Category: Lajme

  • Aksidenti i “çmendur” tek diga e Liqenit, policia arreston Emiljano Ninën, kushëririn e Ervis Martinajt

    Aksidenti i “çmendur” tek diga e Liqenit, policia arreston Emiljano Ninën, kushëririn e Ervis Martinajt

    Kur ka kaluar më shumë se muaj nga aksidenti i “çmendur” në zonën e liqenit artificial të Tiranës, policia ka arrestuar shoferin e automjetit BMË X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit.
    Sipas News24, në pranga është vënë Emiljano Nina, i cili është edhe kushëriri i të shumkërkuarit Ervis Martinaj.
    Kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin dhe mori targat e mjetit luksoz, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka përfunduar në digë.

    Kujtojme qe ne burg per kete ngjarja eshte Eldi Allushi, pronari e makinës BMW X6, i cili akuzohet veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
    Nderkohe Nina rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
    Emiljano Nina akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushit, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit.

  • Fabrika e përpunimit të ullirit ‘helmon’ banorët/ Institucionet e pranojnë: Operon pa leje

    Fabrika e përpunimit të ullirit ‘helmon’ banorët/ Institucionet e pranojnë: Operon pa leje

    Emisioni Fiks Fare solli rastin e një fabrike përpunimi ulliri dhe bërsive të tyre , në një zonë ku ishte kthyer problem për banorët nga ndotja e ambientit.

    Në mesazhin e banorëve thuhej se kjo fabrikë është mbyllur e pezulluar disa herë nga shteti, por është hapur sërish.

    Në këto kushte kanë mbetur të pashpresë nga institucionet.Gazetarët e Fiksit shkuan në fabrikë, ku punonjësit u zotuan se kishin dokumentet dhe do i nisnin në redaksi. Fiksi solli pamje të tymit që dilte nga oxhaku i fabrikës dhe pirgje me bërsi ulliri afër shtëpive të banuara.

    Në fakt te gazetarët shkoi vetëm një dokument që lejohej ndërtimi i një fabrike me parametra të përcaktuara. Por përveç dokumentit përgjegjës të fabrikës thanë se janë interesuar në Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe u kanë konfirmuar që të vazhdojnë punën.

    Por ndryshe reagoi institucioni, në Agjencinë Rajonale të Mjedisit ishte një vendim përfundimtar ndërprerje aktiviteti, por edhe një urdhër që këtë subjekt nuk e kontrollon më Agjencia Rajonale e Mjedisit por Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Përgjigja që gazetarët morën në këtë të fundit ishte ndërhyrja e menjëhershme, dhe ndërprerja e aktivitetit në fabrikë.

  • Një humbi jetën, dy në gjendje të rëndë! Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, si ranë në greminë 5 turistët gjermanë

    Një humbi jetën, dy në gjendje të rëndë! Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, si ranë në greminë 5 turistët gjermanë

    Një tursite gjermane humbi tragjikisht jetën teksa ishte duke ngjitur malin, në afërsi të “Shpellës së Harapit”, Shkodër.

    Sipas policisë, 31-vjeçarja së bashku me 4 gjermanë të tjerë, kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në greminë.

    Mësohet se dy turistë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë shpëtuar mrekullisht.

    Sipas informacioneve, bëhet me dije se dy të lënduarit janë ende në vendngjarje, dhe presin për ndihmë nga autoritetet, për t’i transportuar drejt spitalit, si dhe për të marrë trupin e pajetë të të resë.

  • E rëndë në Theth, turistja gjermane bie në greminë

    E rëndë në Theth, turistja gjermane bie në greminë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Theth, ku një 31-vjeçare gjermane ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje bashkë me një turist.

    Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, ku turistja gjermane me iniciale R.P ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë.

    Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçarja ka humbur jetën.

    Mësohet se e reja ishte duke u ngjitur në mal, bashkë me një tjetër turist gjerman teksa ka humbur jetën tragjikisht.

    Shërbimet e Policisë Shkodër, me të marrë njoftimin janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Ja cilat janë 5 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për famë dhe para

    Ja cilat janë 5 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për famë dhe para

    Luani

    Luani është e vetmja shenjë e dominuar nga Dielli, prandaj të lindurit e kësaj shenje duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe të ndjehen se janë në qendër të vëmendjes. Bota e të famshmëve është plot me Luanë si: Meghan Markle, Madonna, Dua Lipa, Jennifer Lopez, Kylie Jenner, Demi Lovato dhe Barack Obama.

    Peshorja

    Peshorja është shenja e ajrit e dominuar nga Afërdita, planeti romantik i artit dhe bukurisë. Peshoret e famshme janë Kim Kardashian West, Cardi B, Gwen Stefani, Doja Cat dhe Bella Hadid, të gjithë dominojnë botën e të famshmëve kur bëhet fjalë për gjithçka, nga muzika dhe modelingu deri te mediat sociale dhe sponsorizimet.

