Category: Lajme

  • Krim në familje/ Vdes 31-vjeçarja shqiptare në Itali, u mbyt nga bashkëshorti

    Krim në familje/ Vdes 31-vjeçarja shqiptare në Itali, u mbyt nga bashkëshorti

    Një 31-vjeçare shqiptare në Itali ka humbur jetën pasi u vra nga bashkëshorti i saj. Viktima është Etleva Bodi 31 vjeç.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savona. Mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, mes çiftit të bashkëshortëve pati një konflikt në dhomën e tyre të gjumit, që sipas mediave italiane, burri i quajtur Selami Bodi 41 vjeç mbyti me duar 31-vjeçaren. Kjo e fundit ra në tokë pa ndjenja. Ka qenë vetë bashkëshorti që lajmëroi ambulancën.

    Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u munduan ta mbanin në jetë. Por fatkeqësisht, Etleva Bodi ndërroi jetë në spital mbrëmjen e së dielës (29 Tetor). 31-vjeçarja qëndroi në koma për rreth 48 orë.

    DINAMIKA

    Bashkëshorti i viktimës, Selami Bodi, punëtor ndërtimi, është arrestuar nga policia italiane. Sipas hetimeve paraprake, çifti kishte debatuar në banesën e tyre. Më pas, Etleva ishte mbyllur në dhomë dhe kishte folur në telefon me një person të njohur të saj, por nuk dihet se me kë.

    Bashkëshorti, i cili e kishte dëgjuar që po fliste në telefon, hyri në dhomë dhe e kapi për fyti me duar. Ai e lëshoi 31-vjeçaren vetëm kur ajo u rrëzua pa ndjenja.

    Selami Bodi 41 vjeç akuzohet për vrasje. Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe ndaj tij nuk ka patur kallëzime për dhunë në familje. Por 41-vjeçari pranoi në polici se javët e fundit debatet mes tij dhe bashkëshortes ishin shtuar.

    Çifti Bodi janë prindër të 4 fëmijëve. Krimi i rëndë ndodhi teksa fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomat e tjera të gjumit. Aktualisht për të miturit po kujdeset xhaxhai.

  • “Të gjitha shtatzënitë i planifikuam”, 33-vjeçarja me 7 fëmijë: Shtoni familjen!

    “Të gjitha shtatzënitë i planifikuam”, 33-vjeçarja me 7 fëmijë: Shtoni familjen!

    Neta Deda, është nënë e 7 fëmijëve dhe së fundmi ka folur për familjen e saj të madhe.
    Neta është bërë nënë e një vajze me emrin Hana dhe shprehet se të jesh në një familje të madhe është një lumturi e papërshkrueshme, të cilën ua sugjeron të gjithë prindërve.
    Ajo u shpreh për “Euronews” se prindërit do ishte mirë të mos i linin fëmijët të vetëm, por tu bënin motra e vëllezër.

    “Ndodh shpesh me kalamajtë që janë nëpër shkolla t’i pyesin se si ndiheni në familjen tuaj. Është një lumturi pa fund të rritesh mes një familje të madhe. Unë do ia uroja çdo prindi që minimumi mos t’i lënë fëmijët vetëm. Mos të ngelen me një apo me dy fëmijë”, tha ajo.
    Më tej shtoi se të gjitha shtatzënitë e saj kanë qenë të planifikuara.

    “Asnjë nga 7 shtatzënitë e mia nuk ka qenë e papritur. Ne gjithnjë kemi dashur të kemi një familje të madhe dhe nuk është se na ka ardhur surprizë lajmi. Për momentin po rrimë te ky numër po nuk e dimë”, tha ajo.E pyetur se si ishte të menaxhonte 6 fëmijët gjatë shtatzënisë, nëna e shtatë fëmijëve u përgjigj se tashmë ishte mësuar.

