Category: Lajme

  • Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë, reagon policia

    Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë, reagon policia

    Gjatë orëve të paradites së sotme një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në vetratën e lokalit në pronësi të një shtetasje.

    Si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuara xhamat e vetratës si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar aty pranë.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • E rëndë në Tiranë/ 3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti, prindërit e denoncojnë në polici

    E rëndë në Tiranë/ 3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti, prindërit e denoncojnë në polici

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës te një dentist. Ngjarja thuhet se ka ndodhur 3 ditë më parë.

    Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë dentistin, Roland Xhaxho për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.

  • E rëndë! Dy të vdekur në një garë me makina luksoze në Itali (VIDEO)

    E rëndë! Dy të vdekur në një garë me makina luksoze në Itali (VIDEO)

    Dy persona mbetën të vdekur në një aksident të frikshëm që përfshinte supermakina pranë San Giovanni Suergiu në Sardenjë më 2 tetor.

    Video regjistrimi i incidentit tregon një kamper që rrotullohet gjatë aksidentit, një Lamborghini duke rrëshqitur nga rruga dhe një Ferrari Portofino M që gjithashtu ka dalë jashtë kontrollit, duke merrë flakë.

    Viktimat në Ferrari u identifikuan si 67-vjeçari Markus Krautli dhe gruaja e tij 63-vjeçare Melissa Krautli.

    Aksidenti ndodhi gjatë një turneu të quajtur Sardinia Supercar Experience, i cili përfshinte një grup supermakinash që udhëtonin rreth ishullit.

    Videoja tregon disa supermakina duke parakaluar kamperin në një rrugë me dy korsi, me një Lamborghini Huracan blu duke shmangur ngushtë një motoçikletë që po afrohej përpara se të përplasej me Ferrarin.

    Për mrekulli, banorët e kamperit dhe Lamborghinit kanë shpëtuar pa lëndime. Për momentin nuk është raportuar asnjë kallëzim penal për drejtuesin e Lamborghini-t i përfshirë në aksident.

    Autoritetet përmes videos të shpërndarë në internert, si porovë teknike, kanë sekuestruar të dyja automjetet dhe po hetojnë incidentin.

  • U godit nga krahu i avionit gjatë uljes, vdes tragjikisht nëna e tre fëmijëve

    U godit nga krahu i avionit gjatë uljes, vdes tragjikisht nëna e tre fëmijëve

    Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 27-vjeçareje në Oklahoma, SHBA.

    Samantha Hayes humbi jetën në një incident tronditës në aeroportin Broken Bow të premten, më 29 shtator, kur u godit nga një krah avioni teksa punonte me një makinë kositëse.

    Samantha po kryente një procedurë rutinë pranë pistës së aeroportit kur piloti 70-vjeçar James Baxter bëri ulje me avionin Bonanza A36 të vitit 1972.

    Por, për fat të keq, krahu i avionit goditi Samantën, duke rezultuar në një lëndim në kokë.

    Pas këtij incidenti tronditës, miqtë dhe të dashurit bënë homazhe në internet.

    Ajo mbahet mend si një “nënë e mrekullueshme, e shkëlqyer”, e cila iu përkushtua sigurimit të një shtëpie për tre fëmijët e saj si nënë beqare.

  • Aksident tragjik në punë, humb jetën 66-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

    Aksident tragjik në punë, humb jetën 66-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

    Një 66-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Rrok Gjoni, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në via Lago di Bolsena në lagjen Matigge di Trevi si pasojë e një aksidenti.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. 66-vjeçari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësor, kur ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Sipas atyre që kanë ofruar ndihmë të menjëhershme, burri nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të specializuar, por punonte vetë.

    Hetimet e nisura menjëherë pas tragjedisë do të hedhin dritë dhe do të rindërtojnë dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.

  • E rëndë në Tiranë! Briani 3 vjeç ndërron jetë pasi shkoi tek dentisti, narkoza i helmoi mëlçinë

    E rëndë në Tiranë! Briani 3 vjeç ndërron jetë pasi shkoi tek dentisti, narkoza i helmoi mëlçinë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. 3-vjeçari Brian ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas një vizite tek dentisti.

    Vogëlushi u dërgua tek dentisti Roland Xhaxho për të rregulluar disa dhëmbë që i shkaktonin dhimbje dhe iu kthye prindërve i pajetë.

    Sipas dëshmisë prindërve për JOQ, i vogli ka qëndruar në gjendje koma për disa ditë dhe në momentin që është dërguar në spital i kanë thënë se i është helmuar mëlçia.

