Category: Lajme

  • Skandaloze: Televizioni sulmon ashpër gazetaren vlonjate, shkak ngjarja e rëndë e 26-vjeçares

    Skandaloze: Televizioni sulmon ashpër gazetaren vlonjate, shkak ngjarja e rëndë e 26-vjeçares

    Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik në Vlorë. Bëhet fjalë për përdhunimin e një 26-vjeçareje nga tre djem, sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar.

    26-vjeçarja dyshohet se u drogua dhe më pas me të u abuzua seksualisht nga të tre djemtë, të cilët e braktisën në gjendje të rëndë për jetën dhe duke shkumëzuar nga goja. Ajou transportua në spital ku mori mjekimin por ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

    Ngjarja duket se nuk ka marrë vëmendjen që meriton në media. E për këtë, në Vlorë flasin se është bërë shkak influenca e familjarëve të tre autorëve të dyshuar, të cilët janë njerëz me pushtet në qytet.

    Duke komentuar këtë ngjarje të rëndë, gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar (në një faqe të sajën në Facebook) se në ngjarje janë përfshirë 4 djem, dhe jo 3, siç raportoi policia. Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se motrat e dy prej autorëve të dyshuar janë drejtoresha në administratë. Ndërsa një e tretë është drejtuese e televizionit lokal 6+1 Vlora.

    Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.

    Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.

    Për rastin në fjalë reagoi dhe Unioni i Gazetarëve.

    Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

    Precedent i rëndë i kanalit 6+1 Vlora me emrin dhe imazhin e një gazetareje

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga publikimi i një raporti televiziv i kanalit 6+1 Vlora me titull: ” …” Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës”, i transmetuar në datën 24 Tetor 2023, si në versionin brenda edicioneve informative të medias vendore ashtu edhe në atë online të kësaj medieje.

    Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një gazetareje vendore.

    Rasti në fjalë ka tronditur gjithë opinionin profesional dhe ka hapur diskutime të shumta mes entitetit tonë.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një akt të rëndë.

    Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, në mënyrë urgjente të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport.

    Në përputhje me kodet e etikës dhe rregullat e gazetarisë, të reflektojë menjëherë, pasi ky material në tekstin e vet përmban edhe vlerë antiligjore. Kërkesa jonë bazohet në respekt dhe mishërim të parimeve dhe normave të një gazetarie, si mision publik, në shërbim të publikut dhe jo si një “mjet privat që mund të presë dhe lëndojë qytetarë, e aq më tepër, persona të medias.

    Ky rast meriton ndërhyrjen e menjëhershme të AMA-s dhe të organizatave që merren me mbrojtjen e etikës, parimeve dhe normave të komunikimit publik dhe aq më tepër të raportimit me standart.

    Në mënyrën më urgjente i kërkojmë kësaj medieje të reagojë dhe të kërkojë ndjesë publike për rastin që shkaktoi.

    Zyra Informuese

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

    24 Tetor, 2023

  • HARTA/ Rrebesh shiu, rrufe dhe breshër, këto janë qytetet që do të preken të mërkurën nga stuhia

    HARTA/ Rrebesh shiu, rrufe dhe breshër, këto janë qytetet që do të preken të mërkurën nga stuhia

    Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i nje sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu.

    Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orësht me intensitet të ulët deri mesatar.

    Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

    Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri në 12- 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

  • Jo vetëm apartamente dhe vila, ja milionat në 6 llogari bankare që iu sekuestruan Malltezit

    Jo vetëm apartamente dhe vila, ja milionat në 6 llogari bankare që iu sekuestruan Malltezit

    Jamarbër Malltezit i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partiazani, i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare përveç apartamenteve të shumta dhe vilës në Gjirin e Lalzit.

    Malltezit i janë sekuestruar llogari bankare me vlerë rreth 197 mijë euro, 29 mijë dollarë dhe 2.7 milionë lekë.

