Category: Lajme

  • Prostitucioni në Tiranë shqetësim për banorët, 40-vjeçarja e arrestuar: Jam mami me 3 fëmijë, bëj çfarë të dua!

    Prostitucioni në Tiranë shqetësim për banorët, 40-vjeçarja e arrestuar: Jam mami me 3 fëmijë, bëj çfarë të dua!

    Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua në zonën e ‘Astirit” në Tiranë.

    Bëhet fjalë për një hotel në katin e dytë të një pallati të banuar, në mes të Astirit, në një nga zonat më të populluara të Tiranës.

    Policia ka kryer veprimet e para, duke proceduar penalisht 40-vjeçaren për “ushtrim prostitucioni” dhe ish-punonjësin e hotelit për “moskallëzim krimi.

    Aktiviteti kriminal që tashmë po hetohet nga policia, duket se u ka shpëtuar syve të banorëve të zonës, por pas publikimit të rastit ata thonë se veprimtari të tilla në komunitetin e banuar janë shqetësuese.

    Banori 1: Mirë nuk është, s’ka njeri që të thotë është mirë!

    Banorja 2: Shumë problematike, jetë e pasigurt për vajzat tona!

    Banorja 3: Si nuk është problem o djalë?! Problem është!

    Banorja 4: Kemi fëmijë dhe kemi frikë t’i çojmë në shkollë, edhe është shumë problem, koha ka ardhur shumë e vështirë!

    Mediat kanë kontaktuar me një nga punonjësit që tha se hoteli nuk ka shërbyer asnjëherë si vend për ushtrimin e prostitucionit dhe se ish-kolegu i tij ishte pushuar prej kohësh nga puna.

    “Shiko, hoteli nuk ka pasur asnjë lloj lidhje me çfarë është aty, është komplet vepër e personit përgjegjës, personit që ka bërë videon, hoteli nuk është i përfshirë në këtë gjë. Ai erdhi për të punuar me kohë të gjatë, nuk është se erdhi sot për nesër. Ish-punonjës, është hequr nga puna”, tha ai.

    Çfarë ndodhi ditën e djeshme:

    JOQ publikoi një video ku dyshohet se ushtrohet prostitucioni në hotelin “Star” në zonën e Astirit në kryeqytet.

    Në një video të publikuar, e cila është bërë në fshehtësi nga recepsionisti i hotelit, dhe nga biseda me një vajzë kuptohet se bëhet fjalë për ushtrim prostitucioni.

    M.B 40 vjeç, protagoniste e videos në hotel është proceduar penalisht për veprën penale të prostitucionit.

    Në video ajo i rrëfente recepsionistit të hotelit eksperiencën me klientin teksa i thoshte se ky i fundit kishte dëshirë të bënte vetëm seks anal.

    Në reagimin për JOQ, gruaja në video deklaroi se ajo kishte shkuar në hotel me të dashurin, ishte e divorcuar dhe po të donte ndërronte edhe “100 të dashur” pa i dhënë llogari askujt.

    “Ore, jo një të dashur, por unë ndërroj edhe pesë o vëlla, kam të drejtën time, nuk më pëlqen i pari, do marr të dytin. Mund të kem edhe 100 të dashur more, kuptoji gjërat mirë.

    Po qe puna për ta vërtetuar atë që thotë ai, e vërtetojmë bashkë me atë personin. Unë jam mami me tre fëmijë mo vlla, jam e divorcuar. Dhe nuk kam unë të drejtë të dal me persona ça dua unë?”,-tha ajo

    Njoftimi i policisë:

    Në lidhje me një rast të transmetuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, që bën fjalë për një rast prostitucioni, në një hotel në Tiranë, ju bëjmë me dije se:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.

    Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

    – M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;

    – T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

    Kujtojmë se në janar të këtij viti në këtë zonë u zbulua një qendër masazhi ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Qendra operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’ dhe që ishte vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në shtator u zbulua një qendër masazhi që shfrytëzohej si prostitucion./VoxNews

  • Ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

    Ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

    Është arrestuar ditën e sotme 27-vjeçari Nikollë Hasani, i cili ishte shpallur në kërkim nga policiapasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

    27-vjeçari u prangos në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit “Alpe të pastra” u zbuluar se kishte kultivuar 280 bimë cannabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde.

    Njoftimi:

    Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të hapura, të goditura më parë, nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”.

    Ishte shpallur në kërkim në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit, pasi kishte kultivuar 280 bimë cannabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

    Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, raste të së cilës janë goditur nga Policia e Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. H., 27 vjeç, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz.

