Category: Lajme

  • “Dosja Nr.55 është hetuar nga Dumani”, Artan Hoxha: Ja për se akuzohet Ilir Meta në aferën 600 milionë euro “CEZ-DIA”

    “Dosja Nr.55 është hetuar nga Dumani”, Artan Hoxha: Ja për se akuzohet Ilir Meta në aferën 600 milionë euro “CEZ-DIA”

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar se për çfarë është duke u hetuar konkretisht Ilir Meta në aferën 600 milionë euro të njohur si “CEZ-DIA”.

    Sipas gazetarit Hoxha, bëhet fjalë për një dosje voluminoze me numër 55 hetimet për të cilën kanë nisur në korrik të 2019-ës dhe është hetuar nga vetë kreu aktual i SPAK, Altin Dumani.

    Sipas gazetarit Hoxha, janë disa episode, në këtë aferë që konsiderohet si më e madhja për dëmin që i ka bërë shtetit shqiptar, por Meta dyshohet për influencën që ka ushtruar në Çeki që kompania e njeriut të tij të afërt Kastriot Ismailaj, të kishte mbledhjen e borxheve të CEZ.

    Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”:

    Dëmi shkon te 600 milionë euro. Është një histori që ka patur edhe komision hetimor parlamentar, dhe në atë kohë u çua materiali në prokurori. Është çështja me dëmin më të madh financiar që i është shkaktuar shtetit shqiptar. Brenda janë të gjitha palët. CEZ pajtoi një kompani shqiptare për të mbledhur borxhet që është DIA, dhe pjesa e tretë është momenti kur është rinegociuar nga qeveria shqiptare, Edi Rama-Meta. Në rastin kur është rinegociuar që kompania çeke të hiqte dorë nga arbitrazhi dhe Shqipëria të rimerte kompaninë e shpërndarjes që është tani OSHEE.

    Deri tani i vetmi i gjykuar në këtë histori është pronari i DIA, Kastriot Ismailaj, i cili bëri 10 vite burg dhe iu sekuestruan 5 milionë euro. Ai rezulton njeri i afërt me zotin Meta që para kësaj çështjeje. Kjo çështje është hetuar disa herë dhe është mbyllur.

    Kallëzimi i parë për CEZ-DIA është bërë kundër Sali Berishës dhe Genc Rulit, është pushuar, kallëzimi për të cilin Meta është sot, është dosja nr/55 e ndjekur direkt nga zoti Dumani, ka filluar në Korrik të vitit 2019 është hetuar nga zoti Dumani vetë. Dhe unë në cilësinë e personit që ka dijeni kam shkuar. Në këtë dosje Ilir Meta është akuzuar se në vitin 2009 ka ndikuar përmes ambasadorit tonë në Pragë, në këtë situatë, Meta akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin e tij për të shfrytëzuar kompaninë çeke CEZ që mbledhjen e borxheve ta bënte DIA, me pronar Kastriot Ismailajn. Ky i fundit ka marrë 1.5 milionë euro pa u firmosur ende marrëveshja. Prokuroria ka filmime, dëshmi, prova, udhëtime të Metës me Ismailajn. Është ndryshuar çmimi i energjisë elektrike, është ulur me 30%, këtu është një 3 milionsh që ka dalë për ryshfet. Pjesa tjetër bëhet fjalë për 6.8 milionë euro që janë marrë “cash” me valixhe.

    Është Elvis Mata ai që është kërcënuar dhe është detyruar të ikte nga Shqipëria. Mata dhe ish-drejtori i CEZ Joseph Hejsek kanë dëshmuar në Vjenë. Në dëshminë që jep Elvis Mata, ai shpjegon me detaje se si janë bërë pagesat. Nga paratë e DIA-s kemi paguar lekë për zgjedhjet. Unë kam dorëzuar edhe dëshminë e Elvis Matës.

    Janë edhe dy biznesmenë, njerëz të afërt të zotit Meta, që i kanë thirrur në prokurori dhe u kanë marrë celularët.

  • Bie avioni, zhduken dy persona pranë ishullit të Kretës

    Bie avioni, zhduken dy persona pranë ishullit të Kretës

    Një aeroplan me dy vende është rrëzuar në det dhe dy persona rezultojnë të zhdukur.

    Mediat e huaja raportojnë se rënia ka ndodhur shumë pranë bregut, në zonën detare të Malemes. Autoritetet janë njoftuar nga dëshmitarët, të cilat nisën një operacion i gjerë është duke u zhvilluar.

    Sipas informacioneve, avioni ishte nisur nga Kopaida, me destinacion Chania, për të marrë pjesë në një demonstrim të organizuar nga Aeroclub of Chania gjatë fundjavës.