    “Po fillon e mësohesh me numrin, bën 1,2, 3 pastaj mësohesh, është më e lehtë. Fëmijët janë të mrekullueshëm, nuk e ndien shumë lodhjen. Emocioni është njësoj si me fëmijën e parë edhe me të shtatin. Të gjithë u gëzuan se janë mësuar çdo 1 vit e gjysmë, dy u vjen një anëtar i ri në familje”, tha ajo./albeu.com

  • 6 vite pa Adelajdën, miqtë e ngushtë kujtojnë ish-banoren e BB me dedikimet rrëqethës

    6 vite pa Adelajdën, miqtë e ngushtë kujtojnë ish-banoren e BB me dedikimet rrëqethës

    6 vite më parë, gazetarja dhe ish- banorja e Big Brother Albania, Adelajda Xhamani u nda nga jeta.

    Ishte një lajm tragjik ai i mëngjesit të datës 29 tetor 2017, kur të gjitha mediat flisnin për vdekjen në mënyrë të befasishme të 31 vjeçares atë kohë.

    Sado që vitet kalojnë kjo mbetet një dhimbje e madhe për familjarët e saj dhe për dy miqtë e ngushtë të Adelës.

    E kemi fjalën për Eraldo Rexhon, Isida Mollaymerin dhe Iva Kalemin, të cilët të dy e kanë kujtuar të ndjerën me nga një postim në Instagram.

  • Sherri tek Kepi i Rodonit/ Mark Frroku tha se ishte përfaqësues, Kisha Katolike e përgënjeshtron

    Sherri tek Kepi i Rodonit/ Mark Frroku tha se ishte përfaqësues, Kisha Katolike e përgënjeshtron

    Një sherr pronësie ka agravuar deri në përdorimin e armës një ditë më parë në zonën e Kepit të Rodonit. Në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij, i cili është dhe arrestuar.

    Si pasojë policia ka vënë në pranga 8 persona që janë përfshirë në konflikt, mes tyre edhe Frroku.Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonja Ana Shtjefni, i ka bërë me dije se personat që kanë pretenduar se janë përfaqësues të Kishës, nuk janë të tillë.

    Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

  • Konflikti për pronën tek ‘Kepi i Rodonit’, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

    Konflikti për pronën tek ‘Kepi i Rodonit’, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

    Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar nga policia e Durrësit, pas hetimeve për përplasjen që ndodhi ditën e djeshme mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës lidhur me pretendimit për pronësinë e tokës në zonës bregdetare.

    Ish-deputeti Frroku ka qene i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe bashkë me të janë ngritur akuza edhe ndaj disa personave të tjerë.

    Ditën e djeshme në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., Mark Frroku., M. L. dhe P. D.

    Sipas asaj që njoftoi policia konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.
    Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

    Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Shqiptari vret gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve(EMRAT)

    Shqiptari vret gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve(EMRAT)

    Një ngjarje e rëndë u raportuar dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati.

    Pasi pa seriozitetin e situatës ai lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.
    Por mediet italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31 vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

    31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

    Selami Bodi, 41 vjeç është bashkëshorti i të ndjerës.

    Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.

    Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.

    I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.

    Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

    Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

    Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim./

  • Paralajmërimi i fundit? Izraeli bën apelin urgjent drejt palestinezëve në Gaza

    Paralajmërimi i fundit? Izraeli bën apelin urgjent drejt palestinezëve në Gaza

    Ushtria e Izraelit tha sot se thirrjet e saj drejtuar palestinezëve në Rripin e Gazës për t’u evakuuar drejt jugut, larg fokusit kryesor të luftës kundër Hamasit, tani janë urgjente.

    “Për dy javët e fundit, ne u kemi bërë thirrje banorëve të Rripit të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të lëvizin përkohësisht në jug. Lëvizja në jug është për sigurinë e tyre,” tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.

    “Sot theksojmë se kjo është një thirrje urgjente”, tha ai në një konferencë televizive.

    Hagari shtoi se numri i personave të konfirmuar si pengje në Gaza që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor ishte rritur në 239.

