Category: Lajme

  • U zhduk dy ditë para diplomimit, gjendet e vdekur studentja, i dashuri e tërhoqi zvarrë të gjakosur dhe…

    U zhduk dy ditë para diplomimit, gjendet e vdekur studentja, i dashuri e tërhoqi zvarrë të gjakosur dhe…

    Trupi i 22-vjeçares Julia Cechetin u gjet mëngjesin e së shtunës në një rrjet vaditjeje në verilindje të Italisë, jashtë qytetit të Pordenones, pas disa ditësh hetime për gjetjen e saj.

    Vajza ishte zhdukur për një javë, vetëm dy ditë para se të merrte diplomën e saj.

    Dyshimet ranë menjëherë mbi të fejuarin e saj, Filippo Tourretta, i cili thuhet se ishte xheloz për karakterin e saj dinamik dhe krijues.

    Të premten u bë e ditur se karabinierët kanë në duar një video, në të cilën Turretta sulmon Julian dhe më pas e tërheq zvarrë në makinën e tij të gjakosur.

    Për këtë, siç u bë e ditur të shtunën, ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar.

    Targat e makinës së tij thuhet se janë kapur nga kamerat në Tirolin Lindor, Austri.

  • Kamioni me hekura zë poshtë makinën, humbin jetën 2 persona

    Kamioni me hekura zë poshtë makinën, humbin jetën 2 persona

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rajonin e Reggio Emilias në Itali.

    Mediat italiane shkruajnë se dy të rinj kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi disa skela, që ishin ngarkuar në një kamion ranë mbi makinën me të cilën po udhëtonin.

    Skelat ranë nga kamioni mbi makinën e cila ishte pas, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, 19 dhe 21 vjeç. Shoferi i kamionit është arrestuar nga policia, pasi u largua nga vendngjarja.

  • EMRI/ 50-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit, dyshohet se…

    EMRI/ 50-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit, dyshohet se…

    Viktima Ali Rama i ka dhënë fund jetës, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme rreth orës 13:40 në Berat.

    Bëhet me dije nga burimet për media se një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

    Mësohet se viktima Ali Rama i ka dhënë fund jetës, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

    Njoftimi i policisë:

    Berat/ Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi Ali Rama, 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

    Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • U rrëzua aksidentalisht në kopësht, dërgohet në spital 5-vjeçarja në Elbasan, familjarët…

    U rrëzua aksidentalisht në kopësht, dërgohet në spital 5-vjeçarja në Elbasan, familjarët…

    Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë

    Një vajsë 5-vjeçare është dërguar në spital për të marrë mjekim pasi është dëmtuar në kopësht.

    Mësohet se e mitura ka rënë aksidentalisht në ambientet e kopshtit dhe është dërguar për mjekim. Pasi mori mjekim, e mitura është dërguar në shtëpi me familjarët.

    Njoftimi i Policisë:

    Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj.

  • Zbulohen pamjet/ Tritoli në Kamëz, autorët mbërrijnë me makinë, një prej tyre i maskuar zbret dhe i vendos lëndën plasëse lokalit

    Zbulohen pamjet/ Tritoli në Kamëz, autorët mbërrijnë me makinë, një prej tyre i maskuar zbret dhe i vendos lëndën plasëse lokalit

    Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur i vendoset tritoli lokalit në Kamëz.

    Në kamerat e sigurisë shihet një prej autorëve që zbret i maskuar nga makina, hedh lëndën plasëse dhe kthehet me vrap drejt mjetit, që më pas largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump” dhe lënda plasëse u vendos në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24-vjeçari me iniciale O.M.

    Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama, ndërsa nuk ka pasur persona të dëmtuar.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

    Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

  • Kombëtarja pritet me festë në Rinas. Duka: Dëshiroj të kemi Gjermaninë në grup

    Kombëtarja pritet me festë në Rinas. Duka: Dëshiroj të kemi Gjermaninë në grup

    Festa nga stadiumi “Zimbru” për kualifikimin në Europian u transferua në aeroport.

    Fillimisht në atë të Moldavisë dhe më pas në aeroportin e Nënë Tereza ku kombëtarja jonë mbërriti rreth orës 1:00 pas mesnate.

    Dhjetëra tifozë sfiduan shiun dhe temperaturat e ulëta për t’i shprehur mirëseardhjen heronjve kuqezinj që siguruan një ndeshje para mbylljes së kualifikuese kalimin në finalet e Europianit të Gjermanisë.

    Ata brohoritën dhe i kënduan këngë skuadrës që arriti të realizojë një ëndërr.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i lumtur për këtë objektiv historik dëshiron që ta çojë më tej, duke uruar që në grup të ketë vendin organizator Gjermaninë.

    Armand Duka: Janë të gjitha skuadra të nivelit të lartë, janë shumë të forta, si ai që mund të renditet i pari dhe ai në vendin e 24. Unë uroj shumë se do të ishte historike për ne që të hapim Europianin ndaj Gjermanisë.

