Category: Lajme

  • Tre raste brenda pak ditësh/ Ndërron jetë foshnja 9-ditëshe në Tiranë! Prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT

    Tre raste brenda pak ditësh/ Ndërron jetë foshnja 9-ditëshe në Tiranë! Prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT

    Tiranë- Vjeshtë ‘e mallkaur’ për bebet. Një tjetër i mitur ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Tiranë, pas mjekimit në spital.

    Pas Brian Spahiut dhe foshnjës 8-muajshe, këtë herë viktima është një i porsalindur vetëm 9-ditësh, i cili ka ndërruar jetë pasi dyshohet se kishte nevojë të menjëhershme për një ndërhyrje kirurgjikale.

    Sipas të dhënave, prindërit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT, Albana Ficon. Po ashtu, mësohet se është kallëzuar edhe drejtoresha e maternitetit E. Demaliaj, për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër.

    Babai i foshnjës ka deklaruar se djali i sapolindur kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale pasi kishte transpozicion të enëve të gjakut. Ai denoncon strukturat spitalore se nuk kishte sallë operimi për fëmijë, e as specialistë.

    Ndër të tjera mësohet të ketë thënë se ilaçi me të cilin duhet të trajtohej foshnja, përkohësisht mungonte. Ndërhyrja, tregon ai, është bërë në repartin e kardiologjisë

    “Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura, kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej.”, mësohet të ketë thënë babai.

    Kujtojmë se ditën e djeshme një foshnjë 8-muajsh nga Shkodra ndërroi jetë në pediatrinë në Tiranë, pasi ishte kuruar në spitalet e të dy qyteteve. Sipas burimeve, foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën. Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Nga ana tjetër, 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pasi mjeku Roland Xhaxho e vendosi në narkozë për të kryer një ndërhyrje në dhëmbët e të miturit

  • Përfshihet nga flakët magazina e një mobilerie në Fushë Krujë

    Përfshihet nga flakët magazina e një mobilerie në Fushë Krujë

    Magazina e një mobilerie në Fushë Krujë, afër Urës së Gjolës, është përfshirë nga flakët.

    Dyshohet se shkak i këtij zjarri të jetë bërë një defekt në sistemin elektrik.

    Mësohet se magazina është në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet E.H.

    Sipas burimeve policore zjarri është shuar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

    Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Sipas burimeve policore zjarri është shuar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

    Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Prokuroria i kërkon kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam bërë punime

    Prokuroria i kërkon kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam bërë punime

    Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë dy ditë pasi kishte bërë ndërhyrje në gojë në klinikën stomatologjike të mjekut Xhaxho.

    Ishin familjarët e të miturit të cilët denoncuan vdekjen e tij, duke thënë se kjo ndodhi për shkak të sasisë së lartë të narkozës, e cili i kishte prekur mëçinë.

    Gazetari Igli Çelmeti ka zbuluar se ndërsa prokurorët dhe policia kanë shkuar në klinikën e mjekut Rland Xhaxho për të sekuestruar kamerat e sigurisë, ky i fundit ka deklaruar se nuk ka, pasi prej datës 23 shtator ka qenë duke kryer punime.

    Mësohet se policia ka sekuestruar DVR (regjistrimet e kamerave).

  • E RËNDË/ Ndërron jetë foshnja 9-ditëshe në Tiranë! Prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT: S’kishte sallë operimi

    E RËNDË/ Ndërron jetë foshnja 9-ditëshe në Tiranë! Prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT: S’kishte sallë operimi

    “Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura, kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit”

    Aleksandra Peshtani
    jë tjetër i mitur ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Tiranë, pas mjekimit në spital.Pas Brian Spahiut dhe foshnjës 8-muajshe, këtë herë viktima është një i porsalindur vetëm 9-ditësh, i cili ka ndërruar jetë pasi dyshohet se kishte nevojë të menjëhershme për një ndërhyrje kirurgjikale.

    Sipas të dhënave, prindërit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT, Albana Ficon. Po ashtu, mësohet se është kallëzuar edhe drejtoresha e maternitetit E. Demaliaj, për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër.