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Më datë 18.08.2023, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit policor “Alpe të pastra”, gjetën të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit N. H., 280 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe 4 thasë të mbushur me rreth 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • “Familja ime u tmerrua”/ Grabitet shtëpia e deputetit të njohur, mesazhi që ka për hajdutin

    “Familja ime u tmerrua”/ Grabitet shtëpia e deputetit të njohur, mesazhi që ka për hajdutin

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një hajdut ka grabitur banesën e deputetit të Demokracisë së Re, Yiannis Kallianos.

    Ka qenë vetë deputeti që ka bërë me dije këtë lajm, teksa ka publikuar edhe pamjet e autorit që janë kapur nga kamera e sigurisë.

    Ai shkruan se kur familja e tij është kthyer në shtëpi ka gjetur gjithçka të përmbysur, teksa nuk jep më shumë detaje për ato që autori ka grabitur.

    Yannis Kallianos shkruan se shumë shpejt autori do arrestohet dhe do vuajë dënimin për ankthin e frikën që i shkaktoi gruas dhe fëmijëve të tyre.

    “Ajo më thirri dhe po bërtiste, ishin të tmerruar. Bashkëshortja dhe fëmijët e mi po dridheshin. Nuk e di as si kam ardhur në shtëpi, as nuk e mbaj mend nga e kam drejtuar makinën.

    Për të gjitha ato që kaluan gruaja dhe fëmija im, premtoj se do t’i shkoj deri në fund. Ky person që nuk respektoi hapësirën time personale-private dhe ka mësuar nga prindërit e tij se është mirë të vjedhësh shtëpi, do të përballet me drejtësinë”, shkruan deputeti ndër të tjera.

    https://www.facebook.com/ioannis.kallianos/posts/6883830251678887?ref=embed_post

  • Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve

    Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve

    Presidenti i vendit Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kalabri.

    Ai ka vizituar kishën e Pallagorio, si dhe një komunitet të arbëreshëve.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj komenton mikëpritjen e komunitetit arbëresh.

    Ja postimi i plotë i Begaj:

    Pritja mbresëlënëse në Pallagorio, është tregues se lidhjet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve sot, janë më të forta se kurrë!

    Këmbanat e Kishës së Pallagorios që “flasin arbërisht” e që janë të drejtuara nga Shqipëria, përcjellin në mënyrë simbolike, historinë e arbëreshëve.

    Më e madhja, me gdhendjet e saj, na kujton ata që emigruan në kërkim të fatit të tyre të ri, ndërsa më e vogla, na kujton gjuhën arbëreshe dhe origjinën e largët të arbëreshëve, paraardhësit e të cilëve mbërritën në malet e Kalabrisë nga ana tjetër e detit Jon.

  • Gazetarja serbe viziton Kosovën dhe jep goditjen e fortë qeverisë së Vuçiçit: Në Beograd na dezinformojnë, nuk ka vend për frikë pasi këtu është bukur

    Gazetarja serbe viziton Kosovën dhe jep goditjen e fortë qeverisë së Vuçiçit: Në Beograd na dezinformojnë, nuk ka vend për frikë pasi këtu është bukur

    Maria Cankoviq gazetarja e njohur e reportazheve për mediat serbe ka publikuar impresionet e saj nga udhëtimet në Kosovë. Bashkë me një grup tjetër serbësh, Cankoviq ka vizituar Pejën, Prizrenin, Rahovecin dhe Hoqën e Madhe.

    Maria rrëfen për mikpritjen që shqiptarët e Kosovës i kanë bërë gjatë udhëtimeve të tyre dhe me plot ndjesi të bukura ajo shfaq një vlerësim gati të panjohur dhe të pa përcjellë më parë nga një serb.

    Nga ana tjetër gazetarja ka guxuar të flas për një temë delicate, lidhur dhe me faktin e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku ajo tha se dizinformimi mbi Kosovën vijon. Ajo shprehet se ndihet e pa frikësuar kur vjen në Kosovë.

    “Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Decan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty. Ja po ju them qe kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar një autobus tjetër për të na mundësuar shëtitjen”, ka bërë me dije gazetarja që askush nga Serbia që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të ketë frikë.

    “Nuk ka asnjë vend për frikë”, ka thënë ajo.

  • Humbën patentën nga shkeljet e rënda të kodit rrugor, ja sa shoferë rikthehen në autoshkollë

    Humbën patentën nga shkeljet e rënda të kodit rrugor, ja sa shoferë rikthehen në autoshkollë

    Vetëm 4 muajt e fundit 660 shoferë e kanë humbur patentën si pasojë e shkeljeve të rënda të kodit rrugorë. Pas rikthimit në kurs dhe ritestimit vetëm 83 prej tyre e kanë rifituar lejen e drejtimit.