    Shigjetari

    Shigjetari është shenja e zjarrit e sunduar nga Jupiteri, i cili është planeti i fatit dhe pasurisë. Pra, nuk është për t’u habitur që ka kaq shumë yje të popit me famë botërore si Shigjetari: Taylor Sëift, Britney Spears, Nicki Minaj, Miley Cyrus, Christina Aguilera dhe Jay-Z.

    Ujori

    Ujori është shenja më novatore, largpamëse dhe vizionare e Horoskopit. Mendoni për personazhe të famshëm novator, si ikona e medias Oprah, ylli i popit Harry Styles dhe Paris Hilton, të gjithë të gatshëm të vendosin rregullat e tyre dhe të mendojnë jashtë kutisë.

    Peshqit

    Peshqit i përkasin disa prej shpirtrave më krijues dhe më të ndjeshëm në Horoskop, prandaj shumë prej tyre përfundojnë duke shprehur ndjenjat e tyre të thella përmes rrugëve artistike që mund të çojnë në fame. Edhe kontributet e shumëllojshme të shumë Peshqve të famshëm nderohen pas vdekjes së tyre: Kurt Cobain, Elizabeth Taylor dhe Albert Einstein janë të gjithë Peshqit që mbeten emra të famshëm, edhe vite pas vdekjes së tyre.

  • Zbulohet fati TRAGJIK i 20-vjeçarit të humbur në Tiranë, gjendet i…

    Zbulohet fati TRAGJIK i 20-vjeçarit të humbur në Tiranë, gjendet i…

    Një i ri është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune te diga e liqenit të Paskuqanit, dyshohet i vetëmbytur

    Është zbardhur misteri i humbjes së gjurmëve nga Servet Bokcia disa ditë më parë. Policia njoftoi sot se është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit te diga e liqenit të Paskuqanit.

    Blutë thonë se ka dyshime se ai është vetëmbytur.

    “Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa”, njofton policia. /albeu.com

  • Zhduken tre vajza! Nënat “alarmojnë” policinë

    Zhduken tre vajza! Nënat “alarmojnë” policinë

    Tre vajza janë raportuar të zhdukura brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Prizren dhe Podujevë. Nënat e tre vajzave kanë shkuar për të denoncuar rastet duke kërkuar ndihmë.

    “Klinë 09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

    Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare me datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

    Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar” njofton policia.

  • Arjan Çani: Niveli i shqiptareve, shumë i ulët. Shumica vetëm hanë, pinë, dhje*in dhe flenë!

    Arjan Çani: Niveli i shqiptareve, shumë i ulët. Shumica vetëm hanë, pinë, dhje*in dhe flenë!

    Arjan Çani e konsideron “shumë të ulët” nivelin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe thotë se vetëm pak njerëz shqetësohen vërtet dhe informohen se çfarë ndodh në vend dhe në botë.

    “Shumica vetëm hanë, pinë, dhje*in dhe flenë”, deklaroi Çani.
    Pjesë nga biseda në “Të Paekspozuarit”, MCN TV:

    Ylli Rakipi: Shpesh themi në mënyrë të shkujdesur që jemi pak popull primitiv. Jemi vërtet Arjan? Përshembull Faik bej Konica nuk ka lënë gjë pa thënë, por i rezultojnë shumë të vërteta sot.

    Arjan Çani: Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre.

    Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët. Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fy rje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhje*in dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.

    Ylli Rakipi: Ndaj dhe ti thua që lëshohen të premten dhe ikin hanë, nuk duan t’ja dinë për asgjë?

    Arjan Çani: Po si e shpjegon ti këtë ngrënie mishi në fundjavë, është masive…. Nuk bëj shaka. Të ftoj këtë fundjavë, pimë një birrë në Dajt.

    Të shtunën nuk mbërrin në Dajt, bëhet rradhë me kilometra. Ka pafund lokale dhe nuk kalon dot atjë. Kur kam parë këtë skenë, pyeta policin, cfarë ka ndodhur? Më tha polici, Arjan nuk ka gjë, kështu është cdo fundjavë, sepse shkojnë hanë mish të pjekur në Dajt. Nuk kaloje dot. U tremba vëlla. Imagjinova numrin e madh të qingjave dhe kafshëve të shkreta që duhet të theren cdo fundjavë. Imagjino edhe në Durrës, që ikin edhe për peshk.

