Category: Lajme

  • Tragjike, hyri për të bërë dush por e zuri korrenti, zbardhet ngjarja

    Tragjike, hyri për të bërë dush por e zuri korrenti, zbardhet ngjarja

    Një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Selanik.

    Ajo u gjet e pajetë në banjën e banesës ku jetonte me partnerin e saj.

    Autopsia ka vërtetuas se shkak i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike teksa vajza po bënte dush.Për momentin vërtetohet skenari i goditjes me rrymë, por raporti mjeko-ligjor ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të cilat priten analizat laboratorike.

  • Ngjarja tronditëse e 26-vjeçares, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Motra e përdhunuesit kërcënon kolegët e Vlorës dhe të Tiranës që të heqim…

    Ngjarja tronditëse e 26-vjeçares, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Motra e përdhunuesit kërcënon kolegët e Vlorës dhe të Tiranës që të heqim…

    Ngjarja tronditëse në Vlorë, ku një 26-vjeçare ra pre e përdhunimit në grup nga i dashuri sëbashku me tri djem të tjerë.

    Gazetarja Sara Demushi zbardh detaje të reja pas intervistës që bëri dhe me vëllain e viktimës.

    Ajo tregoi se motra e njërit prej djemve që akuzohet, është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe ka telefonuar vazhdimisht gazetarët për të hequr foton e vëllait të saj nga qarkullimi.

    Motra e njërit prej personave të arrestuar e cila ka një post në bashkinë e Vlorës, është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, në vend që të sensibilizohej me rastin për të cilin, vëllai i vet akuzohet sot, se ka prova, vazhdimisht, më kanë komunikuar dhe kolegët, edhe të Vlorës, edhe të Tiranës, duke i marrë në telefon e duke i kërkuar që të hiqet fotoja e vëllait të saj nga portalet, nga televizionet.

    Po me ç’të drejtë e bën një vajzë diçka të tillë? Në vend që të sensibilizohej me një 26-vjeçare për atë që kishte ndodhur, ajo vërsulet sikur fajin e kanë gazetarët. Po prit njëherë, shiko, ku është faji? Nuk ta kanë fajin gazetarët, shiko vëllain tënd, – u shpreh Demushi.

  • Tragjike/ Hyri për të bërë dush por e zuri korrenti, zbardhet ngjarja

    Tragjike/ Hyri për të bërë dush por e zuri korrenti, zbardhet ngjarja

    Një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Selanik.

    Ajo u gjet e pajetë në banjën e banesës ku jetonte me partnerin e saj.

    Autopsia ka vërtetuas se shkak i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike teksa vajza po bënte dush.

    Për momentin vërtetohet skenari i goditjes me rrymë, por raporti mjeko-ligjor ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të cilat priten analizat laboratorike.

  • Meta është larguar ditën që GJKKO firmosi urdhër arrestin për Jamarbër Malltezin, por…

    Meta është larguar ditën që GJKKO firmosi urdhër arrestin për Jamarbër Malltezin, por…

    Artan Hoxha ka zbuluar se Ilir Meta ndodhet në Gjermani, ndërsa pritet të kthehet të shtunën.

    “Është spekuluar që zoti Meta është arratisur. Zoti Meta ka ikur ditën e premte në Austri dhe tani ndodhet në Gjermani. Di që kthehet ditën e shtunë. Këto historitë e tjera, nuk besoj se zoti Meta është nga ata njerëz që i pëlqen të arratiset”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

    Ai tha se Meta është larguar ditën që GJKKO firmosi urdhër arrestin për Jamarbër Malltezin, por që kjo sipas tij, ishte një rastësi.

    Ditën e premte, në datën 20, GJKKO firmosi urdhër arrestin për Malltezin dhe atë ditë ka ikur Meta, por është koincidencë.

    Nuk më duket Meta si njeri që arratiset. Meta shkon në gjyq në çdo seancë dhe përballet.

