Category: Lajme

  • Shtëpi bari në Tiranë, nën suportin e punonjësit të OSHEE

    Shtëpi bari në Tiranë, nën suportin e punonjësit të OSHEE

    Zbulohet laborator droge në Laknas, arrestohen dy vëllezër, procedohet babai dhe punonjës i OSHEE-së

    Tiranë – Policia tha sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Llamba”, duke goditur një rast të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, në një banesë të përshtatur në fshatin Laknas, Tiranë.

    Dy vëllezër u arrestuan, babai i tyre u procedua penalisht, ndërsa një punonjës i OSHEE-së përfundoi në pranga për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka ndihmuar duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

    Çfarë u gjet në banesë?

    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi:

    20 bimë kanabisi, rreth 60 cm të larta

    Një sasi droge e përpunuar

    Llamba speciale, ventilatorë dhe pajisje për rritjen e bimëve

    Sistem elektrik i modifikuar për të shmangur faturimin e energjisë

    Të arrestuarit dhe të proceduarit:

    Në pranga:

    Shkëlqim Matraxhi, 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi, 28 vjeç – dyshohet se kishin përshtatur banesën për rritjen e kanabisit

    Endrit Paja, 29 vjeç – punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre

    Procedohet në gjendje të lirë:

    Z. M., 66 vjeç – babai i të arrestuarve, dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin, por nuk e raportoi

  • Kristjan Asllani tregon sekretin se si ndalen anglezët, garanton motivimin e Kombëtares kuqezi

    Kristjan Asllani tregon sekretin se si ndalen anglezët, garanton motivimin e Kombëtares kuqezi

    Kristjan Asllani shihet si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës tonë përfaqësuese. Ai ka besim se Shqipëria do ta nisë mbarë aventurën e saj në kualifikueset e Kupës së Botës, duke shtuar se kuqezinjtë janë të motivuar dhe do të bëjnë më të mirën në lojën e tyre për të marrë pikë ndaj “Tre Luanëve”. Asllani foli për përgatitjet e skuadrës për dy ndeshjet e para në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe Andorrës.

    Asllani tha se atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të fokusuar, ndërsa theksoi se Shqipëria do të japë maksimumin ndaj Anglisë për një rezultat pozitiv. Në fund, ai i bëri thirrje tifozëve të mbështesin skuadrën dhe të mbushin shkallët e stadiumit në “Arenën Kombëtare” për ndeshjen ndaj Andorrës.

    Një nga pyetjet që iu bë Asllanit ishte: Me Interin në Botërorin e Klubeve në Amerikë, sa i sigurtë je që do shkosh vitin tjetër në Botërorin e vërtetë me Kombëtaren? Përgjigja e tij ishte sa diplomatike aq dhe pragmatiste. “Këtu jemi për Kombëtaren, kemi një grup të vështirë, e dimë. Tani po stërvitemi dhe jemi gati për ndeshjen e parë”, theksoi ai.

    Sekreti për të ndalur “Tre Luanët”

    Më tej mesfushori kuqezi foli për praninë e tij tek Interi dhe ambiciet me skuadrën zikaltër. Në këtë pikë Asllani u ndal edhe tek vështirësia e lojtarëve anglezë për të cilët ai tha se i njeh e janë shumë të rrezikshëm. Sipas tij, sekreti për t’I ndalur anglezët është që përfaqësuesja jonë të luajë me zemër. “Janë një skuadër shumë e fortë, skuadër fizike dhe shumë teknike. Lojtarët e tyre i njohim shumë mirë. Besoj se nuk duhet të mendojmë shumë, por të luajmë me shpirt e zemër. Të mos shkojmë atje si turistë se gjithmonë kur hyjmë në fushë, futemi për fitore. E dimë që është e vështirë, por do të punojmë edhe këto 2-3 ditë dhe do shkojmë aty me shumë shpirt”, nënvizoi mesfushori kuqezi.