    Babai i foshnjës ka deklaruar se djali i sapolindur kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale pasi kishte transpozicion të enëve të gjakut. Ai denoncon strukturat spitalore se nuk kishte sallë operimi për fëmijë, e as specialistë.

    Ndër të tjera mësohet të ketë thënë se ilaçi me të cilin duhet të trajtohej foshnja, përkohësisht mungonte. Ndërhyrja, tregon ai, është bërë në repartin e kardiologjisë

    “Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura, kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej.”, mësohet të ketë thënë babai.

    Kujtojmë se ditën e djeshme një foshnjë 8-muajsh nga Shkodra ndërroi jetë në pediatrinë në Tiranë, pasi ishte kuruar në spitalet e të dy qyteteve. Sipas burimeve, foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën. Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Nga ana tjetër, 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pasi mjeku Roland Xhaxho e vendosi në narkozë për të kryer një ndërhyrje në dhëmbët e të miturit

  • A duhet t’i çojmë fëmijët në çerdhe dhe kopshte? Lira Gjika jep përgjigjen “b*mbë” për prindërit

    A duhet t’i çojmë fëmijët në çerdhe dhe kopshte? Lira Gjika jep përgjigjen “b*mbë” për prindërit

    Nga Lira Gjika

    Mendimi I mbrapshte se cerdhet dhe kopshtet jane “shpikur” se nenat duhet te punojne dhe s’kane ku ti lene femijet, nuk eshte i vertete. Cerdhet dhe kopshtet jane institucione edukimi te nje rendesie te vecante. Jane keto institucione te specializuara per te edukuar femijet dhe jo thjesht per ti mbajtur ata. Jane keto institucione qe merren pikerisht me ate periudhe te jetes se njeriut, kur formohen themelet e gjuhes, psihes dhe njerezores. Ne traditen tone,besohet se femija nuk kupton, nuk merr vesh dhe nuk mund te dije. Kujtoni shprehjet “ku merr vesh kjo/ky, eshte I vogel mi” “po ku di ky/kjo mi se eshte i vogel”.

    Te ne gjithmone i eshte dhene rendesi ushqyerjes dhe gjumit. Kujtoni shprehjet: “jepja mi me zorr, oj nuk ha, se kane gjith te mirat “ dhe “aman mos beje zhurme se zgjohet I vogli dhe kush merret me te”. Pra, duke u nisur nga fakti qe femija nuk kupton, as qe i shkon ne mendja njeriu se me femijen e porsalindur apo disa muajsh, duhet luajtur patjeter rregullisht.

    Lojrat e kesaj moshe kane nje efek te fuqishem mbi masen trunore, per zhvillimin e “rrugeve” te komunikimit ndertrunor. Kete detyre te rendesishme kane cerdhet dhe kopshte. Ato nuk jane vetem per te mbajtur, ushqyer dhe vene ne gjume femijen. Eshte e vertete qe edhe kjo nuk eshte nje pune e vogel por ne institucione te specializuara me programe te mirestudiuara dhe personel te mirekualifikuar nuk pritet nje pune e tille, por nje pune cilesore ne drejtim te njerezores, dhimsurise dhe gjuhes.

  • Klodiana Lala rrëfen historinë tragjike: Miku im humbi fëmijën 9 ditësh se s’kishte aparatura për trajtim në QSUT

    Klodiana Lala rrëfen historinë tragjike: Miku im humbi fëmijën 9 ditësh se s’kishte aparatura për trajtim në QSUT

    Është një histori edhe se si mjekët ngrenë duart lart dhe i përcjellin familjarët plot halle të gjejnë zgjidhje në spitalet jashtë vendit. Është një histori se si “shëndetësia falas” është thjesht një “realitet” që e besojnë veç qeveritarët, por jo qytetarët që duhet të përballen me mungesë të shumëçkaje, përfshi edhe pamundësinë e sqarimit për atë që duhet të bëjnë.

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet si humbi jetën fëmija 9 ditësh, pasi nuk kishte aparatura për trajtim në QSUT.