  • Megaoperacion në gjithë vendin kundër emigrantëve të paligjshëm, në pranga dhe pronarë hotelesh

    Megaoperacion në gjithë vendin kundër emigrantëve të paligjshëm, në pranga dhe pronarë hotelesh

    Një operacion i gjerë në shumë qytete është zhvilluar së fundmi nga Policia e Shtetit, ku burime konfirmojnë se janë rreth 19 urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria. Operacioni në fjalë ka të bëjë në goditjen në fushën e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që hynin nga pikat kufitare kryesisht të Greqisë.

    Deri në këto komente janë ekzekutuar mbi 15 urdhër arreste. Të njëjtat burime thonë se hetimi ka nisur nga policia e Kavajës pas një vjedhje në një market pak kohë më parë. Rezultoi se personat në fjalë ishin emigrantë të paligjshëm ndërsa janë vënë në përgjim duke çuar edhe në zbulimin e rrjetit të trafikantëve.

    Nga ky hetim të arrestuar ka në Kavajë, Lezhë, Lushnje, Tiranë, Sarandë si dhe në Durrës. Në Tiranë mësohet se është arrestuar një pronar hoteli, ku dyshohet se i përdorte ambientet për të strehuar emigrantët e paligjshëm. Po ashtu në Tiranë janë arrestuar edhe 3 klandestinë por edhe një person nga Kavaja.

    Dje në zonën e Sarandës janë arrestuar një çift bashkëshortësh, pronar të një hoteli. Në Kavajë janë arrestuar mbi 4 persona. Operacioni që ka nisur nga Komisariati i Kavajës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe drejtorinë e Policisë së Durrësit është në vijim dhe priten detaje të reja.

  • Ptuu farë e keqe! Po ju troket tek porta ajo që s’ua pret mendja!

    Ptuu farë e keqe! Po ju troket tek porta ajo që s’ua pret mendja!

    Korporata e miliarderëve, latifondistëve, ndërtuesve, pronarëve të hoteleve dhe vilave turistike etj, reagon se i është prekur dinjiteti, pse i janë hequr nja 20 kokrrave vizat amerikane. Po ju nuk u duhet hequr viza, këtë e keni sorbetto për shpëlarje.

    Ju u duhet hequr pasuria, diamantet që mbani në duar e qafë, makinat luksoze dhe vilat në bregdet. Po ku keni dinjitet ju që e keni masakruar këtë popull për 25 vite.

    I vodhët pronat, tokat e kullotat, shtëpite prej qerpiçi e kullat ne Alpe, u vodhët lopen në haur dhe pulat në kotec. I futet në vëllavrasje, u shkatërruat familjet dhe jetën.

    Nuk late fakir e hallexhi, nga jugu në veri pa i plasur në burg si kriminelë.

    Nuk latë kriminel e hajdut, nga Konispoli në Vermosh pa i liruar nga burgu si gjynafqarë. Për cfarë dinjiteti flisni ju mor të pafytyrë?! Po si u tha gjuha dhe nuk e ngritët njëherë zërin për kolegun tuaj që e masakruan në mes Vlorës ditën për diell. E harruat Skerdilajd Konomin si një trung të djegur nga mafia e pronave, pse fitoi pronën e trashëguar në Gjirin e Lalzit. Po ç’dinjitet keni ju, kur liruat nga burgu vrasësit e Gërdecit dhe 21 Janarit, kur votuat alla-manita 5-0, atë që del dhe u mbron sot nga mëngjesi në darkë.

    Çfarë ligji keni zbatuar ju, kë politikan kusar dhe qeveritar hajdut dënuat ju?

    Kujt nga këta që u morën nga kursi i Plepave dhe u bën zengjine, i treguat burgun. Ndërsa popullin, e ropët përsëgjalli, ia morët gjithcka kishte. Edhe qindarkën e fundit, edhe jetën ia morët.
    I treguat derën e burgut edhe për një faturë dritash të papaguar, kushtonte sa mëngjesi juaj.

    Katilë e xhahilë, të pafytyrë dhe të pacipë, matrapazë edhe kusarë si jeni, edhe pikën e fundit ia thithët si shushunja këtij vendi.

    “Nderi”, “burreria”, “dinjiteti” dhe “integriteti” juaj u prekërka pse u hoqën mundësinë të harxhoni një qime nga pasuria juaj përtej oqeanit.

    Ai apo ata që u kanë premtuar se do t’u kalojnë pa lagur nga kjo furtunë, ju kanë mashtruar. Këtë radhe nuk keni derman, as ju dhe as ata. Ulni kokën si të menderosur dhe nxirosur që jeni, vrisni mendjen si do e shpëtoni pasurinë tuaj, se te dera po u troket ai qe s’ja u pret mendja…
    Ptuuuu farë e keqe, edhe në varr doni ta merrni me vete këtë popull….