    Mendimi në funksion të ekipit

    Për Asllanin përfaqësuesja është gjë shumë speciale dhe ai tha se mendonte tërë kohën për ekipin, ku loja në grup duhet të shpërblehet. “Nuk e di çfarë prisni nga Asllani. Mendoj për ekipin, nuk jam këtu për të luajtur vetëm për veten time. Jemi një grup, një skuadër. Në kombëtare duhet të luajmë të gjithë së bashku. Kemi një ndeshje të vështirë. Po punojmë këto ditë, dje erdhëm.

    Kemi edhe dy ditë për të punuar, fokusi është te ndeshja me Anglinë”, nënvizoi më tej Asllani. ai komentoi më pas mesfushën e skuadrës angleze, gjithnjë duke e krahasuar me tonën. por Asllani e pranoi se Anglia ka një skuadër shumë të fortë, ku të gjitha repartet e daj janë të kompletuara dhe me lojtarë shmë cilësorë. pra ai e pranoi se kjo ndeshje do të ishte e vështirë për Shqipërinë. “Mesfusha e Anglisë është shumë e fortë. Gjithë skuadra angleze është shumë e fortë. Do jetë ndeshje e vështirë. Do të luajmë si ekip, me shpirt dhe zemër siç kemi luajtur”, shtoi Asllani.

    Në fund ai pranoi se një barazim do të ishte rezultat i mirë për ekipin tonë. “Nuk isha në Kombëtare në ndeshjen ndaj Anglisë katër vite më parë. Ne do të hyjmë në fushë dhe do të luftojmë që nga minuta e parë. E dimë që do na sulmojnë se kanë lojtarë shumë të shpejtë. Do të luajmë siç kemi luajtur në ndeshjet para Europianit”, përfundoi Asllani.

  • Temperaturat ulen deri në -2°C! Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

    Temperaturat ulen deri në -2°C! Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

    Vijon qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore duke diktuar kushtet e motit në vendin tonë.

    Për pasojë vija bregdetare dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, ndërsa kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Kucovë.
    Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

  • Natë surprizash, Danja emocionohet teksa takon të motrën, Ertila: Jam shumë krenare për ty, ndrin si Diell…

    Natë surprizash, Danja emocionohet teksa takon të motrën, Ertila: Jam shumë krenare për ty, ndrin si Diell…

    Natë surprizash në Big Brother VIP. Pas Rozanës, edhe Danja është përlotur dhe shkak për këtë është bërë ardhja e motrës për ta takuar në BBV.

    Sapo e pa që këndonte në skenën e improvizuar në “Storm Arena”, Danja nuk ka pyetur për lojën ngriva-shkriva, por menjëherë ka shkuar ta përqafojë duke i thënë sa e bukur ishte.

    Danja: O Zot sa e bukur je, më kishte marrë malli të shihja fytyrën tënde.

    Ertila: Bravo, bravo… Më ke pëlqyer jashtë mase, ndrin je si Diell. Ke treguar një maturi dhe një karakter të fortë. Jam shumë krenare, të gjithë të ndjekim. Unë dhe Gabrieli flemë dhe zgjohemi me ty.

    Danja: Po djali, sa ka ndryshuar? Të ngjan ty apo Edit?

    Danja qesh: O Edi, kunati im, ti je shumë i bukur, por e di ti…

    Ertila: Jam shumë e lumtur për gjithçka ti përfaqëson dhe të falenderoj pafund sepse ti më ke ndihmuar shumë në momentet e mija…

    Danja: Gjithmonë do të të ndihmoj, unë jam këtu gjithmonë për ty.

    Ledioni: Sa kohë kishit pa u takuar me njëra-tjetrën?