    Rrëfimi i Lalës:

    Nuk do e kisha rrëfyer këtë histori nëse do mendoja se i përket vetëm një çifti personash që i njoh personalisht. Nuk është një histori për dhimbjen e tyre, por për gjithë dhimbjen tonë, teksa shohim qytetarët që enden dyerve të spitaleve, por ilaçet i blejnë në farmaci ose në privatë.

    Është një histori edhe se si mjekët ngrenë duart lart dhe i përcjellin familjarët plot halle të gjejnë zgjidhje në spitalet jashtë vendit. Është një histori se si “shëndetësia falas” është thjesht një “realitet” që e besojnë veç qeveritarët, por jo qytetarët që duhet të përballen me mungesë të shumëçkaje, përfshi edhe pamundësinë e sqarimi për atë që duhet të bëjnë.

    Historia që dua t’ju sjell sot m’u rrëfye nga një baba që ende se ka marrë veten nga humbja e djalit 9 ditësh e që po lufton të gjejë drejtësi për atë që i ndodhi.
    …..
    Afrimin e kam njohur më shumë se 15 vite më parë. Punonim të një njëjtën kompani. Ishte një djalë i pafjalë, i kudogjendur, i përkushtuar në punë. Nuk ankohej kurrë. E po ashtu nuk e dëgjova as edhe një herë të vetme të fliste kundër një kolegu apo të merrej me punët e të tjerëve. Afërsisht 6 vite më parë, ai u largua në një tjetër vend pune. Për shkak se përditshmëria ime është shpesh e ngjeshur dhe e vrullshme, mes punës dhe dy fëmijëve të vegjël, nuk ia dal të ulem me shumë nga ata që do dëshiroja të bisedoja dhe të isha në një kafe qoftë edhe për pak minuta.

    Por historia e Afrimit më bëri të ndalesha gjatë. Pata mësuar prej miqve të përbashkët që ishte martuar, e kishte një vajzë. Rastësisht, mësova se për bashkëshorte kishte një shoqen time të fakultetit. Një vajzë e qeshur dikur, student e shkëlqyer, ndësa sot një zyrtare e përkushtuar dhe po ashtu një nënë plot përkushtim. Dhe kur Afrimi më kërkoi me ngulm të takoheshim ndjeva se donte të bisedonte një çështje të rëndësishme.

    Me atë qetësinë e tij, Afrimi me pyeti gjerë e gjatë për familjen e punën. E një moment më tha: “Po kaloj një moment të tmerrshëm në jetën time. Pak ditë më parë unë pata një fatkeqësi. Djali 9 ditësh ndërroi jetë në spital”. Natyrshëm m’u mbushën sytë me lot. “I jam drejtuar prokurorisë, sepse djali im vdiq pasi nuk mori kujdesin e duhur mjekësore”.

    Ma rrëfeu historinë fill e për pe. “Djali lindi mirë. I shëndetshëm (me tregon foton, një bebe me flokë të zinj). Se ke idenë çfarë gëzimi përjetuam. Edhe nusja ishte mirë. Problemet nisën 4 orë pasi lindi. Filloi të nxihej te buzët”, më tha.

    Këto detaje ia kishte shpjeguar edhe prokurorisë. “Unë kallëzuesi dërgova bashkëshorten time Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë për lindje të planifikuar me operacion më datë 13 gusht 2023. Në orën 11.35 fëmija lindi. Lindja shkoi shumë mirë dhe fëmija lindi me poshtë 3950 kg. Rreth orës 20:00 u konstatua se fëmija ka probleme me oksigjenimin. Fëmijën e dërguan në ambjentet e reanimacionit ku iu vënë ekzaminime të mëtejshme”, kallëzon ndër të tjera Afrimi.

    Këtu nis edhe kalvari i vuajtjeve për të.

    “Mjekët na thanë që kishte një problem ne zemër”, tregon ai. Por duke qenë se materniteti nuk kishte as mjekë specialistë dhe as aparaturat përkatëse, u planifikua që të kryhej kontrolli më datë 14 gusht pranë Spitalit Pediatrik në QSUT”, tregon ai.