    Pasuritë e vendosura nën sekuestro preventive të Malltezit:

    1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

    6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

  • Rrënqeth 17 vjecarja: Babai më prekte poshtë barkut, thoshte për mbarësi pastaj më detyruan ta bëja në sy të shumë njerëzve për

    Rrënqeth 17 vjecarja: Babai më prekte poshtë barkut, thoshte për mbarësi pastaj më detyruan ta bëja në sy të shumë njerëzve për

    Dy muaj më parë një çift partnerësh u vunë në p r a nga nga pol i cia e Tiranës pasi aku zohe shin për s hf ry tëzim për pr osti tu cion të një 17-vjeçareje.Kjo histori nxori në pah probleme të thella të një familje që ka përjetuar veç dh imbje. Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” u trajtua historia e 40-vjeçares, e cila është nënë e vetme dhe ka rritur pa asnjë ndihmë 2 fëmijë.Të rrisë fëmijët e saj pa baba, asaj i është dashur të kalojë një kalvar të madh dhu ne dhe paragjykimesh pasojat e të cilave i ka ndjerë edhe e bija 17 vjeç, që e çuan më pas në rrugën e pr ost ituci onit.

    E papranuar nga partnerët dhe nga familja e saj, 40-vjeçarja ka jetuar me rroba në duar sa në një shtëpi në një tjetër.

    Moment mjaft dra matik në jetë ka qenë kur një i moshuar që i afrohej familjes si gjysh i vajzës së mi tur kërkoi favore.40-vjeçarja, e cila të ardhur të vetme ka vetëm pagën si pastruese, është endur rrugëve të kryeqytetit në përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar të bijën e cila dh u no hej nga tu torët dhe shpesh kë rcën ohej edhe me jetë. Këto dhe të tjera detaje tr o n d i tëse gruaja i tregoi sot.

    “Këto janë pasoja të një familje të dobët ekonomikisht dhe psikologjikisht. Unë kam një motër dhe një vëlla. Kaloja shumë keq me motrën, kurse vëllai ishte në emigrim. Babai nuk më ka trajtuar mirë. Merrte vetëm fjalë të këqja dhe ia çonte motrës. Ai ka ab uzuar me motrën time.

    Nga ana tjetër babai më pr ekte në vende in ti me. Unë nuk e kuptoja. Ia rrëfeva mamit por ajo nuk më ka besuar. Kam qenë vetëm 11 vjeç. Babi më thoshte se po ta bëj për mbarësi. Me pas unë jam larguar nga shtëpia. Më pas më kontaktoi një çift që nuk bënte fëmijë. Ata kishin paguar xhaxhain tim. U detyrova të kryej ma rrë dhën ie në sy të shumë njerëzve.

  • Arrestohet super-grabitësi shqiptar në Greqi, ja si vepronte banda kriminale

    Arrestohet super-grabitësi shqiptar në Greqi, ja si vepronte banda kriminale

    Plot 120 mijë euro grabitje kishte kryer një 25-vjeçar shqiptar dhe anëtarët e grupit që drejtonte. Policia greke publikoi emrin dhe foton e të riut, Klement Tushe, i cili akuzohet se grabiti disa shtëpi në Pikermi.

    Sipas Policisë, 25-vjeçari së bashku me anëtarë të tjerë të bandës lokalizonin shtëpitë ku mungonin pronarët, thyenin dyert apo dritaret e ballkonit dhe merrnin shuma parash dhe sende me vlerë.

    25-vjeçari akuzohet për vjedhje të rëndë, së bashku nga dy ose më shumë autorë, radhazi me vlerë totale të sendeve të vjedhura që kalon shumën 120.000 euro, si dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. I akuzuari u arrestua më 3 tetor pas rasteve të përsëritura të vjedhjeve në zonën e Pikermios.

  • Aksident i rëndë në Pejë, përfshihet edhe KFOR-i

    Aksident i rëndë në Pejë, përfshihet edhe KFOR-i

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

    Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informacione për gjendjen e të aksidentuarve”, tha ai.

    Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.