  • Gazetari: “Biznesmeni Samir Mane, 5 orë në SPAK për një vrasje e një personazh të fortë të krimit”

    Gazetari: “Biznesmeni Samir Mane, 5 orë në SPAK për një vrasje e një personazh të fortë të krimit”

    Biznesmeni Samir Mane është marrë në pyetje në prokurorinë e Posaçme për më shumë se 4-5 orë ditët e fundit.
    Gazetari Denis Dyrnjaja i cili e bëri publike lajmin fillimisht në rrjetet sociale, në një bisedë në studio ka dhënë detaje të mëtejshme.
    Ai ka theksuar se Samir Mane është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, në hetimet për një vrasje.
    “Nuk mund të flas më shumë për shkak të sekretit hetimor, por po ju them se biznesmeni Samir Mane është pyetur për dijeninë që ka mbi një ngjarje shumë të rëndë kriminale”, tha Dyrnjaja.
    Ai vuri në dukje më tej, se informacionin e ka nga brenda prokurorisë, se Samir Mane është pyetur në SPAK lidhur me një person “me aktivitet shumë të lartë kriminal”.
    Dyrnjaja ka këmbëngulur që të mos japë më shumë detaje, port ha se gazetarët e tjerë dhe SPAK, mund të japin më shumë informacion mbi këtë çështje.
    Sipas gazetarit, pyetja e Samir Manes, është bërë “për një vrasje që po hetohet”. “Nuk jap dot më shumë detaje. Ky person i rëndësishëm në botën e biznesit, ka dalë në rrethana të caktuara tek kjo çështje.
    Çfarë do prokuroria të japë për publikun nga detajet e kësaj çështje, është punë e saj. Unë mendoj se nuk duhet të ketë limit, kushdo qoftë ky individ, ne duhet të kemi transparencë, është koha për transparencë, ndryshe do përdoret për gjueti shtrigash”, tha Dyrnjaja.

  • “E rrëmbyen, e lidhën dhe…”/ Dënohet banda që torturoi në mënyrë makabre shqiptarin në Britani

    “E rrëmbyen, e lidhën dhe…”/ Dënohet banda që torturoi në mënyrë makabre shqiptarin në Britani

    Shqiptari u rrëmbye pasi kreu i bandës besonte që mund t’i zhvaste shumë para

    Nëntë persona janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen si pjesëtarët e një bande kriminale, që ka rrëmbyer dhe torturuar një shqiptar.Raportohet se banda, me bazë në Cardiff, përdorte tortura nga më të tmerrshmet, për të përfituar para nga viktimat, siç ishte rasti i shqiptarit Ledio Ibrahimi. Sipas mediave britanike, Ibrahimi ishte rrahur, lidhur, zhytur në ujë dhe i është mbajtur një armë në kokë pasi u rrëmbye në vitin 2020.

    Më 11 dhjetor 2020, Ledio Ibrahimi mori një mesazh nga shoku i tij “Marcus”, një pseudonim që përdorej nga koka e bandës Fortune Lawson, i cili i sugjeroi të takoheshin. Lawson drejtonte një biznes online ushqimor dhe jetonte në zonën Grangetown të Cardiff dhe Ibrahimi e kishte njohur Lawson rreth tre vjet më parë pasi kishte blerë kanabis prej tij.Dyshja u takuan rreth orës 17:00 atë pasdite dhe Lawson i sugjeroi të shkonin në njw bar për të pirë kanabis. Ky ishte kurth, dhe Lawson në fakt po e çonte viktimën e tij në një pritë ku e priste një bandë e armatosur që kishin udhëtuar nga Londra.