    Pas kontrollit, mjekët e informuan Afrimin se duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës.

    “Ndërhyrja duhej të bëhej sa më urgjent. Cdo sekondë që kalonte mund të rezultonte fatale për jetën e djalit. Mjeku më tha që në spitalin tonë nuk kemi mundësi të bëjmë këtë lloj ndërhyrje për shkak se nuk disponojmë as sallë operimi për fëmijë, as mjekë specialistë dhe as ilaçet e nevojshme për ta trajtuar këtë rast”, rrëfen më tej ai.

    U trondita – thotë Afrimi – duhet të bëja çmos ta shpëtoja tim bir.

    “Duhet ta gjeja ilacin që mungonte në spital. Bëhej fjalë për ilacin Alprostoglandinë. Edhe mjekët e maternitetit më thanë që nuk e kishin këtë ilac. Mund të gjendej vetëm të spitali Amerikan. E kërkova gjithandej nëpër farmaci dhe në fund shkova të Amerikan 3. Ilaci kushtonte 20.700 lekë një ampulë. Unë kisha vetëm 300 mijë lekë të vjetra. Mora vetëm një flakon dhe ika, ti zgjasja dhe disa orë jetë djalit. Më duhet të gjeja lekët e tjera”, rrëfen më tej Afrimi.

    Më thanë dërgoje ne Itali thotë me ofshamë por unë nuk kam mundësi financiare. “Bëj punë të ndershme. Mbaj familjen. Kam 30 vite që paguaj taksa”, shpjegon.

    Për shkak të mungesës së ndërhyrjes koronare dhe mostrajtimit me ilace, djali filloj të nxihej në fytyrë.

    “Sic të tregova ilacin e sigurova privatisht dhe djali filloi të bëhej me mirë. Mjekët më thoshin: shih ndonjë mundësi ta dërgosh jashtë, për këtë se arrija dot. Djali u trajtua me ilaç deri më 22 gusht. Përmes disa të njohurve të mi, u informova se në Shqipëri ishte një mjek i specializuar për ndërhyrje të tilla. Ishte mjeku Altin Veshti. Bisedova me të. Ai e mori përsipër ndërhyrjen, por më tha që as tek Kardio-Kirurgjia nuk disponohen mjetet e duhura dhe sallat e operimit për ndërhyrje kirurgjikale për beben. E transferuam djalin urgjenca e Pediatrisë. Edhe aty e dërgova vetë ilaçin se nuk e kishin. Duke qenë se s’kishte salla operimi për foshnja, djalin vendosëm ta transferojnë për operim te spitali I Kardiologjisë, për personat madhorë”, shpjegon më tej Afrimi.

    Ai tregon se transferimi në Kardiologji, paraqiste risqe të mëdha, përderisa ekzistonte risku që djali të merrte infeksione operatore nga salla e të rriturve. “Nuk kisha zgjidhje tjetër. E futa djalin në operacion. Zgjati 5 orë. Doktori na tha se ndërhyrja rezultoi me sukses dhe se duhet të prisnim për të parë ecurinë. Të nesërmen u bë kontrolli dhe dukej sikur gjithçka po shkonte mirë, por nisi problem me urinimin”, tregon.

    Mjeku na tha që duhet të urinonte patjetër në mënyrë që trupi i fëmijës të pastrohej – thotë Afrimi – por mjeket na thanë që spitali nuk dispononte aparaturat e duhura që të bënte shkarkimin e veshkave. “Kjo solli rëndimin e gjendjes së tij dhe djali po rëndohej gjithmonë edhe me shumë. Filloi të fryhej dhe këmbët filluan ti nxihen. Kjo gjendje zgjati deri në orën 05.00 të mëngjesit të 25 gushtit. Djali ndërroi jetë”, kujton mes lotësh. Për Afrimin, djali ndërroi jetë se nuk mori trajtimin e duhur.
    “Por unë jam qytetar i rregullt e paguaj taksa”, thekson ai.

