Gazetari Artan Hoxha ka folur për Gëzim Çelën, ish oficerin, i cili së fundi është shpallur në kërkim nga policia për trafik droge, detaje të cilat kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku it ha pasditen e sotme në një konferencë për mediat në kuadër të operacionit “Flakët në det”.
Hoxha tha se Çela nuk kapet lehtë pasi ka lidhje të fortë me shtetin dhe ka marrë pjesë në fushata elektorale.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, gazetari tha se, Çela u ka dhënë para dhe i ka mbështetur me vota politikanët si dhe u ka vënë në dispozicion makina të blinduara.
“Gëzim Çela është akuzuar fillimisht nga policia italiane për prostitucion, trafik lëndësh narkotike dhe aty bëhej fjalë dhe për vrasjen e dy karabinierëve. Në atë kohë gjykata italiane e kishte shpallur në kërkim është bërë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri, por e bindi gjykatën se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe e liruan dhe pasi doli nga burgu u arratis dhe u arrestua në Turqi në 2006 po për trafik droge, bëri 6 vite burg atje dhe më pas ata e dërguan në Rinas, por prapë arriti të lirohej.
Gëzim Çela nuk është nga ata tipa që mund ta kapësh lehtë, vetëm nga Afrika nuk është dënuar se me pjesën tjetër ka mbaruar punë. Ai ka lidhje të fuqishme me shtetin. Ka marrë pjesë në fushata elektorale, u ka dhënë para, i ka mbështetur në vota i ka vënë makina të blinduara në dispozicion. Nga 2003 deri sot ai duhet të kishte ndërruar jetë disa herë, me sëmundjen që përdori për tu liruar nga burgu, por ai jo vetëm që jeton por ka vazhduar aktivitetin e tij”, tha Hoxha.
Gëzim Çela nuk është nga ata tipa që mund ta kapësh lehtë, vetëm nga Afrika nuk është dënuar se me pjesën tjetër ka mbaruar punë. Ai ka lidhje të fuqishme me shtetin. Ka marrë pjesë në fushata elektorale, u ka dhënë para, i ka mbështetur në vota i ka vënë makina të blinduara në dispozicion. Nga 2003 deri sot ai duhet të kishte ndërruar jetë disa herë, me sëmundjen që përdori për tu liruar nga burgu, por ai jo vetëm që jeton por ka vazhduar aktivitetin e tij”, tha Hoxha.
Personi i cili keqtrajtoi shqiponjën një ditë më parë është identifikuar dhe arrestuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me çifte, dy ditë më parë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shqiponjës.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Dritan Metaj është shefi i komisariatit të policisë në Laç, i cili u arrestua sot (9 tetor) nga policia me urdher te SPAK, në vijimësi të operacionit “Flakë në det”.
Metaj dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës.
Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës.
“Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.
Në sajë të këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe disa persona, mes të cilëve ai që njihet si ‘baroni’ i drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela
Është vënë në pranga ditën e sotme shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta, i dyshuar si mbështetës i grupit të trafikantëve që u kapën në muajin gusht duke shkëmbyer drogë në Lagunën e Karaburunit.Në sajë të këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe disa persona, mes të cilëve ai që njihet si ‘baroni’ i drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela.
Por si ra në rrjetën e policisë ky grup i strukturuar kriminal?Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza në muajin gusht. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjen me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit
Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.
Nga ky operacion u sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Gjatë kësaj jave vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e hera-herës përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Dritan Metaj, shefi i Komisariatit të Laçit, është arrestuar nga policia gjatë megaoperacionit të SPAK të koduar “Flakë në det”, që është vijim i aksionit të para disa muajve.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë të posaçme për shtyp pasditen e së hënës, ka bërë të ditur se 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me këtë operacion.
Ata janë Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guxa. Sipas Rrumbullakut, të tre këta persona ndodhen jashtë Shqipërisë.
Gëzim Çela nga Kurbini njihet si “baron i drogës” në Fushë Kuqe.
Ndërkohë, hetimet po vijojnë ende edhe për sekuestrimin e pasurive të patundshme të personave të përfshirë në këtë trafik droge.