    Roja Bregdetare bëri me dije se koordinimi i hetimeve është ndërmarrë nga Qendra Uniforme Koordinuese për Kërkim Shpëtim (EKSED), ndërsa 1 skaf i rojes bregdetare, një helikopter i marinës, 2 anije turistike dhe 2 anije peshkimi janë përfshirë në operacionin e kërkimit në Plazhin Perëndimor të Malemes.

    Sipas informacioneve, autoritetet po përpiqen të lokalizojnë dy personat që ndodheshin në avion. Në vend po fryjnë erëra me intensitet 2 Bofort.

  • “Shkoni në ferr, Hitleri kishte të drejtë për ju hebrenjtë”, postimi i mësueses që tronditi Italinë

    “Shkoni në ferr, Hitleri kishte të drejtë për ju hebrenjtë”, postimi i mësueses që tronditi Italinë

    Një skandal ka shpërthyer në Itali, pasi në një story në Instagram, një mësuese nga zona e Trevisos shkruante: “Shkoni në ferr, Hitleri kishte të drejtë për ju hebrenjtë”.

    Postimi qëndroi vetëm për një kohë të shkurtër dhe më pas u fshi nga profili i mësueses së shkollës H-Farm di Roncade, por ajo rrezikon ndëshkimin me masë disiplinore.

    Kjo pasi, videoja u zbulua nga një studente e cila e ruajti në celular dhe ua tregoi prindërve. Prej këtu “screenshot-i” u përhap përmes telefonave në familjet e studentëve të tjerë.

    Mësuesja e matematikës, Hanane Hammoud, pranoi postimin para bordit të administratorëve të shkollës, duke pretenduar se e kishte bërë këtë në një moment shqetësimi psikologjik.

    Sot në mëngjes mësuesja u takua me studentët për të dhënë shpjegimet e saj dhe për të kërkuar falje, duke thënë se është “e shkatërruar” nga ajo që po ndodh për shkak të gjuhës së urrejtjes kundër Izraelit.

    Mësuesja ka lindur në Liban, ku mori një diplomë në shkenca dhe më pas u specializua në matematikë në Universitetin Amerikan të Dubait.

    Ajo u mëson matematikë nxënësve të shkollave të mesme të shumë kombësive, të përfshirë shpesh nga vetë kampusi në diskutime mbi çështjet aktuale të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me çështjen palestineze, por edhe me konfliktin në Ukrainë.

  • Aksident me vdekje në vend, detajet e para

    Aksident me vdekje në vend, detajet e para

    Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet është përplasur me një ciklomotor.

    Një person ndërruar jetë në vendngjarje.

    Drejtuesja e automjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

  • Politikani italian: Emigrantët do ngurrojnë të nisen kur të mësojnë se do i dërgojmë në Shqipëri

    Politikani italian: Emigrantët do ngurrojnë të nisen kur të mësojnë se do i dërgojmë në Shqipëri

    Politikani italian Giulio Tremonti thotë se marrëveshja mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit për të sjellë në Shqipëri mijëra emigrantë ilegalë nga Afrika dhe Lindja e Mesme do të ketë efekt.

    Sipas tij, emigrantët do të ngurrojnë kur të mësojnë se kanë paguar para për të shkuar në Itali, por po i dërgojnë në Shqipëri.

    Ai gjithashtu tha se vendet evropiane duhet të marrin masa për t’i ndihmuar emigrantët në vendet e tyre të origjinës, më pas të bllokohen dhe ndalohen.

    “Është një problem që ndihet nga të gjithë. Besoj se dy gjëra janë të drejta: së pari t’i ndihmojmë në shtëpi, pastaj aktivitetet e bllokimit dhe paraburgimit. Kjo marrëveshje ka një efekt: ata që paguajnë për të ardhur në Itali e dinë që nuk vijnë në Itali, por shkojnë në Shqipëri.

    Aleancat midis vendeve janë thelbësore: thjesht fakti që vendet e tjera kërkojnë aleanca jashtë kufijve të tyre është mënyra e duhur”, tha ish-ministri i Financave të Italisë.

  • Hetuesi italian bën deklaratën e fortë: Emigracioni e trafiku i qenieve njerëzore, biznesi kryesor i mafies shqiptare

    Hetuesi italian bën deklaratën e fortë: Emigracioni e trafiku i qenieve njerëzore, biznesi kryesor i mafies shqiptare

    Kryeprokurori i antimafias së Napolit Nicola Gratteri, ka deklaruar se mafia shqiptare është e dyta në Evropë, pas Ndranghetas.

    Sipas raporteve të antimafias italiane, deklaroi ai, emigracioni klandestin, trafiku i qenieve njerëzore janë nga bizneset kryesore të mafies shqiptare.