    “Unë dhe bashkëshortja ime, kemi pothuajse 30 vite që paguajmë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Kemi dhënë gjithë këto vite contribute në buxhetin e shtetit, që kur te kishim nevojë siç patëm në këtë rast shteti shqiptar nëpërmjet shërbimit shëndetësor të na ofronte shërbimin e duhur mjekësor dhe jo ta linin djalin tonë të vdiste me argumentin se nuk kemi mjetet e duhura për ta trajtuar. Djali jonë u diagnostikua me problemin shëndetësor, transpozicion të enëve të mëdha të zemrës, e cila nuk ishte sëmundje e pashërueshme, por problemi shëndetësor kërkonte trajtim urgjent”, thuhet në padi.

    “Im bir nuk kthehet më, por dua drejtësi. E nuk mund të hesht, sepse të tjerë fëmijë mund të vdesin. Ndaj iu drejtova prokurorisë”, e mbyll bisedën.

    Teksa ngrihemi, thërrasim kamarierin për të paguar kafenë. Kishim marrë një kafe dhe një ujë. “Po të jap kafen e djalit. Ai nuk jeton më, por mund të jetonte nëse do të kishte pasur kujdes shëndetësor”, thotë ai teksa sytë i përloten. E bashkë me të, nuk mundem as unë të qëndroja as pa u lotuar e as pa e përshkruar këtë histori.

  • Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kompjuterët e klinikës private; dyshohet se janë fshirë pamjet filmike

    Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kompjuterët e klinikës private; dyshohet se janë fshirë pamjet filmike

    Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e klinikës ‘Splendent’ ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale.

    Mësohet se mjeku Roland Xhaxho ka pretenduar se në ambientet e brendshme nuk ka pamje të kohëve të fundit me argumentin e kryerjes së disa punimeve.

    Megjithatë, hetuesit kanë marrë të plota materialet dhe pritet që në ditët në vijim të këqyren me detaje, edhe mbi dyshimet se mund të jetë ndërhyrë për fshirjen e ndonjë materiali filmik.Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumentacione që kanë lidhje me ndërhyrjen e fëmijës 3 vjeç.

    3-vjeçari Brian Spahiu vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet. Familjarët akuzojnë mjekun se i ka dhënë dozë të lartë anestezie, ndërsa thonë se djalin e kanë marrë në gjendje të rëndë nga klinika.

  • Afganistani goditet nga tërmeti i fuqishëm, 15 të vdekur dhe 78 të plagosur

    Afganistani goditet nga tërmeti i fuqishëm, 15 të vdekur dhe 78 të plagosur

    Një tërmet prej 6.3 shkallësh të Rihterit ka goditur perëndimin e Afganistanit, duke vrarë 14 persona dhe plagosur 78 të tjerë, tha një zyrtar, përderisa ka paralajmërime se numri i viktimave të rritet për shkak se është raportuar për rrëshqitje të dheut dhe për njerëz që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave.

    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në veriperëndim të qytetit më të madh të rajonit të Heratit. Tërmeti i fuqishëm u pasua me disa pasgoditje midis 4.6 dhe 6.3 shkallësh të Rihterit.

    Drejtori i departamentit të shëndetësisë në provincën Herat, Mohammad Taleb Shahid, konfirmoi për AFP-në se 14 persona kanë vdekur dhe 78 janë plagosur, duke shprehur frikën se numri i viktimave mund të rriten.

    “Këta janë numrat që janë sjell në spitalin qendror deri më tani, por nuk janë shifrat finale”, tha ai. “Kemi informacione se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja”.

    Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në një raport preliminar paralajmëroi se qindra persona mund të kenë vdekur.

    “Ka të ngjarë të ketë numër të konsiderueshëm të viktimave dhe që fatkeqësia të përhapet. Në ngjarjet e kaluara të këtij niveli është dashur përgjigje në nivel rajonal dhe kombëtar”, u tha në raport.

    Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive kanë raportuar se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut.

    Herati gjendet 120 kilometra në lindje të kufirit me Iranin dhe konsiderohet kryeqyteti kulturor i Afganistanit.