    Prej një viti me aktet e reja në fuqi, përdorimi i alkoolit, i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, kalimi i semaforit me të kuqe, thyerja e normave të shpejtësisë, parakalimet e gabuara e të rrezikshme konsiderohen shkelje të rënda, të cilat cojnë në humbje të pikëve të patentës, deri në zerimin e tyre.Në këtë pikë drejtuesit e mjeteve kthehen sërish në autoshkollë për të zhvilluar kursin e më pas ritestohen.

    Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor ka bërë me dije se në muajt qershor-tetor në autoshkollë janë regjistruar 660 persona, dhe vetëm 12.5% e tyre ose 83 persona janë rikthyer në rrugë si drejtues mjetesh, të tjerët do të të duhet të ripërsërisin testimin teori-praktikë brenda 30 ditëve.

    Në seancën e fundit të zhvilluar pak ditë me pare nga 26 regjistrime, u paraqitën 16 kandidatë dhe vetëm 2 prej tyre kaluan testin dhe rimorën patentën.

    Këta drejtues mjetesh të rikthyer në autoshkolla konsiderohen kontingjenti më problematik në rrugë, që shpesh janë shkaktarë të aksidenteve.

  • “Më tha do të hedh djalin nga ballkoni”, flet gruaja që i nguli thikën në gjoks burrit në Tiranë

    “Më tha do të hedh djalin nga ballkoni”, flet gruaja që i nguli thikën në gjoks burrit në Tiranë

    Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kur një 25-vjeçare plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj Erald Tosku, pas një konflikti mes të dyve. Ajo nuk u arrestua pas krimit, por vetëm u procedua në gjendje të lirë, pasi kishte një fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe.

    Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo rrëfeu gjithçka lidhur me ngjarjen e rëndë. 25-vjeçarja tregoi se bashkëjetuesi i saj kishte qenë me temperaturë natën e kaluar dhe në mëngjes kishte kërkuar të ikte në punë, por ajo e kishte këshilluar të mos shkonte.

    E reja zbuloi se në këtë moment ai u inatos dhe e gjuajti atë me shuplakë, ndërsa rrëfeu se ajo është dhunuar edhe gjatë shtatzënisë nga bashkëjetuesi. Në atë moment, ajo tregon se ai i ka thënë të largohet nga banesa, ndërsa e ka kërcënuar se do ta vrasë dhe “do t’i hedhë” djalin nga ballkoni.

    Ajo u shpreh se ishte bashkëjetuesi i saj, Erald Tase, i cili mori thikën i pari dhe tentoi ta vriste, por ajo arriti t’ia rrëmbejë mjetin prerës, me të cilin edhe e plagosi.

    “Ishte sëmurë natën nga puna, po punonte në shi dhe i thashë mos ik në punë se je sëmurë. Atij i erdhi një inat dhe mendova se do më vriste mua dhe fëmijën. Më gjuajti me shpullë dhe kisha frikë për jetën. Më ka gjuajtur edhe kur isha shtatzënë. Nuk kam shkuar në polici dhe nuk i kam treguar familjes.

    Ishte ora 8 e mëngjesit, nuk kishim asnjë debat. Ai u ngrit për të ikur në punë, por kishte temperaturë 40. Unë i thashë mos shko për 20 mijë lekë në punë. Kishte problem me veshkën, edhe mushkërinë. Atë e mori shoku në telefon dhe i tha se do e heqin nga puna, atij i iku mendja.

    Ngaqë merresha me fëmijën i dukej sikur nuk e doja më. Unë e doja atë njeri, ndaj vendosa të bëja dhe një fëmijë tjetër. Ta mora djalin e ta hodha nga ballkoni më tha, po dil nga shtëpia. Më tha do të vras. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. U ngrit ai dhe kapi thikën, tentoi të më vriste. Unë i kapa thikën dhe e ndalova. Më kishte thënë dhe herë të tjera që mund të më vriste. I thashë që u pendova që e kisha marrë”, u shpreh ai.

  • Çfarë do të ndodhë me trupin nëse hani një lugë mjaltë para gjumit?

    Çfarë do të ndodhë me trupin nëse hani një lugë mjaltë para gjumit?

    Mjalti ka një efekt antibakterial që forcon imunitetin, duke ju bërë më të fortë në luftën kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, kërpudhat dhe viruset e shumta.

