Category: Lajme

  • Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit, Policia: Vdiqën dy persona, u plagosën 3 të tjerë

    Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit, Policia: Vdiqën dy persona, u plagosën 3 të tjerë

    Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e sotme (18 tetor) në tunelin e Kalimashit. Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, humbën jetën 2 persona dhe u plagosWn tre të tjerë.

    Policia e Kukësit informon se ‘rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

    Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.’

  • “Shkova në shkollë për të pyetur”, babai ngre ‘alarmin’ në studio televizive: Më kanë grabitur vajzën në banesë, sapo u ktheva nga puna…

    “Shkova në shkollë për të pyetur”, babai ngre ‘alarmin’ në studio televizive: Më kanë grabitur vajzën në banesë, sapo u ktheva nga puna…

    Zhduket e mitura nga banesa, babai shpërthen në britma: Ma grabitën, më mungon era e saj

    Historia e Ferdinantit është një nga më të dëgjuarat në media pasi drama në familjen e tij i kapërcen kufijtë e njerëzores. Ai prej vitesh vuan problemet dhe konfliktet me fëmijët dhe bashkëshorten pasi edhe pse jeton në të njëjtën banesë me fëmijët dhe nenën e tij nuk lejohet të ketë kontakt me ta, kjo shprehet ai si pasojë e presionit te ish-gruas mbi fëmijët.

    Herën e fundit në studio Ferdinanti u përball live me ish-bashkëshorten te cilën e akuzoi live për tradhti duke zbuluar mesazhe të cilat ai pretendon se i ka kapur ne telefonin e saj. Por, nga ana tjetër vajza e Ferdinantit në një lidhje live akuzoi babain si personin kyç të konflikteve të kësaj martese. Ndërkohë që në kaq vite dy vajzat e çiftit kanë pasur konflikte edhe mes njëra-tjetrës pasi sipas dëshmisë se Ferdinantit vajza e madhe dhunon fizikisht vajzën e vogël.

    Sot në redaksinë e emisionit “Me zemër të hapur” mbërriti një telefonatë ku Ferdinanti shume i shqetësuar shprehet se vajza e vogël është larguar nga shtëpia ka dy dite dhe nuk di asgjë për të.

    “Që prej të hënës vajza nuk ka shkuar në shkollë. Erdha në shtëpi pas pune dhe nuk e gjeta vajzën dhe ditën tjetër po ashtu. Shkova te shkolla për të pyetur. Vajzën ma kanë grabitur. Më mungon aroma e saj”, u shpreh babai i vajzës së mitur.

  • Lajm i mirë për shoferët, AMF zbulon sa do paguani për siguracionin e automjetit

    Lajm i mirë për shoferët, AMF zbulon sa do paguani për siguracionin e automjetit

    Komisionet në sigurimin e makinave kushtojnë më lirë. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, ato janë ulur me 10%, pas ndryshimeve ligjore në vitin 2021.

    Vendosja e një tavani për komisionet e ndërmjetësimit në sigurimet e detyrueshme motorike ka sjellë një ulje të ndjeshme të tyre me rreth 10 pikë përqindje. Pas hyrjes në fuqi të ligjit në vitin 2021, komisionet janë reduktuar, nga 27%, në mesatarisht 17%.

    Në konferencën për zhvillimin e sektorit të sigurimeve, Drejtoresha Ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi, tha se sektori i transportit ka përjetuar ndryshime pozitive në skemën e sigurimit.

    Tregu shqiptar i sigurimeve ka pasur nivele shumë të larta të komisioneve të ndërmjetësimit në raport me tregjet e tjera në Europë. Madje, në shumicën e rasteve shpenzimet e marrjes në sigurim tejkalonin shpenzimet neto për dëme të paguara.

  • Aksident tragjik në aksin Milot-Morinë/ Ndërrojnë jetë 2 persona

    Aksident tragjik në aksin Milot-Morinë/ Ndërrojnë jetë 2 persona

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tunelin e Kalimashit.

    Burime bëjnë me dije se si pasojë e një përplasje të dy automjeteve kanë humbur jetën 2 persona.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

  • Përplasen autobotët në tunelin e Kalimashit, dy të vdekur

    Përplasen autobotët në tunelin e Kalimashit, dy të vdekur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të Mërkurë në aksin Milot-Morinë, ku dy autobotë janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona. Burime për Klan News bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në tunelin e Kalimashit.

    Sipas të njëjtave burime nga ngjarja dyshohet të ketë edhe të plagosur. Viktimat dyshohet se janë shtetas nga Kosova, megjithatë identiteti i tyre nuk dihet ende.

    Edhe sa i takon rrethanave të këtij aksidenti të rëndë, ato nuk dihen ende. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet që të kemi më shumë detaje në vijim.

  • Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit. Raportohen dy të vdekur

    Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit. Raportohen dy të vdekur

    Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit.

    Sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për 2 autobotë që janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Deri më tani mendohet se kanë mbetur të vdekur 2 persona nga përplasja dhe dy shtetasit janë nga Kosova.

    Kjo ka bërë që të bllokohet edhe njëra prej lëvizjeve të tunelit duke krijuar rradhë dhe vështirësi në qarkullim.

    Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulancat.