  • Orët e fundit të Matthew Perry, çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit të ‘Friends’

    Orët e fundit të Matthew Perry, çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit të ‘Friends’

    Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin televiziv Friends, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Ai lindi në Massachusetts në vitin 1969 dhe u rrit në Otava, Kanada, ku ndoqi shkollën fillore me Justin Trudeau, i cili më vonë u bë kryeministër kanadez.

    Shumë medikamente të marra me recetë janë gjetur në shtëpinë e aktorit Matthew Perry pas vdekjes së tij. Lajmin e japin mediat amerikane që citojnë burime të forcave të zbatimit të ligjit. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë drogë të paligjshme në vendin e vdekjes së Perry, por kishte shumë ilaçe. Aktori i njohur i “Friends” merrte anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrje, tha policia për portalin TMZ.

    Sëmundjet pulmonare thuhet se kishin ardhur për shkak se ai ishte prej kohësh duhanpirës. Mjeku ligjor i kontesë së Los Anxhelosit tha se do të kryhet një testim toksikologjik për të përcaktuar nëse ai ka ndonjë ilaç në sistemin e tij trupor, por për marrjen e përgjigjeve mund të duhen muaj.

    Perry u gjet i vdekur në xhakuzin e tij të shtunën, ku besohet se është mbytur. Burime nga forcat e rendit bënë me dije se ata u thirrën nga një telefonatë për një arrest kardiak. Mediat zbuluan se përpara tragjedisë, Perry ishte kthyer në shtëpi pas një loje 2-orëshe me top (pickleball).

    Ai dërgoi ndihmësin e tij për një detyrë pak pas kthimit në banesë. Pickleball është një lojë me raketa që luhet në një fushë sa e katërta e madhësisë së një fushë tenisi dhe me një rrjetë më të ulët. Loja është popullarizuar pasi një numër i madh i të famshmëve të Hollivudit filluan ta promovojnë atë gjatë karantinës së Covid.

    Ndihmësi i tij thuhet se është kthyer rreth 2 orë më vonë, ku zbuloi se Perry nuk reagonte ndaj kontaktoi shërbimet e urgjencës. “The Sun” shkruan se thirrja në urgjencë u bë rreth orës 16:00 dhe hetuesit kaluan orë të tëra në shtëpi. Një fqinj, 17-vjeçar tha për The Sun se ai dhe vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël kishin mbetur të shokuar nga ajo që panë në oborrin e Matthew derisa mbërriti policia.

    Rrëfimi i fqinjit

    “Isha në shtëpi kur u shfaq ambulanca dhe pashë jashtë. Isha gati të shkoja në shtëpinë e mikut tim. Ata ishin jashtë derës së fqinjit tim. Nuk e mendova shumë në atë kohë derisa mbërriti policia. Ishte shumë shqetësuese dhe shumë e trishtueshme pas gjithë atyre viteve… nga ajo që ai ka kaluar, varësitë e tij dhe çfarëdo. Pashë gjithçka. Ndihem keq për vëllezërit e motrat e mia më të vogla. Isha shumë i trishtuar.

    E prisja këtë në njëfarë kuptimi, por nuk e prisja që të ishte kaq shpejt. Ai nuk kishte jetuar atje gjatë. E kam takuar një herë. Ai ishte shumë miqësor, më miqësor nga sa mendoja. Djalë shumë i mirë, i vërtetë. Gjithmonë e kam kërkuar Matthew dhe ai është ndoshta një nga aktorët e mi të preferuar të të gjitha kohërave. Ai bëri batutat më qesharake në serial”, tha fqinji i ri.

    Perry jetonte në shtëpinë pranë plazhit pasi shiti apartamentin e tij miliona dollarësh. Fqinjët thanë se ai kaloi muaj duke rimodeluar pishinën dhe oborrin e shtëpisë duke ndjerë se ky ishte vendi ku ai mund të kalonte vitet e tij të pensionit.