  • Përplasi fëmijën me makinë, dënohet ministrja shqiptare

    Përplasi fëmijën me makinë, dënohet ministrja shqiptare

    Kundër këtij aktgjykimi, thuhet se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit për akuzën lidhur me aksidentin ku goditi një fëmijë. Në njoftimin e Gjykatës thuhet Hajdari detyrohet që gjobën ta paguajë në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë aktgjykimit.“E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”, thuhet në njoftim.

    Kundër këtij aktgjykimi, thuhet se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. Më 10 prill të vitit 2022, ministrja Rozeta Hajdari ishte përfshirë në një aksident në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku për pasojë një fëmijë kishte pësuar lëndime trupore.

  • Plagosi bashkëjetuesin, zbardhen mesazhet e vëllait të 25-vjeçares! E reja akuza vjehrrit: Më ngacmoi s*ksualisht

    Plagosi bashkëjetuesin, zbardhen mesazhet e vëllait të 25-vjeçares! E reja akuza vjehrrit: Më ngacmoi s*ksualisht

    Një histori kontradiktore është ajo e ngjarjes së rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 25-vjeçare shtatzënë goditi me thikë bashkëjetuesin e saj në brenda banesës më 19 tetor.

    Si Myrvete, ashtu edhe Eraldi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrin për dhunë në familje, si edhe për moskujdesje ndaj djalit të tyre të vogël. Sherret dhe debatet mes çifit, çuan në ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçarja goditi me thikë partnerin e saj.

    Në News 24, ajo u shpreh se në thikë nuk janë gjetur gjurmët e saj duke pretenduar se Eraldi është vetëplagosur, ndërsa në të njëjtin program disa ditë më parë pranoi se e kishte goditur ajo.

    Ndërkohë banorët e zonës e kanë përshkruar 25-vjeçaren si një person problematik dhe e kishin frikë.

    “Në thikë nuk kanë qenë gjurmët e mia, komisariati më tha dje që janë bërë të gjitha. Eraldo është vetëplagosur. Ai ka pasur thikën në dorë, ndërsa ka pasur për dore djalin, i dhashë edhe një biberon me qumësht. I thashë që mos bëj sherr sepse është çuni është gjynah”, tha ajo.

    Moderatorja: Eraldi më ka thënë që ne nisëm sherrin, djali nisi të qante, shkova e mora në krahë, deklarata është kontradiktore. Ku është bërë debati juaj?

    Myrevete: Ishte afër më ballkonin, në kuzhinë.

    Moderatorja: Rrobat e Eraldit kanë qenë të gjakosura

    Myrevete: Shenja gjaku në shtëpi nuk ka pasur. Mua më ka marrë policia që kur shkova në spital. Unë e lajmërova ambulancën dhe policinë. Mora shokun e tij ta dërgonim.

    Thikën e ka marrë shoku i tij direkt, nuk e di kush i ka fshirë provat. Unë isha në spital, më mori policia dhe më pas më dërguan në shtëpi.

    Por në emision janë publikuar disa mesazhe telefonike mes vëllait të 25-vjeçares dhe partnerit të saj.

    Mesazhet e shkëmbyera mes vëllait tënd dhe Eraldos:

    I vëllai: Po iku, lëre të vejë kur të dojë. Se do të na vrasë sipas shenjave.

    Eraldi: Doli rrugëve para punës time, duke pritur atë. La fëmijën në krevat të bjerë, të hapë kokën.

    I vëllai: Ke të drejtë Erald, po e bëri këtë le të vejë ku të dojë. Unë nuk po marr vesh se ç’po bëni.

    Ndërkohë Myrvete hodhi akuza ndaj vjehrrit të saj se e ka ngacmuar seksualisht dhe sipas 25-vjeçares, ishte pikërisht kjo arsyja pse ajo dhe Eraldi u larguan nga banesa e prindërve të tij.

    “Vjehrri më ka ngacmuar seksualisht, ia dërgova me mesazh Eraldit. Kam vetëm motrën, vetëm me atë flas. Vëllai më tha mos rri atje kur ndodhi ngjarja. Kam bërë denoncim për vjehrrin”, tha ajo, deklaratë e cila ka sjellë në përmballje të të resë me kunatën e saj, Marsilda.

