Category: Lajme

  • E rëndë në Kosovë, e mitura shqiptare ngacmohet s*ksualisht nga babai i saj

    E rëndë në Kosovë, e mitura shqiptare ngacmohet s*ksualisht nga babai i saj

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 14 nëntor në Ferizaj.

    Një e mitur nga Shqipëria ka denoncuar në polici se është sulmuar seksualisht nga babai i saj.

    I dyshuari, sipas medieve të Kosovës, është në arrati.

    Njoftimi i policisë Ferizaj

    14.11.2023, 13:30.

    Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë.

    I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime.

  • Vrasjet u planifikuara për të asgjësuar grupin e Martinaj! Urdhër-arrestet nga SPAK, zbulohen emrat!

    Vrasjet u planifikuara për të asgjësuar grupin e Martinaj! Urdhër-arrestet nga SPAK, zbulohen emrat!

    Dalin detaje nga aksioni i mbrwmjes sw kaluar ku u arrestuan 11 persona. Ervin Mata, i cili dyshohet se gjendet jashtë vendit, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

    Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.

    Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Breçani ka veprën e pastrimit të parave dhe dhe përkrahje e autorit të krimit.

    Në listë gjenden edhe Besmir Murati , Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian. Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol, dhe ka dyshime se përcille informacione tek grupi.

  • Plas tritoli në rrugë, dëmtohen xhamat e një biznesi në Tiranë

    Plas tritoli në rrugë, dëmtohen xhamat e një biznesi në Tiranë

    Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer ditën e sotme në kryeqytet.

    Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

    Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Ra në pranga, kush është Bujar Gërmizi, “i forti” i Kukësit që ndihmoi Nuredin Dumanin të arratiset

    Ra në pranga, kush është Bujar Gërmizi, “i forti” i Kukësit që ndihmoi Nuredin Dumanin të arratiset

    Bujar Gërmizi, që konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.

    Hetimet e kryera deri në këtë fazë nga prokuroria e posaçme SPAK, kanë zbuluar se Bujar Gërmizi, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimi pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit, edhe pse ai ishte në kërkim për disa vrasje. Madje dhe herën e fundit, kur i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbërritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri, ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi Bujar Gërmizi.

    Për këtë fakt SPAK dhe SHÇBA, kanë nisur një hetim për të parë dhe verifikuar, policët e turnit që kanë “mbyllur sytë” në momentin kur përmes pikës kufitare ka kaluar Nuredin Dumani.

    Vetë i penduari i drejtësisë e tregon ardhjen me urgjencë në Shqipëri, jo vetëm për faktin se kishte planifikuar të vriste, Elton Kilën ose “Otin e Elbasanit” dhe Talo Çelën, por edhe për shkak se baza e tij ku fshihej në Kosovë ishte zbuluar nga policia.

  • Kokainë nga Kolumbia/ 11 urdhër arreste pas përgjimeve në “SKY” të djalit të Erzen Breçanit

    Kokainë nga Kolumbia/ 11 urdhër arreste pas përgjimeve në “SKY” të djalit të Erzen Breçanit

    11 masat e sigurisë janë më vendim gjykate pas kërkesës së prokurorit të posaçëm të SPAK, Vladimir Mara.

    Akuza pranon jo zyrtarisht se me rol aktiv rezulton nga hetimet, përftimi i bisedave nga ‘Sky’ dhe përgjimet djali i ish zyrtarit të policisë Breçani.

    Shumica e të kërkuarve janë jashtë shtetit dhe dyshohen për trafik ndërkombëtar droge. Ndërkohë Erzen Breçani dyshohet për pastrim parash. Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol, dhe ka dyshime se përcille informacione tek grupi
    ‘Tentativat për të kryer vrasje ndodhën në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020.

    Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.

  • Zhdukja e Ervis Martinaj, kush është “i forti” që fshiu gjurmët e “mbretit të kumarit”, shtetet ku po kërkohet

    Zhdukja e Ervis Martinaj, kush është “i forti” që fshiu gjurmët e “mbretit të kumarit”, shtetet ku po kërkohet

    Zhdukja e Ervis Martinaj, kush është “i forti” që fshiu gjurmët e “mbretit të kumarit”, shtetet ku po kërkohet

    Gazetarja, Klodiana Lala thotë se një i shumëkërkuar për ngjarje të rënda kriminale, po kalon në sitë nga organet e drejtësisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt.