    Prindërit e Brianit kanë kallëzuar penalisht dentistin dhe të bijën për pakujdesi në shërbim.

    https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=15ad7e6f-1b48-4f28-9522-a90f873d9e0d

  • Tragjedia në Itali, flasin ‘heronjtë’ që shpëtuan të mbijetuarit

    Tragjedia në Itali, flasin ‘heronjtë’ që shpëtuan të mbijetuarit

    Pas tragjedisë në Itali ku humbën jetën 21 persona dhe u plagosën 15 të tjerë tashmë ka ende shumë pikëpyetje lidhur me shkaqet që mund të kenë shkatuar ngjarjen e rëndë.

    Ekspertët e rrugorës flasin për gjendjen e barrierave në mbikalim, të cilat ishin të vjetra. Nga ana tjetër në barrierrat mbrojtëse ka një hapësirë boshe rreth 2 metra. Një problem shëndetësor ose pagjumësia e shoferit, janë fillimi dhe jo fundi i kësaj historie të trishtë që dokumentohet edhe nga dëshmitarët okularë të ngjarjes.

    Kur Boubacar Touré dhe shokët e tij të dhomës dëgjuan një zhurmë të madhe, pranë banesës së tyre, ata menduan se ishte një tërmet.

    Por më pas kur hapën dritaret e kuzhinës kuptuan se kishte rënë një autobus.

    “Ne zbritëm me vrap në vendin ku autobusi digjej dhe dëgjova një grua që bërtiste, “Fëmija im, fëmija im. Unë arrita ta nxirrja nga dritarja dhe më pas nxora vajzën e saj, e cila kishte marrë djegie të rënda, por ishte ende gjallë.”

    Ai shpjegon se është përpjekur të shuajë flakët, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

    “Kalimtarët më jepnin fikëse të tjera, por asgjë nuk ndihmoi, na u desh të prisnim zjarrfikësit”.

    Ndërsa për shqiptarin Bujar Bucaj i cili është pronar i një lokali në atë zonë i cili ka parë të gjithë skenën thotë për TGCom 24 se u përpoq të ndihmonte, por nuk pati mbështetje nga persona të tjerë që shihnin dhe bënin foto ose telefononin ekipet e emergjencës duke pritur ardhjen e tyre.

    “Meqë vij nga një vend ku kam jetuar luftën e di çdo të thotë kur njerëzi janë në vështirësi. Vrapova vetëm. Kishte makina të tjera, ndalonin, por askush nuk vinte të më ndihmonte. Unë kërkoja ndihmë.”

    Ai tregon se ka mundur të nxjerrë një vajzë nga autobusi.

    “Ishte një vajzë të cilën arrita ta largoja. Më pas dolën 3 persona nga autobusi, por nuk di si i’a bënë. Ishte një vajzë 16 vjeçe, një djalë 20-vjeçar dhe një 40-vjeçar. Këto kanë arritur të dalin para se të vinte policia.”

    Autobusi me 39 pasagjerë, që transportonte turistë në një kamping aty pranë, pas një dite në qendrën historike të Venecias, kishte lëvizur përgjatë një mbikalimi kur papritur doli nga krahu të Martën në mbrëmje.

    Ai u përplas me barrierat dhe u fluturoi disa metra drejt një binari hekurudhor ku shpërtheu në flakë.

    Ajo çfarë ka mbetur tani në vendin e mbikalimit ku autobusi mori kthesën e fundit katastrofike, shinat mbrojtëse janë copëtuar ndërsa copa xhami shtrihen në asfalt.

    Disa kalimtarë kanë vendosur lule në nderim të viktimave.

  • Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

    Shkoi në spital me dhimbje barku, 13-vjeçarja lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë

    Një 13-vjeçare në Greqi e cila shkoi në spital me dhimbje të forta barku, lindi një fëmijë pa ditur që ishte shtatzënë. Të shtunën e kaluar prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik. Pediatri i dha një klizmë për t’u qetësuar, siç është përshkruar në këto raste.

    Mjeku pasi pa vonesën e vajzës e cila kishte shkuar në tualet, shkoi dhe e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur.

    Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros, ku po trajtohet me foshnjën e saj.

    Vlen të theksohet se në spitalin e Naxosit në atë kohë nuk kishte mjek radiolog, për këtë arsye e mitura nuk i është nënshtruar ekografisë përpara se të lindte në tualet.

    “Fëmija duhet të kuptojë se jeta e saj po ndryshon. Ajo është e tmerruar, por po monitorohet nga psikologët e fëmijëve. Imagjinoni një fëmijë të thotë se i dhemb barku dhe më në fund të lindë. Vajza e vogël lindi pasi shkoi në tualetin e spitalit”, tha një i afërm i 13-vjeçares.

    “Jemi në shok pasi vajza e vogël kishte vizituar një pediatër gjatë shtatzënisë, por askush nuk e kishte kuptuar që ajo ishte shtatzënë”, shtoi ai më vonë.

    “Kohët e fundit kishim vënë re se ajo kishte shtuar pak peshë por ia atribuonim kilogramëve të tepërt në adoleshencë”, tha i afërmi i vajzës.

