Category: Lajme

  • “Isha në gjendje të rënduar” – Si justifikohet pronari i televizionit pasi kërcënoi gazetaren në Vlorë, që trazoi rrjetin

    “Isha në gjendje të rënduar” – Si justifikohet pronari i televizionit pasi kërcënoi gazetaren në Vlorë, që trazoi rrjetin

    Një ditë pas sulmit ndaj gazetares Afrovita Hysaj dhe reagimit të ashpër në publik, ka ardhur edhe kërkesa e faljes nga administratori i “6+1 Vlora”, Albert Deliaj.

    Ai justifikohet duke thënë se reagimi ishte bërë në një moment kur ishte në gjendje psikologjike të rënduar, pasi i biri akuzohej për përdhunimin e një vajze të re.

    Ndaj sipas tij, se qëllimi nuk ka qenë sulmi ndaj gazetares Hysaj, e cila sipas tij, përhapi një lajm të rremë.

    “Sqarojme se, dje eshte bere nje shenim, nga Administratori i TV, ne kushtet e renduara psikologjike, nisur nga fakti i cenimit te emrit te djalit, familjes dhe te gjithe institucionit mediatik qe perfaqeson.

    Me ane te ketij reagimi, i kerkojme ndjese dhe mirekuptim opinionit publik, por nuk kemi pasur si qellim te godasim gazetaren ne fjale por veprimin shume te ulet te saj per raportimin e lajmit te rreme qe lidhet me te birin, i cili kudo eshte targetuar si nje nder 4 perdhunuesit dhe kjo e PAVERTETE e madhe eshte zyrtarisht e verifikueshme”, thuhet në reagimin zyrtar.

    Ndër të tjera, ai shton se nuk ka qenë kurrë në kushte të tilla, ndaj edhe ka dalë nga vetja duke përdorur një fjalor jo të denjë, por justifikohet me faktin që është cënuar padrejtësisht.

  • Aksion ‘blic’ në Shkodër, policia ‘blindon’ qytetin, në kërkim të…

    Aksion ‘blic’ në Shkodër, policia ‘blindon’ qytetin, në kërkim të…

    Në kuadër të planit operacional, policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion në policinë e Shkodrës.

    Policia po kryen kontrolle ndaj mjeteve të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penale apo persona të shpallur në kërkim nga ana e policisë.

    Aksionet po kryhen në akset kryesore të qytetit të Shkodrës.

  • GJKKO ndryshon sërish avokatin e Sali Berishës, ankesa e Shkëlzenit “djeg” Artan Simonin

    GJKKO ndryshon sërish avokatin e Sali Berishës, ankesa e Shkëlzenit “djeg” Artan Simonin

    GJKKO ka ndryshuar sërish avokatin mbrojtës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Sipas një njoftimi nga Gjykata e Posaçme, avokati Artan Simoni i caktuar për të mbrojtur Berishën pasi zvokatët e tij u larguan nga seanca gjyqësore, është zëvendësuar me një tjetër person.

    Vendim i Gjyklatës vjen pas kontestimit që u bë për caktimi ne Simonit nga djali i Berishës, Shkëlzen Berisha, i icli komentonte një postim që avokati kishte bërë më herët për ish-kryeministrin. Sipas Shkëlzen Berishës, avokati ishte i caktuar nga kryeminsitri Rama.

    Po ashtu, seanca e planifikuar për t’u mbajtur në orën 19:00, do te zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10:OO.

    Dy avokatët e ish-kryeministit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë braktisur seancën gjyqësore me pretendimin se pasi Gjykata nuk ka kërkuar kërkesën e tyre për dërgimi për shqyrtim të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

    Pas kësaj GJKKO ka vendosur të caktojë Artan Simonin si avokat për të mbrojtur ish-kryeministrin Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-klubit Partizani.

    Njoftim i Gjykatës së Posaçme:

    Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zevendesoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am.

  • Tërmet apo shpërthim i fuqishëm në nëntokë, çfarë po ndodh në Delvinë? Alarmohen banorët

    Tërmet apo shpërthim i fuqishëm në nëntokë, çfarë po ndodh në Delvinë? Alarmohen banorët

    Qytetarë të shumtë në Delvinë kanë raportuar për një shpërthim të fuqishëm pasditen e sotme rreth orës 17:20.

