Category: Lajme

  • Pendohet Elio Bitri! I dyshuari për vrasjen e Arjan Spahisë do rrëfejë gjithçka para prokurorëve belgë

    Pendohet Elio Bitri! I dyshuari për vrasjen e Arjan Spahisë do rrëfejë gjithçka para prokurorëve belgë

    Eljo Bitri, një nga të kërkuarit e dosjes “Plumbi i artë” që u arrestua në dhjetor 2022 në qytetin Leiden të Hollandës, mësohet se i është shtuar listës së personave të penduar të SPAK-ut dhe prokurorisë Belge.

    Prej 11 muaj me rradhë ai qëndron në burg, ndërsa të dyja prokuroritë kërkojnë ekstradimin e Bitrit, pasi në Shqipëri akuzohet si pjesëmarës në 7 ngjarje të rënda kriminale.

    Ndërsa në Belgjikë, Bitri akuzohet si pjesëmarës në vrasjes e Arjan Spahisë në qytetin e Molenbeek, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

    Së fundmi është mësuar se Eljo Bitri, ka pranuar të flasë për llogari të prokurorëve Belgë, të cilët e akuzojnë Bitrin dhe djalin e tezes së tij, Elton Roçi që në Elbasan njihet me nofkën “Fat Katnari”.

    Në Belgjikë ndaj Bitrit dhe Roçit është ngritur akuza zyrtare e vrasjes së Arjan Spahiut. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Mikael Qosja, i cili ndodhet në Dubai.

    Dëshmia e Bitrit mund ti dërgohet me letërporosi dhe autoriteteve Shqiptare ose prokurorë të posaçëm të SPAK, pritet të udhëtojnë drejt Hollandës, për të marë në pyetje Eljo Bitrin që njihet ndryshe dhe me emrin Bledar Debrova.

    Eljo Bitri, në muajin Maj 2022 u shpall në kërkim gjatë operacionit “Plumbi i artë”, pasi emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Anxhelo Avdisë, Dorjan Shkozës dhe disa tentative vrasje të tjera e deri tek shkatërimi i pronës me eksploziv.

    Njëherësh Bitri, sipas rrëfimit të Dumanit është njeriu negociator që ka çuar Dumanin tek anëtarët e grupit “Çapja” në Elbasan, ku qëllimi ishte për të vrarë Sokol Sanxhaktarin.

  • “Tërbohet” moti javën e ardhshme, stuhi shiu, breshër dhe

    “Tërbohet” moti javën e ardhshme, stuhi shiu, breshër dhe

    Pas shumë oshilonacioneve, moti mesa duket javën e ardshme do të futet në stinën tipike të vjeshtës sa u përket tempraturave por edhe reshjeve të shiut.

    E hëna parashikohet e kthjellët dhe me temperatura relativisht të ngrohta, ndërsa nga e marta dhe në vazhdim do të kemi rikthim të reshjeve të shiut si dhe ulje temperaturash.

    Dukë nisur nga dita e mërkurë temperaturat maksimale por dhe ato minimale do të pësojnë rënie në disa gradë.

    Ndërkohë që gjatë javës nuk do të mungojnë reshjet e shiut që hera herës parashikohet të vinë edhe në formën e stugive.

  • Kjo nuk pritej! Me gjestin e fundit Rita Ora zemëron sërish shqiptarët

    Kjo nuk pritej! Me gjestin e fundit Rita Ora zemëron sërish shqiptarët

    Rita Ora dhe tenisti serb Novak Djokovic janë parë të ulur së bashku në finalen e Kupës së Botës në Rugby.

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, zgjodhi të ndjekë nga afër finalen e Kupës së Botës në Rugby në prani të tenistit serb Novak Djokovic.

    Ajo është parë e shoqëruar ndërsa ishte ulur pranë Xhokoviç.

    Gjatë ndeshjes, kamera ishte e fokusuar për një moment tek ata dhe reagimi i dy personazheve pasi e vunë re këtë gjë, nuk duhet humbur.

    Zelanda e Re u përball me Afrikën e Jugut në finalen e Kupës së Botës në Rugby në Stade de France në Paris.

