPAK, qoftë gazetarë, qoftë bosët e gazetarisë, qoftë analistë, janë të përfshirë në miliona dallavere.

    “Se unë e kam thënë që do presim arrestime edhe të bosëve të mediave. Edhe pronarë mediash, edhe disa moderatorë, duke na përjashtuar mua dhe ty.

    Ne jetojmë në një botë shumë të vockël dhe i dimë disa që na shesin moral, edhe në gazetari që kanë disa vila, kanë makina të shtrenjta, kanë pasuri marramendëse”, tha analisti i njohur.

    “Ke informacion që edhe gazetarë, shefa mediash, janë të implikuar në këto afera. Po mbi çfarë arsyeje? Çfarë kanë bërë? Për çfarë akuzoheshin?”, e pyeti Blendi Salaj

    “Ja për shembull një koleg i yni në Radio Televizionin Shqiptar, ka paraqitur një projekt atje. E atje dihet që RTSH financohet me paratë e taksapaguesve. Ka marrë si moderator për shembull rrogë javore, pastaj e ka vendosur veten si producent, si organizator. Domethënë ka marrë 4-5 rroga për emisionin e tij.

    Ose keni skenar të filmit që janë marrë rroga në RTSH për një X skenar filmi dhe e kanë shënuar që gjoja ky film është transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar diku në 50 e ca episode, por në fakt nuk është transmetuar asnjëherë.

    Ose për shembull kemi miliona shpërdorime në organizimin e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Kur them miliona, miliona. Janë shifra marramendëse.

    Kam parë dosje dhe më vjen keq, se është pak e vështirë ndaj kolegëve me i publikuar. Por kam parë dosje hetimore të SPAK-ut, sepse ka ndodhur keqpërdorime milionëshe. Ish-drejtori i RTSH-së që u fut në burg atje dhe u mbyll ajo çështje, do të rihapen plotësisht. Po flas për RTSH, se këto televizionet private janë çështje krejt tjetër. Unë me paratë e mia bëj çka të dua, çka më teket. Por atje është tmerr”, tha Milaim Zeka.

  • Stuhi shiu, përmbytje në Koplik, dëme në banesa e biznese

    Stuhi shiu, përmbytje në Koplik, dëme në banesa e biznese

    Stuhitë e shiut shkaktojnë përmbytje në Koplik.

    Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhe daljes nga shtrati i perrenjve, janë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese.

    Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi.

  • Tre të miturit u aksidentuan në Sarandë, arrestohet babai i shoferit

    Tre të miturit u aksidentuan në Sarandë, arrestohet babai i shoferit

    Policia e Sarandës ka arrestuar Orest Kalon, 41 vjeç, babain i shoferit të mitur dhe pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin udhëtonin 3 adoleshentët që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj.

    Gjithashtu është vënën nën hetim, në gjendje të lirë djali i tij, Orges Kalo 14 vjeç i cili drejtonte mjetin.

    Kujtojmë që adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e së martës, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

    Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orges Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate.

    Ndërkohë 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

    Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj, pasi 14 vjeçari që drejtonte Benzin humboi kontrollin dhe doli nga rruga./albeu.com

  • Shqipëria nis të bëjë llogaritë, rrezikon grupin e “ferrit” në Euro 2024

    Shqipëria nis të bëjë llogaritë, rrezikon grupin e “ferrit” në Euro 2024

    Me 15 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka siguruar një vend në vazon e dytë nga 4 në total për shorteun e grupeve të Euro 2024. Në vazon 1, kuqezinjtë e Silvinjos do të kenë si kundërshtarë një nga përfaqësueset e mëdha si Gjermania, vendi organizator, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

    Përfaqësuesja do të shmangë përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, me Turqinë dhe Rumaninë që siguruan vendet pas takimeve të mbrëmjes të së martës. Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia, Holandë dhe Kroaci.

    Në vazon numër 4 gjenden Serbia, Italia dhe Zvicra, ndërsa tre vende do të vendosen në bazë të ndeshjeve play-off në muajin mars. Ndërsa përballja me një emër të madh është e pashmangshme për kuqezinjtë e Silvinjos, nisur nga rivalët në vazon A, në vazon 3 ekziston rreziku që të peshkohen përfaqësuese si Holanda dhe Kroacia.

    Edhe tre përfaqësueset aktuale në vazon 4 janë kundërshtarë problematikë për Shqipërinë. Shorteu për fazën e grupeve në Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

  • Ekstradimi i Dritan Rexhepit, MD i përcjell dosjen MEPJ që t’ia nisë Turqisë

    Ekstradimi i Dritan Rexhepit, MD i përcjell dosjen MEPJ që t’ia nisë Turqisë

    Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë nga Turqia të Dritan Rexhepit.

    “Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”, njoftoi ministria.

    I ashtuquajturi “baron i drogës” u kap në një vilë luksoze në Stamboll. Ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Italia ku është i dënuar me disa vite burg.

    Në Shqipëri, Rexhepi kërkohet për disa ngjarje të rënda kriminale, si vrasja e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi si dhe organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Pikërisht shkak për këtë dyshohet se u bë trafiku i drogës.

    Rexhepi qëndroi për pak kohë në qeli në burgjet e Ekuadorit, por pasi u lirua me kusht, u arratis./tvklan.al