    Megjithëse është e paqartë nëse bëhet fjalë për tërmet, qytetarët kanë ngritur dyshimet se mund të jetë një shpërthim i fuqishëm i ndodhur në thellësi të tokës nga kompani që tentojnë të nxjerrin naftë në këtë zonë.

    Kjo nuk është hera e parë që shpërthime të tilla raportohen në Delvinë, ku qytetarët kanë raportuar se kompani që operojnë në puset e naftës dhe gazit në këtë zonë kryejnë shpërthime në nëntokë për të bërë më të lehtë nxjerrjen e hidrokarbureve, metodë që quhet “fracking”.

    Kohë më parë banorët kanë akuzuar kompanitë se përmes shpërthimeve të tilla kishin dëmtuar rëndë rrjetin natyral nënujor të Delvinës, duke shkaktuar ndotje të madhe të ujit të pijshëm.

    Nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të ketë qenë aq i fuqishëm sa të ketë shkaktuar edhe lëkundje sizmike. Pasi nga monitoruesit e aktivitetit sizmik, sot rreth orës 15:00 pranë Sarandës janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 2.5.

  • U divorcua nga Georgia Melioni, e pëson keq ish-partneri, ja si po ndikon ndarja nga kryeministrja italiane

    U divorcua nga Georgia Melioni, e pëson keq ish-partneri, ja si po ndikon ndarja nga kryeministrja italiane

    Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është larguar si drejtues i një emisioni televiziv kombëtar pas komenteve seksiste jashtë transmetimit, në një program tjetër.

    Kujtojmë se Meloni njoftoi javën e kaluar se ishte ndarë nga partneri i saj pas publikimit të regjistrimit në emision satirik televiziv, shkruan BBC.

    “Mediaset” është në pronësi të familjes së kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi. “Mediaset” tha se Giambrunos i vjen keq për “sikletin dhe shqetësimin e shkaktuar nga sjellja e tij”, duke shtuar se ai kishte pranuar të linte rolin e tij në ekran në Diario del giorno (Ditari i ditës) në kanalin “Mediaset Rete4”.

    Deklarata tregonte se nuk do të kishte asnjë procedim disiplinor ndaj ish-prezantuesit. Roli prezantues i Gambrunos është zëvendësuar për momentin nga gazetarja Manuela Boselli.

    Raportet italiane kanë spekuluar se pasojat mbi deklaratat e zbuluara të Giambrunos po kontribuojnë në tensionet brenda qeverisë Meloni. Forza Italia, partia e themeluar nga Berlusconi, është një nga tre partitë në koalicionin e krahut të djathtë të Melonit dhe djali i madh i ish-kryeministrit, Pier Silvio Berlusconi, është kreu i Mediaset.

    Si familja ashtu edhe Forza Italia mohojnë çdo lidhje me rrjedhjen e komenteve, të cilat kanë vënë në siklet Georgia Meloni, e cila mori detyrën në tetor të vitit të kaluar.

    “Familja Berlusconi u befasua dhe i erdhi keq për atë që ndodhi pas raportimit të transmetuar në ‘Mediaset’, por ata që janë përgjegjës janë të pavarur”, tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili zëvendësoi Silvio Berlusconin si lider partie pas vdekjes së tij qershorin e kaluar.

    Kryeministrja italiane, e cila është lidere e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë, njihet për besimin e saj të fortë në vlerat tradicionale të familjes katolike dhe ka thënë në të kaluarën se një fëmijë duhet të ketë një nënë dhe baba.

  • Dalin pamjet/ Ky është momenti njëri nga të akuzuarit dërgon në dhomën e hotelit 26-vjeçaren e droguar (VIDEO)

    Dalin pamjet/ Ky është momenti njëri nga të akuzuarit dërgon në dhomën e hotelit 26-vjeçaren e droguar (VIDEO)

    Këto janë pamjet e siguruar nga emisioni Piranjat lidhur me përdhunimin e 26-vjecares në Vlorë.