    Marsilda: Është ajo dhunuesja, jo vëllai im. Për çështjen e babait, është diçka e cekët. Do kërkoj ligjërisht dëmshpërblim moral për atë që i ka bërë prindërve të mi

    Myrvete: Apo duhet të kërkojë babai yt falje mua. Ndaj më mori Eraldi dhe ikëm që aty.

    Marsilda: Ti bëjnë një test psikologjik.

    Myrvete: A t’ia bëjmë vëllait tënd këtë testin.

    Marsilda: Ajo duhet të ishte në burg tani. Duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë.

    Çifti janë prindër të një djali, ndërsa Myrvete është 4 muajshe shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë. Ajo ka edhe një vajzë të vogël, me ish-bashkëshortin, i cili humbi jetën në një aksident.

  • “I hodhi diçka në pije”/ Motra e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë nga 3 djem: Nuk i lë ata, nuk i fal…

    “I hodhi diçka në pije”/ Motra e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë nga 3 djem: Nuk i lë ata, nuk i fal…

    “Dje ka dalë nga spitali, por nuk është se është në gjendje të mirë”

    Ditë më parë një lajm i rëndë tronditi opinionin publik në Vlorë, pasi 3 djem kishin droguar dhe përdhunuar një 26-vjeçare.Sot foli ekskluzivisht për emisionin Shqipëria Live në Top Channel, motra e 26-vjeçares, e cila tregoi versionin e saj të ngjarjes së rëndë.

    Motra e 26-vjeçares tha se një nga djemtë i ka hedhur diçka në pije të resë dhe më pas ka thirrur dhe shokët e tij.

    “Dje ka dalë nga spitali, por nuk është se është në gjendje të mirë. Nuk reagon, nuk mban mend asgjë. E kam pyetur, por nuk reagon.

    Ajo u mor në pyetje por nuk ka dhënë shumë shpjegime, se ka qenë në gjendje shumë të keqe. Kemi vajtur te doktori dhe më tha që erdhi në gjendje shumë kritike për jetën atë natë. Nxirrte shkumë nga goja.

    Ka dalë me atë djalin, thjesht shok, dolën për të ngrënë dhe pirë, po ai i ka hedhur diçka në pije. Pastaj shkuan te shokët e tij, që e droguan më keq dhe e çuan në hotel. Recepsioni njoftoi policinë se ishte në gjendje kome motra, i kishte rënë të fikët. Ata ishin larguar dhe e kanë lënë ashtu motrën.

    Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata djemtë, unë nuk i njoh. Unë si motra e saj nuk i lë, e as nuk do t`i fal,” tha motra e saj.

  • “I le gratë pa burra…”, Rudina Dembacaj i përgjigjet prerë ndjekëses

    “I le gratë pa burra…”, Rudina Dembacaj i përgjigjet prerë ndjekëses

    Ajo njihet si një nga ato personazhet publike pa komplekse dhe që gjithmonë shpreh atë që mendon pa filtra. Është fjala për aktoren e njohur, Rudina Dembacaj, e cila nuk ngurron që të ndajë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

    Madje Rudina herë pas here bën edhe bashkëbisedime virtuale me ndjekësit. Së fundmi, ajo iu ka dhënë mundësinë atyre që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, e sigurisht që ata janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje për jetën personale.

    Po jo vetëm kaq, pasi ndjekësit i kërkojnë edhe këshilla apo i bëjnë komplimente të ndryshme. Ndërkohë një ndjekës i tha se ‘i ka lënë gratë pa burra’.

    “Oj Rudina i le gratë pa burra, kanë marrë guxim nga ty dhe vetëm po ndahen. Je yll”, i ka shkruar dikush.

    Ndërkohë aktorja e njohur i është përgjigjur shumë shkurt:

    “Nuk mbarojnë burrat, ka prapëKujtojmë se Rudina Dembacaj është e martuar me Mark Frrokun, me të cilin herë pas here poston foto apo video në rrjetet sociale.