  • Pas deklaratës së Vuçiç për pranimin e marrëveshjes pa njohjen e Kosovës, deputetja britanike del me thirrjen urgjente

    Pas deklaratës së Vuçiç për pranimin e marrëveshjes pa njohjen e Kosovës, deputetja britanike del me thirrjen urgjente

    Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e cila është kryetare e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, u ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.

    Deputetja Kearns ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për medisat serbe, i cili tha se ka bërë të qartë ndërkombëtarëve se nuk do t’i zbatojë pikat që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB.

    ‘Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Hiqni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen’, ka shkruar Kearns në platformën ‘X’.

  • 6 vite pa Adelajdën, miqtë e ngushtë kujtojnë ish-banoren e ‘Big Brother’ dhe bëjnë dedikimin rrëqethës

    6 vite pa Adelajdën, miqtë e ngushtë kujtojnë ish-banoren e ‘Big Brother’ dhe bëjnë dedikimin rrëqethës

    Si sot 6 vite më parë, gazetarja dhe ish- banorja e Big Brother Albania, Adelajda Xhamani u nda nga jeta.

    Ishte një lajm tragjik ai i mëngjesit të datës 29 tetor 2017, kur të gjitha mediat flisnin për vdekjen në mënyrë të befasishme të 31 vjeçares atë kohë.

    Sado që vitet kalojnë kjo mbetet një dhimbje e madhe për familjarët e saj dhe për dy miqtë e ngushtë të Adelës.

    E kemi fjalën për Eraldo Rexhon dhe Iva Kalemin, të cilët të dy e kanë kujtuar të ndjerën me nga një postim në Instagram.

  • Aksident i RËNDË në rrugën e Kombit, përmbyset një nga automjetet, disa të…(DETAJE)

    Aksident i RËNDË në rrugën e Kombit, përmbyset një nga automjetet, disa të…(DETAJE)

    Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.

    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra është përmbysur në mes të rrugës.

    Për pasojë, disa persona kanë mbetur të lënduar.

    Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë shkuar në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.

  • Çfarë nuk shkoi si duhet? Olsa Muhameti largohet në mes të emisionit ‘Më lër të flas’

    Çfarë nuk shkoi si duhet? Olsa Muhameti largohet në mes të emisionit ‘Më lër të flas’

    Olsa Muhameti ka qënë pjesë e panelit të programit ““Më ler të flas” së bashku me Armand Pezën, Arba Gramo, Juli Ristani, duke diskutuar një temë mjaft interesante, atë të uljes së lindshmërisë.

    Por gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për autoren e programit “Për’puthen”, e cila ka rënë pre e një kamere të fshehtë të organizuar nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj.

    Një rezistencë elektrike e instaluar më herët poshtë kolltukut të saj, e ka vënë në siklet për disa minuta rresht autoren e njohur.

    Djegia është bërë e padurueshme, saqë Olsa Muhameti është detyruar të ngrihet dhe ta lërë kështu në mes emision…

    Lidhur me temën e diskutimit, Olsa ka treguar që pavarësisht se ka patur një lidhje 10-vjeçare, ajo ka vendosur të mos sjellë në jetë një fëmijë.

    “Unë mendoj që shkatërrimi i shoqërisë nuk po vjen prej faktit që unë nuk po bëj fëmijë. Në qoftë se unë nuk kam bërë një fëmijë, unë jam gocë e kujdesshme për nënën time, jam një teze e kujdesshme për nipërit e mi. Pra secili nga ne që nuk ka bërë fëmijë, kontribuon në një farë mënyre në shoqëri, mnë familje etj”, ka thënë Olsa.

    Ndër të tjera autorja e “Për’puthen” ka shtuar se ajo që në të vërtetë po shkatërron shoqërinë është martesa në moshë të vogël.

  • Ndryshimi i frikshëm, babai shqiptar që i mori jetën vajzës se tij në Australi nuk njihet më pas kaq kohësh në burg(Foto)

    Ndryshimi i frikshëm, babai shqiptar që i mori jetën vajzës se tij në Australi nuk njihet më pas kaq kohësh në burg(Foto)

    Ndryshimi i frikshëm, babai shqiptar që i mori jetën vajzës se tij në Australi nuk njihet më pas kaq kohësh në burg(Foto)
    Kanë kaluar 3 vite nga 22 korriku i vitit 2019 kur 49 vjeçari shqiptar Petrit Lekaj do të v r iste me thi kë të bijën e tij Sabrina vetëm 20 vjeç dhe më pas do të ten tonte të vetëvr itej.