    Sikurse mund të shihet ajo dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.

    Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimitNë një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.

    Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.

    Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj.

    Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.

  • Moti i keq ‘bën namin’ në Lushnjë, erë e fortë dhe përmbytje në rrugë

    Moti i keq ‘bën namin’ në Lushnjë, erë e fortë dhe përmbytje në rrugë

    Një stuhi e fortë me rrebeshe shiu dhe erë të fortë ka prekur edhe qytetin e Lushnjës.

    Moti i keq përfshiu të gjithë vendin tonë ditën e sotme, ku disa qytete patën edhe përmbytje.

    Siç shihet edhe nga pamjet e TCh, rrugët e qytetit të Lushnjës u bllokuar nga uji, ku të pakta janë automjetet që qarkullojnë me vështirësi. Stuhia nuk zgjati për shumë kohë, por ishte e mjaftueshme për të krijuar këtë situatë.

    Situata u paraqit problematike edhe për disa lagje të Durrësit, por edhe në periferi të qytetit.

    Edhe gjatë natës pritet të ketë reshje shiu.

  • Tërmeti i fuqishëm godet vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

    Tërmeti i fuqishëm godet vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet i fortë me magnitudë 4.2 ballë ka goditur rajonin e Rovigos në Itali.

    Lëkundjet janë dëgjuar edhe në zonën e Bolonjës dhe Verona.

    Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz, shkruan TGCom.

  • Dosja e SPAK për Berishën, gazetarja e njohur zbardh prapaskenat e forta: Hetimi nisi që kur ish-kryeministri…

    Dosja e SPAK për Berishën, gazetarja e njohur zbardh prapaskenat e forta: Hetimi nisi që kur ish-kryeministri…

    E ftuar në Newsline, gazetarja Etleva Delia fillimisht foli për seancën e sotme ndaj Berishës, ku dy avokatët e ish-kryeministrit e braktisën seancën pas dy orësh, pasi sipas tyre nuk u pranua kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.

    Sipas gazetares, kjo ishte një tentative e dështuar e avokatëve për të zvarritur çështjen, në mënyrë që të kalonin pesë ditë dhe të shfuqizohej masa për Berishën.

    Ajo shton se kërkesa nga avokatët për përjashtimin e gjyqtares është bërë gojarisht dhe jo me shkresë dhe në mënyrë zyrtare.

    “Sepse ata e kanë bërë gojarisht dhe jo me shkrim. Një kërkesë e tillë në formë zyrtare duhet bërë më shkrim. Ishte një tentativë e dështuar për të zgjatur këtë fazë, se nëse shkon deri në 5 ditë, masa e sigurisë shfuqizohej.

    Për të shmangur gjithë këtë duhej bërë ajo që pretendonin avokatët, duhej të zbatohej kushtetuta dhe të njoftohej Kuvendi” tha Delia.

    Në lidhje me dosjen dhe atë çka ajo përmban, Delia tha se gjithse gjithçka nis në vitin 2005, në momentin që Berisha vjen në pushtet.

    Pasi që nga momenti që Berisha vjen në pushtet, fillon të vihet në zbatim plani për privatizimin e kompleksit “Partizani” edhe pse ish-familjet pronare ishin shpronësuar dhe dëmshpërblyer në kohën e Italisë fashiste dhe kjo nuk mund të ndodhte sërish.

    Gazetarja shton se çdo pengesë që i dilte përpara, kalohej me akte nënligjore, VKM dhe ligje.

    “Në fakt pa u marrë fare me atë që pretendon Berisha, unë bazohem vetëm në atë që thuhet në Dosje.

    SPAK e cilëson që në momentin që erdhi në pushtet qeveria Berisha në vitin 2005, filloi te vihen në zbatim plani për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

    Deri në atë moment, familjet ish-pronare, ishin shpronësuar dhe dëmshpërblyer.

    Sipas SPAK në momentin që erdhi në pushte Berisha, nisin kërkesat e para dhe kthimin e taave si ish pronar, 5 familja, një prej tyre edhe ajo e Jamarbër Malltezit.

    Këtu nis gjithçka në momentin që me firmën e Berishës, vendoset që një sipërfaqe brenda kompleksit nga zonë sportive, të kthehet në zonë banimi.