    “Duhet të kuptojmë se çfarë do bëhet me këtë marrëveshje e nuk mund të parashikojmë se çdo të ndodh. Mafia shqiptare është mjaft e fortë, është në joint venture me Ndranghetas në pyllin e Amazonias për të blerë kokainë me shumicë, që bën pakt me maqedonasit për të transportuar drogën, është një mafia mjaft e fortë në Evropën Veriore, është një mafia e fortë brenda Shqipërisë, se Shqipëria është një vend përgjithësisht i korruptuar dhe mjaft i dobët nga ky këndvështrim në planin gjyqësorë. Prania e Italisë në Shqipëri nuk është një gjë e re sot, por ka mbi 10 vite që helikopterët e Guardia di Finanza mbikëqyren territorin shqiptar për të zbuluar plantacionet e marijuanës,” thotë Gratteri.

    “Problemi i emigracionit duhet të gjej zgjidhje nga vendet nga ku nisen, nga jugu i Saharës, Shërbimet sekrete e të inteligjencës që merren me sigurinë jashtë vendit duhet të shkojnë atje e të hetojnë se kush i organizon këto udhëtime emigrantësh klandestinë,” tha Gratteri gjatë një intervistë dhënë për kanalin televiziv La7.

  • Tjetër aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë/ Raportohet për disa të plagosur

    Tjetër aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë/ Raportohet për disa të plagosur

    Një tjetër aksident i rëndë raporothet se ka ndodhur pasditen e sotme pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes, teksa raportohet për disa të plagosur. Ndërkohë, si pasojë e ngjajres, në këtë aks është krijuar trafik i rënduar.

    Kujtojmë se një ditë më parë, në të njëjtin vend, ndërroi jetë 29-vjeçari Arjon Shanaj, student i akademisë së sigurisë, pasi u aksdientua me makinën e tij.

    Shanaj po lëvizte me shpejtësi me makinën e tij “Minicuper” në autostradën nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit. Më pas ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

    Ai është përplasur fillimisht me pjesën metalike në të djathtë të rrugës, sapo nis ngjitja e mbikalimit dhe pastaj ka përfunduar deri te trafikndarësja, ku ka goditur një automjet tjetër që drejtohej nga Ylli Rama. Ky i fundit mësohet se fillimisht është ndaluar për ndihmë mjekësore, pasi është gjetur në vendin e ngjarjes, por më pas është lënë i lirë, pasi nuk ishte i përfshirë në aksident. Ndërkohë i riu ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

  • Revoltohet Sonila Meço: Kemi kapur fundin, këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin

    Revoltohet Sonila Meço: Kemi kapur fundin, këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin

    Sonila Meço është revoltuar pas rastit të dhunimit të vajzës 3-vjeçare nga edukatorja.

    Ajo shkruan se kemi kapur fundin dhe se këto gjëra vetëm në Shqipëri ndodhin.

    “Kam ngecur tek kërcitja e tmerrshme e kockës së njomë të një vogëlusheje 3 vjeçare…
    U thye edhe ashti i fundit i njerzillëkut të shoqërisë, eshtra bazike e ekzistencës, kufiri i fundëm i tolerancës, skaji i epërm i durimit të një shoqërie, që është tkurrur në mbijetesë shpirtërore e kulturore.

    I gjithë zinxhiri garantues, mbrojtës, sigurues, ushqyes e kultivues i njeriut për njeriun, i shtetit për qytetarin, i ministrisë për institicionin arsimor, i edukatores për fëmijën, i doktorit për pacientin, i policit për të pambrojturin, i shoqërisë për familjen, i drejtësisë për viktimën, i të rriturit për të voglin, i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut, i politikës për taksapaguesin, i biznesit për klientin, i shpirtit për shpirtin është shpërbërë e shkërmoqur si të ishim tribalë, të humbur e të harruar civilizimi.

    Dhe Jo! Nuk ndodh kudo në botë dhe Po, veç në filma mund të haset skenari i një fantazie patologjike të fshehjes së një krimi mbi pafajësinë e dlirë të një fëmije nga të gjitha institucionet.

    Se mirë u çmend edukatorja, pas saj koleget, pas tyre drejtoresha, pas saj ministria, më pas mjeku, pas tij polici, edhe më pas tij oficeri i policisë gjyqësore, tej më pas tij gjykata….por nëse janë çmendur këta, dyshoni më se jemi të shëndetshëm mendërisht ne të tjerët?

    Po si mund të prodhojë një zinxhir kaq të përsosur kriminal një shoqëri e tërë, që peshon me qesëndi kalbjen e vet mbi ashtin e njomë të një fëmije, teksa këndon e lumtur, nga vendi ku duhej të qe më e mbrojtur se kurrë?

    A e kuptoni, që kemi kapur fundin”, shkruan ajo.