    “Puna ishte e zhurmshme dhe vazhdoi për javë të tëra. Unë mendoj se ai ishte i mërzitur me kontraktorin e tij që zgjati kaq shumë. Zhurma u ndal vetëm rreth një javë më parë dhe të mendosh se ai mezi e ka shijuar pishinën. Tani ai nuk është më. Është një trishtim i pabesueshëm”, tha fqinji.

    Aktori u pa për herë të fundit në një restorant të quajtur “The Apple Pan “në Los Angeles. Ai dukej i dëshpëruar, pavarësisht se ishte jashtë me miqtë. Postimi i fundit i Perry në Instagram e tregonte gjithashtu atë duke shijuar një zhytje në atë që dukej të ishte një xhakuzi. Në mbishkrim shkruhej: “Oh, kështu uji i ngrohtë që vërtitet përreth të bën të ndiheni mirë? Unë jam Mattman”.

    Jeta personale

    Para vdekjes së tij, Perry besohej të ishte beqar. Në dhjetor 2019, The Sun zbuloi se ai ishte i lidhur me Molly Hurwitz. Perry e konfirmoi për People në 2020: “Vendosa të fejohem”. Marrëdhënia mes tyre përfundoi pak më vonë. Më pas u fol edhe për lidhjen e tij me Julia Roberts kur kjo pati një rol në “Friends”. Thuhet se lidhja e tyre zgjati nga 1995 deri në vitin 1996.

    Më pas ai pati romanca me disa emra të Hollivudit si Yasmine Bleeth, Neve Campbell dhe Maeve Quinlan. Matthew takohej edhe me Lauren Graham, në 2003. Më pas Matthew dhe Rachel Dunn dukej se po shkonin drejt martesës gjatë romancës së tyre 2-vjeçare nga viti 2003 deri në 2005. Matthew filloi të takohej edhe me Lizzy Caplan.

    Varësia nga ilaçet dhe alkooli

    Aktori Perry ishte i hapur me publikun lidhur me betejën e tij me varësinë tek ilaçet dhe alkooli. Në vitin 2022 ai publikoi një libër me kujtime të cilin e fillonte me këtë fjali: “Quhem Matthew, megjithëse ju mund të më njihni me një tjetër emër. Miqtë më thërrasin Matty. Dhe unë duhet të kisha vdekur”.

    Seriali ‘Friends’ u shfaq nga viti 1994 deri në vitin 2004, duke fituar një çmim Emmy për serialin më të mirë në zhanrin e komedisë në vitin 2002. Gjashtë aktorët formuan një miqësi shumë të rrallë për sezonet e mëvonshme duke siguruar pagesën prej 1 milion dollarësh secili për episod.

    Duke folur për skenarin e serialit në librin “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing” (Miqtë, të dashuruarit dhe gjëja e tmerrshme e madhe) zoti Perry shkruante se: “Ishte sikur dikush të më kishte ndjekur për një vit, duke më vjedhur batutat, kopjuar sjelljet e mia, fotokopjuar këndvështrimin tim skeptik por të mprehtë për jetën. Në veçanti më ra në sy një personazh, nuk ishte se mendova se mund ta luaja Chandler-in, Unë ‘isha’ Chandler”.

    Për publikun, në atë kohë ishe e panjohur beteja që Perry kishte me varësinë dhe dëshira e tij e fortë për të kënaqur shikuesit. Ai shkruante në librin me kujtime se sa i dashuruar ishte me skenarin, aktorët e tjerë në serialin e famshëm dhe betejën e tij me varësinë, për të cilën shkruante: “më shtoi ndjenjën e turpit”. “Unë kisha një sekret dhe askush nuk mund ta dinte”.

    “Ndihesha sikur do të vdisja nëse audienca që ndiqte filmimet në skenë nuk do të qeshte, me siguri kjo nuk është e shëndetshme. Në disa raste kur thoja pjesën time dhe publiku nuk qeshte, unë djersitesha dhe humbja kontrollin e gjymtyrëve”, shkruante zoti Perry.

    Një mori personazhesh televizivë, aktorë dhe ish-kolegë kanë shkruar në rrjetet sociale për të nderuar aktorin e talentuar.