  • Akuzohet se vrau 4-vjeçarin me anestezi, mjekut i vjedhin 50 milionë lekë

    Akuzohet se vrau 4-vjeçarin me anestezi, mjekut i vjedhin 50 milionë lekë

    Vdekja e 3 vjeçarin Braian Spahiu pak ditë më parë në Tiranë, në klinikën e mjekut Roland Xhaxho, bëri që Prokuroria e Tiranës të hapë hetimet. Por, mediat kanë zbuluar një rast të mëparshëm, që tregon se mjeku Roland Xhaxho ka qenë edhe më parë në dyert e akuzës.

    Bëhet fjalë për një rast të vjedhjes së shtëpisë së çiftit Xhaxho, nga pastruesja që ata kishin punësuar për t’u kujdesur për një familjare të moshuar dhe për të pastruar, një herë në javë.

    Portali “WebLajm” ka publikuar një dokument që tregon se bashkëshortja dhe mjeku Roland Xhaxho kanë kallëzuar pastruesen e tyre me iniciale A.XH për grabitjen e rreth 50 milionë lekëve. Paratë kanë qenë shumica në valutë, 45.900 euro dhe 280.000 lekë (të reja).

    Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxho dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë kostatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjehrra e doktorit) kishte ndërruar jetë.

    Pastruesja e cila është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaho, por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij doktoreshës Ina Xhaxho.

    Pas denoncimit të familjes Xhaxho, Policia dhe Prokuroria kanë hetuar ngjarjen dhe është bërë i mundur dënimi i pastrueses me 2 vite e 8 muaj burg.

  • Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 16-vjeçar. Policia shpall në kërkim autorin. Detajet nga ngjarja

    Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 16-vjeçar. Policia shpall në kërkim autorin. Detajet nga ngjarja

    Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure (18 tetor). Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës, ndërsa policia thotë se gjithçka ka nisur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

    Ndërkohë është identifikuar autori, një 18-vjeçar me iniciale A.H dhe është shpallur në kërkim. Ndërsa 16-vjeçari i plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar. 16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

    Nderkohe vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar ndersa materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • 13 luftanije e 200 avionë/ Si SHBA po mësyn në Lindjen e Mesme, frika se Irani mund të nisë Luftën e III Botërore

    13 luftanije e 200 avionë/ Si SHBA po mësyn në Lindjen e Mesme, frika se Irani mund të nisë Luftën e III Botërore

    Pentagoni po përgatit gjithashtu një personel shtesë prej 2000 forca Ushtrie dhe Forca Ajrore

    Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një makineri lufte në Lindjen e Mesme në një mesazh të qartë për Iranin që të qëndrojë mënjanë ndërsa Izraeli përgatitet të nisë një pushtim tokësor në Gaza për të shkatërruar grupin terrorist Hamas.

    Brenda disa orësh nga sulmi i tmerrshëm ndaj Izraelit nga Hamasi më 7 tetor, SHBA filloi të lëvizte anije luftarake, avionë dhe forca speciale në rajon.

    Dy aeroplanmbajtëse përfshirë më të madhin në botë – USS Gerald R. Ford – janë dërguar në Mesdheun lindor, së bashku me një sërë avionësh që mund të kryejnë sulme ajrore.

    Shumë avionë të tjerë, duke përfshirë skuadriljet e avionëve luftarakë F-15 dhe F-16, janë dërguar në bazat ushtarake amerikane në rajon, duke dyfishuar numrin e disponueshëm në Gjirin Persik.

    Njësive të fluturimit që do të ktheheshin në shtëpi së shpejti u është thënë të qëndronin.

    Rreth 2,000 marinsa amerikanë të trajnuar në operacione speciale dhe ulje amfibe janë ridrejtuar gjithashtu nga një stërvitje në Kuvajt dhe tani janë në bordin e dy anijeve luftarake diku në brigjet e Bahreinit.

    Pentagoni po përgatit gjithashtu një personel shtesë prej 2000 forca Ushtrie dhe Forca Ajrore si një forcë potenciale e reagimit të shpejtë.

    Ai pasqyron shqetësimin në Uashington se Hezbollahu, grupi terrorist me bazë në Liban, ose vetë Irani, mund ta përshkallëzojnë krizën në një konflikt rajonal edhe më shkatërrues.

    Qëllimi kryesor i rritjes së ushtrisë amerikane është të pengojë Iranin dhe përfaqësuesit e tij nga ndërmarrja e ndonjë lëvizjeje agresive.

    USS Gerald R. Ford sapo kishte përfunduar një stërvitje me Marinën Italiane përpara se të urdhërohej për misionin e saj të fundit.

    Ai ka një ekuipazh prej 5,000 personash dhe mbart 90 avionë luftarakë – duke përfshirë avionë F-18 Super Hornet, F-35 luftarakë dhe aeroplanë luftarakë A-10.

    Transportuesi, i cili ka një reaktor bërthamor, është i mbushur me një arsenal armësh si Raketat e Evoluar Sea Sparrow dhe Sistemi i Armëve Mk-15 Phalanx Close-In, i cili përdoret për të gjuajtur plumba shpuese të blinduara.

  • Moti bën kthesën e madhe të enjten, çfarë ndodh me temperaturat

    Moti bën kthesën e madhe të enjten, çfarë ndodh me temperaturat

    Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendruehsme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore.

    Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 4 deri 17°C

    në zonat e ulëta 12 deri 24°C

    në zonat bregdetare 13 deri 24°C