    Danja: Ne takohemi gjithmonë. Ertila nuk më le asnjëherë vetëm. E ka bërë atë rrugën Tiranë-Milano, si Tiranë-Durrës. Jemi gjithmonë në telefon bashkë dhe të them të drejtën mua më kishte marrë shumë malli për zërin e saj. Unë zërin e saj e kam njëlloj sikur të dëgjojë cicërima në parajsë. E kam qetësi, paqe, dashuri, fjalë të ëmbël…

    Ledioni: Ngaqë ti ke përmendur shpesh motrën e madhe, Ertila u bë xheloze dhe tha do vij unë. Nuk do të vijë ajo. Ertila ti me lindjen e bebit, je tërhequr pak nga skena…

    Ertila: Po jam tërhequr pak, por javës që vjen do të dalë kënga ime më e re. Ma mbani mirë këtë zemrën time… Motrush më ke bërë shumë krenare, vazhdo kështu dhe të presim me fitore.

  • Tërmet i fortë në Francë, sa ishte magnituda

    Tërmet i fortë në Francë, sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.1 ka goditur zonën pranë qytetit të Nices, në jug të Francës, mbrëmjen e sotme, sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

    Sipas tyre, tërmeti ndodhi 16 kilometra në veri të Nicës, një qytet me rreth 340,000 banorë, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash, shkaktoi shqetësim mes banorëve të zonës, por aktualisht nuk ka pasur raporte për dëme materiale.

    Autoritetet lokale vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe mbeten në gatishmëri për çdo mundësi pasgoditjesh.

  • “Nëse nesër nuk jam më…”/ Këngëtari që vdiq si hero në përpjekjen për të shpëtuar fansat në Koçan, i njohur për aktet humanitare dhe ndihmën ndaj personave në nevojë

    “Nëse nesër nuk jam më…”/ Këngëtari që vdiq si hero në përpjekjen për të shpëtuar fansat në Koçan, i njohur për aktet humanitare dhe ndihmën ndaj personave në nevojë

    Andrej, anëtar i grupit popullor maqedonas DNK, humbi betejën për jetën në zjarrin tragjik në Koçan, aty ku u kthye për të shpëtuar më shumë njerëz të bllokuar mes ferrit të flakëve.

    Me këtë veprim, ai u shndërrua në hero. Por, edhe gjatë jetës, Andrej nuk i kishte kursyer kurrë gjestet humanitare. Vetë artisti dhe grupi muzikor DNK, ku bënte pjesë, vazhdimisht u bënin thirrje ndjekësve të ndihmojnë familjet dhe individët që luftojnë me sëmundjen dhe varfërinë. Mbështetja dhe humanizmi i tyre ishin një tjetër tregues se pas gjithë asaj drite në skenë fshihej një dëshirë e vërtetë për të përmirësuar shoqërinë.

    Andrej la gjurmë në muzikën maqedonase dhe për ata që shijonin muzikën e tij, ai do të mbahet mend për vetëmohimin, talentin dhe përkushtimin ndaj të tjerëve.

    Hiti i grupit DNK, “If Tomorrow I’m Gone”, është një kujtesë e faktit sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është çdo mundësi për të treguar dashuri dhe mbështetje.

  • Emocione të forta për Rozanën, ikona e lajmeve Tefta Radi i bën surprizë në Big Brother: Të dua shumë, jam krenare për ty!

    Emocione të forta për Rozanën, ikona e lajmeve Tefta Radi i bën surprizë në Big Brother: Të dua shumë, jam krenare për ty!

    Një surprizë shumë emocionuese ishte ajo e Rozana Radit që iu bë këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother, teksa i erdhi një mesazh nga një njeri shumë i dashur i saj.

    Ikona e lajmeve, Tefta Radi, bashkëshortja e xhaxhait të saj Françesk Radit, nga Australia mbërriti brenda shtëpisë për ta përqafuar dhe për ti thënë se është krenare për të.

    “E njoh Rozin si një vajzë me mendje të hapur, që u ngrit nga dhimbja e humbjes së prindërve, si një vajzë me zemër të madhe dhe që na ka bërë krenarë në rrugëtimin e saj. Rozana të dua shumë dhe jam krenare për ty, mezi pres të të takoj”, ishte mesazhi i Tefta Radit përpara se ato të përqafoheshin.