Megaoperacioni i sotëm është vijim i atij të para disa muajve në det, ku në një velierë u kap 1 ton kanabis që po tentohej të shkëmbehej në det me kokainë.
Trafikantët, kur konstatuan forcat e policisë, i vendosën zjarrin velierës në mes të detit. Policia arrestoi 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas në operacionin e para disa muajve në mes të detit
KOMUNIKATA E DREJTORIT TË POLICISË SË SHTETIT MUHAMET RRUMBULLAKU:
Në vijim të hetimeve intensive dhe të pandërprera në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:
Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe;
Arben Dalipaj, banues në Vlorë;
Roland Guza, banues në Durrës;
Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.
Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.
Megaoperacioni ”Flakë në det”, hetimet e kryera dhe veprimet e sotme, konfirmojnë vendosmërinë e Policisë, për të luftuar në bashkëpunim me partnerët krimine organizuar, por edhe përforcojnë këmbënguljen tonë për t’u vetëpastruar nga çdo individ, i cili uniformën e Policisë e përdor në shkelje të betimit të tij, duke mos i shërbyer shërbyer ligjit, shoqërisë, mbrojtjes së jetës dhe të drejtave të qytetarëve.
Duke përfituar nga rasti, i bëj thirrje çdo qytetari, që të mos hezitojë të informojë për çdo veprim të punonjësve të Policisë në shkelje të detyrës, pasi vetëpastrimi në radhët e Policisë së Shtetit, nuk është për ne një fushatë, por një prioritet dhe një proces i pandërprerë për të ndërtuar një Polici me integritet të lartë moral e profesional, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.
Siguroj qytetarët se Policia e Shtetit, është maskimalisht e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit çdo fenomen kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike, si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm si dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë operacionet për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
OPERACIONI FLAKË NË DET:
Nga Lugina e Patokut dyshohet se u nisën mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Grupi i trafikantëve u zbulua në bazë të përgjimeve që po kryen SPAK për një tjetër çështje penale.
Hetuesit kanë dyshimë se veliera me emrin “Nilua” që u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në det, mund të jetë nisur nga Turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal të Zi dhe më pas në ujrat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë, ku do të bëhej shkëmbini i drogës. 4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë.
Ata kanë mohuar që të kënë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. Spak do kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të Zi për velierën me emrin “Nilua” në mënyrë që të zbulojë edhe personat e tjerë që mund të janë të përfshirë në këtë çështje. Drejtuesit e mjeteve lundruese janë takuar disa milje në det në drejtim të Kepit të Rodonit.
Veliera kishte hyre në ujrat tona territorial pa marrë leje. Forcat e policisë ndërhynë menjëherë në momentin që ato u pikasën nga dy shtetasit ukrainas. Drejtuesit e velierës i vunë menjëhere flakën mjetit, në të cilën dyshohet se ndodhej lënda narkotike.
Mes të arrestuarve është edhe ish-polici Arlind Ismailuka, në celularin e të cilit janë gjetur edhe disa sms të dyshimta. Gjatë operacionit policia dhe SPAK sekuestruan dy pistoleta fishekë, rreth 50 mijë Euro, 25 celularë të cilët janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për tu zbërthyer dhe 23 kg kanabis që u hodh në det nga të dyshuarit.
Vrasja Martin Çeços në muajin Qershor të vitit të kaluar, është një nga ngjarjet më makabre të ndodhura në zonën e Kolanecit në Maliq të Korçës.
Për vrasjen e Martin Çeços, prokuroria e Korçës, kishte marë të pandehur Valter Mollaj, kushëririn e tij Edlir Mollaj, Bleti Angjon dhe Martina alias Tina Pajollarin.
Ndaj kësaj të fundit viktima Martin Çeco, kishte shfaqur ndjenja sentimentale, por Tina i ka treguar se kishte lidhje intime me disa burra të matuar në fshat, njëri prej të cilëve quhej, Valter Mollaj.
Mollaj e mbante me bukë Tina Pajollarin, ndërsa kjo e fundit i shërbente tek stalla e bagëtive.
Për shkak zbulimit të pëlqimit nga ana e Martin Çeços, dhe xhelozisë së krijuar nga Valter Mollaj, ky i fundit ka kërcënuar Martin Çeçon, duke i thënë: “…Po vij të ta bëj mishin copa-copa me thikë…”.