    Armand Duka pati falenderime për të gjithë.

    Armand Duka: Na takon që ta shijojmë këtë rezultat, ta shijojnë çunat, të gjithë mbështetësit, ju përfaqësuesit e mediave që keni krijuar një atmosferë pozitive se pa të është e vështirë të arrish këto rezultate.

    Shorti ku Shqipëria do të njohë kundërshtarët në fazën e grupeve të Euro 2024 do të hidhet pas 2 javësh.

  • Si të kurseni energjinë dhe paratë gjatë dimrit të acartë, ja disa këshilla

    Si të kurseni energjinë dhe paratë gjatë dimrit të acartë, ja disa këshilla

    Të përgatitur për dimrin e vështirë që do të vijë, pasi për aq kohë sa do të zgjasë lufta e Rusisë në Ukrainë, çmimet e energjisë do të mbeten të larta, pjesa më e madhe e njerëzve do të jenë duke adoptuar një sërë zgjidhjesh, të cilat mund t’u sigurojnë atyre kursime të konsiderueshme.

    Në këtë kuadër, në Greqi, Ministria e Mjedisit nxori një udhëzues me 23 këshilla që rekomandohet të ndjekin si familjet ashtu edhe bizneset, ndër të cilat është edhe larja e rrobave në temperaturë të ulët.

    1) Izolimi i hapësirave të papërdorura: Ne mbyllim elementët e ngrohjes dhe dyert e brendshme (nëse ka) që çojnë në korridore ose afër shkallëve. Kështu, ne mbyllim kalimet natyrore të ajrit, duke parandaluar që ajri i ngrohtë të dalë nga shtëpia.

    2) Radiatorët e lirë: Radiatorët nuk duhet të jenë të mbuluar, p.sh. me mbulesa ose të penguara nga mobiljet.

    3) Bllokim dyer dhe dritare: Vendosim shirita izolues ose perde. Sipas studimeve kur tërhiqen perdet, ato mund të reduktojnë humbjen e nxehtësisë nga një dhomë e nxehtë deri në 10%. Mund të vendosim perde edhe në dritare dhe dyer ballkoni ose vetëm në dhoma që nuk i përdorim.

    4) Kontrollojmë gomën izoluese në dyert e frigoriferëve, ngrirësve dhe furrave, në mënyrë që të ketë kontakt të mirë dhe të mos ketë humbje energjie (humbje ftohjeje).

    5) Kufizojmë kohën kur e lëmë derën e frigoriferit hapur. Në këtë mënyrë minimizojmë kohën e rikuperimit të temperaturës (humbja e ftohjes, drita e radiatorit) me pasojë uljen e konsumit nga funksionimi i motorit.

    6) Rregullojmë termostatin: a) të sistemit të ftohjes së frigoriferëve dhe ngrirësve në një temperaturë më të lartë, b) të ngrohësit të ujit në temperatura më të ulëta, c) të kondicionit të ajrit (nëse e lëmë hapur) gjatë orëve tona. Gjithashtu, gjatë gjumit mund të ulim temperaturën deri në dy gradë.

    7) Vendosja e pajisjeve shtëpiake (p.sh. frigoriferi, ngrirësi dhe tharësja e rrobave) larg burimeve të ngrohjes.

    8) Lajmë rrobat në lavatriçe në temperaturë të ulët.

    9) Mbyllni pajisjet në modalitet gatishmërie (në gatishmëri).

    10) Kur nuk përdorim oxhakun, oxhaku duhet të mbyllet nga grila e tij.

    11) E mbyllim furrën 10-15 minuta para përfundimit të gatimit, pasi nxehtësia që ekziston mjafton për të përgatitur ushqimin.

    12) Enët e gatimit duhet të përshtaten mirë në kuzhinë.

    13) Sa herë që është e mundur gjatë gatimit, ne përdorim një tenxhere me presion.

    14) E ulim ndriçimin sa më shumë që të jetë e mundur në pajisjet me ekrane (p.sh. PC, TV).

    15) Instalimi i një termostati të programueshëm: Një termostat i programueshëm lejon që temperatura të ndryshme të paracaktohen për periudha të ndryshme të ditës. Në të njëjtën kohë, kursen para, si për kondicioner, ashtu edhe për ngrohje.

    16) Montimi i valvulave termostatike në radiatorë: Ato lejojnë rregullimin automatik të rrjedhës së ujit të nxehtë sipas temperaturës së dëshiruar të çdo dhome veç e veç. Ato vendosen në mënyrë lokale në çdo radiator individualisht dhe rregullojnë në mënyrë progresive rrjedhën e ujit të nxehtë. Kështu, çdo trup ngrohës bëhet i pavarur dhe izolohet automatikisht kur arrihet temperatura e dëshiruar, ndërsa pjesa tjetër e hapësirave që kanë nevojë për ngrohje vazhdojnë të funksionojnë.

    17) Instalimi i sistemit të kompensimit në bojler.