    Sipas medias Mega-s, e mitura u ka treguar psikologëve të fëmijës se babai i vogëlushit është një shok i klasës, por të afërmit e saj theksojnë se nuk dinë asgjë.

  • Tragjedia me 21 të vdekur/ Kush është shqiptari hero që shpëtoi fëmijët nga autobusi në Itali

    Tragjedia me 21 të vdekur/ Kush është shqiptari hero që shpëtoi fëmijët nga autobusi në Itali

    Shqiptari ka parë të gjithë skenën e aksidentit dhe ka vrapuar menjëherë për të ndihmuar të aksidentuarit

    Shqiptari ka parë të gjithë skenën e aksidentit dhe ka vrapuar menjëherë për të ndihmuar të aksidentuarit

    Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur në Itali, ku 21 persona humbën jetën pasi një autobus me turistë u aksidentua në Venecia.

    Një shqiptar ka qenë nga të parët që shkoi në vendin e aksidentit, duke u shpëtuar jetën edhe disa pasagjerëve.

    Bujar Bucaj, pronar i një restoranti pranë vendngjarjes tha se pa të gjithë skenën nga xhamat e lokalit dhe se menjëherë pas rrëzimit të autobusit ka vrapuar për në vendin e ngjarjes. Ai u tha mediave italiane se kishte arritur të nxirrte 2 persona nga autobusi dhe se nëse do të kishte pasur ndihmë, edhe pasagjerë të tjerë ndoshta nuk do të kishin humbur jetën.

    Ai thotë se i shtyrë nga instikti kaloi barrierat e rrugës dhe u gjend në vendin e tragjedisë. Sipas tij në fillim aty nuk kishte flakë.

    “Zbrita poshtë dhe kur shkova aty doli një djalë dhe një burrë. Aty dëgjova të qara dhe ulërima brenda autobusit dhe u afrova. Kam arritur t’u jap një dorë dy fëmijëve të vegjël. Vajza ishte rreth 3 vjeç, vëllai i saj duhet të jetë rreth 10 vjeç.

    I kam zhvendosur nga ai pozicion atje. Prej andej kërkova ndihmë nga personat që ishin aty mbrapa me makina, por nuk erdhën të më jepnin dorën. I vetmi që erdhi drejt meje ishte një zotëri që më hodhi një zjarrfikëse nga një mbikalim. E mora dhe u përpoqa të shuaja zjarrin” – thotë shqiptari.

    “Nëse dikush tjetër do të kishte ardhur për të më dhënë një dorë, ndoshta do të ishte shmangur. Shumë të tjerë do të ishin shpëtuar. Nëse je vetëm, në panik, nuk di çfarë të bësh. 12 minuta pasi ndodhi aksidenti mbërriti makina e parë e policisë, më pas erdhi e dyta, më në fund mbërritën zjarrfikësit dhe ambulancat e ndryshme”- shton ai.

  • VIDEO/ “Policia ndal”, parandalohet krimi i rëndë në Vlorë, momenti kur arrestohet autori

    VIDEO/ “Policia ndal”, parandalohet krimi i rëndë në Vlorë, momenti kur arrestohet autori

    38-vjeçari po lëvizte me armë në qytetin bregdetar, ndërsa u arrestua sapo kishte mbërritur nga Tirana

    jë 38-vjeçar u arrestua ditën e sotme në Vlorë, pasi lëvizte nëpër qytet me armë zjarri.

    Policia ka njoftuar se në pranga ka rënë Erion Sejdini, me origjinë nga Tirana, i cili sapo kishte mbërritur në qytetin bregdetar. Dyshohet se Sejdini do kryente një krim të rëndë, ndërsa pas kontrollit fizik policia i ka gjetur një armë të llojit “Barreta”.38-vjeçari është kapur në lagjen Cakerri, teksa ishte duke qëndruar në këmbë. Policia ka kryer kontrolle edhe në shtëpinë e tij në Tiranë, ku janë gjetur dhe sekuestruar veshje kamuflazhi ushtarake dhe dy kllefe pistolete.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mysafiri”, kundër armëmbajtjes pa leje.

    Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë.

    Lëvizte në qytet, me këmbë, i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari nga Tirana.

    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e llojit “Beretta” që mbante me vete, si dhe këllëfë për pistoletën dhe veshje kamuflazhi që iu gjetën në banesë, në Tiranë.

    Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Hajro Çakërri”, po lëvizte një shtetas i armatosur me pistoletë, i cili sapo kishte ardhur në qytetin e Vlorës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mysafiri”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

    -E. S., 38 vjeç, banues në Tiranë.

    Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën në një qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krëhër për pistoletën. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë, u gjetën 2 këllëfë pistolete dhe 1 veshje kamuflazhi, si ato ushtarake. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.