    Sipas autoriteteve, Ibrahimi ishte përzgjedhur për rrëmbimin, sepse Lawson besonte se mund t’i zhvaste prej tij një shumë të madhe parash. Ai e çoi viktimën e tij në një banesë në qytet dhe e torturoi duke i zhytur kokën në ujë, duke e rrahur dhe kërcënuar herë me armë, herë me thika dhe me një “qen sulmues”. Banda i kërkonte viktimës 100,000 paund duke e kërcënuar se do ta mbanin peng derisa ai të paguante.

    Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të rregulluar dorëzimin e një shume fillestare prej 50,000 paund, por miku e denoncoi rastin në policinë e Uellsit të Jugut dhe e raportoi si një “situatë për jetë a vdekje”. Pa e ditur rrëmbyesit, negociatorët e pengjeve u vunë në punë për monitorimin e telefonatave për dhënien e këstit të parë prej 50.000 paund.

    Viktima u dërgua në një fortesë tjetër në Hemel Hempstead, Hertfordshire, ku kalvari i tmerrshëm i kërcënimeve me armë vazhdoi përpara se ai të shpëtohej përfundimisht nga policia e armatosur, të cilët e gjetën atë të lidhur me kabllo në kyçet e dorës “duke u tundur dhe duke qarë nga tmerri që kishte përjetuar”.

    Dëshmitë e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën në Cardiff e shtynë policinë të identifikonte edhe një viktimë tjetër rrëmbimi, edhe ai shqiptar. U identifikua si Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte dhunuar njësoj si bashkatdhetari i tij.

    Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; 27 -vjeçarët Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa me 13 vjet; Gideon Lawson, 24 vjeç, me 12 vjet burg; Ahmed Omar, 29 vjeç, me 9 vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, me 6 vjet; dhe Denis Delishaj, 34 vjeç, me 8 vjet burg.

    Gjykata dëgjoi se Denis Delishaj me origjinë shqiptare, luajti një “rol të rëndësishëm” në shantazhimin e Ledio Ibrahimit, por ndërsa ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit apo torturës, ai ishte “në anën tjetër të telefonit” dhe teksa ndodhte dhuna përkthente fjalët e viktimës kundrejt shpërblimit.

  • Parashikimi i motit/ Çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë (Tabelat)

    Parashikimi i motit/ Çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë (Tabelat)

    Ndërkohë për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës

    Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

    Për ditën e Shtunë moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura.

    Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

    Ndërkohë për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.

  • Grabisnin paratë e besimtarëve në teqetë e zonës, përfundon në pranga 34-vjeçari

    Grabisnin paratë e besimtarëve në teqetë e zonës, përfundon në pranga 34-vjeçari

    Një 34-vjeçar është arrestuar si dhe është proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja e tij 22-vjeçare, pasi akuzohen se kanë vjedhur para në objektet e kultit, konkretisht në teqe.

    34-vjeçari i identifikuar me inicialet L.U. dhe bashkëshortja e tij e identifikuar me inicialet S.U., dyshohet se kanë vjedhur shumën prej 35 mijë lekësh në teqetë e fshatrave Starje, Kreshovë dhe Gjonç.

    Blutë bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip “Volksëagen Passat”, të cilin dyshohet se çifti e ka përdorur për të kryer vjedhjet.

    Ndër të tjera, bëhet me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive të paligjshme, në të cilat dyshohet se janë të implikuar këta dy persona.

  • TRAGJIKE në Durrës! Ra nga kova e vinçit, ndërron jetë 35-vjeçari (Detaje)

    TRAGJIKE në Durrës! Ra nga kova e vinçit, ndërron jetë 35-vjeçari (Detaje)

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një 35-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është rrëzuar nga kova e vinçit.“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • E rëndë, bie nga pema humb jetën 35- vjeçari, detajet e para

    E rëndë, bie nga pema humb jetën 35- vjeçari, detajet e para

    Një 35-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Durrës.

    Gjatë orarit të punës, ai kishte hipur në kovën e një vinçi për të prerë degët e një peme, ku më pas është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Durrës/Informacion paraprak

    Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi , 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al