    18) Mirëmbajtja e sistemit të ngrohjes/ftohjes. p.sh. bojler, pompa ngrohëse, kondicionerë.

    19) Montimi i një ngrohësi uji diellor.

    20) Zëvendësimi i pajisjeve me pajisje me efikasitet të lartë të energjisë bazuar në kornizën e etiketimit të energjisë dhe specifikimet EnergyStar.

    21) Ndërrimi i llambave me teknologji led.

    22) Ndërrimi i kornizave ekzistuese me termoizolues të rinj – energjetikë.

    23) Instalimi i sistemit të menaxhimit të energjisë.

  • Dhunoi të bijën se kishte mbetur shtatzënë, babai shkon në mes të natës tek shtëpia e djalit dhe…

    Dhunoi të bijën se kishte mbetur shtatzënë, babai shkon në mes të natës tek shtëpia e djalit dhe…

    Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Albi, korrespondenti nga Vlora, na informon se ditën e djeshme, dy familje janë bërë krushqi në një mënyrë të çuditshme.

    Sipas tij, gjithçka kishte nisur pasi një vajzë kishte mbetur shtatzënë. Kur e mori vesh i ati, jo vetëm që ushtroi dhunë ndaj saj, por shkoi edhe tek shtëpia e personit që e la të bijën e tij me barrë. Në ato momente, të dy baballarët e morën zvarrë djalin dhe e çuan në shtëpinë e vajzës, ku të nesërmen, ai ishte prezantuar si dhëndri i familjes.

    Albi: Kemi një lajm të bukur dhe të çuditshëm Aldo, ku një krushqi ka ndodhur mesnatën e djeshme.

    Aldo: Hë mo?

    Albi: Zakonisht këto bëhen ditën, ose në drekë zakonisht. Por kjo ka ndodhur natën dhe ka ndodhur për faktin se vajza, pasi kishte bërë testin, kishte ngelur pak shtatzënë me një djalë, por që i ati nuk e dinte, vetëm mamaja. Dhe filloi që të shfaqte shenjat e shtatzënisë. Por në momentin që i ati e ka ulur, kanë biseduar dhe kanë marrë vesh që vajza është shtatzënë. Përveçse e ka dhunuar, ka shkuar në mes të natës tek shtëpia e djalit e kanë marrë bashkë me të atin, të dy zvarrë dhe i kanë çuar në shtëpi. Aty pastaj, kanë filluar sqarimin derisa të nesërmen, kur kanë dalë nga shtëpia, ishte prezantuar si dhëndri i shtëpisë.

    Aldo: Domethënë e kanë rrëmbyer djalin?

    Albi: Po, le ta themi rrëmbyer. E kanë marrë me pahir le të themi.

  • Dëbora mbulon zonat malore, temperaturat bien me disa gradë

    Dëbora mbulon zonat malore, temperaturat bien me disa gradë

    Mbrëmja e së premtes dhe orët e para të mëngjesit sollën në vendin tonë reshje të dendura shiu.

    Stuhia polare që preku edhe vendin tonë në zonat e thella malorë në lartësi mbi 1 mijë metra solli reshje në formë dëbore.

    Më e prekur prej tyre është zona juglindore, ku dëbora ka mbërritur deri në fshatrat në afërsi të qytetit të Korçës.

    Në rrugën Boboshticë – Dardhë, nga kilometri i 7 deri në kilometrin 12 trashësia e bores është 6 centimetra.

    Subjektet kontraktore kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur aksin turistik drejt Dardhës, i cili qarkullohet pa probleme.

    Ndërsa në fshatrat e thella malore si Shtyllë, Panarit e Lekas trashësia e borës shkon deri në 20 centimetra.

    Reshjet e dëborës mbuluan edhe një pjesë të mirë të zonës së Kukësit, ku në gjithsesi nuk pati probleme me qarkullimin.

    Në formë dëbore ishin reshjet edhe në zonat malore të Dibrës mbi 1 mijë metra lartësi.

    Pavarësisht se situata metereologjike është përmirësuar në gjithë vendin, reshjet e dëborës që ranë gjatë natës kanë bërë që temperaturat të bien ndjeshëm.

    Sinoptikanët parashikojnë që në orët në vazhdim dhe gjatë të dielës moti të jetë i kthjellët, ku dielli do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit.

    Por kjo do të shoqërohet me një rënie edhe më madhe të temperaturave që në zonat malore do të kapë edhe vlera negative.

  • Po kthehej nga Vlora, si humbi jetën inxhinieri në aksidentin e sotëm në Fier (Emri)

    Po kthehej nga Vlora, si humbi jetën inxhinieri në aksidentin e sotëm në Fier (Emri)

    Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani i Lushnjes ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.

    Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.

    Të afermit e tij pohojnë për ‘Faxnews’, se viktima po kthehej nga Vlora në orët e para të mëngjesit të sotem, në kilometrin e tretë ne aksin rrugor Fier-Lushnjë, teksa duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

    Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.