  • Lorik Cana telefonon Edi Ramën në emision: I rashë pa dashje! Ja reagimi i kryeministrit

    Lorik Cana telefonon Edi Ramën në emision: I rashë pa dashje! Ja reagimi i kryeministrit

    Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka telefonuar live në emision kryeministrin Edi Rama.

    Cana ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, me vellezërit Donald dhe Romeo Veshaj dhe kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte.

    Loja ishte që ish lojtari i Kombëtares duhet të telefononte kreun e qeverisë dhe t’i thoshte “të rashë pa dashje”.

    I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!

    Rama mori edhe një ftesë nga dy vëllezërit për të qenë i pranishëm në emision, por kryeministri iu përgjigj me batuta Donaldit, duke i thene “ti martohu njehere pastaj”.

    Bashkëbisedimi

    Cana: Kryeministër, më fal se i rashë padashje.

    Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?

    Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.

    Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.

    Rama: Kjo do dale ne emision?

    Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit.

    Rama: Ti ma more nderin pa ma kërkuar, sepse nuk telefonove me thënë si je.

    Cana: Kur ma japin një sfidë dhe e jap fjalën që e bëj, jam i detyruar ta bëj.

    Rama: Bashkë me ata të lodhurit e Vlorës aty…

    Donaldi: Loriku, me Donaldin po flet, nuk të kërkon ndere as s’ka kërkesa për ty.

    Rama: Nuk ka nevojë ta saktësosh se njësoj jeni ju. Shyqyr që njëri u martua të paktën.

    Donaldi: Faleminderit, jeni i ftuar në dasmë. Duam të bëjmë një ftesë tani për emision live.

    Rama: Ti martohu njëherë pastaj flasim.

    Donaldi: Nuk po ju mbajmë më gjatë se e dimë që keni shumë punë.

    Rama: Nuk janë të gjithë papunë si ti me Lorikun.

  • “Po dhunohet …”, çfarë ndodhi në emision LIVE, Ardit Gjebrea largohet nga studio (Video)

    “Po dhunohet …”, çfarë ndodhi në emision LIVE, Ardit Gjebrea largohet nga studio (Video)

    Bashkëshorti i Anxhelës ndodhet në arrest shtëpie për shkak të një denoncimi nga kunati i tij.

    Sipas ngjarjes që u shpjegua në “Shihemi në Gjyq”, Sulejman Pajaziti ka mbërritur në shtëpinë e Anxhelës për të marrë të bijën 13-vjeçare pas largimit të bashkëshortes, Sulltanës.

    I shoqëruar nga i biri, ai ka mësyrë shtëpinë dhe ka dhunuar kunatin por në denoncimin e kryer në policinë e Kamzës e ka paraqitur ndryshe ngjarjen.

    Sulejmani e ka akuzuar kunatin se po dhunonte vjehrrin dhe se ai kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

    Eni Çobani bën me dije publikun e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se vjehrri i Anxhelës ndodhet jashtë studios.

    Sapo dëgjon këtë, moderatori Ardit Gjebrea, largohet vetëm për t’u kthyer pas pak minutash me një kërkesë për ndërmjetësen.

    Ardit Gjebrea: Ajo që unë do të doja të thoja, është që do t’ju lutesha që t’i shkonit kësaj çështjeje deri në fund. Jua kërkoj këtë për një motiv sepse unë fola me zotin Maliq dhe ai tha që unë kam shkuar në polici, e kam bërë denoncimin dhe ata nuk ma kanë marrë parasysh.

    Pra, unë, ne vetëm këtu po dëgjojmë, kjo gjë nuk është bërë, unë po e them me përgjegjësi sepse ma tha mua dhe mund t’jua thotë dhe juve dhe nëse është e vërtetë duhet identifikuar personi në policinë e Kamzës i cili është bërë denoncimi dhe e ka shkruar apo jo. Pra, nuk dua të akuzoj askënd, duhen bërë verifikime dhe në raste shkeljesh duhen marrë masa./tvklan.al