    Sipas të dhënave të vitit 2019 të Bankës Botërore, në provincën Herat jetojnë 1.9 milion banorë.

    Afganistani shpesh goditet nga tërmetet, veçmas në vargmalin e Hindu Kushit, që gjendet afër pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

    Në qershor të vitit të kaluar, mbi 1.000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi një tërmet prej 5.99 shkallësh goditi provincën Paktika. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në pothuajse çerekshekulli.

    Në mars të këtij viti, 13 persona u vranë në Afganistan dhe Pakistan, pas tërmetit prej 6.5 ballësh që kishte epiqendrën në Jurm, në verilindje të Afganistanit.

    Afganistani veçse po përballet me krizë humanitare, për shkak të ndalimit të ndihmës së huaj pas rikthimit të talibanëve në pushtet më 2021.

  • Dushi harxhon më shumë i ndezur apo i fikur? Ekspertët japin përgjigjen përfundimtare

    Dushi harxhon më shumë i ndezur apo i fikur? Ekspertët japin përgjigjen përfundimtare

    Çdo familje ka një problem, ta fikin apo jo dushin në mënyrë që të harxhojnë më pak energji elektrike. Tek shumica e njerëzve mbizotëron pyetja se a është më mirë që dushi të rrijë ndezur gjatë gjithë kohës, sepse nëse fiket dhe rindizet harxhon më shumë energji elektrike.

    Ekspertët thonë të kundërtën.

    Shpenzimi i këtij objekti varet nga fakti nëse e lini vazhdimisht ndezur apo vazhdimisht fikur. Pavarësisht se përse e harxhoni ujin e ngrohtë më e mirë është që dushi të fiket kur energjia është e shtrenjtë.

    Një familje duhet ta ndezë dushin gjatë natës kur energjia është është e lirë dhe ta fikë në mëngjes që energjia është më e shtrenjtë.

    Dushi nuk duhet të rrijë gjithmonë ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas një temperature të paracaktuar.

  • Prindër kujdes! Adoleshentët po dëmtojnë veten me sfidën e rrezikshme të deodorantëve në TikTok

    Prindër kujdes! Adoleshentët po dëmtojnë veten me sfidën e rrezikshme të deodorantëve në TikTok

    “Sfida e rrezikshme e deodorantit” është marrëzia më e fundit e të rinjve në internet, që i ka fillesat në Gjermani, ku për shkak të saj kanë ndërruar jetë dy adoleshentë.

    Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur, ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht.

    Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme . Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.

    Versioni i dytë është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos durohet. Në raste ekstreme spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës paralajmëroi Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut në Gjermani.

    “Unë si psikologe shkollore vërej një gjendje kaosi në kushtet apo kohën ku po rriten fëmijët tanë. Thirrjen ua drejtoj specifikisht prindërve. Ju lutem rrisni kontrollin ndaj fëmijëve, ku rrinë, me kë shoqërohen, kaloni kohë cilësore me ta, mësoni të kuptoni çfarë mendojnë. Edhe po erdhën dhe ju treguan për një sfidë p.sh. si kjo me deodorantin, mos I paragjykoni, përkundrazi quheni si fillimin e një ure komunikimi, faktin që fëmija ju hapet. Po shikojmë fëmijë 10-12 vjeç që ndërmarrin sfida të tilla, pa I ditur pasojat që mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Arsyen pse te rinjtë bëjnë veprime të tilla vetdëmtimuese mund t’i ketë fillesat në një problematikë si bullizimi, problemet familjare, stigmatizimi. Ata I bëjnë keq vetes, për të treguar që janë të fortë, apo për të vendosur rekordin që sigurisht nuk është i shëndetshëm, përkundrazi, tregues I patologjive të ndryshme. Prandaj edhe këto veprime ata I bëjnë në grup. Është ai që e ndërmerr sfidën, ai që e nxit dhe ai që firmon. Apeli im është sos, kemi nevojë emergjente të kthejmë vëmendjen tek fëmijët tanë”, tha psikologia shkollore Nereida Llaha./tch