Martin Çeço, e ka ndjerë veten të frikësuar dhe ka filluar të qajë, telefonin e tij e ka marrë babai i Martinit, Nevzati, i cili teksa bisedon me Valter Mollajn, është kërcënuar nga ky i fundit duke i thënë se: “…xhaxhkë, ti vetëm një plumb do…”.
Në mesditën e datës 11 qershor 2022, Martin Çeço, katër ditë para se të vritej dhe hidhej në ujërat e rezervuarit të Kolanecit, i ka dërguar një foto motrës së tij, ku është duke qarë dhe i shkruan se:
“…do vij nesër unë Klarida, se me ç’jam mërzitur sot kurrë ndonjëherë s’jam mërzitur, kurrë si sot, sikur më ra bota në kokë sot…”.
Dhe më tej Martin Çeço vijon ti shkruajë të motrës, duke i thënë se: “…pashë një ëndër sikur më erdhi…”.
Sipas dosjes hetimore, një nga dëshmitarët dhe bashkëautorët në vrasjen e Martin Çeços është Bleti Angjo, çobani i deleve të Valter Mollaj.
Ky i fundit në dëshminë e tij ka implikuar, Valterin, Edlirin dhe Tina Pajollarin. Ndërsa s’qaron se është kërcënuar dhe goditur nga Valter Mollaj, për të mos folur para policisë.
Bleti Angjo s’qaroi rrethanat e njohjes me Martina Pajollari, e cila ndihmonte vellain e Valter Mollaj me bagëtitë, Emiljan Mollaj.
Sipas tij, Valter Mollaj, e kishte punësuar si çoban për bagëtitë e tij dhe Edlir Mollai, i cili është djali xhaxhait Valterit.
Bleti Angjo, ka treguar se ai dhe vëllai i mitur i Martinës, ishin në dijeni që Martina Pajollarin, e merrte në telefon një djalë me emrin Martin Çeço, i cili kërkonte Martinës të pinin kafe bashkë, por ajo e refuzonte dhe shprehet se ka vënë re që Valter Mollaj bëhej xheloz për komunikimin e Çeços me Martina Pajollarin.
Prokuroria e Posaçme raportohet se është duke koordinuar një operacion të gjerë në disa qytete të vendit, ku në pranga deri tani kanë rënë disa oficerë policie. Në shënjestër të SPAK duke se është ish-agjenti i Forcave Speciale Gëzim Çela.
Shtëpia dhe lokali i këtij të fundit në zonën e Fushë Kuqes është rrethuar nga Policia dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mes personave të arrestuar është dhe shefi i një Komisariati Policie, por deri tani nuk ka informacion nëse mes tyre është dhe vetë Gëzim Çela, i cili cilësohet si një ndër bosët ndërkombëtar të kokainës.Kush është Gëzim Çela
Deri në vitin 1997 ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, por më pas jeta e tij mori një rrjedhë komplet tjetër, duke u kthyer në një nga trafikantët më të mëdhenj që kalonte drogë nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë. Bëhet fjalë për Gëzim Çelën, banues në Kurbin dhe i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, subjekt i OFL-së.
Ai njihet si një nga “bosët” e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafikun e lëndëve narkotike.
Në atë vilë, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë dhe 150 kilogram kanabis sativa, ndërsa në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërruan një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.
Gëzim Çela u lirua nga gjykata me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë, por më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Mamurras, ai ia kishte mbathur. Për të, ekziston edhe një dënim nga Gjykata Italiane me 11 vite burgim dhe 150 mijë euro gjobë.
Policia e Shtetit dhe SPAK kanë kryer një megaoperacion ku mësohet se është blinduar zona e Fushë Kuqes.
Mësohet se është rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës, ish oficer, i njohur si baroni i drogës.
Gjithashtu burime për Vizion Plus bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër arreste, ku mes të arrestuarëve është edhe një shef komisariati.
Operacioni është zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin.
Arrestimet kane lidhje me episodin e pak muajve me pare ku disa persona u arrestuan teksa po shkembenin kanabis me kokaine ne det te hapur ne ujerat shqiptare.