    Më pas kjo zonë ishte në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe këtu vjen shkelja tjetër. Bëhen mbledhje qeverie, bëhen VKM që janë për të rregulluar këto pengesa, bëhen akte nënligjore dhe ndryshohet ligje” shton gazetarja.

    Delia thekson se përveç privatizimit të kompleksit është edhe një siparfaqe tjetër jashtë këtij kompleksi që është futur si pjesë duke falsifikuar dokumenta dhe kjo është një tjetër çështje që po merret SPAK.

    “Përveç kësaj është edhe një sipërfaqe jashtë kompleksit dhe është e dyshimte se si kjo sipërfaqe është futur brenda këtij kompleksi.

    Dyshohet se kjo është bërë e mundur me dokumenta falsifikuara. Kjo është një fazë tjetër që po verifikohet nga SPAK.

    Të dalim sërish te pjesa e parë, ku këto familje janë dëmshpërblyer edhe këtë e vërteton edhe babai i Jamarbër Malltezit. Dalim edhe te ndëshkimet, që i pari ishte gjeneral, Vladimir Qirjazi, që kundërshtoi vendimin dhe më pas u shkarkua.

    Nuk pati vetëm ligje të shpikura enkas, por pati edhe ndëshkime. Dëshmia e gjeneralit është në dosjen e SPAK. Është dhe një bisedë mes Genc Rulit dhe Sali Berishë që u vendos që shpronësimi i kësaj prone të bëhej 20% me para dhe 20% me bono thesari që më pas dolën nga qarkullimi.

    Gjithçka është e kopsitur, këtë e thotë SPAK” tha Delia.

    Gazetarja flet edhe për mekanizmat e tjerë e përdorur nga Berisha, për privatizime.

    “Në dosje ka shumë elementë dhe ka disa pika kyçe. Në momentin kur ky truall ku ishte në kompleksin sportiv Partizani që ishte në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes duke qenë se MB në atë kohë dhe po ashtu edhe tani janë më shumë se 200 prona që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Vetëm kompleksi sportiv Partizani rezulton i shpronësuar deri më tani edhe kjo u bë pasi kjo pronë i kaloi në varësi Ministrisë së Kulturës. Është një nga ato mekanizma që u përdor për të lehtësuar punën e shpronësimit.

    Ka diçka në dosje që flitet për shpronësimin e saj sipërfaqe. Banorët që ishin vetë-identifikuar si Bashkësia e Kroit të Shëngjinit sepse ashtu quhej zona ku ndodhej kompleksi sportiv Partizani, janë drejtuar me kërkesë pasi kjo pronë i ka kaluar Ministrsë së Kulturës, i janë drejtuar Ministrisë së Turizmit që drejtoj nga Bujar Leskaj në atë kohë.

    Zoti Leskaj ka kërkuar që t’i drejtohej Ministrisë së Mbrojtjes, pra kishte një kleçkë që u zgjidh, pra filluan lehtësirat për banorët, për familjet ish-pronare që të fillonin të përfaqësoheshin nga dikush. Dhe përfaqësimi zgjidhën që të ishte Jamarbër Malltezi i cili u pajis me prokurorë dhe përveç kësaj kishte një kleçkë, ku përcaktohej se do të kishte si kapital 3-5 % të pasurisë të banorëve, përveç asaj që përfitonte vetë”, përfundon ajo.

  • ‘Çmendet’ moti/ Shirat e dendur përmbysin qytetin e Durrësit (Video)

    ‘Çmendet’ moti/ Shirat e dendur përmbysin qytetin e Durrësit (Video)

    Reshjet e dendura të shiut të pasdites së sotme kanë bërë që qyteti bregdetar i Durrësit të pushtohet nga uji.

    Ky qytet prej vitesh është mbuluar nga uji pas ndërtimeve pa kriter që ka pasur, dhe në këtë situatë që ndodhen banoret bashkia nuk ka marrë asnjë masë që të reduktojë sipërfaqen e mbuluar nga uji pasi dhe kanalizimit janë lënë prej kohësh pa pastruar.

    Ndërkohë reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.