    Në “Euroneës”, Lala u shpreh se është gjetur edhe një automjet, që dyshohet se përdorej nga Martinaj. Sipas saj, kjo pistë e re i ka drejtuar hetuesit drejt Kosovës.

    “Ajo dosje ka pafund histori. Është gjetur më pas një automjet që dyshohet se përdorej nga Ervis Martinaj, ka çelur një pistë të re që i drejton hetuesit drejt Kosovës. Në sitë po kalon edhe një personazh i shumëkërkuar, i përfolur për shumë ngjarje të rënda kriminale, refuzoj ta bëj me dije emrin, duke qenë se është duke u hetuar. Dyshohet si i përfshirë në këtë histori”, theksoi ajo.

    Dy shtetet ku po kërkohen të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinajt

    Lala tregoi se autoritetet shqiptare po kërkojnë informacion në Itali dhe Maqedoni të Veriut për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

    “Pse policia hesht? Duhet të ushtrojmë presion pozitiv ndaj ministrisë që të na japë një përgjigje dhe për të qetësuar familjarët dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me këtë histori. Një kryeministër nuk mund të dalë dhe të thotë që dimë disa të dhëna.

    Autoritetet shqiptare kanë kërkuar në drejtim të dy vendeve, por janë kërkuar të dhëna përmes shenjave të gishtërinjve në shtetin italian Romë dhe janë kërkuar në Maqedoninë e Veriut. Është një çështje e madhe do të kërkojë shumë kohë për ta sqaruar”, u shpreh Lala. Gazetarja shtoi më tej se në Policinë e Shtetit u vërtetua se ka njerëz të inkriminuar.

  • Ishte nisur për të parë ndeshjen e Kombëtares, si u arrestua Erzen Breçani pranë “Air Albania”

    Ishte nisur për të parë ndeshjen e Kombëtares, si u arrestua Erzen Breçani pranë “Air Albania”

    Ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës gjatë qeverisjes Berisha, Erzen Breçani u arrestua mbrëmjen e 20 nëntorit, pas një operacioni të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër arreste. Në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë.

    Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit. Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni.

    Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

    Nga 11 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, 6 janë ekzekutuar dhe 5 janë në kërkim, përfshirë këtu edhe Ervin Mete, një emër i njohur i drejtësisë.

  • Zbulohen lidhjet me ish- Drejtorin e Policisë, djali i Breçanit i martuar me motrën e Ervin Matës

    Zbulohen lidhjet me ish- Drejtorin e Policisë, djali i Breçanit i martuar me motrën e Ervin Matës

    SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, pas një operacioni të ndërmarrë mbrëmjen e sotem, për të goditur një grup të struktura kriminal.

    Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për Erzen Breçanin dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Në kërkim është edhe Ervin Mata, biznesmeni i njohur në botën e krimit, pas përplasjes me armë në vitin 2018 me “mbretin e lojërave të fatit”, Ervis Martinaj.

    Nga ana tjetër, mësohet se Breçani dhe Mata janë më shumë se sa bashkëpunëtorë, pasi djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës. Ish-drejtori i policisë akuzohet se ka mbashtetur veprimtarinë kriminale të Matës, së bashku me djalin e tij.

    Operacioni i sotëm ishte vazhdim i megaoperacionit “Metamorfoza”, teksa mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

    Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.

  • Nga aksioni i SPAK u arrestua Erzen Breçani, në pranga edhe djali i tij

    Nga aksioni i SPAK u arrestua Erzen Breçani, në pranga edhe djali i tij

    Në prangat e policisë përveç ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka përfunduar edhe djali i tij i madh.

    Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.

    Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

  • Parashikimi i motit, 21 Nëntor 2023

    Parashikimi i motit, 21 Nëntor 2023

    Sipas MeteoAlb, deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 metra.

    Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit.

    Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore, kryesisht në juglindje të Shqipërisë.

    Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.

    Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al