Policia e Shtetit ka publikuar detaje nga operacioni “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim me Gdf italiane dhe forcat e Frontex në detin Adriatik, për parandalimin e një tentative për të trafikuar lëndë narkotike.
Policia ka ndërhyrë në momentin kur grupet kriminale po realizonin shkëmbimin e drogës, duke vënë në pranga 6 persona. Sipas Bluve, operacioni nisi kur u konstatua lëvizja me shpejtësi e një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.
Gomonia u afrua pranë një veliere, ku u bë dhe shkëmbimi i drogës me drejtuesve të dy mjeteve lundruese. Në këtë moment kanë ndërhyrë nga deti agjentët e GDF-së dhe Policisë Kufitare që kanë bërë rrethimin e veleriës.
Por, dy ukrainasit që ndodheshin në veleierë, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi.
Tentativa e tyre rezultoi e dështuar pasi janë kapur në flagrancë. Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e “RENEA-s” kanë mësyrë në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku kanë arrestuar disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar drogë.
Gjashtë të arrestuarit nga policia dhe SPAK akuzohet për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.
Policia arrestoi shtetasit Armando Mema, Nerim Çela, Besnik Brokeri dhe dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.
Gezim Cela lidhet me kete rast pikerisht nga i afermi i tij Nerim Cela, i arrestuar gjate aksionit Flake ne Det me 17 gusht 2023, citon a2 cnn. /lajmifundit.al
Ministria e Brendshme, ka depozituar në Komisionin e Çështjeve Sociale një kërkesë për futjen në listën e lëndëve psikotrope, të tullumbaceve me azot.
Në një letër drejtuar Kryetares së Komisionit, Zheni Gjergji, Ministri Taulant Balla kërkon që të sigurojë një bazë të përshtatshme ligjore dhe ndjekje penale për këtë fenomen në rritje.
Kërkesa e ministrisë vjen pas raportimeve dhe të dhënave nga operacionet e Policisë së Shtetit, ku konstatohet shqetësimi lidhur me përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi, të llojit N20 (azot, dyoksid azoti), të cilat, sipas ekspertëve të mjekësisë, sjellin probleme shëndetësore, përfshirë të natyrës neurologjike.“Nisur nga fakti që Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar, është në proces shqyrtimi në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Komisionin që Ju drejtoni, më lejoni të parashtroj sa vijon.
ë bazë të raportimeve dhe të dhënave më të fundit nga operacionet e Policisë së Shtetit, konstatohet shqetësimi lidhur me përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi, të llojit N20 (azot, dyoksid azoti), të cilat, sipas ekspertëve të mjekësisë, sjellin probleme shëndetësore, përfshirë të natyrës neurologjike.
Në shumë raste, Policia e Shtetit ka realizuar sekuestrime të bombolave të dyshuara të mbushura me këtë lloj gazi, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre me qëllime përfitimi.
Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope të ndaluara, sipas legjislacionit në fuqi, lind nevoja emergjente për përfshirjen e tyre në listën përkatëse që i bashkëlidhet ligjit nr. 7975 datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.
Krahas gazit N20, kërkojmë nga ky Komision të merret në konsideratë edhe përfshirja në listën e lëndëve narkotikeve apo psikotrope të ndaluara edhe të të gjitha substancave të reja narkotike, të identifikuara dhe propozuara, në kohë të ndryshme, nga Instituti i Policisë Shkencore, të cilat mund t’ua vendosim në dispozicion sipas kërkesës Tuaj.Sa më sipër, Ministria e Brendshme, edhe në rolin e institucionit udhëheqës për negociatat për Kapitullin 24, vlerëson se mbështja nga ana Juaj e këtij propozimi është në përputhje edhe me rekomandimet e lëna në kuadër të Takimit të 13-të të Nënkomitetit të Bashkimit Evropian- Shqipëri “Drejtësia, liria dhe siguria” dhe konkretisht: “Shqipëria duhet të ndryshojë ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope për të përditësuar listën e substancave psikotrope të ndaluara, në mënyrë që të sigurojë një kuadër të përshtatshëm ligjor për hetimet dhe ndjekjet penale”, thuhet në kërkesë.