  • Egli ndryshoi qëndrim ndaj Rozanës pas rikthimit? SHPËRTHEN banorja: Është xheloze për raportin tim me Gjestin

    Egli ndryshoi qëndrim ndaj Rozanës pas rikthimit? SHPËRTHEN banorja: Është xheloze për raportin tim me Gjestin

    Kthimi në shtëpi i Eglit u shoqërua me një debat me Rozanën, e cila iu drejtua duke i thënë se nuk po sillet njësoj me të dhe se po e sulmon.

    Edhe këtë mbrëmje, dy banoret kanë diskutuar me njëra-tjetrën duke treguar versionin e tyre dhe arsyen se përse është krisur marrëdhënia.

    Egli: Dua ta nis nga momenti kur kam dalë. Jam kthyer me një koherencë, jam e sigurt. Ditët e fundit i kam kaluar shumë afër Danjës. Sa i përket Gertës, ne kemi folur dhe ajo më ka kërkuar ndjesë për situatat dhe jemi sqaruar. Nuk ka asnjë raport të ekzagjeruar, me Gertën kam ndenjur siç kam ndenjur edhe me banorët e tjerë. Edhe kur më ka kërkuar ndjesë, i kam thënë që fal por nuk e harroj.

    Me Rozanën, kam dalë nga një debat shumë i madh dhe në momentin e rikthimit, u ktheva si një vajzë qytetare që e takova dhe e përshëndeta. Rozana më pyet sërish si je dhe i thashë jam ok. Ajo nisi pastaj ‘pse më flet kështu’, ‘pse takove Danjën’. Unë jam koherente, nuk duhet të priste që t’i hidhesha në qafë. Nuk më befason që kishte atë qëndrim. Rozana nuk është arsyeja e prishjes së raportit me Gjestin, ajo tenton po nuk është ajo.

    Rozana: Ta nis nga fundi. Egli më ka kërkuar vetë të jem afër këtij raporti. E kam parë posesive në shumë momente. Ty të vjen keq nga të vërtetat e mia. Që nga momenti i parë tek i fundit, Egli ka qenë e përqafuar me mua, më thoshte shko tek Nubi merr informacion. Egli ka dalë, ka ndenjur 9 ditë jashtë, është qetësuar. Mirë do ishte ta bëja dhe unë këtë gjë. Unë vërtet kam thënë do dal por e kam ngrënë veten me dhëmbë dhe nuk kam dalë. Nëse Egli ka ardhur e fortë, më bëhet qejfi. Por është ajo Egli që i kam kërkuar gjithmonë të jetë. Egli ka xhelozi për raportin tim me Gjestin. Ka thënë në një moment Gjest i zgjodhi të rinte me Rozanën e jo me mua.

  • 19 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    19 mars! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 19 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 91.8 lekë.

    Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.6 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.4 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.1 lekë, ndërsa në shitje me 65.1 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Ekstradohet Lulzim Berisha, momenti kur zbret në Rinas nën masa të larta sigurie

    Ekstradohet Lulzim Berisha, momenti kur zbret në Rinas nën masa të larta sigurie

    Këto janë momentet kur 54-vjeçari Lulzim Berisha zbret nga avioni në Rinas. Berisha u ekstradua nga Spanja, ku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2023.

    Nën masa të larta sigurie ai u dërgua drejt “Burgut 313” në Tiranë.

    Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte me masë arresti me burg në mungesë, të dhënë nga GJKKO në vitin 2020, ndërsa u arrestua falë bashkëpunimit të FAST Albania dhe FAST Spanjës në operacionin e koduar ‘Sant Joan’.

    Berisha akuzohet për vrasje kundër 2 ose më shumë personave të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    Njoftimi i Interpol Tiranës

    Ekstradohet nga Spanja, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar për disa ngjarje kriminale kundër jetës.

    Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës.

    Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, L. B., 54 vjeç.

    Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 54-vjeçari dyshohet se:
    -në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri, shtetasit V. L. dhe Xh. N.;
    -në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin K. S. dhe ka plagosur shtetasin O. T.;
    -në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.