    Ndonjëherë ne zgjohemi në mes të natës sepse truri ynë ka nevojë për glikogjen dhe ai stimulon gjëndrat mbiveshkore për të çliruar adrenalinën dhe kortizolin nga trupi.

    Për fat të mirë, mjalti përmban glikogjen, kështu që një lugë çaji mjaltë para gjumit do të ndihmojë në sigurimin e një gjumi të mirë.

    Presioni i lartë i gjakut është një nga faktorët që kontribuon në sëmundjet e zemrës. Mjalti përmban një antioksidant që është treguar se ul presionin e gjakut, kështu që një lugë mjaltë para gjumit është një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.

    Trigliceridet janë një lloj yndyre e pranishme në gjak. Nivelet e larta të triglicerideve rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Mjalti lidhet me reduktimin e triglicerideve në organizëm, i kthen ato në aleatë që pastrojnë gjakun nga yndyrat e panevojshme.

    Mjalti ka një efekt antibakterial që forcon imunitetin, duke ju bërë më të fortë në luftën kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, kërpudhat dhe viruset e shumta.

    Përshpejton metabolizmin duke krijuar një efekt termogjenik. Kjo do të thotë se përmirëson qarkullimin që rrit temperaturën e trupit tuaj, duke ju ndihmuar të digjni yndyrën pa mundim.

  • Dalin pamjet e tmerrit! Gati pushtimi i Gazas. Izraeli rreshton tanket dhe ushtrinë në kufi

    Dalin pamjet e tmerrit! Gati pushtimi i Gazas. Izraeli rreshton tanket dhe ushtrinë në kufi

    Situatë e frikshme në kufirin mes Izraelit dhe Gazas.

    Kolona të tankeve izraelite të grumbulluara në kufirin Izrael-Gaza dhe mijëra ushtarë janë përgatitur për betejë sot, ndërsa një pushtim i enklavës së shkatërruar nga lufta duket i pashmangshëm.

    Dhjetëra mijëra ushtarë izraelitë dhe shumë tanke dhe automjete të blinduara janë vendosur tani në kufi – gati për një sulm tokësor në Rripin e Gazës, ku 203 pengje mbahen rob nga terroristët e Hamasit.

    Rreshtimi i artilerisë dhe njerëzve në kufi vjen pasi orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëgjuar të shtëna të forta automatike përgjatë kufirit.

    Dhe sot, Izraeli vazhdoi të godasë Gazën me një rrymë të pamëshirshme sulmesh ajrore me IDF duke thënë se avionët e tyre luftarakë goditën mbi 100 ‘objektiva operacionale’ të terroristëve të Hamasit gjatë natës. Sulmet shkatërruan boshte tunelesh, depo municionesh dhe dhjetëra shtabe operative, tha IDF.

    Izraeli gjithashtu filloi evakuimin e një qyteti verior izraelit pranë kufirit libanez në një tjetër shenjë të një pushtimi tokësor të afërt që mund të shkaktojë trazira në të gjithë Lindjen e Mesme.

    Dy milionë palestinezë të bllokuar në enklavën e vogël, ku mijëra janë vrarë dhe qytete të tëra janë shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite, tani po përgatiten për pushtimin që pritet të rezultojë në viktima të tjera të mëdha.

    Kjo vjen pasi Yoav Gallant, ministri izraelit i mbrojtjes, vizitoi të enjten trupat e pozicionuara përgjatë kufirit të Gazës dhe u tha atyre se së shpejti do ta shihnin enklavën palestineze ‘nga brenda’.

    Një komandant këmbësorie në IDF tha për DailyMail të enjten se ata ishin gati të pushtonin, duke shtuar se kishte ‘një nivel shumë të lartë optimizmi’ midis trupave të tij.

    Udhëheqësit e Izraelit janë të vendosur të çlirojnë Gazën nga sundimtarët e saj të Hamasit, edhe nëse kjo do të thotë të shkojnë shtëpi më shtëpi në një operacion që mund të zgjasë ‘vite’ dhe të rezultojë në viktima të tjera të mëdha mes palestinezëve.

  • Stuhi e fortë ere, rrebesh shiu dhe ulje temperaturash! Moti bën ndryshimin e madh në fundjavë

    Stuhi e fortë ere, rrebesh shiu dhe ulje temperaturash! Moti bën ndryshimin e madh në fundjavë

    Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me altrenime kthjellimesh dhe vranësira në shtim.

    Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhën prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

    Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë.

    Gjatë ditës së dielë reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

    Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e hera-herës fiotn shpejtësi deri në 10m/sek.