    Kjo foto familjare u realizua vetëm 2 vjet para se të ndodhte ngjarja e rë ndë. Ata ishin mbledhur për të festuar 18 vjetorin e Sabrinës. Ndërsa kjo foto u realizua të mërkurën, ku Petrit Lekaj doli para gjykatës Supreme të Australisë së Jugut.Hetuesit thanë se për ironi Petrit Lekaj që u tër bua me stilin e jetesës së vajzës, e cila shkonte nëpër festa dhe merrte dr ogë, ishte dë nuar për tr afik her oinë në moshën 20 vjeçare, në vitin 1994. Më pas në 2007 dhe 2009 për kan.abis.

    Por gj ykatës iu tha se Lekaj kur ishte 20 vjeç kishte mbrojt. Nine News publikoi dje një video incizim nga rrëfimi i tij gja kft ohtë në polici.

    Në intervistën policore të publikuar nga gjykatësi, Petrit Lekaj përshkruan go ditjen me thi kë dhe mby tjen e vajzës së tij Sabrina ndërsa zbulon edhe ke qardhjen e tij të thellë. Rrëfimi është regjistruar në një institucion të shëndetit të shëndetit me ndor, ku ai u mbajt disa muaj pas vr asjes së së bijës. Lekaj e pranon hapur që i ka god.itur me th ikë vajzës tetë herë.

    “E nisa me go ditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta go disja me thi kë… ajo reagonte me shqe lma, duke go ditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër. Unë vetëm vazhdova të go ditja me thi kë … ajo ishte duke shke lmuar, duke shke lmuar derën dhe dritaren. “Pasi ajo nuk mund të lëvizte, unë go dita me thi kë veten, pse e go dita me thi kë atë, pse e bëra atë gjë.”

    Su lmi po ndodhte në makinën e saj pranë shtëpisë së tyre Kidman Park, në periferi të Adelaide, në korrik të vitit të kaluar.“Synimi im, qëllimi im ishte ta fr ikësoja atë. “Diçka u fut në mua, nuk e di se nuk mund të shpjegoj diçka të keqe. “Unë kurrë nuk kam menduar për të, thjesht u përpoq ta fr ikësoja atë”. Në videon e publikuar në 9News vonë vonë, pendimi i tij ishte i qartë. “Eshtë e padiskutueshme të mendosh se çfarë bëra, e bëra atë … Uroj që të mos isha këtu,” shtoi ai.

  • Hapet Go Found Me për vajzën e përd*unuar në Vlorë

    Hapet Go Found Me për vajzën e përd*unuar në Vlorë

    Emisioni “Piranjat” ka hapur në platformën “Go Found Me” një dritare që i vjen në ndihmë vajzës që u përdhunua në Vlorë disa ditë më parë.

    Kjo platformë do të ndihmojë vajzën të rindërtoj jetën larg kërcënimeve dhe të njerëzve të fuqishëm, thuhet në një pjesë të njoftimit.

    NJOFTIMI NË GO FOUND MEKëtë javë tetor 2023, në Vlorë, Shqipëri, një vajzë raportohet se është përdhunuar në grup. Kjo ngjarje na tronditi dhe na bëri të gjithëve të reflektonim.

    Ky GofundMe shërben për të ndihmuar vajzën e përdhunuar në Vlorë, për të rindërtuar një jetë larg presioneve dhe kërcënimeve të “burrit të fuqishëm”. Kërkojmë një ndihmë të drejtpërdrejtë për të, e cila do të shërbejë edhe për të dërguar një mesazh solidariteti për të gjitha viktimat e përdhunimit që nuk kanë zë dhe janë të detyruar të pranojnë të keqen, edhe pse janë të pafajshëm.

  • Makina përplas këmbësorin, 51-vjeçari transportohet në spital

    Makina përplas këmbësorin, 51-vjeçari transportohet në spital

    Një 51-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”.

    Automjeti me drejtues K. Sh., 75 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

    Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

    Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, sipas policisë.