  • “Nuk e kanë vrarë prej meje…”, flet e dashura e shqiptarit që u ekzekutua në Itali

    “Nuk e kanë vrarë prej meje…”, flet e dashura e shqiptarit që u ekzekutua në Itali

    “Plumbi është i kalibrit 22. Një e shtënë e vetme në kokë, në pjesën e djathtë të kafkës mbi vesh. Nuk mund të shtoj asgjë tjetër”, kaq tha Prokuroria e Cuneos për vrasjen e Klaudio Myrtaj, 34 vjeç. Qitësi nuk vrau, por e la në agoni dhe më pas u zhduk. Detaji i parë të bën të mendosh se vrasësi nuk ishte profesionist. I dyti detaj që kuptohet është se viktima ishte më i shpërqendruar se zakonisht kur pa vrasësin, që ndoshta e njihte. Hetimet vazhdojnë. Kush e kreu vrasjen?

    Partnerja e tij e ka kundërshtuar kategorikisht përfshirjen në ngjarje.

    “Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, kishim disa debate si në çdo çift. Ishte një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe goditur me grusht në dy raste me burra të tjerë, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëzit që i shihja. Askush nuk e ka vrarë për mua. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij. Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte.

    Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës. Domethënë një orë para vrasjes. Kur më telefonuan, mendova aksident, pastaj më shpjeguan se çfarë kishte ndodhur. Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Duam drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta”, rrëfeu ajo për “La Stampa”.

    Për këtë ngjarje, ka folur për “La Stampa” dhe motra e viktimës, Desara Myrtaj. Ajo tha se është e shokuar nga ngjarja, duke shtuar se i vëllai nuk kishte shprehur shqetësime kohët e fundit.

    “Jam e shokuar. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë gjendej pranë meje. Ai ishte një djalë i mbarë, ai mbaroi universitetin dhe kishte një master në marrëdhënie me publikun. Klaudio punoi në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por na duheshin para.

    Ai kontaktoi kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Por na vjen ky lajm i tmerrshëm. Më lajmëruan kushërinjtë e mi. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë shqetësim, madje as kushërinjve të tij nuk u kishte thënë se mund të kishte probleme. Ishte njeri i sjellshëm dhe korrekt dhe nuk mund të lëndonte askënd.

    Nuk gjej logjikë që ngjarja të jetë krim pasioni. Ne kemi besim te drejtësia italiane, se do ta zbardhë këtë ngjarje. Mamaja është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë trupin e Klaudios në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën”, tha motra e 34-vjeçarit.

    Klaudio Myrtaj po punonte si çdo ditë në zdrukthtari, kur u vra papritur me plumb në kokë, nga persona ende të paidentifikuar. Ai kishte dy vite që kishte mbërritur në Itali.

  • Po ju ndjek fati i keq hap pas hapi? Eksperti ‘fajëson’ këtë bimë në shtëpinë tuaj

    Po ju ndjek fati i keq hap pas hapi? Eksperti ‘fajëson’ këtë bimë në shtëpinë tuaj

    Sipas Feng Shui, disa gjëra nuk duhen mbajtur në shtëpi për shkak të besimit se ato tërheqin energji të keqe dhe në këtë mënyrë pengojnë përparimin e atyre që jetojnë aty. Ky art i lashtë kinez i rregullimit të hapësirës është gjithmonë në harmoni me natyrën dhe kjo ka një rëndësi të madhe nëse doni të ecni përpara në punë dhe të jeni me fat në dashuri.

    Ajo që nuk lejohet veçanërisht të mbahet në shtëpi janë lulet e thata. Shumë e përdorin si dekor në mungesë të kohës, sepse nuk kërkon përkushtim dhe kujdes, por nëse keni lule të thata në shtëpi, hidhini menjëherë.

    Bimët në shtëpi simbolizojnë rritjen dhe përparimin e familjes, ndërsa lulet e thata janë krejtësisht e kundërta. Përfaqësojnë energji të ndenjur që ju ngadalëson në gjithçka. Nëse mbani lule të tilla, ndoshta vuani nga dashuritë e dikurshme, jeni të pafat në atë fushë të jetës, jeni vazhdimisht të lodhur, asgjë nuk ju shkon në punë.

    Hidhni lulet e thara dhe blini një bimë në vazo, sepse një bimë e gjallë simbolizon rritjen. Ujiteni rregullisht dhe kujdesuni për të dhe do t’jua kthejë vëmendjen tek gjërat më të rëndësishme. Nëse bimët tuaja të brendshme po thahen, sipas Feng Shui, konsiderohet se ndoshta e keni të vështirë të ngriheni në mëngjes, nuk keni rezultate të mira në punë, jeni gjithmonë të lodhur. Pra, kushtojini më shumë vëmendje bimëve, rikuperoni ato dhe lumturia do të kthehet në jetën tuaj.